http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA I - Kapitulli IV 
Sa më shumë thellohesha në mësimet që i mësoja nga ky palk i urtë, aq më tepër vija në gjendje kur kisha dyshim të plotë në vete: „Vërtetë unë nuk kuptoj asgjë!“ Andaj, me të takuar mixën Dilë në lekcionin tonë të sotëm, fjalia e parë që i thash ishte: - Unë ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. Këtë konstatim e bëra si me dhemshuri. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Për momentin, mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati
harova! I bëri me gisht tregues kah koka dhe u ngrit me të shpejtë. Nga komodja, e vendosur përballë nesh, nxori një bllok në formë notesi. Fletorja kishte një dizajn të bukur me kopertina të lëkurës. - Këte e ke dhuratë nga unë. - Më ke ngushtuar mixha Dilë. - Tani e tutje të këshilloj që të mbash shënime. Shumë gjëra do të kesh nevojë t’i përkujtosh më vonë. - Shumë pjesë të vlerësuara si më të rëndësishme të ligjëratave tuaja të mëparshme, kur kthehesha në shtëpi, i regjistroja në një fletore. - Ke vepruar drejt. Tani e tutje duhet të shënosh menjëherë, aty për aty. Do të ishte mirë që të mbash edhe një ditar personal. Nuk fola asnjë fjalë. “Ide e shkëlqyeshme”- mendova. Menjëherë hapa me kujdes notesin e ri. Nxora lapsin nga xhepi i bredshëm i xhaketës dhe në fillimin e faqes së re shënova datën e ditës së sotme. Mixha Dilë, pasi u kollit disa herë, m’u drejtua: - Je gati? Mund t’ia nisim? Me kokë dhashë shenjë pohimi. - Tanimë e ke të qartë se njeriu, si qenie më e përsosur në makrokosmos, me konstruksionin e vetë të ndërlikuar është një mikrokosmos në minjaturë. Ai, si i tillë, është i ndërtuar nga të dy të kundërtat e veta strukturale. Është, pra, qenie fiziko-materiale dhe psikike jomateriale ose metafizike. Në mesin e këtyre dy të kundërtave, si produkt i veprimit të ndikimit të tërsësisë unike, është mendja që vetëdijëson këtë proces të përhershëm të veprimit ekzistencial dhe ate do ta quajm si TRIADË. - Triadë? - Po, triada struktuarle trup-mendje-shpirt, por kjo do të jetë vetëm nga aspekti i ngushtë kuptimor. Në rrugën e mëtejmë të vetëdijësimit edhe më të madh për ndërtimin e qenies sonë, vetëm kjo ndarje, që ne e bëmë, është e përgjithësueme. Në tërësinë e qenies sonë ka edhe shtresa të tjera strukturale të ndërtimit. Edhe pse të papranuara nga shkenca zyrtare, ato janë të njohura për urtësinë e lashtë tradicionale. - Ekzistenca, që ne e quajmë jetë, në manifestimin e saj të vërtetë e ka burimin nga bërthama qendrore e një niveli të lartë të përsosshmërisë hyjnore. Andaj, të gjitha forcat dhe kualitetet, që i përshkruhen kësa përsosshmërie, janë prezente vetëm atëherë kur jeta del në sipërfaqe nga kjo strofull hyjnore. Këto kualitete dhe forca janë zhvilluar shumë ngadalë. Ato, si trusni e pandërprerë e vullnetit hyjnor, më vonë fillojnë të funksionojnë përmes ndikimeve të forta që vijnë nga jashtë si fuqi evolutive - ekzoterite dhe nga brendësira si forca - ezoterike. I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e pakufijshme e evolucionit. Ky sistem në konstruksionin e vetë është i shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat tjera si gradacione progresive të materies, që ne do t’i quajmë si plane ose nivele. Edhe pse i quajtëm si shtresa apo nivele, ato nuk duhet kuptuar vërtetë si shtresa të paluara, por logjikisht duhet t’i nënkuptojmë si gjendje psikike, të cilat, mendja jonë, si tërësi ekzisteniciale, i përjeton përmes qenies së plotë. Natyrisht se planet apo nivelet nuk janë vende të caktuar ku mund të udhëtohet, por në fakt përjetimi i tyre është vetënjohje e thellë, ku arrihet përmes ndritjes. Ato ekzistojnë dhe veprojnë si tërësi unike dhe jo ashtu siç e përshkruajmë ne ndaras. Përmes ushtrimeve dhe formimit të bindjeve të caktuara për realitetin tonë, arrihet vetëdijësimi gradual për të gjitha këto nivele. Me arritjen e pranisë shpirtërore të vetëdijësimit mental të këtyre niveleve, paralelisht bëhet edhe aktivizimi i qendrave të caktuara fizike që i përgjigjen vetënjohjes sonë për to. Këto qendra janë të vendosura në bazën fizike të amës komanduse të gjendjes së ngurtë të trupit, e quajtur si tru apo sistem nervor. Pra, materie e fisnikëruar në atë nivel që të pranojë dhe që të dërgojë impulse elektromagnetike si nga bota e jashtme e realititit tonë fizik kah brendësia e shpirtit tonë si vrojtues, ashtu edhe nga jashtë, si trysni e brendësisë sonë hyjnore si inteligjencë e paskajshme. T’i cekim me rend: Niveli më i afërt i ndërtimit të ngurtë fizik është plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo është një shtresë substile e ndjenjave, e emocioneve dhe e dëshirave tona. Pas asaj astrale, plani tjetër më i lartë është niveli mental. Ne e kalojmë jetën më së shumti në këtë realitet dhe përmes tij jemi të vetëdijshëm për të gjitha realitetet tjera. Këtu bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e shumta të procesit të të menduarit, të fantazisë, të planifikuarit etj. Mu këtu, kur mixha Dilë fliste për këto dy plane, unë i ndërpreve shënimet që i kisha filluar dhe ktheva shikimin kah ai. Pasi me këtë veprim e kishte vërejtur tendencën time se doja ta pyesja diçka, duke më bërë si shenjë me dorë që të mos ndrhyja, vazhdoi më tej: - Ky plan është i ndërtuar nga dy shtresa. Dy planet, që e ndërtojnë atë, janë: plani i ulët mental dhe plani i lartë mental. Për ty këto dy pjane janë të njohura me termine që kanë domethënie më të përgjithsuar: ai i ulët mental, si vtetëdije, kurse ai I lartë mental, si ndërvetëdije. Pas planit mental, vjen plani intuitiv që lartësohet në fishet shtresore të qenis sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shatëtë, gjegjësisht i pari nga burimi, është plani ADI. Kjo besoj se do të jet e mjaftueshe gjat kësaj faze të ngritjes tënde shpirtërore. - Në të vërtetë, këto shtatë shtresa, gjegjësisht plane i pate cekur edhe në ligjërat e kaluara.- bëra këtë vërejtje - Po, dhe i përsëris sërisht për të arritur aty ku dëshiroj të dal.- ishte decidiv në këtë qëndrim dhe vazhdoi - Për të hyrë më thellë në shtresimet konkrete, na duhej paranjohje dhe një kulturë më e gjerë e formimit të koncepteve të qarta logjike për mendime abstrakte të operimit. Disa shtegëtarë në rrugën e nisur të vetënjohjes, kënaqen me këtë njohuri, pa dashur të vazhdojnë edhe më tej. Tek ti vërejta se nuk të mungonte jo vetëm interesimi për këtë ngritje, por kishe edhe bazë paraprake të një talenti të lindur. Duhet të shkojmë gjer në fund. - Sikur nuk ka kthim nga kjo rrugë,- ishte konstatimi im i prerë si ndërhyrje. - Vërtetë, nuk ka kthim prapa. Ti je duke ecur ngadalë por sigurt kah vetëdijësimi i plotë për shumë shteresa të planeve tona të ndërtimit qenësor. Pa më thuaj, çfarë shkrove në atë fletore? Cilat ishin shtatë fishet e planeve ose niveleve të ndërtimit të qenies sonë? Mu duk si një pyetje e befasishme. Pasi i kisha të shënuara, fillova t’i lexoj: - Hm, fizik, astral, mental, intuitiv ose buddhi, anupadaka, atmik dhe adi… - Shkëlqyeshëm! Mjafton ti mbash mend me këtë renditje. Përveç njohurisë së përgjithshme (se qenia jonë përbëhet nga dy të kundërtat e saj qenësore: e para është fizike dhe tjetra psikike, ose shpesh kemi përdorur termin racionale-irraconale, fizike-metafizike etj) , si diçka e re, do të nihemi edhe me një ndarje tjetër gjenerale të ndërtimit të qenies sonë: planet që ndërtojnë personalitetin dhe ato që ndërtojnë pjesën tjetër, të quajtur si individualitet i qenies sonë. Personaliteti ynë ndërtohet nga trupi fizik, mental dhe nga ai astral, ndërsa individualiteti ndërtohet nga shtresa e planit intuitiv, ose buddhi, atmik, anupadaka . Mos u befaso me disa terme në emërtimin e këtyre planeve. Unë i përdora në orgjinale, nga burimet e njohurisë okultike. Nëse në ndonjë literaturë tjetër do t’i hasësh edhe me emërtime tjera, ato sigurisht kanë domethënie të njëjtë dhe janë vetëm gjuha e kulturës së atij populli nga vjen kjo njohuri e lashtë. - Pse dhe sa është e rëndësihme ndarja e ndërtimit të qenies sonë në atë të personalitetit dhe të individualitetit? - Është shumë e rëndësishme! Sa për fillim duhet ta kesh në dijeni se tri plane që e ndërtojnë personalitetin e qenies sonë, me vdekjen, të themi fizike, shkatërrohen dhe zhduken, kurse ne si shpirt vazhdojmë të ekzistojmë vetëm si individualitet me katër shtresa të tjera të mbetura. Derisa përfundoja me shënimet, mixha Dilë u largua nga dhoma. Sikur diçka kishte harruar. Pas disa minutash u hap dera dhe miku im hyri brenda me një tabakiere në dorë dhe me dy filxhana të mbushura me kafe. - Nuk ma zen për të madhe. Edhe pse ujin e kafesë e kisha të vluar, gati sa harrova ta përgatis atë,- filloi të arsyhetohej. Nuk desha të reagoja në këtë mikëpritje, sepse ndjave vërtetë nevojën për një kafe relaksuese. Pasi e ofroi filxhanin para meje dhe pasi e vuri tjetrën në tavolinë afër vetes, propozoi: - Ç’thua? Të pushojmë pak? - Ishte propozimi i qëlluar.Vërtetë kishim nevojë për një pushim. Këtë pauzë, që e dëshiruam që të dy, u shpreh në një heshtje totale. Asnjëri prej nesh nuk fliste dhe secili bluante në kokë diçka të veten. Pasi i pimë kafetë, heshtjen e krijuar e theu së pari mixha Dilë: - Je gati? A mund t’ia fillojmë? - Ëhë, - më doli ky pohim nga hunda dhe, duke hapur me të shpejtë faqen e re në notesin për shënime, shikimi im i drejtuar kah ai ishte shenjë se mund t’ja fillojmë menjëherë. - Nga të gjitha planet e ndërtimimit të tërësisë së qenies sonë, niveli më i dendur është ai i planit fizik, të cilin ne më së miri e njohim dhe me te kemi më së shumti punë, gjersa jeta jonë si ekzistencë është e kufizuar në këtë nivel. Që nga lekcionet tona të hershme, ndoshta sipas një renditjeje didaktike, ligjëratat është dashur së pari t.i fillojmë nga trupi fizik dhe që është më i kapshëm nga ti dhe nga të gjithë ne, por këtë shtresë e lash me qëllim diku në mes, pasiqë, në rend të pare, duhej që në bindjet tua kaherë të rrënjosura, të ndryshohen disa botëkuptime kryekput materialiste. Mendova që fillimisht do të ishte më e preferueshme që të inponohet një edukatë bazë më irracionale dhe, tek pastaj, mund të kalohet edhe në shtjellimin e rëndësisë së vetë trupit fizik si përbërse materiale e qenies sonë. - Edhe unë e kam vërejtur se ti, që nga fillimi, në ligjeratat tuaja, i ikje përherë që ta potencosh materializmin në planin e pare ekzistencial të qenies sonë. Bile, shpeshherë më akuzoje se kisha botëkuptime të tepruara materialiste në njohjen e realiteteve tona ekzistenciale. - Patjetër është dashur të sillem ashtu, në mënyrë që matirializmi i imponuar me edukatën që nga lindja të mos dominojë kuptim të gjërave që kishin të bënin me shpirtëroren. E kupton? Gjithnjë kur vlersojmë diçka të re, ne atë e krahasojmë me parime të njohura që kemi në atë moment. E dallojmë zhurmën vetëm pse ishte qetësi, e dallojmë lëvizjen vetëm pse krahasohemi me trupin që nuk lëviz ... e kështu me rradhë. Mendova se duhej luftuar në mënyrë indirekte bindja e shprehur e identifikimit tënd me trupin tënd. Kur do ta njohësh mirë edhe anën tjetër shpirtërore të qenies sate dhe parimet e funksionimit të saj, atëherë edhe trupi fizik, dhe roli i saj, do t’i shikohet nga ti, prej një këndvështrimi krejtësisht tjetër. - Plotësisht ke pasur sukses në këtë qëllim. - Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizk, në shumë mësime dhe shkrime të autorëve të nryshëm, ka mendime se, në krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj, në njëfarë mënyre, duhej injoruar. Nëse në të ardhmen do të hasësh diku në këso vleërsimesh, ato kurrë mos i prano si të sakta. E vërteta duhet të jetë se trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është instrument i shpirtit. Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e pandjeshme. Si shembull nga përvoja, dihet mirë se poseduesi i një istrumenti që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në gjendje të mirë dhe me të duhet të sillet në atë mënyrë që, duke i lejuar atij që shlirshëm dhe pa kurrfar pengesa, t’i kryejë funksionet e veta të dedikuara specifike. Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare për violinën e tij, është aq i çmendur sa ai që pasionohet pas tij, duke humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevjshme. Në mënyrë që trupi të jetë sa më i ndjeshëm dhe instrument i fortë në vetëngritjen tonë shpirtërore, para se të fillojmë ta studiojmë metodën që duhet zbatuar në kontrollimin e saj, së pari duhet ta kemi të qartë natyrën dhe funksionin e këtij instrumenti. Trajneri i mirë, që e ushtron kalin për t’i shërbuer atij me besnikëri, së pari duhet ta njohë në thelb natyrën e vetë kalit. Gjëja kryesore në këtë drejtim është që të kemi një parafytyrim të qartë rreth konstruksionit dhe anatomisë e trupit tonë. Do të ishte e preferueshme që të kërkosh edhe ndonjë atlas anatomik me fotografitë e ndërtimit të trupit. I bëri këtu një degresion nga tema - Atlasi të nevojitet që ta sforcos parafytyimin për ndërtimin e jashtëm dhe të mrenshëm të konstruksionit tënd fizik. Fiksoje mirë një figurë të një pjese të trupit nga fotografia e atlasit dhe mundohu që atë ta kesh sa më të qartë në parafytyrimin tend mental. Do të ishte e preferuar që të fillosh me pamjen e kokës, duke vazhduar më tej gjer në gjymtyrët e poshtme të trupit. Analizoji me vëmendje të gjitha organet veç e veç dhe mundohu ta kesh njohurinë bazë edhe për fiziologjinë e tyre. Njohja sa më e afërt dhe në detaje e trupit ta forcon bindjen që ta duash dhe ta respektosh edhe më tepër atë. - Patjetër se do ta gjej Atllasin - ndërhyra, më se i sigurt në vete se ashtu do të bëhet. - Siç po e vëren,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupi nuk jemi ne, por ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv. Shpirti këtë kontakt e bën permes pesë shqisave tona, të cilat, gjatë evolucionit, janë përsosur dhe kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm. Se sa jemi të varur nga këto pesë organe fizike, mund ta vëresh edhe nga një eksperiment i vogël. Fillo ngadalë dhe me radhë t’i çkyqësh funksionet e të gjitha shqisave tona dhe do të vëresh se kontakti me realitetin objektiv është ndërprerë në tërësi. Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara. Nëse shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtëpërdrejt atë, realiteti i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistent. Nëse trupin e shikojmë nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon fuksionet e aparatit emitues dhe pranues të informatave të caktuara. Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik. Një heshtje për disa sekonda dhe pastaj përsëri vazhdoi me temën e filluar. - E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo nëse të kujtohet nga ligjëratat e përparshme, për AURËN si mbështjellëse eterike e trupit me gjendje të ngurtë fizike. - Po, më kujtohet ! - Ashtu pra. Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në të dhëna të thukta për këtë mekanizëm të përsosur. Ata kanë hulumtuar çdo muskuj, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale, enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në katalogët e tyre të prezentimeve shkencore, por edhe pëkundër punës së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetë jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURË. Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë. Mbështjellësja eterike e trupit shtrihet në një distance prej 7,5 cm nga pjesa e fortë e saj dhe e përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit eterik është që t.i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin. Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje dhe më së paku me ushqim. AURA jonë është mbështjellëse komplekse dhe trup përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike, që quhen qarka dhe janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të ta132 jimit hormonal të organive fizike të trupit. Ekzistojnë gjithësej shtatë çakra dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje: - E para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherit të fytit, e katërta në mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit të organeve gjenitale. Qarkat, përmes meridianeve, që janë 12, shpërndajnë energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së bashku me të gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku përcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupukturale, që në trup janë mbi 3000. - Mos ka të bëjë kjo me shërimin përmes akupunkturës, që kohën e fundit është përhapur shumë tek ne? - Ka të bëjë pikërisht me akupukturën si terapi tradicionale kineze e cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale në trup të quajtur si CHI. Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet JIN, kurse poli tjetër, si negative - JANG. Çrregullimi harmonik i veprimit të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e organit ose pjesës së caktuar të trupit. Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara në pikat enrgjetike akupukturale, balancon devijimin disharmonik të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu vjen deri tek shërimi. - Përsëri veprimi i Ligit të të kundërtave? - Po, ashtu është. Mos të largohem aq nga tema jonë konkrete. Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, në fuksionimin e tyre si qenie janë të pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontak133 tit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material. Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore e kanë përsosur në mënyrë të perfeksionuar njohjen e përbërjes dhe funksionalitetin fizik të trupit tonë. - Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit. Është istrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë e veta të funksionimit dhe të veprimit. Nëse e trajtojmë trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdoqoftë ky instrument, përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t’i kryer me sukses të madh funksionet e veta të komplikuara. Përmes këtij shtjellimi të përbashkët, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të saj, me qëllim që kjo njohje, në mënyrë të vetëdijshme, të ndikojë në kontrollimin e këtyre funksioneve. Gjatë procesit të gjatë të evulimit, ky innstrument, paralelisht me UNI-n, u është zvilluar dhe adaptuar tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah e përsosura. Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informative si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas. Është tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit të dyanshëm. Nga bota fizike ajo, përmes shqisave të veta, kap vibracionet e dritës,zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër, nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në botën e jashtme. Siç e sheh, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrën134 josur për t’u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i tij. Mbaje në mend gjithnjë këtë thënie: “TI NUK JE TI . TI JE TI NË TY!” - Kontrolli i plotë dhe i vetëdijshëm i funksionimit të trupit si instrument i UN-it tonë? Tani e kam të qartë. Por, si ta arrijmë atë? - Thjesht, përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë në përtërirje e sipër. Trupi me një përbërje të ndërtimit të fisnikëruar është përques shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet UN-it dhe botës materiale. - Simbas rezonimit tim, si në mësimet e vjetra orientale, ashtu edhe të atyre bashkëkohore, trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme, ndaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit dhe ana tjetër e tij. Çdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe në funksjonimin shpirtëror, dhe e kundërta. Fisnikërimi i saj sigurisht duhet bërë përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj. - Për njeriun ushqimi nuk është i rëndësishëm vetëm për ripërtëritjen e qelizave, por është edhe si material energjetik për shumë funksione të tij. Kur trupi një kohë të gjatë mbetet pa ushqim, ai shpenzon së pari dhjamin dhe shtresat yndyrore të organeve të brenshme, si dhe yndyrat e akumuluara në muret e enëve të gjakut, pastaj indin muskulor dhe në stadin e fundit palcën nga eshtrat dhe indet trupore. Shikuar nga komponentët, ushqimi, që ne zakonisht e përdorim, përbëhet nga proteinat, hidratet e karbonit, yndyrërat, vitaminat dher materiet minerale. Për të ekzistuar, njeriu gjatë jetës ka nevojë të konsumojë sasi të konsiderueshme të ushqimit, i cili patjetër duhet të jetë i përbërë nga pesë komponentet e lartëpërmendura. Përndryshe, mungesa e shpeshtë dhe e gjatë e njerës prej komponenteve ushqyese shkakton sëmundjen, vetasgjësimin dhe në fund vdekjen fizike të trupit. - Andaj, edhe nevoja e marrjes së ushqimit përmes instiktit të urisë është e fortë tek të gjitha gjallesat në natyrë? - Për ruajtjen e përhershme të nevojës së ororganizmit për ushqim kujdeset instikti më i forte, i quajtur instikti i urisë. Instiktet, përndryshe, janë nevojë e fortë vetekzistenciale, përmbushja ose mospërmbushja e të cilëve shkakton shkallën e lartë të kënaqësisë dhe, e kundërta, shqetësimin e fortë emocional. Instikti i urisë është instikt më i fortë i vetekzistimit. - Sa mund ta mbajmë nën kontroll të vetëdijshëm këtë instikt? Si përmbushet kjo nevojë e të ushqyerit? - Joga dhe traditat tjera të vetaftësimit psikik në Lindje, njohin dhe e zbatojnë vetëm një sistem të ushqyerit - VEGJETARIANITETIN. Në të kundërtën, mjekësia bashkëkohore thekson se vegjetarianiteti është rruga më e sigurt kah sëmundja, sepse me këtë sistem të ushqimit futen sasi jo të mjaftueshme të proteinave në organizëm. Trupi, theksohet në literaturën medicinale, ka nevojë për sasira të konsiderueshme të proteinave, e një pjesë e madhe e saj duhet të jetë e natyrës shtazore. Pra, këtu mendohet për mishin. Edhe pse pa mish, popujt me traditë të ushqimit vegjetarian në organizëm fusin sasi të mjaftueshme të proteinave, duke u ushqyer me gjëra tjera të natyrës bimore. Ka mendime se shumë familje në Indi lëngojnë nga sëmundje të ndryshme dhe shkalla e vdekshmërisë tek ata është shumë më e madhe, sepse ushqehen me ushqim vegjetarian. Këto konstatime janë të sakta, por jo edhe të sqaruara sa duhet. Kjo dukuri nuk vërehet tek familjet e pasura indiane, por vetëm tek familjet e varfëra. Nëse shikohet statistika, edhe popujt, që si ushqim kryesor e përdorin mishin, nga varfëria u paraqiten këto shkaqe. Pra, duhet dalluar një realitet tjetër logjik se mungesa e mjaftueshme e ushqimit vegjetarian nga varfëria nuk është e njëjtë me konstatimin se vegjetarianiteti është shkaktar themelor i sëmundjeve dhe i përqindjes së madhe të vdekshmërisë. - Pse nuk preferohet me këtë traditë ushqimi shtazor, por insistohet kryekput në ushqim bimor? - Ushqimi bimor është transformimi i parë energjetik natyror. Mbillet farra dhe nga ajo mbin bima që përdorohet si ushqim. Prandaj, transformimi i parë energjetik natyror është ushqim shumë më kualitativ. Mishi i takon transformimit të dytë energjetik natyror, sepse shtazët ushqehen me bimë, e njeriu me mishin e shtazëve që ushqehen me bimë. Gjithnjë, bazuar në këtë parim, kurrë nuk preferohet që ushqimi me mish të jetë i shtazës mishngrënëse, por vetëm bimëngrënëse. Përpos disa atraksioneneve shfrenuese gastronomike, fare nuk preferohet të përdoret si ushqim i rregullt mishi i maces, i ujkut, i arushës etj. Sepse, në këto raste do të kemi një ushqim të transformimit të tretë energjetik. Edhe pse ushqimi ynë është mishi i shtazëve bimëngrënës, nuk e di sa e ke të njohur se shtaza kur përgatitet për therrje, e parandjen rrezikun që i afrohet, andaj nga frika, në organizmin e tij bëhet tajimi më i madh i hormonit të andrenalinës. Andrenalina edhe pas therjes mbetet në përbërje të mishit, të cilën më pastaj ne e përdorim si ushqim. E andrenalina dihet - shkakton shqetësim dhe agresivitet. - Jo rastësisht shumë koka gjeniale të botës kanë qenë vegjetarian të përbetuar, bie fjala, si: Leonardo da Vinçi, Bernard Shou, Edisoni, etj. - Ashtu është dhe lista e këtyre kokave gjeniale të njerëzimit si vegjetarian duhet të jetë e madhe. Është vërtetuar edhe shkencërisht se vegjetarianët, fizikisht, kanë sistem imunobiologjik shumë të fortë, pastaj lëkura e tyre është gjithmonë e re. Nuk djersiten fare dhe rrezatojnë njomësi dhe hajthshmëri. Nuk vuajnë nga sëmundjet kardio - vaskulare, e ç’është më kryesorja, mplakja si proces natyror është tejet i ngadalsuar. Në krahasim me popujt, sistemi i të cilëve parasheh për ushqim mish të mjaftueshëm në tryezë, statistikat e fundit gjithnjë e më tepër vërtetojnë se në Indi dhe në vendet me traditë vegjetariane të të ushqyerit, kanceri si sëmundje po thuaj nuk ekziston fare. Nga aspekti psikik, vegjetarianët tradicionalë janë gjithnjë të qetë dhe tepër komunikativë me rrethin. Nuk kanë strese. - Përveç vegjetarianitetit, si mënyrë tradicionale e të ushqyerit, disa religjione, e posaçërisht këtu paraprin Islamizmi, aplikojnë edhe agjërimin, abstenimin njëmujor në vit nga të ushqyerit e rregullt ditor. A ka edhe kjo mbështetjen e vet në ndonjë logjikë të efektit tësaj racional ose irracional në qenien tonë? - Patjetër se po! Të nisemi nga shtazët. Ata si qenie instiktive, kur ballafaqohen me sëmundjen, spontanisht abstenojnë nga ushqimi deri te shërimi i tërësishëm. Po ashtu është interesante tek terapeutët laikë alternativë të Lindjes. Ata pacientëve të tyre për terapi shëruese u preferojnë agjërimin parcial. Tek ne, përkundrazi, të sëmurit me dhunë i japim ushqim për ta ripërtërirë organizmin e rraskapitur nga sëmundja. Abstenimi nga ushqimi, gjegjësisht agjërimi, është metoda më e vjetër e shërimit të sëmundjeve në historinë njerëzore. Qysh në kohët e lashta konsiderohej se asgjë nuk është më e shëndoshë për njeriun se sa abstenimi i pjesërishëm nga ushqimi. - Muhamedi, si predikues dhe themelues i fesë islame, 30 ditë të Ramazanit i konsideron si të obligueshme për besimtarët myslimanë. - Jo vetëm islamizmi, por abstenimin nga ushqimi shumë më parë e kanë njohur civilizimet më të hershme. Agjërimin, si ruitual të vetin themelor, e obligon edhe fakirizmi, budizmi dhe mjaft shkolla të ndryshme të edukimit shpirtëror si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Të gjitha religjionet, me disa intervenime, agjërimin e kanë trajtuar si ritual themelor fetar. Shumë shenjtër, para se të kanë arritur ngritjen e tyre spirituale, kanë agjëruar një kohë të gjatë. Dihet mirë se Jezusi, Mojsiu e të tjerët, për ta pastruar dhe riedukuar shpirtin kanë agjëruar edhe deri dyzet e më tepër ditë. Kështu ishte edhe me Muhamedin, i cili, kur e pranoi kontaktin e parë me nivele më të larta hyjnore, i vetmuar tërsisht në shpellën “HIRA”, ka qenë nën regjimin e agjerimit. Prandaj, edhe zbritja e KUR’AN-it bëhet gjatë muajit të Ramazanit, i cili edhe përcaktohet si obligim për tërë besimtarët islamë. - Pse konsiderohet si terapi preventive dhe shëruese për trupin dhe shpirtin e njeriut agjërimi? - Një pyetje tejet e qëlluar. Ashtu sikurse që thamë më parë, kur trupi nuk ka ushqim, ai fillon të shpenzojë veten. Në këtë proces, në trup bëhet djegia e rezervave yndyrore dhe ato që shtresohen nëpër muret e enëve të gjakut. Këtë lloj yndyre në gjak mjekësia e quan holesterol. Me shpenzimin e holesterolit të tepërt, paralelisht bëhet edhe shkatërrimi dhe tretja e shumë toksinave tjera të dëmshme që janë futur në organizëm përmes ushqimit, ajrit dhe tretjeve të panevojshme hormonale nga streset e përditshme të njeriut. Stresi është sëmundje më e rrezikshme e njeriut bashkëkohor. Shkaktohet me procesin natyror të tretjes së hormoneve në gjak për ta mobilizuar organizmin për aksion. Me pranimin e sinjalit të rrejshëm të stresit, bëhet tajimi i hormoneve adekuate të cilat, pasi nuk janë të nevojshëm realisht për momentin, mbeten të shtresuara në muret e enëve të gjakut dhe kështu shkaktojnë një varg çrregullimesh organike, ku më i përhapur për njeriun e sotëm modern është inarkti i zemrës. Agjërimi, përveçse bën djegien e mbeturinave të hormoneve të tepërta dhe të shtresuara në enët e gjakut dhe toksinave të ndryshme në organizëm, ai edhe ngadalëson mplakjen fizike të trupit. - Këte kurrë nuk e kamë ndëgjuar. Të kisha lutur Mixha Dilë të më sqarosh më për së afërmi këtë ndikmi të agjërimit në mosmplakjen e trupit. A ka kjo ndonjë shpjegim shkencor? - Tek para disa vjetëve, në një shkrim revial të kurioziteteve nga zbulimet botërore, kam lexuar një artikull që shkonte në favor të kësaj që thashë. Në mes tjerash, këtu bëhej fjalë për zbulimin e shkencëtarit Rus, Vlladimir Nikitin, i cili, pas shumë hulumtimeve empirike, vërteton këtë parim, që për ne ka qenë i njohur kaherë nga të urtit e lashtë. Ky shkencëtar ka konstatuar se në procesin e mplakjes rol të rëndësishëm luajnë gjëndrat endokrine. Me kohë gjëndrat ndryshojnë rrënjësisht dhe fillojnë të tajojnë gjithnjë e më pak hormonin e insulinës, i cili i ndihmon organizmit në përpunimin dhe tretjen e materieve ushqyese. Në anën tjetër, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë homone që janë antagoniste me atë të pankreasit dhe me moshë kjo gjëndër fare nuk e dobëson funksionin e vet taitës. Kështu, me vjetërsimin tone, bëhet disharmonia e taitjes së këtyre dy hormoneve antagoniste të insulinës, e cila zvogëlohet me taitje dhe gjëndrave të pankreasit që mbeten të pandryshueshme. Kështu, me zvogëlimin e taitjes së insulinës, kemi dukurinë e mostretjes së shumë materieve të dëmshme që akumulohen në qeliza dhe shkaktojnë mplakjen e organizmit dhe të trupit në tërësi. Me agjërim ky çrregullim vjen gjer tek balansimi i baraspeshave ndërhormonale antagoniste. - Unë mendoj se agjërimi, përveç të gjitha rëndësive që i ceke, luan një rol shumë të madh edhe në ushtrimin e vullnetit tonë të kontrollimit të instikteve natyrore, konkretisht në instiktin e urisë, që është tejet i forte. - Ashtu. Ai, nga ana shpirtërore, ushtron edhe vullnetin në kontrollin e instikteve tona natyrore. Pra, na ushtron që ky instikt i urisë, që është tejet i fortë dhe i natyrshëm të jetë përherë në mbykqyrjen e UN-it tonë e jo të EGO-s, e cila nuk zgjedh mjete për ta imponuar atë përmes shfaqjes së nevojës së tepruar të dëshirës së flaktë për ushqim. Me këtë instikt të sforcuar edhe nga ndërmjetësimi i inponimit të EGO-s shkaktohet disharmoni të dy të kundërtave, duke krijuar frustracione si ndjenja emocionale të padëshirueshme. Shpesh ndodh që nëse kënaqet ky instikt i sforcuar edhe me ndërmjetësimin e EGO-s, atëherë ai inponon oreksin edhe në momente kur trupi ynë nuk ka nevojë për gjëra ushqimore. Në këto raste, ai i shëndron ato në yndyra dhe i akumolon në të gjitha pjesët e trupit si rezerva të caktuara në formë të dhjamit. - Prandaj kemi trashjen e tepruar dhe deformimin e trupit, - ndërhyra, por Mixha Dilë nuk më la të vazhdoj më tej me përfundimin e pyetjes sime. - Kemi trashjen, por së pari, për t’iu larguar stresit dhe frustracionit të caktuar psikik, EGO-ja orienton vëmendjen kah kënaqësia përmes ushqimit, andaj në rezervat tona dhjamore, që krijohen në trup, nuk ruhet vetëm fizikisht dhjami si yndyrë, por edhe vetë stresi në kujtesën e qelizave të caktuara. Prandaj, nëse do t’i nënshtrohemi ndonjë die141 te të caktuar për humbjen e kilogramëve të tepërt, ne, patjetër, do të ballafaqohemi edhe me frustracione të caktuara psikike përmes emocioneve të akumuluara edhe në kujtesën shpirtërore të vetë qelizës yndyrore. Gjatë hymbjes së kilogramëve të tepërt, që realisht janë rezerva yndyrore, ne largojmë edhe klishet e streseve të caktuara që janë të regjistruara në kujtesën programore të vetë informatës së qelizës, indit, etj. - Prandaj kemi dështimin e shumë tendencave të humbjes së kilogramëve përmes dietës? - Shumica, nuk janë të përgatitur që t’u nënshtrohen dietës përmes urisë, duke mos njohur veprimin e saj, ose edhe nëse e di, atë e bën njëanshëm, si një eliminim fizik të kilogramëve tepricë, pa anën tjetër të veprimit të saj shpirtëror. Për ta zbatuar dietën me sukses dhe pa tundje të caktuar emocionale, ne rend të parë duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe tek pastaj të zbatojmë regjimin e caktuar të dietës. - Si duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe a ka ndonjë regjim adekuat për një dietë të suksesshme në mënjanimin e kilogramëve të tepërt? - Parapërgatitja psikike është vetë dëshira e flaktë që të largohen nga trupi kilogramët e tepërt. Kjo nënkupton largimin e paragjykimeve të tepruara për pamundësinë e organizmit që të qëndrojë gjatë pa ushqim. Të thashë në fillim se organizmi ynë kur nuk arrin tek substancat e nevojshme përmes ushqimit, fillon të shpenzojë rezervat e akumuluara që më parë. Këto rezerva janë shtresa yndyrore të shtresuara nëpëj muskuj, për shkak të konsumimit të sasirave të tepërta të ushqimit. Trupi, nëse nuk ka pasur hë për hë nevojë për to, i ka akumuluar si rezerva. Kur ju kryeni një aktivitet të caktuar fizik dhe për momentin nuk ka matere energjetike të futura përmes ushqimit në organizëm, do të fillojë t’i tretë mu këto rezerva. Pra, fillon shpenzimi i yndyrës në trup si nevojë energjetike fizike. - A ka edhe nevojë energjetike shpirtrore? - Po pra, ka edhe nevojë energjetike shpirtërore dhe kjo është energjia vitale. Ti në organizëm përmes ushqimit merr një sasi të kësaj energjie, por pjesën më të madhe të saj e akumulon përmes frymëmarrjes nga ajri. Kjo energji vitale, jetike, ose, e quajtur në filozofinë kineze, “CHI”, dhe PRANA në ate indiane, të nevojitet për pjesën e funksionimit shpirtëror, kurse enirgjia tjetër fizike, që ne do ta quajmë si bioenergji trupore, është energjia që nevoijtet për funksionimin bio-fiziologjik të organizmit tënd. Puna fizike e muskujve, e organeve dhe e pjesëve tjera të trupit shpenzon bio-energjinë fiziologjike, kurse mendja dhe proceset e të menduarit si tërsi, shpenzon energjinë vitale. Me frymarrje furrnizohemi me ajër, ku ka oksigjen , nga njera anë, element ky që, në mes tjerash, konsiderohet si katalizator - ndërmjetësues themelor i shumë proceseve fiziologjike dhe biologjike të organizmit. Nga ana tjetër, me frymëmarrje, nga eteri, gjegjësisht universi i paskajshëm, në sasira shumë më të mëdha merr edhe energjinë vitale për nevojat e funksioneve tuaja shpirtërore. Si bio-energjia fiziologjike, ashtu edhe energjia vitale të nevojiten vetëm kur je në gjendje të treshes së pandashme:trup-mendje-shpirt. Vetëm si shpirt nuk ke nevoj për këtë energji, sepse të mungon trupi, dhe si mendje-qendër e zbatimit të inteligjencës së paskajshme, vetëm sërish si TRIPTIH, kurse trupi dhe vetë procesi bio-fiziologjik funksionon vetëm sa je gjallë, gjegjësisht sërish si TRIPTIH. - TRIPTIH? - Triptih ose triadë e tërësisë unike trup-mendje-shpirt. Në këtë gjendje, të gjitha nivelet mentale, fizike dhe shpirtërore kalojnë përmes lidhjes së fortë të kësaj treshe, andaj edhe nëse ato duhet eliminuar, atëherë sërish duhet vepruar me këtë proces integral. Kilogramët e tepërt shkatohen me veprimin e instiktit të ruajtjes së qenies fizike. Si instikt i lindur është në rend të parë instikti shpirtëror, pastaj kemi kënaqësinë e përjetuar dhe të mbajturit mend të këtij përjetimi, duke e kërkuar përsëritjen e saj të shpeshtuar edhe kur nuk kemi nevojë për të dhe, së fundi, fizik, sepse organizmi ynë, edhe pse ka sasira të mjaftueshme energjetike, ato nuk i tretë, por i konservon si rezerva për t’i përdorur në momentin e duhur të mungesës eventuale të tyre. Nëse kërkohet mënjanimi i kilogramëve të tepruar, atëherë kemi procedurën e lehtë, por siç e thashë, ajo duhet të kalojë edhe aspektet e saja psikike dhe fizike. - Më thuaj edhe diçka për energjinë vitale . Unë kam ditur për energjinë në tërësi, por nuk kam pasur njohuri se vetë bioenergjia jonë është krejtësisht tjetër nga energjia vitale? - E thjeshtë, miku im, një anë e jotja e të kundërtave shfrytzon një energji, kurse ana tjetër, energjin tjetër. Trupi fizik - bio-energjinë, kurse shpirti - energjinë vitale. Ti si krijesë ke nevojë për të dyja këto energji. Një për shpirtin dhe tjetrën për trupin, kurse procesi i shpenzimit të këtyre energjive është mendja. E menda, thamë, ka sërish dy të kundërtat e veta, atë racionalen - të vetëdijshmen dhe irracionalen - të pavetëdijshmen. Funksuionimi i mendjes racionale përmes trurit dhe sistemit të tërsishëm nervor shpenzon bio-energjinë, kurse mendja irracionale, e cila është ndërvetëdija e jonë, shpenzon energji vi144 tale. Pushimi që bëri këtu ishte për mua si shenjë se duhet përfunduar takimin tonë për sot.
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive