Showing posts with label DONKISHOTI DHE ROSTINANTI. Show all posts
Showing posts with label DONKISHOTI DHE ROSTINANTI. Show all posts
NJË DITË
Ju të hunit
E të litarit
Votoni nenin
Për qethjen e gomarit
Por sojin tuaj
Ju mos u bezdisni
Gjeni një kod
Dhe mirë qëndisni
As sa për dy gishta

S’ keni fytyrë
Ne s’jemi bishta
S’jemi pa yndyrë
Mos votoni
Çka s’doni për veti
Më mirë mendoni
Të mos hidhërohet mileti
Një ditë do të dalim
Të gjithë në shatërvan
Malin do ta kallim
Se më kështu nuk bënë

ÇOHESH JERM
Hapi mirë sytë mor teveqel
Kontrolloi më mirë
punët tua
Nuk është jeta
Qyp me reçel
Në internet
Me sha e me tru
Mjaft u paraqite
Si gogol
E gjuan gurin
Dorën e fsheh
Të dimë ne mirë
Mor taravol
Ti mendon
Se askush nuk të njeh
Lakohesh në jetë
Dhe ecën i kërrusur
Nga pesha e fajit
Që të mundon
Po shkon njerëzit
Duke i baltosur
E fajet e tua
Po i harron
E di se gjumin
Nuk e bënë gjumë
Të bren ndërgjegjja
Të hallakat
Nuk mund ta kalosh
Ti këtë lumë
Andaj po çohesh
Jerm për çdo natë
PO FRYN NJË ERË
Po fryn era nga Evropa
Me furtunë e me bela
Na bëri shpirtin
Gropa, gropa
Zi e më zi
Se s’ka ma
Lloj, lloj ligjesh
Po na sjellin
Veç ka nisur plaka

E po këndon
Ma ka shembur
Mbi kokë qiellin
Tërë ditën e lume
Po hungëron
Me disa punë
Bre vëlla
Po na lënë mentë
Deputetët po kërcejnë
Si këndesat në lamë
Kur i votojnë disa ligje
Në parlament
E ne s’po kemi
As bukë të hamë
Na e sollën një nen
Kinse nga Evropa
Do të luftojmë tani
Për të drejtat e njeriut
E na e bënë jetën
Me njëqind gropa
Më zi se të ujkut
Në shpellë të ariut
Na ka dalë në lagje
Një bela
Plaku matuf
E plaka gungaçe
Thua se fluturojnë
Nëpër hava
Si kanë nisur t’i përdorin
Disa ilaçe

Gjithë ditën e lume
Po sorollaten
Nëpër qytet si somnambul
Me të rinj kanë nisur
Që të maten
Pa hashash s’jetojnë
Këta kokëtulë

Çka po bënë kështu
Ti mor Dodë
Ndoshta vallë sorrat
Ti ka pirë trutë
A mos është kjo punë
Për ty modë
E po sillesh vërdallë
Si harbut
Rri në shtëpi
E pushoje trurin
Baba as babagjysh
Nuk kanë pi raki
Shko në mulli e bluaje grurin
Jeto pak si njeri


Donkishoti e dada Hata
Dalin në korije
E mëhallë
Për të mbledhur
Krande të thata

Ndonjë lagje flakë me kallë
Këta matuf nuk rrinë rehat
Pa i futur hundët
Dot s’jetojnë
Janë në tru pakëz sakat
Jetën e huaj e kontrollojnë
Tha filania e foli fisteku
Me thashetheme u shkon jeta
Shiko moj grua
Çka tregon filxhani
M’i thuaj të lutem
Ato të vërteta

Më trego si cofi
Viçi i komshiut
Çfarë halli mbrëmë
Ajo pela pat
I fusin hundët
Në vrimë të miut
Dertet e huaja duke i mat’
Kur vjen mbrëmja
Fillojnë e tjerrin
Besa edhe kacafyten
Mes veti
Më mirë se ti
E mashtrova berberin
Sa me shumë trishtim
Prej meje mbeti
Ik mor i shkretë
Mor budalla
Ti nuk vlen as pesë lekë
Me mua sot
Krenohet mëhalla
Nuk kam lindur
Si ti zevzek

Hesht moj shtrigë
Moj plakë e keqe
Ta di sojin e të njoh mirë
Ti ke mbetur
Veç një teneqe
Me e përqesh botën

ke shumë dëshirë
Lum vatani e rroftë mileti
Na kanë dalë disa dai
Flakë po del
nga interneti

Prej kulloshtrës në tepsi
Shajnë përqeshin këta burra
Mu si me qenë
Në berberhane
pastaj dalin të kërleshur
Hyxhym shkojnë
Në mejhane
Me patriotizëm
Për t’u ngjeshur
Dehen burrat
Bëhen tapë
Besa na shiten patriot
Pastaj dalin
Në rrugë me vrap
Këta bastard e të pazot

A do bre vëllaçko
Diçka me të vet
Sa vite fjete në hapsane
Unë isha rrafsh
Dyzet vjet
Kalova si dashi në kasaphane
Pastaj fill ulen në internet
Me i sha të tjerët
si e kanë zakon
Sa jeta pa sharje
nuk ka lezet
Për këta burra të fortë

Të kombit tonë

Ah mor miku
Mor dallkauk
Në politikë
Shumë po përzihesh
Shih siç je katandisur

Or suxhuk
Si dhjami i derrit
Një ditë
Në fasule do të zihesh
Të mungon vegshi e tenxherja
Me zie lakra e bizele
Pak bythë viçi
E tinajxherja
Për shtatë qejfe
Me një kokë pele
Heu or burrë
Ti trim me fletë
Kah na dole
kështu kaq mbarë
Apo të gjetën në internet
Duke bërë qejfe
E kullotur bar

Të bëftë mirë
Sana e motmotit
Besa edhe kashta
Nuk të mungon
Po ta jap besën e Zotit
Se bali ty
Nuk të tradhton
Ne jemi tok
Miqtë e internetit
Kemi një gjak
E jemi një fis
Arnaut grekë
E turkoshak
Budallenj e kokë tramakë
Por mjerisht
Po përzihen hesapet
Na larosin në internet
Na janë turrur
Xhambazët
Tok me kasapët
Po na kafshojnë
Hiç pa siklet

Rrini pa gajle
E mos keni dert
Si veshkë në dhjam
Pushteti ju mban
Veç t’i larosni njerëzit
Në internet
Për çdo ditë

Gjeni nga një kurban
Nuk di sa vlen
Një bisht gomari
Por pa përdhosur dikë
Ti dot nuk jeton
Mendo pakëz me kokë
Mor bir zuzari

Kur si qeni i tërbuar
Nëpër mëhallë hungëron
Leh në stele e internet
Po del në rrugë
E shanë miletin
Shih se si dukesh
Ti mor hukubet
Thua se e ka kapur
Për mjekre mbretin
Tundu e shkundu
Ti mor zevzek
Po të duket vetja
Tamam si vezir
Shih siç ke mbetur
Me duar në shkek
O njeri i pasoj
O mor rezil

Ja po ta qëndisi
Një letër sot
Për sorrollapin e pasoj
Që ha kikirik
“Turp e ndot
Nesër e mot “
Që e shet lëkurën
Mor stramastik
Në daç ndërro lëkurë
E trego përralla
O zuzar
Ti shpirtit katran
Kjo botë do të ketë
Përherë budalla
Si Donkishotin
Atë trim azgan
Shko në ahur te Rosinanti
Lodroje kalin
Si për bajram
Nuk është më
Nëntëdhjetë e nënta
Për patriotët në bateri
Që shesin ajran

Në këto vargje
Nuk është askush
Kurrë s’kam takuar
Kësi soji të keq
Por mund të identifikohet
Edhe çdo kush
Që kakaris si pula
E shitet për dreq
Ndalu pakëz
Mor Donkishot
Duhet të kesh vëllaçko
Mendim pozitiv
Se përndryshe të vret
I madhi Zot
Me këtë të sëmurë
Kokë portativ
E di vet
Se je analfabet
Nuk të kosit kosa
Asnjë lloj bari
Nëse ke kokë
Shkruaj në gazetë
E mos pall nëpër rrugë
Si në pazar gomari

Këtu askënd
Nuk e kam marrë në thumb
Shumë e shumë të fala
Djemve të internetit
Ke do ta zë
Kjo satirë pa plumb
Le të jetë i mallkuar
Si biri i lanetit


eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive