Na ka dalë në lagje
Një bela
Plaku matuf
E plaka gungaçe
Thua se fluturojnë
Nëpër hava
Si kanë nisur t’i përdorin
Disa ilaçe
Gjithë ditën e lume
Po sorollaten
Nëpër qytet si somnambul
Me të rinj kanë nisur
Që të maten
Pa hashash s’jetojnë
Këta kokëtulë
Çka po bënë kështu
Ti mor Dodë
Ndoshta vallë sorrat
Ti ka pirë trutë
A mos është kjo punë
Për ty modë
E po sillesh vërdallë
Si harbut
Rri në shtëpi
E pushoje trurin
Baba as babagjysh
Nuk kanë pi raki
Shko në mulli e bluaje grurin
Jeto pak si njeri