Showing posts with label Esad Dujaka Deja Vu. Show all posts
Showing posts with label Esad Dujaka Deja Vu. Show all posts
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuCuca e maleve që këputi prangat...
E diele mbrëma. Në Tiranë, në njerën nga sallat më të mëdha të Pallatit të kulturës. Në skenën e Teatrit të Operës dhe Bale tit- „CUCA E MALEVE”, balet në dy pjesë. Ani pse ishte shfaqur edhe shumë herë përpara, publik pati për deri në vendet e fundit në sallë. Në mesin e tyre punëtorë, nxënës, studentë e të tjerë. Edhe më të vegjlit që kishin ardhur me prindërit e tyre. Fiks në orën 18 ngrihet perdja e ndizen reflektorët me gjithfarë ngjyrash. Kumbojnë tingujt e muzikës, që thua se po dalin nga thellësia e tokës. Muzikë e fuqishme, që ndërthuret e mishërohet aq mjeshtërisht me çdo
lëvizje të baletanëve e baletaneve. U bashkohet mimikës e pantomimes së tyre, e thua se u jep gjuhën e heshtjes, e cila „dëgjohet” e kuptohet aq mirë. Më hëhet se po e dëgjoj zërin e Cucës së maleve (aq mirë në këtë rol-baletanja, Zaica Latho), si ngadhnjim i së resë mbi të vjetrën, të vërtetës mbi gënjeshtrën. Dhe, në skenë defilojnë interpretët, mbi gjashtëdhjetë sish, me secilin hap të matur e të përpikët-me ato lëvizjet gracioze e plot gjallëri. Kështu, fillon dhe shtjellohet kjo pjesë baleti, me tematikë të larmishme e plot momente dramatike, ku dilemat thyhen ne fuqinë e së vërtetës. Ngjarja zjen fill rreth viteve 30, kur populli i malësive i shtypur dhe i shfrytëzuar nga bajraktarët dhe vegla e tyre feja, vuan në varfërinë më të madhe. Në një fshat të Malësisë, dy bajraktarë për ta nënshtruar Gjinin (të atin e Cucës së maleve) të pabindur para tyre, ia kurdisin një vjedhje. Për këtë i rrëfejnë priftit, i cili duhet t’i dëftojë popullit. Edhe prifti tani e akuzon Gjinin për vjedhje. Para popullit e qet thesin , për të qenë sa më bindës. Gjini i ndershëm e krenar, thua se u thotë malësorëve të vetë: „Kjo është poshtërsi; shikoni si po merret nderi ynë nëpër këmbë. Unë jam i varfër por nuk kam vjedhur”. Ndërhyn prifti, që prapa buzëqeshjes shenjtore fsheh mendimin e zi, me gishtin e tij i cili i dridhet, ia tregon Gjinit gurin e pendimit, në të cilin falen mëkatet. Por, Gjini refuzon këtë gjë. Shumica e malësorëve ia mbajnë krahun Gjinit, por mbeten edhe asi që ja kanë frikën fesë dhe bajraktarëve. Në ndërkohë Gjinit i lind një vajzë. Prifti i jep edhe një shans: Ose gurin e pendimit ose vajza nuk do të pagëzohet. Gjini është burrë i vendosur. E rrok të shoqen për krahu dhe largohet krenar, me vajzën e cila mbeti e papagëzuar. Ajo bëhet e pavdekshme me emrin Cuca e maleve. Vitet kalojnë. Menjëherë pas luftës, edhe në këtë fshat të Malësisë zbatohet reforma agrare. Populli është ngritur në festë. Të gjithë janë të gëzuar. Në kulmin e haresë dëgjohen kambanat e kishës. Dom Marku kërkon që të prish festën. Hyn në mesin e popullit me atë buzëqeshjen e tij ironike për t’i kujtuar ata se ai dhe zoti janë aty. E populli e vazhdon gëzimin. Në valle e takojmë Cucën, tani vajzë të rritur, të bukur dhe e lire me të vërtetë. Në një çast, Pali (i vëllai i Cucës) ndalet para gurit të pendimit. Heshtje. Fizi, shoku i Palit, i thërret të tjerët që ta hedhin gurin, këtë zgjedhë të krijuar nga feja. Më kot mundohet prifti t’i bind malësorët për këtë „mëkat”. Ata e hedhin gurin e pendimit në greminë dhe me gjithë zemër e vazhdojnë vallen e nisur, tani edhe më të lumtur. Gjersa Dom Marku me të dy bajraktarët bëjnë betimin se do të hakmerren kundër të gjithë atyre që do të ndjekin rrugën e së vërtetës. Cuca është komuniste. Ajo e ka kuptuar se kultura do ta nxjerrë popullin nga parafytyrimet. Në skenë bie një perde e bardhë e tejdukshme e pas së cilës Cuca si mësuesi para fëmijëve që ua mëson shkronjat. Ajo jo vetëm në parafytyrime, punon me gratë mëson shkrim-leximin e të tjera gjëra të dobishme. Armiqtë e shikojnë Cucën se është bërë pengesë serioze për realizimin e qëllimeve të tyre. I thurrin gjithfarë thashetheme, për ta poshtëruar Cucën e cila nuk jepet dot. Pali, vëllai i saj, ani pse është njeri përparimtar, nuk mund të durojë ato thashethemet, prandaj i ofenduar kërkon prej Cucës që të kthehet në shtëpi, por ajo nuk bindet. Edhe atë shtëpinë e saj të varfur e ka kthyer në shkollë. Thuajse fluturon nga gëzimi kur i sheh shoqet e saja se si e kanë mësuar germën A. Ato janë të lumtura dhe së bashku vallëzojnë. Pali nuk mund të mbetet i qetë. Vjen në shtëpi, i hedh në tokë ato libra, e prish atë që kishin shkruar gratë në dërrasën e zezë. Ai zihet keqas edhe me Cucën, e cila i mbledh libra e fletore dhe i shtrëngon fort në gji. Pamje e pyellit. I shohim banditët, bajraktarët e dikurshëm, e me ta edhe prifti i cili predikon për „paqen”, i cili nën vela - e mban edhe revolen e thikën. Ata ven dosin t’i shkruajnë një letër kërcënuese Cucës, e nëse nuk kthen rrugën - do ta vrasin. Prifti me ungjill në duar përhap vetëm helm. Ja sheh sherrin edhe shoqja më e mirë e Cucës, Drandeja në të cilën është pezmatur edhe at Zefi. Ai turret t’ia shkurtojë flokët Drandejes. Papritmas hyn Cuca dhe kur e sheh Zefin me gërshërë në duar, atje në terrin e një qoshes, i strukur prifti – atëherë Cuca e kupton çdo gjë. Ajo i shpjegon Zefit për letrën që ka marrë dhe kush ja ka dërguar. Zefi bindet se Dom Marku është njëri prej atyre kriminelëve. E dëbon priftin verdhuk nga shtëpia. Cuca e vazhdon rrugën e saj, atë të punës dhe mësimit. Fytyra i qesh kur i sheh që fëmijët e fshatit që kishin filluar jetën e re. Edhe i vëllai, Pali, që deri dje nuk e kishte kuptuar, tani e shohim se si nga ndrojtja të mos e sheh njeri, përpiqet të shkruajë germën A në dërrasën e zezë. Fundi është dramatik. Arrin kulminacionin kur në shtëpinë e Cucës vijnë kriminelët të cilët ia vrasin nënën, gjersa ate e lidhin, e torturojnë. I kap ftiga kur i lexojnë në dërrasë të zezë ato që kishte shkruar Cuca. Ajo ua lexon ato fjalë, ani pse me mimikë, thuase Zaica Haxho (në rolin e Cucës) do të shpërthejë me tërë zërin. Atyre u hyp gjaku në tru, nuk kanë çka tjetër veç se mundohen ta shtyjnë Cucën të fshijë ato germa në dërrasë të zezë. Ajo u kundërshton keqas. Dhe, lufton me ta deri sa e vrasin. Por, Cuca nuk vdes. Atje vjen populli dhe i lidhë kriminelët. Në mesin e tyre dallohet Dom Marku, i cili rrudhet e shtrydhet thuase do të dal nga lëkura e tij e të marrë rrugën e ikjes. Por, nuk mundet dot të bëjë kështu. Haku duhet larë. E vërteta ngadhënjen mbi të keqen. Cuca në popull thuase gjen fuqi të reja, hedh vallen e fitorës. Ngrihet dhe në mes të popullit e gjen të fshehur priftin, të cilit ia gris veladonin; nën te e nën kryq ia zbulon thikën. Është ky demaskim dhe fytyra e vërtetë e tradhtisë së priftit. Dhe, kend të dallosh më tepër në këtë pjesë baleti! Zaica Haxhon dhe lojën e saj aq të bukur e plot gjallëri, si interprete e madhe që po formohet? Apo të tjerët qe nuk mbeten pas të parës? Koreografinë e artistit të merituar A. Aliaj. Skenografinë e D. Nikës, pikturat e H. Devollit e mbi të gjitha, ndoshta, muzikën që i dha ngjyrën dhe forcën e madhe kësaj pjese - të orkestrës së Operës nën drejtimin e artistit të merituar Rifat Teqja...
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuShkodër: “Treni mendjemadh”
Të nesërmen morëm rrugën kah Kruja. Jo fort larg Tiranës, autobusi ynë ndalet për një çast. Kalon një tren para nesh dizel-lokomotiva i tërheq pas disa dhjetëra vagona lë rinj, ngjyrë të gjelbër. Është ky treni i shpejt që vjen nga Laçi për Tiranë. - Ky është „treni mendjemadh”. Këtë emër ia kanë dhënë Kavaja, pasi ai nuk ndalet aty, thotë si në mahi Tonin Harapi, kompozitor i njohur i cili atë ditë na shoqëronte. Kuptojmë se të gjithë trenat e udhëtarëve këtu, janë me lokomotiva të këtilla. Edhe trenat e shpejtë populli i quan „trena me ndjemëdhenj”. Shikimi më ndalet në arat e pamegja. Tokë pune edhe në kodrinat për rreth. Në to përthekohen si unaza rradhat e
ullinjve, hardhive që ngjiten deri në majë. Në një arë, atje matanë rrugës, fshatarët qelin gropa e në to lëshojnë fidanet e reja. Shi bie parreshtur. Ndalemi për pak kohë në lokalitetin Fushë-Krujë, aty te lapidari i heroinës Shota Galica, e cila vdiq këtu para dy dekada, si shumë kosovarë të tjerë, nga regjimi i Ahmet Zogut, të cilët i dërgonte në Fier, Lushnje e këtu, ku gjenin vdekjen nga malaria e sëmundjet e tjera. Jemi në Krujë, në këtë qytezë legjendare për të cilën aq shumë këngë janë thurur. Në vend lindjen e Skënderbeut, në gjirin e thellë të bjeshkëve të thepisura. Atje larg shihet Deti Adriatik e më afër fusha e Zidollit. Legjenda thotë: „jezit doll”, kështu e quajti këtë grykë e këtë fushë Mehmeti i Dytë, që do të thotë „grykë e djallit”. Aty i patën mbetur me mijëra ushtarë nga sulmi i befasishëm i Skënderbeut, kur erdhi në rrethimin e dytë të Krujës. Dhe, asnjë herë aty pari nuk kaloi këmba e turkut, kështu thotë legjenda. Në mesin e qytetit ngrihet monumenti i Skënderbeut, vepër e skulptorit shqiptar Janas Paço. Fotografi e gjallë! Gjergji me shpatë në dorë e mbi kalë thua se pret me padurim të ndeshet me hordhitë otomane, si dikur para qindra vjetësh. Pas tij ngrihen bjeshkët e thepisura, si mur, të cilat ia shtojnë bukurinë Krujës, këtij qyteti muze që flet për një periudhë të lavdishme historike të popullit shqiptar. Pak më larg është kështjella, me mure të larta. E në të Muzeu i Skënderbeut. Në Muze - një epope historike. Aty edhe përkrenarja e kryetrimit (origjinali) me shpatën e madhe (kopje). Në oborr qëndrojnë topat me gryka të gjata, prej tungji. Janë këta topa të turqve të cilët u munduan për njëzet e pesë vjet rresht ta mposhtin me kot Kështjellën. Pak më larg bustet e Vrana Kontit dhe Tanush Topisë. Kruja e re, ajo në po ndërtohet dhe ajo e vjetra, me Çarshinë e vjetër, me restorante, duqane zejtarësh, me rrugë të ngushta e me kalldrëm,si dikur. Në këtë pjesë të qytetit u ndalëm dhe pimë kafe, në atë ambient të vjetër shqiptar. Anemanë Krujës shpërndahet kënga nga altoparlantët këngët e Festivalit që një ditë më parë kishte përfunduar...
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuNë Durrës - qytetin muze... 
Durrësi, qytet i vjetër e me një histori të bollshme. Atë lashtësinë e tij e kuptojmë më së miri në Muzeun arkeolog]ik. Shpjegimet na i jep historjanja e re, Hovake Hoxholli. Në Muzeun arkeologjik të Durrësit janë të ekspozuara dhe mirë të ruajtura gravura, vizatime, shtylla, pllaka e shumë të tjera materiale interesante që flasin më së miri mbi lashtësinë e ilirëve dhe historinë e tyre gjatë shekujve. Nëpër vitrina prej qelqi janë të vendosura armët ilire të shekullit III-II para epokës sonë, enë prej qelqi (shek. I p.e.s.), enë e stilit apul - kohë e Zeusit (shek. III i epokës sonë), reliev - luftim në
mes dy gladiatorëve (shek. I i epokës sonë) e stoli të grave ilire e shumë unikate të tjera të vlefshme. Shoqja Hovake pasi e kuptoi dëshirën tonë që të bëjmë ca fotografi, vetëm buzëqeshi dhe shtoi: -Po si jo. Fotografoni çka të doni! Mësojmë: Ekzistimi i Durrësit daton që nga viti 627 para epokës sonë, para se të vinin kolonët grekë. Aso kohe njihej me emrin Dyrrakium. Për Durrësin ka bërë fjalë edhe historiani - shkruesi grek i shekullit II të epokës sonë, Apioni. Më vonë edhe Stefan Bizantini i shekullit VI të epokës sonë. Sipas tyre thuhet se mbreti barbar Epidamni kishte ngritur një qytet të cilin e kishte quajtur me emrin e tij. Më vonë vjen i nipi i tîi Dyrraku i cili e ndërtoi një skele të cilën e quajti Dyrrakiôn. Durrësin e asaj kohe e kanë zënë ngojet edhe filozofët e njohur grek si Aristoteli e Ptolemeu. Për lashtësinë e këtij qyteti dëshmon më së miri edhe Amfiteatri i Ardianit, të cilin e zbuluan arkeologët shqiptarë para katër vjetësh. Deri më tani janë kryer gjysma e punimeve. Për pesë vjetët e tjera do të revitalizohet e rikonstruktohet si dikur kur i zente më se tridhjetë mijë spektatorë, në arenën e të cilit bënin luftë të madhe gladiatorët... Në ballë të sheshit më të madh të Durrësit është Teatri „Aleksandër Moisiu”, që ia shton hijeshinë kësaj pjese të qytetit. Aty ishim, por, atë pasdite kishte pushim. Në shkallët, para hyrjes, takojmë fëmijë – e ndoshta dikush prej tyre do të bëhet zulmmadh, si dikur Aleksandër Moisiu që për dhjetëra vjet i pat mahnitur shikuesit anembanë Evropës, në skenat më të njohura të asaj kohe. Autobusin me të cilin ishim ne, e rrethojnë kureshtarë, të cilët lirisht bisedojnë me ne. Do prej tyre pyesin për të vetët, përshembëll në Pejë e gjetkë. Mua mu afrua një burrë bukur në moshë, ma shtriu dorën dhe me gazin ndër buzë më tha: - Unë jam Xaja e Sadikagës. Kur të shkosh në Gjakovë, mi përshëndet të mit atje, e u thua se djalin e kam martuar sivjet. E kemi bërë një dasmë të mirë, një gëzim të madh...Dhe, derdhim lot përmallimi Kur autobusi niset, pas nesh mbetet truqi i njerëzve duke na përshëndetur me duar, e i humbim nga shikimi kur marrim kthesën e parë.... TAKIMI ME KOMPOZITORIN: Në Durrës u ndalem dhe e takuam kompozitorin e njohur Pjetër Dungun. E gjetëm në apartamentin e tij të rregulluar për bukuri. Kishte një dhomë pune e në një skaj edhe një piano. Është plakur, por ende vital e i gjallë në bisedë. Interesohet për muzikën që po krijohet në Kosovë. Për Nexhmije Pagarushën tha se e dëgjon këngën dhe e çmon zërin e ëmbël të saj. -I thuani Nexhmijes, se ajo është këngëtare e madhe. Mundet të këndojë edhe më mirë..., na tha Dungu. U largum nga Durrësi se mbrëmja po afrohej. Në orën 18 duhej të ishim në Pallatin e kulturës në Tiranë, për të përcjellë natën e dytë të „Festivalit të 9-të Këngës në Radiotelevizion”...
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20Vu“Fletërrufetë” dhe “heronjtë e punës”... 
Me autobusin e „Albturistit” shpejtojmë rrugëve të gjera e të asfaltuara nëpër paralagjet e Tiranës. Pikërisht në orën njëmbëdhjetë para dite duhej të ishim në Uzinën ,.Traktori”, në njërën prej qendrave më të mëdha e më rëndësishme industriale të kryeqytetit të Shqipërisë. Në hyrje takohemi me një të ri, i cili na priti dhe na shoqëroi gjatë dy orëve sa i kaluam këtu duke na dhënë shpjegime të shumta, për ato që neve na interesonin. Në e parë mendova se është punëtor i zakonshëm. I veshur modest, me “kombinoqe” të punës ku në xhepin e sipërm i shkruante vetëm Uzina „Traktori”. Vasili, ishte brigadier në njërën prej reparteve të këtushme. Më vonë kuptojmë se Vasili
është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës. Vizitën e fillojmë në repartin e kovaçhanës. Kemi të nxehtë, e zabullima sa vjen e shtohej nga farkat-makina të mëdha, ku hekuri i skuqur copëtohej, ngjishej dhe merrte formën e dëshiruar - në duart e forta të kovaçëve, të cilët me fytyra të mërdhezura, ishin bërë sy e veshë. Një gabim sado i vogël e një copë hekuri do të shtypej më tepër se sa duhej, e gabime të tilla nuk duhet të ngjajnë, na thotë Vasili. Mbi një prej këtyre shumë farkave qëndronte varur lart një flamur në formë trekëndëshi ku shkruante „Individi më i dalluar”. Punëtori pranë flamurit vetëm na fali buzëqeshjen dhe vazhdoi. Gjatë pesë vjetëve me kujdesin e tij të shtuar, makina ku punonte ai nuk ka pasur asnjë riparim dhe nuk ka ngjarë të prishet. Kalojmë në repartin më të madh të uzinës „Traktori”. Aty prodhohen shumica e pjesëve të traktorëve. Disa qindra pjesë. Në këtë sallë të madhe, të gjerë me gjithfarë llojesh të makinave. Ato ishin të reja, e pranë tyre duart e shkathëta të punëtorëve. Shumica e punëtorëve në këtë Uzinë ishin të rinj. Djem e vasha nga Tirana por edhe nga qytetet e tjera, të cilët pasi që e kanë kryer shkollën profesionale (të mesmen shumica), janë këtu punëtorë të zakonshëm. Vasili na e shpjegon procesin e punës. Ne vetëm dëgjojmë e herë pas here ia bëjmë ndonjë pyetje. Prapa meje dy të reja gjejnë kohë të bisedojnë shkurtazi: -Çfarë gjuhe po flasin musa firët e sotëm? -Shqip mori, shqip, më duket. Pak më ndryshe se ne. Një gegërishte sikur të ishin nga veriu, nga Shkodra,- ia kthen shoqja. -Qenkan nga Kosova, u afrohet njëra që ishte matanë makinës. Hypim shkallëve dykatëshe e atje poshtë punëtorë e punëtore me kombinoqe të kaltra - pranë makinave ngjyre të gjelbër. Vazhdojmë vizitën nëpër punëtoritë e tjera, në atë ku bë het modelimi i pjesëve të ndryshme të traktorëve. Edhe këtu shumica janë femra. Të kujdesshme, ato punojnë modele prej materiali qeramikë e të ngjashëm me këtë, e që më vonë në to derdhet hekuri i shkrirë. Janë edhe do çupëza. Ato ishin nxënëse të Teknikumit, të cilat për çdo dite i kalojnë këtu nga tri orë në punë praktike. - Pranë Uzinës sonë punon edhe Shkolla e mesme për punëtorët tanë, na thotë Vasili. Aty mësojnë ata punëtorë të cilët nuk e kanë të kryer shkollën e mesme, por pa shkëputje nga puna. Dhe, jo vetëm kaq. Kemi këtu edhe Degën e Fakultetit të teknikës mekanike e në vitin tjetër do ta hapim edhe një tjetër degë - vetëm për nevojat e Uzinës sonë. Vargohen laboratoriumet matëse e sprovuese. Aty ka makina gjithfare elektronike. Shpjegimet na i jep një grua e re, për të cilën më vonë kuptuam se ishte inxhiniere e elektroteknikës. „Çdo pjesë e prodhuar nëpër reparte, doemos e sjellim këtu, e masim mirë e mirë. Nuk lejojmë gabime, sado të vogla që janë. Këtu kryhen matjet deri në një mikron”, janë fjalët e inxhinieres së re, e cila pa fije përtese na i demonstron do nga matjet. Inxhinierët nuk kishin zyre të veçanta. As përgjegjësit. Të pa- rët dhe të dytët ishin në mesin e punëtorëve. Brigadierë, që nuk Të japin vetëm këshilla e udhëzime, por edhe prodhojnë, ndreqin defektet e rastit nëpër makina. “Ka lëshime të vogla në punën tonë, këtu në Uzinë. Përpiqemi që të mos i përsërisim. E qortojmë njëri tjetrin, ashtu haptas, nëpër mbledhjet tona të sindikatës por edhe nëpër fletërrufetë. Pas kritikës vjen autokritika, e cila është e sinqertë, pa nervozizëm e ai që ka bërë lëshime në punë duhet të zotohet se do të përpiqet të korrigjojë veten. Pas kritikës e autokritikës vjen “transformimi”, që është rezultat i këtyre dy të parave”, na shpjegon Vasili! “Nuk do të thotë të mos kemi gabime, por njeriu ynë duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të transformohet, se lëshimet e tija nuk janë e nuk shkojnë vetëm në dëm të tij, por janë të të gjithë neve, shton Vasili, inxhinier i Uzinës „Traktori”. Fletërrufetë i pashë së pari në repartet e kësaj Uzine. Ato kishin një vend të caktuar nëpër mure. Shkruhen me dorë, me tush e me ngjyrë, e kritikojnë individët edhe grupet, ata punëtorë që harrojnë vigjilencën në punë. U ndala para njërës nga fletërrufetë. Aty shkruan: „Shokët e shoqet (pasojnë emrat e tyre) të cilët megjithëse lajmërohen se ditën e diel kishte aksion me “goditje të përqendruar”, këta shokë e shoqe nuk kanë ardhur duke nxjerrë justifikime të kota. Këta të rinj duhet ta kuptojnë drejt fjalën aksion...” e të tjera fjalë në atë fletërrufe. Por, krahas fletërrufeve ishin edhe ato të tjerat, që lavdërojnë punëtorët e zellshëm, ata që dallohen. Shkruhet se për çka dallohen, fjalë më të mira për ta e aty afër fotografia e tyre. Portrete të vogla, por kam parë edhe asi bukur të mëdha. Në njërën prej këtyre portreteve shkruante: „Brigadierja në prodhim, Muzejene Spahiu, bën mirë organizimin e vogël të punës, shfrytëzon maksimumin e kohës së punës”. Krahas saj, do fjalë të ngjashme i lexojmë edhe për tornitoren e re Afërdita Silen, për Bashkim Artanin e të tjerë. Këto portrete, na thanë se ndërrohen. Në vend të tyre vijnë ata që dallohen. - Kemi pasur shumë të tillë gjatë 5-vjeçarit të IV-të. Ata kanë qenë e do të shërbejnë si shembull i të tjerëve. Besojmë se edhe më shumë do të kemi tani kur po shkelim në 5-vjeçarin e V-të , - na shpjegon shoqëruesi ynë, inxhi. Vasili. Uzina „Traktori” ka edhe dy heronj të punës socialiste. Fotografitë e tyre të mëdha një metër, qëndrojnë në hyrje të repartit ku punojnë. Njëri prej tyre ishte Baki Bakolli, i cili ka bërë racionalizime të mëdha në një proces të prodhimit. Ai ishte punëtor i zakonshëm, por që nga mendja e tij i fali Uzinës një proces më të shkurtër të punës. Baki Bakollin nuk e takuam pasi atë ditë ishte në turnin e dytë. Jemi në oborrin e Uzinës. Ishte kohë e drekës dhe e pushimit. Grupegrupe dalin me fytyra në gaz punëtorët e punëtoret, djemtë e vashat e si një ushtri në miniaturë me kombinoqe të kaltra, vërshojnë atyre rrugëve të ngushta e të asfaltuara të oborrit të Uzinës, ku ende kishte gjelbërim e lule, anipse dimri afrohej. Pastria e pashoqe ku kishin zënë vend koshat për mbeturina. Kthen në çdo anë - mbishkrime gjithëfarë. Të mëdha e të vogla. Në njërën shkruan: „Në punë dhe nëpërmjet të punës edukohet njeriu i ri”. Pasojnë të tjerat: „Të punojmë, të veprojmë, të mendojmë - si revolucionarë”, „Vitin ‘71 ta shndërrojmë në vit fitoresh të reja” e të tjera. Nga altoparlantët dëgjohet zëri i spikerit, i cili lexon lajmërimet e asaj dite. Ai pas kësaj i lexon emrat e punëtorëve më të dalluar të ditës që ka shkuar. “Kështu, na thotë Vasili, është çdo ditë. E kemi radiostacionin tonë lokal. Në ndarje, kur po largoheshim nga Uzina „Traktori”, na përcjellin tingujt e muzikës. Ajo kënga që ja fillon „... shoqen ku e kam...”
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuShqipëri: Ku janë dhe ç’bëjnë tani profetët? 
Në Shkodër e vizituam edhe Pallatin e sporteve. Atë mbrëmje sportistët e rinj bënin ushtrime. Ishin djem faqekuq e të zhvilluar mirë. Në sallën tjetër stërvitin ata që ngrehin pesha. Me ta është trajneri i cili i këshillon, i udhëzon, ua mëson rregullat se si më lehtë mund të ngrihet pesha e rëndë 40, 50, 60 kilogramë. Janë të gjithë nxënës të shkollave të mesme të Shkodrës. E kur ushtrimet e parapara të asaj nate dhjetori morën fund, ata me fytyra të mërdhezura e të djersitur, pa bërë zhurmë, dalin nga salla. Na përshëndesin me buzë në gaz. Ne vazhdojmë të vizitojmë edhe sallat e tjera të këtij Pallati. Ndizen reflektorët e mëdhenj. Jemi tani në sallën më të madhe, e cila mund
t’i pranojë gati tre mijë shikues, në karriget (secila me numër) e të renditura në dhjetëra radhë në të katër anët e sallës. Poshtë dyshemeja shkëlqen si pasqyrë e në dy skajet koshat e basketbollit të vendosur në pllaka qelqi. Tavani i lartë mbi njëzet metra, i gastartë e i ngjyrosur me gjithfarë ngjyrash. Dikush i rrah shuplakët ashtu spontanisht, e zëri shpërndahet e rritet. Është kjo sallë akustike... -Dikur këtu i janë lutur zotit; kanë bërë meshë çdo të diele e për festa fetare, në emër të Krishtit që t’ua jep të mbarën, që „t’ua falë gjynahet e kësaj jete”. Atje ku tani është koshi i basketbollit, dikur profetërit më në zë të Shkodrës i derdhnin fjalët më të zjarrta nga „librat e shenjta” dhe jo vetëm nga ato. Tani, kur nëpër atë kosh sa herë përbirohet topi, jehon salla nga duartrokitjet të cilat japin një melodi në vete, kumbuese – ngadhënjim i së resë mbi të vjetrën. Janë këto fjalët e drejtorit të Pallatit të sporteve në Shkodër. Ai na njofton se këtë kishë katolike e kanë riparuar në vitin 1967. Tani, në vend të tingëllimave shurdhuese të kambanave (të cilat nuk janë më) jehon zëri i sportistëve dhe dashamirëve të tyre. Deri më sot nuk na „vrau” Zoti, e as kurrfarë „proteste” nga qielli nuk na ka arritur. Bile tani sportistëve tanë po u shkon më mbarë; në këtë sallë të re po korrin fitore pas fitoreje, - vazhdon fjalën e vetë drejtori i Pallatit, duke u mahitur. Edhe një kishë, të madhe gati sa kjo, shkodranët e kanë riparuar e shndërruar në kinema, e dhënë ia kanë emirin „Punëtori”. * * * Kanë kaluar tri vjet qysh se në Shqipëri religjionit i hyri „uji nën këmbë”, e luhati dhe e prajti përgjithmonë. Atë që i përcolli shekuj me radhë; perdja e predikimeve fetare - që të besojnë në kotësi. E prej atëherë shumë xhamia e kisha anembanë këtij vendi u shndërruan në shtëpi kulture, në shtëpi për pleq, kinema dhe salla të sportit. Të tjerat, ato më të vjetrat, me rëndë si historike, gjenden nën mbrojtjen e shtetit siç është përshembull xhamia në mes të Tiranës, përballë Pallatit të kulturës. Ato më të voglat (xhamia e kisha), i rrëzuan rrafsh me tokën e mbi ato troje u ngritën ndërtesa banimi, parqe të gjelbruara e lule. “Këtë aksion të madh e filloi rinia dhe ajo e pati në duart e saja. Ajo e thoshte fjalën vendimtare. Në Mirditë e rrënuan një kishë të madhe, nga mëllefi që të mos shohin më kryqa e as hënë e yll”... Kështu na njoftojnë shoqëruesit - gazetarë në Tiranë. Si e pritën më të vjetrit këtë gjë? “ Në fillim pak u erdhi keq, po dihet. Është vështirë të shkulësh me rrënjë nga zemrat e tyre xhamitë e kishat, me të cilat ata janë rritur. Por, më vonë grupe-grupe e gjithnjë më shumë pleqtë shkruan letra të hapura „se tani e kemi të qartë sa keqas jemi rrejtur e mashtruar në besime të kota duke u mbajtur në erë”.... Nuk e përjashtojmë mundësinë se gjenden të atillë që ende besojnë! Por, në një gjë jemi të sigurt: breznitë e reja që do të vijnë nuk do të jenë të lidhura me objektet (fetare) e tërë besimin do ta kthejnë në forcën e muskujve dhe të mendjes së tyre. Për ta xhamitë e kishat do të jenë si shenj kujtimi hiq i mirë - për religjionin që na përcolli shekuj me radhë”... Kështu shpreh mendimin e tij shkrimtari i shquar, Dritëro Agolli, në një bisedë spontane lidhur me këtë çështje të tyre. Po ç’ndodhi, ku janë e ç’bëjnë tani profetët? Kuptuam: shumica prej tyre janë nëpunës administratorë (arkëtarë) e në profesione të ngjashme me këto. Por, edhe të atillë që punojnë nëpër kooperativa, pa si janë kthyer në vendlindjet e tyre. Thonë se “kungimin e kryqin, Kuranin e „duatë” i kanë zëvendësuar me lapsa e makina llogaritëse, por edhe me kazmë dhe lopatë. Lutjet dhe ritet fetare - me zotime të reja në punë, në prodhim”... Shtojnë se i janë kthyer “jetës reale”. Janë martuar shumica prej tyre (që dikur ua ndalonte feja) e tani kanë edhe fëmijë. Këtë rrugë po e ndjekin edhe të tjerët... Ngadalë, në Shqipëri po shembet ai „muri” që i ndante myslimanët prej të krishterëve. Në tri vjetët e fundit martesat në mes tyre po rriten...
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuTe një varr i harruar ... 
Disa pëllëmbë toke në Zym të Hasit e bëjnë varrin e shkrimtarit tonë Shtjefën Gjeçovi! Atje pushojnë eshtrat e tija me vite të tëra: edhe në këto ditë dïmëri mbi varr të të cilit (ndoshta) po palohet bora e parë. Mbi atë varr i cili nuk dallon prej të tjerëve për rreth. As nuk është i rrethuar e as nuk ka ndonjë rrasë mermeri mbi të cilën do të zënin vend do fjalë për te - se ishte shkrimtar, se na deshi, se e duam ... Ai varr që po shkatërrohet dita- ditës, po bëhet rrafsh me tokën e një ditë kemi druajtje se mos do të fshihet nga faqja e dheut. Ne e duam, u muar vesh, Gjeçovin. Na i la si kuj tim se ishte, shumë
fjalë të vlefshme, të cilat i mësojmë edhe në shkollë. Do shkolla e grupe letrare e mbajnë emrin e tij. Këto dihen. Kjo është një punë e mirë. Por, nuk dihet se pse mbeti ai varr i shkretë atje, në atë shpat - si për gjynah!? E sa herë kemi thënë: T’IA NGRISIM NJË VARR TË MIRË, ASI ÇFARË DUHET, SIÇ E KA MERITUAR. Thirrjet, na vijnë keq kur konstatojmë se mbetën vetëm si të tilla e asgjë tjetër. Të hulumtosh për arsyetimet, prapëseprapë del - ishim të pakujdesshëm me siguri. Dhe, me të vërtetë - sa e duam ne sot Shtjefën Gjeçovin? 2. ULPIANA, vendbanim i lashtë ilir në Prishtinën e sotme. Ka bukur do vite që patën filluar rrëmihjet dhe kërkimet shkencore e këtë monument të rrallë kulturor e të rëndësishëm historik, ta ndriçojmë. E mirë ishte e nismja e Entit krahinor për mbrojtjen e monumenteve kulturale dhe historike. Ka disa vite që ky institucion paraqet një projekt për rikonstruimin e Ulpianës. Kërkojnë afër gjysmë miliard dinarë të vjetër për një gjë të këtillë! Dhe, nuk dihet pse zhagitet kërkesa e tyre, andej- këtej e deri sot nuk u bë një hap më përpara. „Dhëmbi i kohës” po punon në atë të veten. Jo vetëm ai... Edhe kësaj po i themi pakujdesi. E çka tjetër? I ka kjo trevë edhe do të tjera monumente kulturore e historike të së kaluarës së largët e më të afërt, për të cilat pak dijmë, për të mos thënë asgjë. Do të mbesin nën tokë e diku më thellë, nëse nuk i gjen një dorë e arkeologut. Do mbesin (kemi frikën) vetëm monumente të harruara nëse nuk bisedojmë se në ç’mënyrë ta zgjerojmë ngushtinë e dinarit të kulturës sonë. Si në shumë vise të vendit, pse të mos veprojnë edhe entet tona e ndihmesë do të duhej të jepnin organizatat ekonomike - t’i shndërrojmë anët për rreth monumenteve në vende historike e turistike? Dikur latinët thonin: „Nëse do të dijësh për shkallën e zhvillimit kulturor të një populli - shikoja varret ...” Ose: Vallë, ku jemi na - sipas kësaj thënie?!
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuDëshirat e zëna pick... 
(Dialog i imagjinuar me 75 vajza fshatare të komunës së Gjakovës, të cilat sivjet e kryen shkollën fillore, por që nuk janë më nxënëse.) NDOSHTA NUK PO E NDIENI zërin tonë të shtjerrë, të frikësuar që del i përzier me dënesje të mëshehta. Të një fjale jemi e një hall të përbashkët e kemi: si t’ia bëjmë me këto pranga të padukshme të cilat për ditë e më shumë po na e rëndojnë zemrën? Ju mundeni vetëm t’i paramendoni se si duken këto pranga, por nuk e dini si të shitojnë, si ta ndajnë rritën. Nuk kemi forcë e aq guxim të ngrisim grushtat tonë - e t’i thyejmë xhamat e dritareve pas të cilave janë ditët e bardha, drita e diturisë - SHKOLLA. Ajo dritë që aq shumë e
deshëm, por DIKUSH na rrëmbeu, na largoi prej saj nga frika se do të na verbojë -„çika të dala menç e të delendrisura”. Atë dritë kah e cila na kanë mbetur shikimet e tretura, duart e shtrira, të mbetura shtang - si dikur kur vraponin livadheve e grunajave pas fluturave të bardha të cilat iknin atje kah bjeshka... Ata që ua qitën dorën përpara, ishin baballarët e vëllezërit tuaj - më të dashurit e zemrës, apo jo? Si nuk patët guxim t’ua thoni troç të gjitha këto? E keni pasur lehtë pasi në mesin e tyre i njoh do mësues, intelektualë (i thonë vetit!), të cilët aq fjalë të zjarrta derdhin nëpër mbledhje, kur diskutohet për emancipimin e femrës shqiptare: „Po, shokë, po - vajzat tona, motrat tona duhet t’i dërgojmë në shkollë!” Por, ata në shtëpi janë krejt tjerë. Gufojnë, shpërthejnë shpirtërat e tyre idhnakë, si të gjyshërve tonë, kur u themi që të na kuptojnë, të na ndihmojnë. Çele gur gojën - kur atyre ju skuqen syt... „A nuk të janë mjaft tetë vjet? Rri aty se mirë je! Ndihmoi nënës në punët e shtëpisë - kështu më thotë vëllai i zemrës. Jo, nuk është shkolla për ty! Shi sa je rritur, he ty të plaçin sytë, se po don t’ia qesësh faqen e zezë këtij konaku?!” - kështu më thotë babëloku im i dashur, babëloku im i mirë. Si t’ua kthejmë fjalën? Tani nuk po dimë se cila është dashuria e vërtetë prindore. Jemi ndarë në dysh (gati secila prej nesh: Të pajtohemi me rrugën e jetës sonë të cilën na e caktoi dikush tjetër e ashtu të mbetemi me dëshira të zëna pick në zemër. Të pajtohemi se lirinë duhet ta shijojmë të copëtuar nëpër grilat e dritareve të qilërit të vajzënisë, ku i njehim ditët kur do te na bëjnë nuse - të shkojmë për ata që kurrë nuk i kemi parë... Apo: Të lidhim besë - si një të jemi shumë të vendosura që t’u japim fund vuajtjeve tona. Të ikim prej shtëpive, as pa lamtumirë e t’i thyejmë prangat aq të rëndë (të së kalua- rës) - atje është SHKOLLA, mësimi, jeta jonë e re. E kur pas ca vjetëve do të kthehemi sërish nëpër fshatrat tona si mësuese të popullit, ata që dikur na kanë mallkuar e për ne kanë thënë „qe, këto janë ato të pafytyrat”, ndoshta do ta ndërrojnë bindjen për ne... Do ta ndërrojnë bindjen edhe përgjegjësit e komunës të cilët (ndoshta) s’dinë gjë për ne.
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuJepni për shkollën!
Atëherë është biseduar se kushtet ne të cilat po punojnë shumica e shkollave fillore, këtu, në Kosovë, nuk janë hiç të mira. Janë do të dhëna që të bindin në këtë, të cilat si të tilla të mbushin mendjen që të kalosh prej fjalës në vepër e këtij aksioni sa me vend aq edhe human t’i jepet krahu i së mbarës në mënyrë që të niset rrugës së dëshiruar. Po i shënojmë vetëm ca të dhëna, që do ta ilustrojnë deri diku gjendjen e tanishme në shkollat tona: - vetëm O, 63 m1 i takon nxënësit tonë nga sipërfaqja që është nën kulm të shkollës (lexo: ky nu- mër në ca vende bie edhe në 0,30 m1), gjersa normat peaagogjike
thonë se ky duhet të jetë 2 m2. - afër 30 për qind të godinave Shkollore janë aq të papërshtatshme për Jt’u zhvilluar mësimi në kushte normale. - në Kosovë numri i atyre që kapin abetaren (për çdo vit) është 8-10.000 sish. por një pjesë prej tyre mbesin te shtëpia (për ta shtuar numrin e analfabetë ve. E jo me fajin e tyre por pse mungon lokali i mjaftueshëm i shkollave tona. - nuk janë të rralla rastet kur në ca shkolla (ato të qytetit) mësimi zhvillohet edhe në tri e katër (!) ndërrime gjersa orët cungohen, dashur e padashur, edhe në tridhjetë minuta ... - shumë shkolla nëpër fshatra janë aq të shkapërderdhura sa që fëmijëve që kanë vullnetin nuk u mbe tet tjetër pos të kalojnë rrugë edhe njëzet kilometra e mos më shumë. Sipas parallogarive, për një hap konkret e bukur të mirë kah përmirësimi i gjendjes së tanishme, duhen afër 12 miliardë dinarë të vjetër. Gurrë e këtyre mjeteve do të jetë aksioni, tanimë i njohur me emrin HUAJA POPULLORE PËR SHKOLLA, aksion ky që do të fillojë me një tetor e për të përfunduar më 31 dhjetor të këtij viti. Iniciatore dhe organizatore kryesore është LSPP të Kosovës, e cila me dëshira dhe ambicie është zotuar që ketë aksion ta çojë gjer në fund. Nëpër komuna e gjetkë komisionet dhe celulat e formuara enkas për informim të masës, ia kanë filluar punës e ato që zhagitën duhet t’ia nisin sa më parë. Ndihmesën e saj duhet ta japë edhe Lidhja e Rinisë, për të mos thënë se ajo duhet të jetë edhe në ballë të këtij aksioni. T’i çelim zemrat tona dhe qeset! Ose, t’i përvjelim duart e t’i rrekemi punës aty ku na thërret ajo! Në mënyrë që bijve tanë e bijave tana - t’ua ndezim qiriun e diturisë për të ecur vetëm përpara... (ZËRI, 1970)
http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuKu është dora e pajtimit?
Në trevat tona çdo vit vrasjet, që rrjedhë e kanë gjakëmarrjen, gjithnjë po shtohen. Nis në vitin 1965 ky numër është 41, më 1966- 64 më 1967- 71 e më 1968 — 89, gjersa vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë bërë 25 vrasje...! Nga këto po shtohet edhe numri i familjeve që gjënden në të ashtuquajturin „burg shtëpiak”. Vjet 60 sosh në Kosovë me më se 870 anëtarë nuk eiixojnë të shkelin as prakun e shtëpisë. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, asi të moshës jomadhorc, asi që nuk guxojnë të shkojnë në shkollë... * * * Për ZENELIN kam pasë shkruajtur edhe para ca vitesh. Ju nuk e njihni atë, por mjafton të dini se atë e ka vrarë koha... Dhe, jo veiëm atë. Si ai ka
euiïe tjerë. Ka qenë mësues në njeren shkollë fillore, atje në zemër të Rrafshit të Duka- gjinit. Përherë me gaz në buzë e plot shend e verë vinte së bashku me nxënësit e fshatit, atyreve shtigjeve rrënzë bregoreve, ku diku si fëmijë i kishte kullotur delet, këngë të përmallshme kishte kënduar e zëri i fyellit pëihapur ishte në të katër anët e malit - sa lakmi ia kishin shokët. Për mësuesin e tyre të vyeshëm, vetëm fjalë të mira flitnin shokët, fshatarët e veçanërisht nxënësit me të cilët ndau gëzimin dhe hidhërimin që pati. Ata i deshi më shumë se vetëveten e zemra i bëhej mal kur ishte në mesin e tyre... Kështu një ditë krisi ajo pushka e kobit, e cila dërgoi një jetë në pakthim të përherëshëm, futoi në të zeza një shtëpi robësh e një tjetër e mbylli në „burg shtëpiak” ... Më vonë fjala mon dhenë, se mixha i Zenelit kishte vrarë fqiun e vet, si tho- het ashtu për një fjalë goje. E më kot e pritën shokët atë ditë Zenelin. U çoi fjalë se pa marrë besë, nuk do të mund të vijë. Më kot e priten mësuesin e tyre të dashur, fëmijtë, të cilët nga kurreshtja dhe dashuria për të, kanë pyetur njëri tjet rin: - Çka u vonua sot mësuesi Zenel ? -Çfarë e lige e ka gjetur? A mos është sëmurë? Por, përgjegjen nuk e morren dot. Edhe sikur t’ua thonte kush, ata nuk do ta kuptonin ose nuk do të dëshironin ta kuptonin dhe ta dinin si të tillë. Dihet vetëm se atë ditë ata çunakë me abetare ndër duar kishin mbetur në pritje, që të vie mësuesi i tyre i dashur e t’ua mësojë shkronjën L, atë shkronjë dhe emrin LULE si LIRI... Kanë kaluar tani dy vite. Zeneli me të gjithë robët e shtëpisë janë të mbyllur e dalin herë pas here, vetëm atëhere kur ai që kërkon gjakun - u jep besë... Sa të rënda janë këto ditë për djaloshin sykaltërt, nuk mund të thohen as me fjalë, se ajo do të trathtojë. Më duket se po e shoh se si edhe këto ditë shtatori, kur vjeshta me shira ia ka shletisur edhe në këto anë, Zeneli me zemër të plandosur e sy të irnosur për çdo mëngjez i afrohet dritares e nga kulla trekatshe hjedh shikimin në rru- gë, atje ku është liria, të cilen ia mori koha, ato zakonet tona të prapambetura që trashiguar i kemi nga stërgjyshërit tonë... Vetëm zemra e tij e din më së miri; ajo që digjet si eshka kur i sheh nxënësit e vet se si me libra ndër duar ngarendin kah shkolla; ata të cilët tani janë për dy vjet më të mëdhenj... E kur ndonjëri prej tyre ndalet e shikon kah kulla e mësuesit, atëhere Zeneli e ka më së vështiri. Ai shikim thuase në gjuhën e heshtjes i thotë: -Eja, shok mësues! Mos u frigo, se qebesa ne do të ruajmë poqese është ne- voja! Eja, se aq shumë jemi përmalluar për ty... Të lozim valle e këngë të bu- ku” dhe na mëso si dikur... ! Dhe, zgjohet peshë zemra e Zenelit, por edhe ndërdia e tij e cila i thotë: -Sa i lig që je! Dil e jepju fund këtyre vuajtjeve. Edhe poqë se të vrasin s’prish punë, pasi i shpëton një shtëpi robë nga ky burg! Shtërngon dhëmbët e grushtat, dhe posa bëhet gati të dalë në 1 i r i e t’u bashkohet nxënësve të vet, një Zenel tjetër ia prêt: -Mos, he ty të plaçin sytë! Po a nuk e din se me vrasjen tënde çdo gjë nuk do të marrë fund? Se vdekja yte do të kushtojë shumë shtrenjtë. Ndofta dy konaqe do te sosen e do të mbeten pa askë në votër... Jo, jo! Kij durim se do të vijë ajo ditë e bardhë! Ajo ditë që ka për të sjellë atë që sa kohë jeni duke e pritur DORËN E PAJTIMIT... E kur do të vijë aio ditë, Zeneli nuk e di. Por, dilema të tilla e përcjellin çdo ditë, pasi kjo soj jete i është bërë e mërzitshme... Shumë netë të pafjetura, e edhe atëhere kur kotesh - në ëndërr të vijnë njerëz të përgjakur, të vdekur, skelete e vrushkuj gjaku që ecin si diç e gjallë... Zgjohesh trembshëm dhe i afrohesh dritares... dëgjon gjelat e mëngjezit që paralajmërojnë nië ditë të re, një asi që do t’i gjasojë asaj që ka shkuar... (ZERI, 1969)
“Më thanë, shkruaj vetëm serbisht!”

Vëndi: Në njerën nga zyret e Drejtoratit të shërbimeve shoqërore në Viti. Aktorë: Ismet Kurteshi, kryetar i Konferencës komunale të LR dhe nëpunësja, RIFADIJE MUSLIU. Ismeti pohon, se atë ditë kishte pas kthyer këtu, ashtu spontanisht, të bëjë një vërejtje o sygjerim - pa të keq, në mënyrë shoqërore. Paska kërkuar arsyen e vërtetë, pse thirrjet që ishin dèrguar në terren, ishin të shkuar vetëm në gjuhën serbokroate. Por, prej nëpunëses
paska pasë marrë këtë përgjigje të shkurtër: - Anipse edhe unë kam insistuar që ato të shkruhen në të dyja gjuhët, referentja më ka thënë, se kjo është një formalitet e se unë duhet të vazhdojë „me të vjetrën”- të shkruaj vetëm në gjuhën serbokroate... Si thotë populli „pyka e rreh pykën”, kështu edhe vërejtja e Ismetit i paska rënë në vesh referentes MILENA QOSIQ. Ajo, pa vonuar shumë, ia paska pasë transmetuar atë(„vërejtjen”) kryetarit të Kuvendit Komunal,Milaim Bajramit. Çdo gjë kishte për të marrë fund „pa u bë e madhe”, sikur Milena të mos i kishte lakuar fjalët e Ismetit, flexo: gjoja se Ismeti paska thënë: „Unë nuk e dërgoj djalin për vaksinë pasi thirrja qenka shkruar në gjuhën serbokroate...”!) Kështu, Ismetit të pafajshëm, u mundua Milena „t’ia qepi në shpinë” etiketën si nacionalis t, shovenist... Qe çka na tha Kryetari i KK të Vitisë, në mes tjerash, për këtë: Rastin për të cilin bëhet fjalë, tanimë e kam vërtetuar. Shoqja Milena, herën e parë më ka thënë të pavërtetën, të cilën më vonë edhe vetë e ka pranuar. Mendoj se edhe Ismeti nuk ka vepruar miré, kur ka insistuar në mënyrë imponuese që thirrjet të shkruhen edhe në gjuhën shqipe. Tekefundit, më besoni se edhe na kemi rënë në hall. Në komunën tonë jetojnë më se 62% banorë të kombësisë shqiptare, por, ja se struktura nacionaie e personelit administrativ në Kuvendin Komunal është harmonike (afër 70% janë të kombësisë sërbe dhe malazeze e tjerë, të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe). Kemi ndër marrë masa që kjo strukturë të përmirsohet, por, vështirë do ia dalim dot në krye, pasi janë të pakët kuadrat shqiptare e edhe ata që i kryejnë shkollat e mesme të larta ikin nga Vitia, si qytezë e vogël... Një gjë nuk e kemi të qartë: Pse nuk u muar në përgjegjësi shoqja Milena Qosiq, dhe të kuptohet se çka e shtyeri atë për ta njollosur një kryetar të KK të LR? Dëshirë jona është: Që, të rinjtë si Ismeti, poqë se përpiqen dhe angazhohen (u muar vesh, pa tendencë) që të mos bëhet diskriminim ndaj ndonjerës prej gjuhëve atëherë të paktën të mos klasifikohen si të atillë, që nuk janë në të vërtetë. Është detyrë dhe obligim shoqëror- politik i të gjithë neve, që të zotohemi në aplikimin e vërtetë të gjuhëve në administratë e gjetkë... (ZERI, 1969)

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive