Showing posts with label Zonja Bovari. Show all posts
Showing posts with label Zonja Bovari. Show all posts

Zonja Bovari - Roman


Në “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.
- See more at: http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=1644#sthash.9jiyeWTG.dpuf
Zonja Bovari - Roman


Në “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.
- See more at: http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=1644#sthash.9jiyeWTG.dpuf
Zonja Bovari - Roman 

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariNë “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.

PJESA PARE , PJESA DYTE , PJESA TRETE



              PJESA PARE
            PJESA DYTE
             PJESA TRETE 

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu XI
 Sharlit, të nesërmen, me kërkesë të tij, ia sollën vajzën në shtëpi. Ajo kërkoi mamin. I thanë se nuk ishte aty, se do t’i binte lodra. Berta e përmendi disa herë; pastaj, me kalimin e kohës, nuk u kujtua më për të. Gëzimi i kësaj fëmije ia mbushte shpirtin vrer Bovariut dhe, veç kësaj duhej të përballonte edhe ngushëllimet e padurueshme të farmacistit.
S’kaloi shumë dhe telashet e parave filluan përsëri, sepse Lërëi e shtynte përsëri mikun e tij Vensar, dhe Sharli mori
përsipër detyrime për shuma të jashtëzakonshme; sepse nuk deshi kurrsesi të pranonte t’i shitej as orendia më e vogël nga ato që kishin qenë të sajat. E ëma iu zemërua shumë. Ai mori inat edhe më keq se ajo. Ai kishte ndryshuar fund e krye. Ajo iku nga shtëpia.
Atëherë secili nisi të përfitonte. Zonjusha Lamprër kërkoi t’i paguheshin gjashtë muaj mësim, ndonëse Ema s’kishte bërë asnjë për be (pavarësisht nga ajo fatura e shlyer që i kishte treguar Bovariut); ajo kishte qenë një marrëveshje midis atyre të dyjave; Libraqiradhënësi kërkoi shlyerjen për tre vjet pajtime; teto Roleja kërkoi t’i jepeshin para për dërgimin e rreth njëzet letrave; dhe, meqë Sharli i kërkoi sqarime, ajo iu përgjigj me marifet:
- Ah! S’di gjë unë. I dërgonte për punët e saj tregtare.
Pas çdo huaje që lante, Sharli kujtonte se s’kishte për të paguar më. Por ja që ato pasonin të tjera, pareshtur.
Kërkoi pagesat e prapambetura për vizitat që kishte bërë. I treguan letrat që kishte dërguar e shoqja. Atëherë, iu desh të kërkonte të falur.
Felisiteja vishte tani fustanet e zonjës, jo të gjitha, sepse disa prej tyre i kishte mbajtur ai, dhe shkonte e i shihte në dhomën e tualetit, ku mbyllej vetëm; ajo kishte thuajse shtatin e saj, dhe shpesh herë Sharlit, kur e shihte nga mbrapa, i shfaqej një vegim, dhe bërtiste:
- Oh! Rri! Rri!
Mirëpo, ditën e rrëshajave, ajo, si e rrëmbeu Teodori, ia mbathi nga Jonvili, pasi përlau gjithë rrobat që kishin ngelur në dollap.
Pothuajse në atë kohë e veja Dypyi, pati nderin ta lajmëronte për martesën e të birit zotit Leon Dypyi, noter në Ivtoto, me zonjushën Leokadi Lëbëf nga Bondvili. Sharli, ndër urimet që i dërgoi, i shkroi dhe këto fjalë:
“Sa do të gëzohej e mjera ime shoqe!”
Një ditë, kur ishte duke u endur kot nëpër shtëpi u ngjit deri lart në papafingo dhe ndjeu aty nën pantofël një topth letre të hollë. E hapi dhe lexoi:“Kurajë, Ema! Kurajo! Nuk dua të bëhem unë shkak për prishjen e jetës suaj”.Ishte letra e Rodolfit, që, si kishte rënë përdhe midis arkave, kishte ngelur aty, dhe era e baxhës porsa e kishte shtyrë nga dera. Dhe Sharli mbeti i shtangur e gojëhapur po në atë vend ku dikur, Ema, akoma më e zbehtë se ai, e dëshpëruar, kishte dashur t’i jepte fund jetës. Më në fund, zbuloi një R të vogël poshtë faqes së dytë. Kush ishte ky? I ranë ndër mend vizitat e shpeshta të Rodolfit, largimi i papritur i tij dhe sikleti që kishte pasur më pas ai, kur e kishte ndeshur nja dy a tri herë. Mirëpo iu gënjye mendja nga toni gjithë nderime i letrës.
“Ndofta janë dashuruar në mënyrë platonike”, - tha ai me vete.
Veç kësaj, Sharli nuk ishte nga ata që u shkojnë gjërave deri në fund; u zmbraps para provave dhe xhelozia e turbullt që kishte iu tret në pafundësinë e dhimbjes.
“Duhet ta kenë adhuruar, - mendonte ai. – Me siguri që e kanë lakmuar të gjithë meshkujt”. Prandaj ajo iu duk edhe më e bukur; dhe iu ngjall për të një epsh i pareshtur, i tërbuar, që ia ndizte dëshpërimin flakë dhe që s’kishte anë e kufi, ngaqë tani nuk kishte si ta shuante.
Që t’i pëlqente asaj, sikur të ishte ende gjallë, i bëri të vetat dobësitë, mendimet e saj; bleu çizme me vernik, iu bë zakon të mbante kravata të bardha. Lyente mustaqet, nënshkruante si ajo kambiale. Ajo po e zvetënonte që nga varri.
U detyrua të shiste gjithë enët e argjendta një nga një, pastaj shiti orenditë e sallonit. Të gjitha dhomat u zhveshën; mirëpo ajo e saj, kishte mbetur ashtu si dikur. Pasi hante darkë, Sharli ngjitej aty. E shtynte pranë zjarrit tryezën e rrumbullakët, dhe afronte kolltukun e saj. Pastaj ulej përballë. Në njërin nga shandanët e praruar digjej një qiri. Berta, pranë tij, ngjyroste gravura.
I dhimbte shpirti, të shkretit burrë, tek e shihte të veshur aq keq, me këpucë me qafa pa lidhëse dhe me bluza të grisura nga sqetulla deri në ije, sepse shërbëtorja as që kujdesej fare për të. Mirëpo aq e ëmbël, aq e mirë ishte, dhe kokën e vogël e përkulte aq këndshëm, duke iu derdhur mbi faqet ngjyrë trëndafili floknaja e bukur e verdhë, saqë atij i hipte një ëndje e pafundme, një kënaqësi e përzier e tëra me hidhërim si ato verërat e goditura keq që vijnë erë rrëshirë. Ai ia ndreqte lodrat, i sajonte palaço prej kartoni, ose i qepte barkun e shqyer të kukullave. Pastaj, po t’i hasnin sytë kutinë e punëdores, ndonjë kordele të hedhur përdhe ose bile dhe ndonjë gjilpërë të ngelur në një të çarë të tryezës, ai fillonte të ëndërronte, dhe dukej aq i trishtuar në fytyrë saqë edhe ajo trishtohej si ai.
Tani s’vinte më njeri t’i shihte; sepse Justini kishte ikur në Ruan, ku kishte hyrë shërbyes te një bakall, dhe fëmijët e farmacistit vinin të rrinin gjithmonë e më rrallë me vajzën e vogël, ngaqë zoti Ome, duke pasur parasysh ndryshimi në pozitën e tyre shoqërore, nuk e vriste më mendjen që lidhjet e tyre të ngushta të zgjatnin më tej.
I Verbri, të cilin farmacisti s’kishte mundur ta shëronte me pomadën e tij, ishte kthyer në kodrën e Bua-Gijomit, ku s’linte udhëtar pa i treguar për përpjekjen e kotë të farmacistit, aq sa Omeu, kur shkonte në qytet, fshihej mbrapa perdeve të Dallëndyshes, që të mos ndeshej me të. E urrente për vdekje, dhe, duke dashur ta hiqte qafe me çdo kusht, për të ruajtur famën e tij, ndezi kundër tij një bateri të fshehtë, që nxirrte sheshit sa të thellë e kishte mendjen dhe ku shkonte poshtërsia e tij si njeri që donte të dukej. Gjashtë muaj me radhë te “Feneri i Ruanit” mund të lexoje artikuj të shkurtër si këta:

“Të gjithë njerëzve që udhëtojnë drejt viseve pjellore të Pikardisë do t’u ketë rënë në sy, me siguri, në kodrën e Bua-Gijomit, një qelbësirë njeri me një plagë të llahtarshme në fytyrë. Ai të bezdis, të ngjitet e s’të shqitet dhe u merr udhëtarëve taksë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mos vallë po jetojmë akoma në ato kohët e tmerrshme të mesjetës, kur u lejohej endacakëve të tregonin sheshit lebrën dhe stërkungujt që kishin sjellë nga kryqëzatat!”

Ose:

“Me gjithë ligjet kundër endacakëve, rrethinat e qyteteve tona të mëdha vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të gëlojnë nga banda varfanjakësh. Ka ndër ta që qarkullojnë veçmas dhe që, ndofta nuk janë më pak të rrezikshëm. Ç’mendojnë magjistratët tanë bashkiakë?”

Pastaj Omeu sajonte nga mendja ndodhi të ndryshme:
“Dje, në kodrën e Bua-Gijomit, një kalë që kishte frikë nga hija...” Dhe më poshtë vazhdonte përshkrimi i një aksidenti të shkaktuar nga prania e të Verbrit.
Ai trillonte aq bukur sa atë e futën brenda. Mirëpo e liruan përsëri. Ai filloi përsëri nga e veta, dhe Omeu po ashtu. Midis tyre nisi një luftë e vërtetë. E fitoi ky i fundit; sepse armiku i tij u dënua me izolim të përjetshëm në një strehë vorfënore.
Ky sukses e bëri trim të madh; dhe qysh atëherë s’kishte në rreth qen të shtypur, hangar të djegur, grua të rrahur, që mos t’ia bënte të ditur publikut ai, i prirur gjithmonë nga dashuria për të përparuarën dhe nga urrejtja kundër priftërinjve. Bënte krahasime midis shkollave fillore dhe shkollave klerikale, në dëm të këtyre të fundit, përmendte masakrën e Natës së shën Bartolemeut lidhur me dhënien e një ndihme njëqindfrangëshe kishës, dhe denonconte shpërdorimet, hidhte thumba. Tashmë e kishte ai fjalën. Omeu godiste fort; ai po bëhej i rrezikshëm.
Megjithatë brenda kornizave të ngushta të publicistikës s’merrte dot frymë lirisht, dhe s’kaloi shumë dhe e ndjeu nevojën të dilte me një libër, me një vepër! Atëherë përpiloi një statistikë të përgjithshme të kantonit të Jonvilit, e pajisur me vrojtime klimatologjike, dhe statistika e shtyu drejt filozofisë. U morr me çështje të mëdha si: probleme shoqërore, edukim moral të klasave të varfra, pisikulturë, kauçujk, hekurudha etj. Filloi t’i vinte turp që ishte njeri i zakonshëm. E mbante veten si tip artisti, pinte duhan. Bleu dhe dy statujka chictë stilit Pompadur, për të zbukuruar sallonin.

I lindën idera të bukura për ngritjen e varrit të Emës. Në fillim propozoi t’i vihej një pjesë kolone me një cohë të trashë me pala, pastaj një piramidë, më vonë një tempull të VestësFootnote , një si kullë... ose “një grumbull gërmadhash”. Dhe, në të gjitha projektet, Omeu, nuk hiqte dorë kurrsesi nga shelgu lotues, të cilin e mbante si simbol të padiskutueshëm trishtimi.
Sharli dhe ai shkuan bashkë në Ruan, për të parë varre, te një ndërmarrës varrezash, - të shoqëruar nga një piktor, i quajtur Vafrilar, mik i Bridusë, dhe që, gjithë kohën bëri lodra fjalësh. Më në fund, pasi shqyrtoi nja njëqind projekte, porositi preventivin përkatës dhe shkoi edhe një herë tjetër në Ruan, Sharli vendosi t’i bënte një mauzole që do të kishte në të dy faqet kryesore “një engjëll me një pishtar të shuar në dorë.”
Sa për mbishkrimin, Omeu s’gjente asgjë më të bukur se Sta viator, dhe nuk shkonte dot më tej; vriste mendjen, përsëriste pa pushim: Sta viator... Më në fund, iu kujtua vazhdimi amabilem conjugem calcas!  , citat ky që ia pranuan.
Për çudi Bovariu, duke menduar vazhdimisht për Emën, e harronte atë më keq; dhe ai dëshpërohej tek e ndiente se fytyra e saj i dilte nga kujtesa, me gjithë përpjekjet që bënte për ta mbajtur mend. Megjithatë, përnatë e shihte në ëndërr; gjithmonë po ajo ëndërr i bëhej në gjumë; i afrohej; mirëpo, kur ishte gati duke e shtrënguar në kraharor, ajo i shpërbëhej si kalbësirë në krah.
Një javë rresht e panë që hynte në mbrëmje në kishë. Madje i bëri dy a tri vizita dhe zoti Burnizien, pastaj nuk i shkoi më. Veç kësaj, prifti plak po bëhej i papajtueshëm, fanatik, thoshte Omeu; shfrynte kundër frymës së kohës, dhe nuk rrinte pa folur, një herë në pesëmbëdhjetë ditë në predikime, për agoninë e Volterit, i cili, siç e dinë të gjithë, vdiq duke ngrënë jashtëqitjet e tij.
Me gjithë jetën e kursyer që bënte, Bovariu s’mundte dot t’i shlyente borxhet e tij të vjetra. Lërëi nuk pranoi t’i përtërinte asnjë kambial. Sekuestrimi u bë më se i afërt. Atëherë ai iu drejtua për ndihmë së ëmës, e cila pranoi t’ia hipotekonte pasurinë, duke mos lënë ankesë pa bërë ndaj Emës; dhe si shpërblim për këtë sakrificë, ajo kërkoi një shall që kishte shpëtuar nga plaçkitjet e Felisitesë. Sharli nuk ia dha. Ata u zunë.
Hapat e para për pajtim i bëri ajo, duke i propozuar t’ia merrte vajzën, që t’ia lehtësonte barrën e shtëpisë. Sharli pranoi. Mirëpo, në çastin e nisjes, ai e humbi kurajën fare. Atëherë marrëdhëniet e tyre u prishën fare, njëherë e përgjithmonë.
Sa më shumë i venitej dhembshuria për të tjerët, aq më ngushtë lidhej me dashurinë e tij pas fëmijës. Megjithatë, ajo i shkaktonte brenga; sepse kollitej nganjëherë, dhe kishte njolla të kuqe mbi mollëzat e faqeve.
Përballë tij jetonte në lulëzim të plotë dhe gëzim, familja e farmacistit, për të cilin që të gjithë bënin çmos që ta kënaqnin. Napoleoni e ndihmonte në laborator, Atalia i qëndiste kapuçin, Irma priste copa të rrumbullakëta letrash për të mbuluar reçelrat, dhe Franklini thoshte përmendsh me një frymë tabelën e Pitagorës. Ai ishte babai më i lumtur, njeriu më me fat ndër gjithë të tjerët.
S’ishte ashtu! E gërryente nga përbrenda një dëshirë e shurdhët: Omeut iu zhurit shpirti për Kryqin e Nderit. Se mos ishte mangët me tituj.
10. Jam dalluar gjatë epidemisë së kolerës për vetëmohim të pakufishëm. 20 Kam botuar, dhe bile me shpenzimet e mia, vepra të ndryshme për dobinë e përgjithshme, si... (dhe përmendte Promemorien e tij të titulluar. Mbi mushtin e mollës, prodhimin dhe efektet e tij; përveç kësaj, vëzhgimet mbi morrin e gjetheve, dërguar Akademisë; vëllimin e statistikës e deri te teza e vet në fushën e farmaceutikës); pa llogaritur pastaj se jam dhe anëtar i disa shoqatave dijetarësh (vetëm i njërës ishte).
- Me një fjalë, - bërtiste ai, duke bërë një rrotullim mbi majën e këmbës, - jo për gjë por edhe vetëm për atë që jam shquar me kontributin tim në shuarje zjarresh!
Atëherë Omeu u kthye nga qeveria. Zotit prefekt i kreu fshehtas shërbime të mëdha gjatë zgjedhjeve. U shit domethënë e poshtëroi veten. Bile i dërgoi sovranit një kërkesë me anën e të cilës i përshpirtej t’i vinte të drejtën në vend: e quante mbreti ynë dhe e krahasonte me Henrikun IV.
Dhe, çdo mëngjes farmacisti turrej të merrte gazetën se mos gjente gjë njoftimin për dekorimin e tij; ai nuk po i vinte. Më në fund, ngaqë s’duronte dot më, me porosi të tij, i bënë në kopshtin e vet me bar, yllin e nderit, me dy rripa të vegjël të lartë që vareshin poshtë majës si shëmbëlltyrë e kordeles. Ai sillej rreth tij, duarkryq, duke menduar thellë-thellë për idiotësinë e qeverisë dhe mosmirënjohjen e njerëzve.
Sharli, për respekt, apo nga një lloj sensualizmi që e bënte të ngadaltë në hulumtimet e veta, akoma nuk e kishte hapur sirtarin sekret të tryezës prej druri palisandër, të cilin e përdorte Ema zakonisht. Një ditë, më në fund, ai u ul aty pranë, ktheu çelësin dhe shtyu sustën. Brenda ndodheshin gjithë letrat e Leonit. Këtë radhë s’kishte më pikë dyshimi! I përpiu së lexuari të tëra një për një deri tek e fundit, rrëmoi skutë më skutë, nëpër të gjitha mobiliet, sirtarët mbrapa mureve, duke qarë me dënesë, duke ulëritur. Iu plas mu përpara syve portreti i Rodolfit, mes letrave të dashurisë të bëra lëmsh.
Të gjithë u çuditën me rënien e tij shpirtërore. As s’dilte më, as priste njeri, bile as pranonte të shkonte të vizitonte të sëmurët. Atëherë thanë se mbyllej brenda për të pirë.
Megjithatë, nganjëherë ndonjë kureshtar hipte majë gardhit të kopshtit, dhe me habi shihte atë njeri me mjekër të gjatë, të veshur me rroba të neveritshme me fytyrë të egër dhe që qante me zë duke ecur.
Në mbrëmje, verës, merrte me vete vajzën e vogël dhe e çonte në varreza. Ktheheshin pasi kishte rënë nata, kur te sheshi s’kishte dritë tjetër veç asaj të baxhës së Bineut.
Megjithatë kënaqësinë e dhimbjes nuk e kishte të plotë, sepse s’kishte se me kë ta ndante; dhe i bënte vizita Lëfransuasë që të kish mundësi të fliste për atë. Mirëpo hanxhesha e dëgjonte sa për të thënë, ngaqë kishte edhe ajo, si ai, hallet e saj, sepse zoti Lërë sapo kishte hapur bujtinën e vetë Kanakaret e tregtisë dhe Iveri të cilit i kishte dalë nam i madh që i kryente me përpikëri porositë e ndryshme, kërkonte një shtresë page dhe bënte paralajmërime kërcënuese për të kaluar “nga krahu tjetër”.
Një ditë kur kishte shkuar në pazarin e Argëjit për të shitur kalin, - pasurinë e fundit, - ai takoi Rodolfin.
Që të dy u prenë kur panë njëri-tjetrin. Rodolfi, që kishte dërguar vetëm kartëvizitën e tij, në fillim kërkoi belbëzishëm ndjesë, pastaj e mblodhi veten dhe me paturpësinë e tij shkoi deri aty (bënte shumë vapë, ishte muaji gusht) sa e ftoi të pinin një shishe birrë në pijetore. Ulur, me bërryla mbështetur mbi tryezë, përballë tij, ai kafshonte puron duke biseduar, dhe Sharli e humbte mendjen nëpër ëndërrime përpara kësaj fytyre që kishte dashuruar ajo. I dukej sikur shihte një pjesë të saj. Po mahnitej. Do të kishte dashur të kishte qenë në vend të këtij njeriu.
Ky vazhdonte të fliste për bujqësinë, për bagëtinë, për plehrat duke plotësuar me fjalë të rëndomta gjithë ndërprerjet ku mund të rrëshqiste ndonjë fjalë e hedhur rreth saj. Sharli nuk e dëgjonte; Rodolfi e vinte re këtë gjë, dhe në lëvizjen e fytyrës së tij ndiqte kujtimet e njëpasnjëshme që i shfaqeshin ndër mend. Ajo i vinte duke iu skuqur pak nga pak, flegrat e hundës i rrihnin shpejt, buzët i dridheshin; erdhi bile një çast kur Sharli, i mbytur nga një dallgë tërbimi të errët, ia nguli sytë Rodolfit i cili, i pushtuar nga njëfarë tmerri, e la fjalën përgjysmë. Por pas pak, në fytyrën e tij u shfaq përsëri po ajo mërzi e kobshme.
- Unë s’ju kam inat, - i tha ai.
Rodolfi s’e hapte gojën. Dhe Sharli, me kokë ndër duar, vazhdoi me një zë të mekur dhe me atë theksin e shkrehur që shpreh dhimbjet e pafundme:
- Jo, nuk ju kam më inat!
Bile shtoi dhe një fjalë të madhe, të vetmen që kishte thënë ndonjëherë:
- E ka fajin fataliteti!
Rodolfi, që kishte prirur këtë fatalitet, iu duk njeri shumë babaxhan për pozitën që kishte, bile qesharak dhe disi i vogël.
Të nesërmen Sharli shkoi e u ul mbi stol, nën tendë. Rrezet depërtonin nëpër thurimë; gjethet e rrushit lëshonin mbi rërë hijet e tyre, jasemini mbushte ajrin me aromën e tij, qielli ishte i kaltër rreth zambakëve të lulëzuar zukasnin zhuzhinat; dhe Sharli mezi merrte frymë si ndonjë djalosh mes valëve të turbullta të dashurisë që vërshonin në zemrën e tij të brengosur.
Në orën shtatë, Berta e vogël, që nuk e kishte parë gjithë mbasditen, erdhi ta thërriste për të ngrënë darkë.
Ai rrinte me kokë mbështetur mbi mur, me sy mbyllur, me gojë hapur, dhe në duar mbante një tufë flokësh të zinj.
- Babi, eja pra! – i tha ajo.
Dhe, duke kujtuar se ai donte të luante me të, ajo e shtyu lehtas. Ai u rrëzua përtokë. Kishte vdekur.
Pas tridhjetë e gjashtë orësh, me kërkesën e farmacistit, erdhi me vrap zoti Kanive. E hapi dhe s’gjeti asgjë.
Pasi u shitën të gjitha, mbetën dymbëdhjetë franga dhe shtatëdhjetë e pesë qindarka, që shërbyen për t’i paguar rrugën zonjushës Bovari deri te gjyshja e vet. E shkreta plakë vdiq po atë vit; meqë xha Ruoi ishte i paralizuar, jetimen e mori përsipër një kushërirë. Ajo ishte e varfër dhe e dërgoi në një filaturë pambuku për të fituar bukën e gojës.
Që nga vdekja e Bovariut, erdhën njëri pas tjetrit tri mjekë nga Jonvil, por asnjëri s’mundi t’i dilte punës mbanë, sepse përnjëherë i vuri keqas përpara Omeu. Klientelën e ka mizëri; e ruajnë autoritetet zyrtare dhe e mbron opinioni publik.
Sapo është dekoruar me Kryqin e Nderit.

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu X
 Letrën e farmacistit ai e kishte marrë tridhjetë e gjashtë orë pas ndodhisë; dhe, zoti Ome, duke pasur parasysh, se ai ishte njeri i ndjeshëm, e kishte hartuar në mënyrë të tillë që ishte e pamundur të merrje vesh se ç’kishte ngjarë me të vërtetë.
Në fillim plaku i shkretë kish rënë përdhé si t’i kishte rënë pika. Pastaj mendoi se ajo nuk kishte vdekur. Po ndoshta
edhe kishte vdekur... Më në fund kishte veshur bluzën, kishte vënë kapelën, kishte vendosur mamuzet në këpucë dhe ishte nisur me shpejtësi sa i hani këmbët kalit; dhe, gjatë gjithë rrugës, xha Ruoit, duke gulçuar, iu bë shpirti copë nga ankthi. Bile një herë, u detyrua të zbriste. Sytë nuk i shikonin më gjë, rreth vetes dëgjonte zëra, i dukej sikur po luante mendsh.
Dita agoi. Mbi një pemë vuri re tri pula të zeza që po flinin, u drodh i tëri, i tmerruar nga ky ogur. Atëherë i premtoi shën Mërisë tri rosa për kishën, dhe se do të shkonte këmbëzbathur nga varrezat e Bertosë deri te kapela e Vasanvilit.
Hyri në Maromë duke thirrur ata të hanit, hapi portën me një të shtyrë supi, kapi përnjëherësh thesin e tërshërës, hodhi në vedër një shishe me musht molle të ëmbël dhe ia hipi përsëri kalit, që nxirrte shkëndija nga të katër patkonjtë.
Me vete thoshte se s’kishte dyshim që do ta shpëtonin; mjekët me siguri do të gjenin ndonjë shpëtim. Solli ndër mend gjithë shërimet mrekullibërëse që i kishin treguar.
Pastaj ajo i dilte parasysh të vdekur. Ajo ishte aty, mu para tij, e shtrirë në shpinë, në mes të rrugës. Ai tërhiqte frerin dhe vegullia i zhdukej.
Në Kenkampua, për t’i dhënë zemër vetes, piu tri kafe njërën pas tjetrës.
I tha mendja njëherë, se mos kushedi i kishin ngatërruar emrin kur ia kishin shkruar. Kërkoi letrën në xhep, e ndjeu aty me të prekur, por nuk guxoi ta hapte.
Më në fund arriti deri aty sa të kujtonte se e gjithë kjo ishte ndonjë lojë, hakmarrje e ndokujt, trill i ndonjë të ardhuri çakërrqejf nga të pirët, se, tek e fundit, po të kishte vdekur, do të ishte marrë vesh! Mirëpo ja që jo! në fushë s’ndihej asgjë e pazakontë: qielli ishte i kaltër, pemët lëkundeshin, kaloi një tufë dhensh. Ai shqoi fshatin; njerëzit e panë tek vraponte i shtrirë rrafsh mbi kalë, të cilit ia vishte me shkop sa i hante krahu dhe nga qingla pikonte gjak.
Kur erdhi në vete, u shkreh i tëri në të qara në krahët e Bovariut.
- Bija ime! Moj Emë!... Fëmija ime! Më kallëzoni si?...
Dhe tjetri i përgjigjej me ngashërima:
- Nuk e di, nuk e di! Ky është mallkim!
Farmacisti i ndau njërin nga tjetri.
Këto hollësi të tmerrshme janë të kota. Do t’ia tregoj unë të gjitha zotërisë tuaj. Po vijnë njerëz. Hajde tani, tregohuni të denjë, të mençëm!
I gjori burrë deshi të mbante veten e të tregohej i fortë, dhe përsëriti disa herë:
- Po..., duhet kurajë!
- Eh po! – bërtiti plaku i shkretë, - do të kem aq kurajë, që më vraftë rrufeja e zotit! Kam për ta përcjellë deri në fund.
Filloi të binte kambana. Të gjitha ishin gati. Tani duhej të niseshin.
Dhe, ulur në një stol të korit, njëri pranë tjetrit, ata panë tek venin e vinin pareshtur tre psaltët që psalnin. Borizani i frynte me gjithë frymën veglës së tij të spërdredhur. Zoti Burnizien, i veshur me uniformën e ceremonisë, këndonte me një zë të mprehtë; përshëndeste tabernakullin, ngrinte duart, shtrinte krahët. Letibuduai vinte vërdallë nëpër kishë me atë kockë balene në dorë; pranë këmbalkës të librave të meshës ishte shtrirë arkivoli midis katër rreshtave me qirinj. Sharlit i vinte të ngrihej e t’i fikte.
Megjithatë përpiqej të rrëmbehej pas përshpirtjes, t’i përkushtohej shpresës për një jetë të ardhme ku do ta shihte atë përsëri. Përfytyronte që ishte nisur në udhëtim, shumë larg, qysh prej kohësh. Mirëpo kur mendonte se ajo ndodhej aty poshtë, dhe se gjithçka kishte marrë fund, se do ta fusnin nën dhé, i hipte një tërbim i egër, i zymtë, i dëshpëruar. Ngandonjëherë, i dukej sikur nuk ndiente më asgjë; dhe këtë zbutje të dhimbjes së tij e shijonte, duke qortuar njëkohësisht veten që ishte i poshtër.
Mbi pllaka u dëgjua një si zhurmë e thatë shkopi me majë hekuri që trokiste me ritëm të rregullt. Ajo vinte nga fundi, dhe pushoi në vend në navatën anësore të kishës. U ul në gjunjë me mundim një njeri i veshur me një pallto të trashë të murrme. Ishte Hipoliti, shërbyesi i Luanit të artë. Kishte vënë këmbë të re.
Njëri nga psaltët u soll rreth e qark navatës për të kërkuar të holla, dhe groshët e mëdhenj, tingëllonin njëra pas tjetrës mbi pjatën e argjendtë.
- Nxitoni pra! Po më plas shpirti, - bërtiti Bovariu, duke i hedhur gjithë inat një monedhë pesëfrangëshe.
Njeriu i kishës e falënderoi me një përkulje të thellë.
Të kënduarit, të gjunjëzuarit, të ngriturit, s’kishin të mbaruar! Atij iu kujtua se njëherë, në fillimet e jetës bashkëshortore, kishin qenë të dy bashkë në meshë, dhe kishin zënë vend në anën tjetër, në të djathtë, pranë murit. Kambana filloi të binte përsëri. U bë një lëvizje e madhe karrigesh. Hamenjtë futën tri hunjtë e tyre nën arkivol, dhe të gjithë dolën nga kisha.
Justini atëherë u shfaq te pragu i farmacisë. Hyri prapë menjëherë, i zbehur, duke iu marrë këmbët.
Nëpër dritare kishin dalë njerëz për të parë përcjellën që kalonte. Sharli, në krye të saj, ecte duke drejtuar trupin. Mbahej sikur ishte njeri i fortë dhe përshëndeste me kokë ata që dilnin nga rrugicat e nga dyert dhe viheshin në rresht me turmën.

Të gjashtë burrat, tre nga çdo anë ecnin me hapa të vegjël dhe duke gulçuar nga pak. Priftërinjtë, psaltët dhe dy djem të korit recitonin De profundisFootnote ; dhe zërat e tyre përhapeshin nëpër fushë, duke u ngritur e duke u ulur me dridhje. Nganjëherë ata nuk dukeshin më në kthesat e udhës, mirëpo kryqi i argjendtë qëndronte gjithmonë përpjetë midis pemëve.
Gratë vinin nga mbrapa, të mbuluara me mantele të zeza, me kapuçe të hedhura përmbrapa; në dorë mbanin nga një qiri të trashë që digjej, dhe Sharli e ndiente se po e linin fuqitë prej atyre lutjeve dhe pishtarëve që vinin një pas një sa s’kishin të mbaruar, prej atyre erërave neveritëse dylli dhe rasash. Frynte një fllad i freskët, thekra dhe kalza gjelbëronin, anës rrugës, mbi gardhet me gjemba dridheshin pikëla vese. Horizontin e mbushnin gjithfarë zhurmash të gëzuara; rrapëllima e një qerreje që ecte diku larg në vraga, kikirikia e një gjeli që përsëritej apo rraptima e revanit të një mëzi që ia mbathte nën pemët e mollëve. Qielli i kthjellët ishte me njolla-njolla resh ngjyrë trëndafili; mbi kasollet e mbuluara me shpatore dukeshin sikur binte refleksi i kandilave të kaltërremë; Sharli, duke kaluar, i dallonte oborret. I kujtoheshin mëngjeset si ky, kur, pasi kishte vizituar ndonjë të sëmurë, dilte prej andej dhe kthehej tek ajo.
Coha e zezë, me pikëla-pikëla të bardha, ngrihej herë pas here duke zbuluar arkivolin. Hamenjtë e lodhur e ngadalësonin hapin, dhe qivuri shkonte përpara me hope të vazhdueshme, si ndonjë barkë që lëkundet nga çdo valë.
Mbërritën.
Burrat vazhduan të ecnin deri poshtë, te një shesh me bar ku ishte hapur gropa.
U grumbulluan rreth e qark saj dhe, ndërsa prifti fliste, dheu i kuq, i hedhur anëve, binte nëpër qoshe, pa zhurmë, pa pushim.
Pastaj, si u vendosën të katër litarët e kaluan arkivolin mbi të. Ai e pa tek zbriste. Zbriste gjithmonë e më thellë.
Më në fund, u dëgjua një goditje; litarët u tërhoqën sipër duke kërcitur. Atëherë Burnizieni kapi belin që i zgjaste Letibuduai, me dorën e majtë, duke spërkatur njëkohësisht me të djathtën, shtyu fuqishëm një lopatë të mirë dhé, dhe druri i arkivolit i goditur nga gurëzat, i bëri atë zhurmë të hatashme që na duket si kumbimi i përjetësisë.
Prifti ia kaloi spërkatësen me ujë të bekuar atij që kishte pranë. Ky ishte zoti Ome. Ai e tundi rëndë, pastaj ia zgjati Sharlit, që u zhyt deri në gjunjë në dhé dhe hidhte nga ky me të dy duart, duke bërtitur: “Lamtumirë!” I dërgonte asaj të puthura; u zvarrit drejt gropës që të mbulohej brenda bashkë me të.
E hoqën prej andej; dhe pas pak ai u qetësua, duke ndier ndoshta, si gjithë të tjerët, atë farë lehtësimi që kjo punë kishte mbaruar.
Xha Ruoi, gjatë kthimit, nisi të pinte qetë-qetë duhan me llullë, gjë kjo që Omeut, në brendësi të vetvetes iu duk se nuk shkonte. Ai vërejti gjithashtu se zoti Bine nuk ishte dukur fare, se Tyvazhi “kishte avulluar” pas meshës, dhe se Teodori, shërbëtori i noterit, kishte veshur frak të kaltër “sikur s’mund të gjendej një frak i zi, meqë kështu e do zakoni, dreqi ta marrë!” Dhe për të kumtuar vërejtjet e tij, ai shkonte sa nga një grup te tjetri. Ata vajtonin vdekjen e Emës, dhe sidomos Lërëi, i cili s’mund të rrinte në asnjë mënyrë pa ardhur në varrim.
- E zeza ajo zonjë e shkretë! Ç’dhimbje për të shoqin!
Farmacisti ia priste:
- Po mos të isha unë, të më besoni, ai do të kishte bërë ndonjë hata!
- Një njeri aq i mirë si ajo! Pale që e kam mu përpara syve se më erdhi në dyqan të shtunën që shkoi.
- S’pata dot nge, - tha Omeu, - t’i thurja disa fjalë që t’ia thosha mbi varr.
Si u kthyen, Sharli u zhvesh, dhe xha Ruoi veshi bluzën e kaltër. Ajo ishte e re, dhe, meqë ai, rrugës, kishte fshirë shpeshherë sytë me mëngë, i kishte lëshuar bojë mbi fytyrë; ndërsa gjurmët e lotëve kishin bërë vlarë në shtresën e pluhurit që i kishte rënë përsipër.
Zonja Bovari, nëna, ishte bashkë me ta. Që të tre heshtnin. Më në fund plaku psherëtiu:
- Ju kujtohet, o miku im, që erdh një herë në Tot, kur sapo ju kishte vdekur, e ndjera e parë. Unë ju ngushëlloja në atë kohë! Kisha ç’t’ju thosha; mirëpo tani...
Pastaj, me një ofshamë që ia ngriti përpjetë gjithë kraharorin, shtoi:
- Oh! Ky ishte fundi im, më kuptoni besoj! Jetova vdekjen e gruas..., të im biri.., dhe ja sot atë të sime bije!
Deshi të kthehej menjëherë në Berto, duke thënë se s’mund të flinte dot në atë shtëpi. Bile s’pranoi të shihte as mbesën.
- Jo! do të pikëllohem edhe më keq. Vetëm putheni fort për mua! Lamtumirë!... Ju jeni njeri i mirë! Dhe bile kurë s’kam për ta harruar këtë, - i tha ai, duke i rënë kofshës së këmbës, - mos kini frikë! Keni për ta marrë gjithmonë si më parë, pulën e detit.
Mirëpo, kur hipi në majë të kodrës, ktheu kokën, si dikur që ishte kthyer mbrapsht në rrugën e Shën Viktorit, duke u ndarë prej saj. Dritaret e fshatit ishin përflakur nga rrezet e pjerrëta të diellit, që po perëndonte në lëndinë. Ai vuri dorën mbi sy, dhe vërejti në horizont një vend të rrethuar me mure në të cilin ca pemë, aty-këtu, formonin tufa të zeza midis gurëve të bardhë, pastaj vazhdoi rrugën, me trok të ngadaltë, sepse i çalonte kali.
Sharli me të ëmën, ndonëse të lodhur, ndenjën në mbrëmje deri vonë duke biseduar së bashku. Folën për ditët e dikurshme dhe për të ardhmen. Ajo do të vinte të banonte në Jonvil, do t’i mbante shtëpinë, nuk do të ndaheshin më. Ajo u tregua mendjehollë dhe ledhatare, duke u gëzuar nga përbrenda që po rifitonte atë dhembshuri, e cila i largohej qysh prej kaq vjetësh. Ra ora dymbëdhjetë. Fshati, si zakonisht, kishte rënë në heshtje, dhe Sharli, që rrinte zgjuar, mendonte vazhdimisht për atë.
Rodolfi që kishte bredhur gjithë ditën e ditës nëpër pyll, për t’u argëtuar, flinte tani i qetë në kështjellë; dhe Leoni, po ashtu, atje larg.
Dikush tjetër nuk flinte në atë arë.
Mbi varr, midis bredhave, po qante një fëmijë i ulur në gjunjë, dhe kraharori, i bërë copë nga ngashërimat, i gulçonte në errësirë, nga rëndesa e një hidhërimi të pafundmë, më i ëmbël se drita e hënës dhe më i padepërtueshëm sesa nata. Papritmas kërciti gardhi. Ishte Letibuduai; kishte ardhur të merrte belin që e kishte harruar që parë. E njohu Justinin që po kapërcente murin, dhe më në fund e zbuloi se kush ishte keqbërësi që i vidhte patatet.

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
Pjesa Tretë
     Kreu IX
 Gjithmonë, pas vdekjes të dikujt, të shkaktohet njëfarë shtangieje, kaq të vështirë e ke ta kuptosh këtë shfaqje të papritur të hiçit dhe ta mbledhësh mendjen, që ta besosh atë.
Mirëpo Sharli kur vuri re se ajo nuk lëvizte më, iu hodh përsipër, duke bërtitur:
- Lamtumirë! Lamtumirë!
Omeu dhe Kaniveu e tërhoqën jashtë dhomës.
- Mbajeni veten!
- Po, - thoshte ai, duke u përpjekur t’u shpëtonte nga duart, - do të tregohem i arsyeshëm, s’kam për të bërë asgjë të keqe. Po lërmëni tani! Dua ta shoh! Është gruaja ime!
Dhe qante.
- Qani, qani, - ndërhyri farmacisti, - shfreni lirshëm, kështu keni për t’u lehtësuar!
Sharli, që u bë më i dobët se një fëmijë, e la veten ta zbrisnin poshtë, në sallën e ngrënies, dhe zoti Ome, pas pak, u kthye në shtëpinë e tij.
Te sheshi e kapi i Verbri, i cili, si kishte mbërritur osh e osh deri në Jonvil, me shpresën e pomadës antiflagjistike, pyeste çdo kalimtar ku banonte farmacisti.
- Hajde, hajde, mirë e paske gjetur kohën edhe ti se pak halle të tjera kam unë! Ehu! S’kam ç’të të bëj, eja më vonë!
Dhe hyri nxitimthi në farmaci.
I duhej të shkruante dy letra, të përgatiste një lëng qetësues për Bovariun, të sajonte një gënjeshtër që ta mbulonte helmimin dhe ta bartonte si artikull për “Fenerin”, pa llogaritur pastaj njerëzit që e prisnin, për të marrë prej tij të dhëna; dhe, pasi jonvlasit dëgjuan të gjithë, i madh e i vogël, trillimin e tij për arsenikun që ajo e kishte marrë për sheqer, kur po përgatiste krem me vanilje, Omeu shkoi edhe një herë tjetër te Bovariu.
E gjeti vetëm (zoti Kanive sapo kishte ikur) ulur në kolltuk, pranë dritares, duke soditur me një vështrim prej idioti pllakat e sallës së ngrënies.
- Tani duhet, - i tha farmacisti, - që ta caktoni ju vetë orën e varrimit.
- Përse? Ç’varrim?
Pastaj, me një zë belbëzues dhe të trembur, shtoi:
- Oh! Jo, ç’është ajo punë? Jo, dua ta mbaj.
Omeu, që të mos e humbte toruan, mori në raft një kanë që të vadiste barbarozat.
- Ah! Falemnderit, - i tha Sharli, - sa njeri i mirë jeni!
Dhe s’mbaroi dot fjalën, se i ngeci në fyt nga një mori kujtimesh që i vinin ndër mend prej kësaj sjelljeje të farmacistit.
Atëherë, Omeu, për të hequr mërzinë, e pa me vend t’i fliste pak për kopshtari; bimët kishin nevojë për lagështi. Sharli uli kokën në shenjë miratimi.
- Le që ditët e bukura tani do të vijnë.
- Aha! – ia bëri Bovariu.
Farmacisti, ngaqë s’dinte ç’të thoshte më, filloi të hapte me ngadalë perdet e vogla të dritareve.
- Shiko, po kalon në rrugë zoti Tyvazh.
Sharli përsëriti mekanikisht:
- Po kalon në rrugë zoti Tyvazh.
Omeu nuk guxoi t’ia zinte përsëri në gojë masat paraprake për ceremoninë e përmortshme, vetëm prifti arriti t’ia mbushte mendjen të vendoste për to.
Ai u mbyll në dhomën e tij të punës, mori një penë, dhe, pasi u ngashërye një copë herë, shkroi:
“Dua që të varroset me fustanin e nusërisë, me këpucë të bardha dhe me kurorë. Flokët t’i hidhen mbi supe; tri arkivole, një prej lisi, një prej bakëmi, një prej plumbi. S’dua të më thotë njeri asnjë fjalë, kam për të mbajtur veten. T’i hidhet një mbulesë e madhe kadifeje të gjelbër. Kështu dua vetë. Kështu të bëni.”
Zotërinjtë e pranishëm u çuditën shumë me mendimet romantike të Bovariut, dhe farmacisti shkoi menjëherë t’i thoshte:
- Më duket se kadifeja është gjë e tepërt. Po shpenzimet, pastaj...
- Ç’ju duhet juve? – bërtiti Sharli. Lërmëni tani! Se mos e donit ju! Pa ikni!
Prifti i futi krahun që ta nxirrte një shëtitje nëpër oborr. I mbante llogje për zbrazësinë e gjërave tokësore. Zoti është shumë i madh, shumë i mirë; duhej t’u nënshtroheshe, pa bërë asnjë pëshpëritje, vendimeve të tij, bile, t’i faleshe nderit të atij.
Sharli shpërtheu në sharje antifetare.
- Unë e urrej me neveri, atë zotin tuaj!
- E keni akoma shpirtin e kundërshtimit, - psherëtiu prifti.
Bovariu ishte tashmë larg. Ai ecte me hapa të mëdhenj, anës murit, pranë pemëve, dhe kërcëllinte dhëmbët, ngrinte sytë nga qielli gjithë mallkim; mirëpo, megjithatë s’lëvizi asnjë gjethe.
Po binte një shi i imët. Sharli, që e kishte kraharorin lakuriq, filloi të dridhej; u kthye dhe u ul në kuzhinë.
Në orën gjashtë, u dëgjua një zhurmë hekurash te sheshi: po vinte Dallëndyshja; dhe ai ndenji me ballë ngjitur pas xhamit të dritares duke parë udhëtarët që zbrisnin të tërë njëri pas tjetrit. Felisiteja i shtroi një dyshek në sallon, ai u hodh mbi të dhe e zuri gjumi.

Ndonëse filozof, zoti Ome i nderonte të vdekurit. Prandaj, pa i mbajtur mëri Sharlit të gjorë, ai erdhi sërish në mbrëmje për të gdhirë të vdekurin, duke sjellë me vete tre libra si dhe një bllok për të mbajtur shënime.
Aty ndodhej dhe zoti Burnizien, dhe në krye të shtratit po digjeshin dy qirinj që i kishin nxjerrë jashtë alkovës.
Farmacisti, i cili s’po e duronte këtë qetësi, s’ndenji shumë dhe lidhi disa fjalë për t’i qarë hallin kësaj “nuseje fatkeqe”; ndërsa prifti u përgjigj që tashmë s’ngelej gjë tjetër veçse të luteshin për të.
- Megjithatë, - ndërhyri Omeu, - një nga të dyja; ose ajo ka vdekur pa mëkate (siç shprehet kisha), dhe atëherë s’ka aspak nevojë për lutjet tona, ose ka ndërruar jetë pa u penduar (kjo është, më duket, shprehja kishtare), dhe atëherë...
Burnizieni ia preu fjalën, duke ia kthyer me një ton të ashpër se sido që të ishte puna duhej të luteshin.
- Mirëpo, - e kundërshtoi farmacisti, - përderisa zoti, i di të gjitha nevojat tona, përse shërben lutja?
- Si! – reagoi kleriku, - lutja! Domethënë ju s’qenkeni i krishterë?
- Më falni! – i tha Omeu unë e adhuroj krishterimin. Ai, në radhë të parë, çliroi skllevërit, i futi botës një moral...
- S’është fjala për këtë! Gjithë shkrimet e shenjta...
- Oh! Oh! Sa për shkrimet e shenjta hapni historinë; dihet që ato i kanë falsifikuar jezuitët.
Hyri Sharli, dhe, duke iu afruar shtratit, hapi me ngadalë perdet.
Ema e kishte kokën të përkulur mbi supin e djathtë. Cepi i gojës, që kish ngelur hapur, dukej si vrimë e zezë në fund të fytyrës; të dy gishtat e mëdhenj i rrinin të përthyer mbi shuplakën e duarve; qepallat i ishin mbuluar vende-vende nga një lloj pluhuri i bardhë, dhe sytë po fillonin t’i zhyteshin në një zbehtësi veshtullore që i ngjante një rrjete të hollë, sikur të kishin endur përsipër merimangat. Çarçafi vinte duke u ulur si gropë që nga gjinjtë deri te gjunjët, pastaj ngrihej deri te maja e gishtërinjve të këmbës dhe Sharlit i dukej sikur mbi të rëndonin dengje të paana e fund, një peshë tepër e madhe.
Në sahatin e kishës, ra ora dy. Gurgullima e rëndë e lumit që rridhte në errësirë rrëzë tarracës dëgjohej deri në dhomë. Herë pas here, zoti Burnizien, shfrynte hundët gjithë zhurmë, dhe Omeu kërciste pendën mbi letër.
- Hajde, miku im, - tha ai, - largohuni prej këndej, kjo pamje ua copëtoi shpirtin fare.
Sa iku Sharli, farmacisti dhe famullitari ia nisën përsëri diskutimeve.

- Lexoni Letrat e disa çifutëve portugezë!Footnote – ia priste tjetri. – Lexoni Frymën e krishterimit,Footnote të shkruar nga Nikolla, ish-gjykatës.
Ata merrnin zjarr, skuqeshin, flisnin njëherësh pa e dëgjuar njëri-tjetrin; Burnizieni skandalizohej me gjithë atë paturpësi të atij; Omeu habitej me gjithë atë budallallëk të këtij; dhe desh u shanë, kur, papritmas, hyri përsëri Sharli. Atë e tërhiqte një si magjepsje, ua hipte e ua zbriste shkallëve pa pushim.
Rrinte përballë saj që ta shihte më mirë, dhe humbiste i tëri në atë soditje, që s’bëhej më e dhimbshme, ngaqë ishte aq e thellë.
Sillte ndër mend histori katalepsie, mrekullitë e magnetizmit; dhe me vete thoshte se, duke dashur me gjithë zemër me vullnetin e tij, ndoshta do të arrinte ta ngjallte. Bile një herë u përkul mbi të, dhe i thirri me zë fare të ulët: “Ema! Ema!” Fryma e tij që doli fuqishëm, e luhati flakën e qirinjve mbi mur.
Në të gdhirë, mbërriti zonja Bovari, nëna; Sharli duke e përqafuar, ia shkrepi përsëri të qarit. Ajo u përpoq, ashtu siç kishte provuar edhe farmacisti, t’i bënte disa vërejtje lidhur me shpenzimet e varrimit. Ai u inatos aq shumë saqë ajo e mbylli gojën, dhe bile ai e ngarkoi të shkonte menjëherë në qytet të blinte ato që duheshin.
Sharli ndenji vetëm gjitë mbasditen; Bertën e kishin çuar te zonja Ome; Felisiteja rrinte lart, në dhomë, me teto Lëfransuain.
Në mbrëmje, ai priti vizita. Ngrihej, u shtrëngonte dorën njerëzve pa mundur të fliste, pastaj këta uleshin pranë të tjerëve, që formonin një gjysmë rrethi të madh para oxhakut. Kokulur dhe gju mbi gju, ata tundnin këmbën e hedhur sipër, duke nxjerrë herë pas here nga një psherëtimë të thellë; dhe secili prej tyre ishte mërzitur jashtë mase; megjithatë asnjeri nuk donte të ikte i pari.
Omeu, kur erdhi në orën nëntë (ato dy ditë vetëm ai shihej te sheshi), po sillte një sasi kampari, rrëshire dhe barërash aromatike. Në duar mbante gjithashtu një vazo plot me klor, për të larguar erën e kufomës. Në atë çast, shërbëtorja, zonja Lëfransua dhe nëna Bovari vërtiteshin rreth Emës, duke i përfunduar veshjen; dhe pastaj i lëshuan velin e gjatë të ngrirë, që e mbuloi deri te këpucët prej sateni.
Felisiteja ngashërehej.
- Ah! E shkreta zonja ime! E shkreta zonja ime!
- Shikojeni, - thoshte duke psherëtirë hanxhesha, - sa e lezetshme është akoma! Hajde mos thuaj po deshe që ka për t’u çuar në çast.
Pastaj ato u përkulën, që t’i vinin kurorën.
U desh t’ia ngrinin pakëz kokën, dhe asaj i doli nga goja një shkulm lëngjesh të zeza, si e vjellur.
- Ah! O zot! Fustani, kini kujdes! – bërtiti zonja Lëfransua. – Na ndihmoni pra! – i tha ajo farmacistit. – Mos kini gjë frikë kështu:
- Unë frikë? – ia ktheu ai duke ngritur supet. – Ah, po tamam! Sa më kanë parë sytë mua në spital kur studioja për farmaci! Ne përgatisnim ponç në sallën e autopsisë! Hiçi nuk e tmerron dot një filozof; dhe bile, unë e them shpesh, kam ndër mend t’ua lë me testament trupin tim spitaleve, që t’i shërbejë më vonë shkencës.
Kur erdhi, famullitari pyeti se si mbahej zotëria; dhe, sa dëgjoi përgjigjen e farmacistit, tha:
- Ju e kuptoni, ai e ka plagën akoma të hapur.
Atëherë Omeu e përgëzoi që ai vetë s’kishte rrezik, si gjithë të tjerët, të humbiste bashkëshorten e dashur, prej këndej u hap një diskutim lidhur me beqarinë e priftërinjve.
- Sepse, - tha farmacisti, - s’është e natyrshme që një mashkull të bëjë dot pa femra! Janë vënë re krime...
- Por, pashë zotin! – bërtiti kleriku, - si paska mundësi që njeriu që martohet të ruajë, për shembull, të fshehtën e rrëfimit?
Omeu sulmoi rrëfimin. Burnizieni e mbrojti; i parashtroi gjerë e gjatë vlerat edukuese që sillte ai. Solli raste të ndryshme hajdutësh që ishin bërë menjëherë njerëz të ndershëm. Ushtarakët që duke iu afruar gjyqit të pendesës, u ishin hapur sytë. Në Friburg kishte pasur një ministër...
Shoku i tij po flinte. Pastaj, meqenëse ajri tepër i rëndë i dhomës ia zinte disi frymën, ai hapi dritaren, çka e zgjoi nga gjumi farmacistin.
- Hajde, merrni pak burnot! – i tha ai. – Mos ma ktheni, ka për t’ju kthjelluar.
Diku larg, zvargeshin të lehura të njëpasnjëshme.
- E dëgjoni një qen që ulërin? – i tha farmacisti.
- Thonë se ata i ndiejnë të vdekurit, - iu përgjigj kleriku. – E kanë si bletët; ato dalin nga kosheret dhe shkojnë drejt e te të vdekurit.
Omeu nuk bëri vërejtje për këto paragjykime, sepse e kishte zënë sërish gjumi.
Zoti Burnizien, më i fuqishëm se ai, vazhdoi t’u jepte dhe një copë herë buzëve me zë fare të ulët; pastaj, pa e ndier as vetë, uli kokën, lëshoi librin e madh të zi dhe filloi të gërhiste.
Të dy ishin përballë njëri-tjetrit, me bark përpjetë, me fytyrë të buhavitur, të vrenjtur, duke u puqur më në fund pas kaq mosmarrëveshjesh, në të njëjtën dobësi njerëzore; dhe më sa pipëtinte kufoma pranë tyre, që dukej sikur flinte, aq lëviznin dhe ata.
Sharli kur hyri brenda, nuk ua prishi aspak gjumin, ai vinte për herë të fundit. Do t’i linte asaj lamtumirën.
Barërat aromatike nxirrnin akoma tym, dhe në anë të dritares po përziheshin vorbuj avulli kaltërosh me mjegullën që hynte brenda. Në qiell kishte disa yje, dhe nata ishte e qetë.
Dylli i qirinjve binte si pika loti të mëdha mbi çarçafët e shtratit. Sharli i shkonte si digjeshin, duke lodhur sytë me rrezatimin e flakës së tyre të verdhë.
Mbi fustanin e atllasit të bardhë, si dritë hëne, dridheshin tallazet. Ema humbiste nën të; dhe atij i dukej se ajo, duke u derdhur jashtë vetvetes, tretej turbull nëpër sendet që e rrethonin, në qetësinë, në errësirën e natës, në erën që frynte, në kundërmimet e lagështa që ngjiteshin lart.
Pastaj, papritmas, e shihte në kopshtin e Totit, në stol, pranë gardhit me driza, ose në Ruan, nëpër rrugë, te pragu i derës së shtëpisë së tyre, në oborrin e Bertosë. Dëgjonte akoma të qeshurat e djemve të gëzuar, që vallëzonin nën pemët e mollëve; ajri i dhomës ishte ngopur me parfumin e flokëve të saj, dhe fustani i dridhej në krahë me një fëshfëritje të pakapshme aq sa mund të dëgjohen xixëllonjat. Ishte po ai fustan!
Ndenji kështu një kohë të gjatë duke sjellë ndër mend të gjitha gëzimet e perënduara, qëndrimet, lëvizjet, timbrin e zërit të saj. Pas një dëshpërimi vinte tjetri, dhe kështu me radhë pareshtur si valët e baticës në vërshim.
E pushtoi një kureshtje e tmerrshme: ai, me ngadalë, me majë të gishtërinjve, duke u dridhur i tëri, i ngriti velin. Mirëpo aty për aty lëshoi një klithmë llahtarë që i zgjoi dy të tjerët. Ata e zbritën poshtë, në sallën e ngrënies.
Pastaj Felisiteja erdhi e u tha se ai donte ca fije flokësh nga të sajat.
- Prijini një tufë! – u përgjigj farmacisti.
Dhe, meqë ajo nuk guxonte, ai u afrua vetë, me gërshërë në dorë. Dridhej aq shumë, sa ia shpoi lëkurën mbi tëmtha në disa vende. Më në fund, duke e mbledhur veten nga emocionet. Omeu preu dy-tri herë kuturu sa i hëngri gërshëra, duke lënë shenja të bardha në atë floknajë të bukur, të zezë.
Farmacisti dhe famullitari u zhytën përsëri në punët e tyre, pa e lënë herë pas here gjumin mangët, për të cilin ia vishnin fajin njëri-tjetrit pas çdo dremitjeje që bënin. Atëherë zoti Burnizien spërkaste dhomën me ujë të bekuar, ndërsa Omeu hidhte nga pak klor përdhé.
Felisiteja ishte treguar e kujdesshme duke vënë për ta në dollap një shishe raki, djathë dhe një simite të madhe. Kështu farmacisti, që s’duronte dot më, aty nga ora katër e mëngjesit, psherëtiu:
- Besa, kisha për t’u ushqyer me gjithë qejf!
Kleriku nuk priti ta lusnin, doli të thoshte meshën dhe u kthye, pastaj që të dy hëngrën e pinë, duke u ngërdheshur nga pak, të shtyrë nga ai gëzim i papërcaktuar që të pushton pas seancave të trishtimit; dhe kur hodhën teken e fundit, prifti i tha farmacistit, duke i rënë në shpatull:
- Në fund të fundit kemi për t’u marrë vesh!
Poshtë, në korridor, ndeshën punëtorët që po vinin. Atëherë Sharlit iu desh të duronte dy orë të tëra torturë prej çekiçit që ushtonte mbi dërrasa. Pastaj të vdekurën e futën në arkivolin prej lisi, të cilin e mbërthyen brenda dy të tjerëve; mirëpo, meqë qivuri ishte tepër i gjerë, u desh që boshllëqet të mbusheshin me leshin e një dysheku. Më në fund, pasi e zdrukthuan, u gozhduan dhe u puqën cep më cep të tre kapakët, e nxorën përpara portës; u hap shtëpia, dhe njerëzia e Jonvilit filloi të vërshonte.
Mbërriti xha Ruoi. Atij i ra të fikët mu te sheshi sa pa cohën e zezë.
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive