http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
Kapitulli  - II
Ishte një mëngjes i zymtë, me një shi të imtë që të ndillte gjumë. Nebojsha Mariq rrinte ende i shtrirë, kur e thirri e shoqja që të zgjohej nga gjumi, se po afronte fillimi i orarit zyrtar të punës. E ndiente në tërë trupin një lodhje të thellë, sikur tani të ishte koha e gjumit, e jo koha e fillimit të punës. Pasi lëshoi një „oh“ të lehtë, u ngrit nga shtrati. Me pelerinën e hedhur krahëve, shkoi në banje. Ndaloi pranë pasqyrës, duke e parë fytyrën e tij të verdhë dhe sytë pakëz të mbufatur nga gjumi. Kishte kohë që kjo verdhësi e fytyrës ia fuste frikën. Kishte dëgjuar nga një fallxheshë, kur ishte student, se njerëzve që iu verdhet fytyra, vdekjen e kanë afër. Fjalë gabelice, mendoi. Duke e shikuar plagën e mbyllur mbi vetull, egërsohej dhe sakaq e harronte verdhësinë e fytyrës dhe fjalët e gabelicës. Eh, ajo plagë ishte histori me vete, por kishte ardhur koha e hakmarrjes! Sakaq në mendje i shkoi takimi i parë i drejtpërdrejtë që kishte pasur me shqiptarët, ku kishte pësuar një rrahje brutale. Kishte qenë duke udhëtuar me tren nëpër Serbi.
Kishte një takim pune në kryeqytetin provincial. Ishte koha e rënies se tij, ndaj në këto rrethana ai e mbante të ndezur pishtarin e zjarrit patriotik. Në kupenë e trenit, 36 një grup bashkudhëtarësh dëgjonin muzikë dhe bisedonin ndërmjet tyre. Një plak me plis të bardhë bisedonte diç në gjuhën shqipe. Nga toni linte të mendoje se ishte i zemëruar, por ç’e do, kur nuk e kuptonte asnjë fjalë. Ishte nevrikosur, kur nga manjetofoni i tyre kishte filluar muzika e urryer shqipe. Nebojsha ishte egërsuar dhe kërcënueshëm kishte thënë: „Fike atë m...“ Ata ishin treguar të matur. I kishin duruar edhe shumë fyerje të tjera të tij. Por e keqja kishte ndodhur pasi treni kishte filluar të ngadalësonte shpejtësinë, për të ndaluar në stacionin e Mitrovicës. Njëri nga ata, që quhej Tomë (këtë emër aty për aty e kishte dëgjuar nga një bashkudhëtarë që ishte përpjekur ta zbuste pak egërsinë e tij), e kishte goditur me shqelma në bark, pastaj me grusht fytyrës, duke i thënë se këtu i thonë Shqipëri. Nuk i kujtohej më sesi e kishin flakur jashtë. Kishte mbetur në mes të binarëve, i mbuluar me gjak. Do të hakmerrem, për këtë jam betuar edhe atëherë, tha me zë, duke e ledhatuar lehtë plagën mbi vetull, tanimë të mbyllur. Pasi u vesh, doli në rrugë. Me hapa të shpejtë u drejtua nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Tani nuk e kishte larg ndërtesën e Ministrisë. Qysh kur ishte emëruar në këtë post të lartë të policisë sekrete për Kosovën, kishte marrë banesë të re, bile shumë pranë ndërtesës së Ministrisë. Kjo ndërtesë ishte ndërtuar viteve të fundit dhe kishte dëgjuar se para tij këtu kishte banuar një nëpunës i lartë federativ nga Sllovenia. Ata i kishin tërhequr të gjithë nëpunësit e tyre, në shenjë mospajtimi me politikën serbe ndaj republikave. Mirë kanë bërë, bile do të bënin mirë sikur t`i tërhiqnin të gjitha republikat të deleguarit e tyre, mendoi 37 dhe për një çast thellë në shpirt ndjeu një kënaqësi që nuk e kishte përjetuar prej kohësh. Ja, pra, më në fund, ia arritëm qëllimit që edhe ne të organizohemi dhe të vazhdojmë luftën aty ku na e kishte ndërprerë Tito. Nebojsha kishte punuar si nëpunës i lartë në Ministrinë e Brendshme për sektorin e Kosovës. Atëherë kishte qenë fare i ri. Sa e kishte filluar karrierën. Kishte pasur një pasion të jashtëzakonshëm që të realizonte plan-projektin për problemet e pakicave në RSFJ. Fillimi kishte qenë jashtëzakonisht i mbarë. Paraardhësit e tij gjatë luftës kishin arritur që në vendet kyçe t`i kishin njerëzit e tyre. Kishin futur në dorë udhëheqësin partiake dhe ushtarake të Kosovës. Kishin organizuar në qytetin P. të Kosovës, Konferencën e Këshillit Nacionalçlirimtar dhe me miratimin e dhunshëm të delegatëve shqiptarë, ia kishin dalë që Kosova të mbetej krahinë në kuadrin e Serbisë e të Jugosllavisë. Nga këtu, pastaj, kishin filluar të realizoheshin planet e tyre për problemin e pakicave në Jugosllavinë e re. Kishin realizuar një varg projektesh, si spastrimin e terrenit nga mbeturinat e fashizmit, pastaj grumbullimin e armëve, emigrimin e shqiptarëve vullnetarë për në Turqi dhe shumë gjëra të tjera. Rrjeti i tyre kishte arritur deri në kupolën më të lartë të Federatës. Qëllimi ishte që, me një grusht-shtet, të përmbysnin qeverinë e udhëhequr nga Tito dhe udhëheqja e shtetit të vihej në duart e Serbisë. Pas Plenumit të Katërt të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë ishte kritikuar ashpër gjoja dhuna kundër pakicave, sidomos dhuna ndaj shqiptarëve. Aleksandër Rankoviçi, me shumë bashkëpunëtorë të tij ishte shkarkuar nga 38 pozitat partiake dhe shtetërore. Këtij shkarkimi nuk i shpëtoi as Nebojsha. Iu kujtua dita e parë, kur e kishin transferuar në detyrë të re, pas shkarkimit. Me një fjalim modest, me pak fjalë miradije dhe pa asnjë duartrokitje, e kishin bërë të tronditej deri në tmerr. Pas kësaj rënieje të papritur, pa entuziazëm kishte filluar të ngjitet në karrierë, por pa ndonjë post me vlerë. Qysh në ditët e para ai e kishte ndier rëndë peshën e indiferencës. Harresa, mënjanimi dhe përbuzja kishin qenë ndjekës të vazhdueshëm të punës së tij në vitet vijuese. Rrallë kishte ndodhur që të ftohej në ndonjë detyrë speciale dhe atë zakonisht në afate të shkurtra, si, bie fjala, për përgatitjen e terrenit për udhëheqësit e lartë, kur ata vizitonin Kosovën. Kishte marrë pjesë edhe në disa detyra të rëndësishme zbulimi në shtetet e Evropës, por të gjitha pa ndonjë vlerë të veçantë për karrierën e tij. Pas kryerjes së këtyre detyrave, pasonte prapë heshtja dhe si gjithmonë, indiferenca, pastaj harresa, mënjanimi, përbuzja... Këto shfaqje-zhdukje kishin vazhduar deri në prill të vitit 1981, kur ishte shfaqur haptas irredenta në Kosovë. E kishte parandier se kësaj radhe do t’ia kishin nevojën. Dhe ashtu kishte ndodhur. I kishin ardhur në shtëpi dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i kishin thënë se duhej të organizohej, duke i treguar se kësaj radhe nuk do të kishte më indiferencë. Kemi nevojë për këmbim përvojash, i kishin thënë ata. Nebojsha kishte pranuar detyrën e re, duke iu përveshur punës, me metodat e tij të vjetra, por me fuqi 39 të reja. Me plane afatgjata kishte arrirë të organizonin diferencimin ideopolitik që ishte e domosdoshme për momentin. Kjo masë përçarëse duhej të futej në radhët e udhëheqjes komuniste të Krahinës, pastaj në Universitet, në ekonomi, në ndërmarrje shoqërore, në mjetet e informimit publik, në sport e kulturë, në këshillat komunale, deri te bashkësitë lokale. Kishte përpiluar një projekt-plan për kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë, si dhe për dërgimin edhe të atyre që duan të punojnë e të jetojnë në Kosovë, duke përdorur privilegje shtesë. Pastaj hapjen e dosjeve të vjetra, që nuk ishin të pakta dhe përpunimin e tyre, si dhe përpilimin e dosjeve të reja. Nuk kishte harruar ëndrrën e tij të vjetër, që krahas vijes institucionale, të ndiqte edhe vijën utilitare. Posa hyri në zyrë, sytë i shkuan mbi tavolinën e tij të punës. Pa një dëng me letra. Paska ardhur posta zyrtare, mendoi. Pasi hoqi pallton dhe e vari në varësen prapa dere, u ul qetë në kolltukun e tij të punës. Grumbullin e letrave e afroi më pranë dhe zuri t’i shikonte me radhë vetëm titujt. Ishin pothuaj dosje të zakonshme. Kishte kërkesa për dhënie urdhrash, kërkesë për klasifikimin e planeve, seleksionime, vendime etj. Një dosje me ngjyrë të kaltër ndodhej e veçuar në krahun e djathtë, jo larg tij. Ku kishte qenë kjo më parë, që s’e kisha vërejtur, mendoi duke e zgjatur dorën kah dosja. Tepër sekret, Nr.09/89 SRS, lexoi tekstin me ngjyrë të zezë, mbi kapakët e dosjes. Rrotulloi letrën e rekomandimit që ndodhej në faqen e parë, që sipas rregullave, çdo nëpunës duhej së pari ta lexonte, e pastaj të futej në brendi të dosjes. Ty të lexoj më vonë, tha sikur vetë fle40 ta rekomanduese, e shkruar me germa të zeza cirilike, ta kishte lutur që ta lexonte të parën. Ishin gjithsej katër nëndosje. E hapi të parën dhe filloi nga leximi: Nr.217, Brankoviq Marinko, i lindur në Kralevë në vitin 1958. I dënuar me njëzet vjet burg për krime të rënda. Është shumë i rrezikshëm. Vuan dënimin në burgun e Pozharevcit. Për ne shumë i përshtatshëm. Merr kontakt personalisht me të. Më poshtë ishin të dhënat e tjera rreth krimit, dokumentacioni i mjekut psikiatër dhe gjendja e tij shëndetësore. E hapi nëndosjen e dytë: Nr. 2217, Starçeviq Misha, i lindur më 1956 në fshatin Hum afër Nishit. I dënuar me shtatëmbëdhjetë vjet burg. Vuan dënimin në burgun e Dubravës, në Kosovë. Vrasës serik. Shumë i rrezikshëm. I përshtatshëm për ne. Të dhënat e mjekut dhe gjendja shëndetësore e tij. E hapi nëndosjen e tretë: Nr. 1717, Milivojeviq Momçillo, alias Moma, i lindur në fshatin Guresh në vitin 1963, në Kosovë. Njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe zakoneve shqiptare. I dënuar për shumë delikte, si dhunues dhe vrasës posaçërisht i vajzave të mitura në vendlindjen e tij. I arratisur për disa vite në Gjermani, njohës i gjuhës gjermane. I kërkuar nga policia gjermane dhe Interpoli për trafiqe armësh, droge, dhunimi, vrasje dhe prostitucioni. Shumë i rrezikshëm. Ndodhët në burgun e Sremit. Merr kontakt personalisht me të. E mori nëndosjen e fundit në dorë. E hapi me kujdes, duke e mënjanuar, sikurse në rastet e para, letrën rekomanduese: Nr. 711 , Gjergjlekaj Fer, i lindur në fshatin J, në vitin 1962. Ekspert i zbulimit me akademi policore të kryer në Beograd. I burgosur për dy vepra: 41 Nxjerrje e sekretit shtetëror para terroristëve shqiptarë dhe vrasës i dy policëve serbë gjatë demonstratave të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Zgjedhja e kriminelëve nëpër burgje, studentë vullnetarë, të rinj nga jetimoret dhe dërgimi i tyre në detyra speciale ishin metoda të vjetra në politikën serbe. Edhe në Jugosllavinë e vjetër ka pasur formacione të tilla. Në atë kohë formacionet e tilla quheshin “Komitë”. Këtyre u lihej në dorë çdo gjë që nuk mund ta bënte ligji. Kishin mundësinë e veprimit të lirë dhe në mungesë të fakteve, e bënin vetë sajimin e tyre. Vepronin në mënyrë të papenguar nga organet e rregullta dhe kishin në dorë fuqinë e jo fakteve. Polici nuk ishin, ushtri jo, gëzonin të gjitha privilegjet. Kishin të drejt të vrisnin (kuptohet, vetëm shqiptarë), të dhunonin, të plaçkitnin pa i dhënë përgjegjësi askujt. Nuk i kujtohej mirë se sa grupe të tilla i kishin dërguar deri me tani në Kosovë. Informacionet nga terreni bënin të ditur se deliktet që nuk i zbulonin dot trupat e rregullta policore, i zbulonin ata. Një pjesë e tyre ishin të uniformuar dhe të rreshtuar në grupet paramilitare (tani për tani të quajtur ushtarë rezervë), kurse pjesa tjetër ishin pa uniforma. Ata, zakonisht, vepronin në terren, duke mbledhur informata, si dhe në shumë raste duke ndërhyrë vetë në ndriçimin e delikteve të komplikuara. E mori në dorë letrën e dytë rekomanduese. E hapi ngadalë dhe filloi të lexonte. Këshillat jepeshin të qarta. Do të duhej të merrte kontakt sa më parë me Ministrinë e Jashtme, për një takim të mundshëm me punëtorët e Ambasadës së Jugosllavisë në Zvicër. Do të 42 duhej që punëtorët e konsullatës (vetëm me ata që janë të caktuar në letrën rekomanduese) të mbikëqyrnin të dërguarit me misione speciale në Zvicër, vazhdonte më poshtë letra rekomanduese. Për çdo gjë në lidhje më ata, duhet të informohet Babiq. Ishte i lumtur, nga se këtu shihte një shans jashtëzakonisht të përkryer, pasi që në Zvicër i kishte njerëzit e tij, të cilët prej kohësh i kishte organizuar në mënyrë të pavarur. Tani edhe këtë pëllumbin do ta dërgonte në këtë grup dhe pastaj grupi do të legalizohej, le ti se ç`thotë ajo shkarravinë rekomanduese. Ti do të punosh për mua. Nuk do? E di ti se unë ta këpus kryet si zogut? Do ta provosh? Ëhë, ashtu pra, të dua të zbutur… dhe nuk dua shumë nga ti, jo, jo, një punë të lehtë e dua nga ti, shumë të lehtë. Merre lapsin dhe letrën. Shënoji emrat e atyre trimave që veprojnë në Zvicër kundër nesh dhe m’i sill mua. Mos ke frikë, nuk dua t’i vras, jo, jo, në asnjë mënyrë, por dua t’iu jap vetëm pakëz drogë, dëgjon? Drogë…ha, ha, ha!… dhe pastaj, lyp ç`të duash! Do para, ja ku i ke! Do kurva, sa të duash! Do drogë, do ta sjellim ne atje! Do armë, zgjidh!… Pastaj, kuptohet, pjesa e luanit do të jetë imja. * “Është tepër urgjent” - i tha sekretarja, porsa hyri në zyrën e tij, duke ia dhënë në dorë një zarf. Ishte një letër-ankesë, e cila vinte nga një fshatar serb nga Kosova. Ai ankohej në fqinjët e tij shqiptarë, të cilët ia dëmtonin pronat, e provokonin në baza kombëtare, bile kishte edhe të atillë që kishin bërë përpjekje për t`ia cenuar nderin familjar. Pastaj ai shkruante se, së pari, kis43 hte bërë ankesë te organet komunale, por ata nuk kishin ndërmarrë asgjë, duke i kujtuar se as serbët që punonin në kuvendin komunal, nuk ia kishin marrë fare para sysh ankesën. Në fund ai e mbyllte letrën me kërkesën për armë, me të cilën, të paktën, do të kishte mundësi të mbrohej vetë nga shqiptarët. Ashtu, pra, mendoi Nebojsha, planet tona kanë filluar t’i japin frutat e para. Ti nuk je as i pari e as i fundit që ankohesh dhe armë do të keni, përkrahje do të keni, para do të keni… të gjitha do t`i keni, vetëm qëndroni edhe pakëz atje… Dhe befas ju kujtua një letër-ankesë e një fshatari shqiptar, nga një fshat i humbur diku në Kosovë, që disa vite më parë, nëse nuk gabohej kjo kishte ndodhur pikërisht atë vit, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë kishte shpallur Memorandumin që Kosovës t’i merrej statusi i autonomisë, i njohur në Kushtetutën e vitit 1974. Këtë letër ai ia kishte adresuar Kryetarit të Federatës Jugosllave, i cili në atë kohë ishte ai shqiptari S.H. Fshatari shqiptar ankohej se gjoja policia ia paskëshin mbytur një djalë në burg, kurse tjetrin ia kishin burgosur, por pa bërë asnjë faj kundër shtetit… Sa ishte bërë teatër me atë letër, sa kishin diskutuar rreth saj dhe gjithmonë po nga ata komunistët naivë: Jo është bërë tejkalim i kompetencave nga ana e policisë, jo nuk është shqyrtuar në mënyrë të drejtë fajësia apo pafajësia e tij, jo ai e ka varë veten, jo e kanë torturuar deri në vdekje, jo vetë i kanë fajet, se ata gjithmonë kanë qenë kundër shtetit dhe shumë broçkulla të tjera si këto, dhe pastaj me yrysh i kishin dërguar dy sekretarë të atij shqiptarit tjetër, që ishte kryetar i Jugosllavisë, për ta hulumtuar çështjen nga afër. Se çfarë kishte ndodhur 44 pastaj, nuk i kujtohej më. Kurse sot te ne çdo ditë vijnë letra të tilla. Strategjia kishte filluar t’i jepte frutat e para. Caktoi me të shpejtë njërin nga vartësit e tij që të udhëtonte në Kosovë, për ta parë çështjen nga afër. Mori dosjet dhe shkoi në zyrën tjetër, ku ishte sekretarja. I la mbi tavolinën e saj dhe i tha që urgjentisht t`ia bënte caktimin e datave. Caktimi i datave ishte bërë ashtu siç i kishte renditur vetë. Tani kishin mbetur edhe ca përgatitje anësore, më të cilat merreshin dy vartësit e tij. Ishte duke e pirë kafenë e mëngjesit, kur cingëroi zilja e telefonit. Ishte njëri nga vartësit e tij, që e lajmëronte se nga ana e tyre çdo gjë ishte gati. Udhëtimi do të bëhej me helikopter. Vartësi e lajmëronte se shoferi e priste të porta. Pasi u përshëndet me gruan, doli. Nebojsha u ul në ndenjësen e prapme të automobilit. Deri në pistën e helikopterëve, që ndodhej në anën e prapme të stacionit të policisë, ai nuk foli fare. Nuk ishte zakoni i tij të rrinte i heshtur, por sot sesi e ndiente veten. Porsa arritën në pistë, i pa të dy vartësit e tij që ishin fare pranë helikopterit, duke e pritur. Ata i dolën makinës anash dhe në shenjë respekti ia hapën derën. Me hapa të shpejtë Nebojsha u drejtua kah helikopteri. Ishte një ditë e bukur vjeshte. Nga lart Nebojsha i shikonte fushat. Nëpër lugështaja, ku rrezet e diellit akoma nuk kishin arritur të depërtonin, si një tis i hollë e i bardhë, bryma e kishte mbuluar tokën. Në shumë vende shiheshin traktorët, duke mbjellë grurin, elbin apo ndonjë drithë tjetër të bardhë. Kemi një fushë të bukur, mendoi, por kemi pak… Tani sa e kemi filluar 45 luftën. Dalëngadalë dhe do t’i zbojmë të gjithë shqiptarët nga Kosova, pastaj do ta gllabërojmë edhe Maqedoninë. Edhe që andej do ta zbojmë krejt elementin jo sllav dhe të vendosim popullsi serbe. Eh… shumë pak jemi shtuar viteve të fundit! Pas një dreke të majme në hotelin “Grand” të qytetit, kishte ardhur koha e takimit. Pritja ishte organizuar në një dhomë të vogël, në ndërtesën e burgut. Me urdhrin e drejtorit, gardianët e sollën Milivojeviq Momçillon – Momën. Nebojsha për një copë herë mbeti i hutuar. Ju duk se para tij ishte një fëmijë, e jo një kriminel, siç ishte i përshkruar në dosje. Moma kishte një fytyrë të njomë, me ca qime të rralla në faqe. I ngjante më tepër një çuni mitar - adoleshent, se sa një krimineli ordiner dhe për një çast dyshoi se ndoshta ishte bërë ndonjë ndërrim me ndonjë të burgosur tjetër. Ai kishte një palë sy që shkëlqenin padjallëzish. Nuk ishte i zhvilluar aq mirë fizikisht. Kishte një trup të ulët dhe thatak. Tani iu kujtua se, kur e kishte lexuar dosjen e tij, kishte marrë vesh për krimet rrëqethëse që ai kishte kryer. Çudi, prapa kësaj fytyre me tipare femërore të jenë të fshehura ato krime të tmerrshme? E kishte paramenduar një burrë kallushan, shtatlartë e muskuloz. „Si të quajnë” – pyeti Nebojsha, për t’u siguruar se personi nuk ishte ndërruar me ndonjë tjetër. “Milivojeviq Momçillo.” “Aha, ti qenke Moma.” “Po”, – pohoi Moma me mospërfillje. “Jeni të njoftuar për këtë takim?“ „Po.“ „Je dakord?“ 46 „Sigurisht!“ „E njeh mirë gjuhën shqipe?“ – pyeti Nebojsha, duke u përpjekur ta hetonte me një shikim ngultas në sy. „Shumë mirë, jam rritur me fëmijë shqiptarë“ „Sa je i njohur me zakonet e tyre, me muzikën, folklorin, epet, e traditat tjera?“ “Si të them, i njoh deri diku.” “Do më thënë, i njeh pak?” “Po, pak,” – u përgjigj Moma, duke shikuar hutueshëm. “Duhet të përgatitësh edhe në këtë drejtim.” Moma rrudhi krahët, duke e thartuar fytyrën. “Mirë. Tani do të njoftoj, shkurt, me misionin që je ngarkuar. Ky është një mision sa fisnik, aq edhe patriotik, por edhe i rrezikshëm. Ti do të veprosh në Zvicër. Kolegë pune do të kesh një shqiptar, por i njëjti nuk duhet të marrë vesh se kush je dhe për kë punon. Ai duhet te të njoh ty si shqiptar. Në banesë, në automobil, në klube e kudo që të jesh, duhet të jesh komplet shqiptar. Të mendosh, të këndosh, dhe të veprosh vetëm shqip. Si shqiptar do të kërkosh azil politik, me emrin Ylber Kraqa, alias Beli. Ditëlindjen dhe vendlindjen do ta kesh atë që në të vërtetë e ke. Krejt dokumentacionin e ke të rregulluar në këtë emër. Me bashkëfshatarët tuaj nuk duhet të kesh asnjë kontakt. Do t’i ripërtërish lidhjet e vjetra me biznesmenin Aleks Peroviç dhe do të vazhdosh aty ku e keni ndërprerë veprimtarinë tuaj kontrabanduese, por kësaj radhe jo me armë e prostituta, por vetëm me drogë. Pra, do të kesh mision sekret, mision droge dhe gjithmonë nën urdhrat tona. Çdo urd47 hër që të vijë nga eprorët, duhet ta zbatosh, përndryshe e paguan me kokë. Për gjësende private nuk guxon ta rrezikosh procesin, kurse para, drogë e armë do të kesh sa të duash! Furnizimi do të behët vetëm përmes nesh. Para se të shkosh në Zvicër, do të dërgojmë në një bazë ushtarake që të stërvitësh fizikisht dhe psiqikisht. E ke rreptësisht të ndaluar të kesh kontakte me lokale të hapura serbe. Informacionet shtesë do t’i marrësh gjatë kohës së stërvitjes.” Për një copë herë Nebojsha nuk foli. Me një buzëqeshje të varur në buzë shikonte Momën, i cili iu duk i hutuar fare. E kishte të qartë se në takimin e parë nuk mund t’ia sqaronte të gjitha. “Pasi të përfundojnë edhe ca formalitete, ti do të largohesh nga këtu. Do të qëndrosh në një bazë ushtarake, derisa t’i përgatisësh ato që i përmenda më sipër. Pra, bisedën e shpalli të mbyllur. Për sa biseduam, asnjë fjalë! Qartë?” “Si urdhëro!” “Shko tani,” – dhe me gishtin tregues Nebojsha shtypi sustën e alarmit. Në derë u dukën gardianët. Për takimin e tij në Kosovë ishte njoftuar me kohë. Tani kishin mbetur edhe disa përgatitje anësore. Nuk ishte hera e parë që udhëtonte në Kosovë. Vetë posti që mbante, ia impononte që të kishte lëvizje dhe vizita të shumta si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë e Mal të Zi. Pa dashur iu kujtua takimi i fundit që kishte pasur në një jetimore në kryeqytet. Aty ishte takuar për herë të parë me Sllavicën, drejtoreshë e institutit (që tani mbante kontakte të rregullta me të), e cila ia kishte ofruar të gjitha të dhënat për të rinjtë që ishin 48 në moshën e shërbimit ushtarak. Sllavica i kishte propozuar që, sa për fillim, të merreshin ushtar fëmijët me prejardhje shqiptare, rome dhe të tjerë, duke ia dhënë një listë të gjatë me emrat e tyre. Sllavica kishte qenë shumë e kujdesshme në punën e saj. Qysh kur e kishte filluar punën instituti, ishin mbajtur listat sekrete me prejardhjen e fëmijëve. Këto shënime ndodheshin në arkiv, atje ku ishte e ndaluar të hynte personeli tjetër, përveç drejtorit dhe punëtorëve të autorizuar. Të gjithë fëmijëve u kishin vënë emra serbësh, pavarësisht se nga vinin ata. Pastaj, për çdonjërin kishin sajuar një lloj historie që tregonte prejardhjen e fëmijës dhe tragjedinë që gjoja kishin pësuar prindërit e tyre, ku ata ose kishin humbur jetën tragjikisht, bie fjala në komunikacion, në ndonjë ngatërresë të rastit, ose nga ndonjë sëmundje e pashërueshme, apo kishin pasur ndonjë ndarje apo zhdukje tjetër. Dokumentet e sajuara mbaheshin në arkivin qendror dhe kishte të drejt çdo qytetar t’i hulumtonte. Ndodhte të vinin nënat e vërteta dhe t’i kërkonin fëmijët e tyre. Natyrisht se ato dërgoheshin në këtë arkiv dhe këtu ishte e pa mundur të bëhej ndonjë zbulim i mirëfilltë. Kuptohet që pastaj Sllavica, në mënyrë sekrete e gjente menjëherë të vërtetën dhe nëse ajo që e kërkonte fëmijën ishte nënë serbe, kishte fatin që ta njihte, ta përqafonte, ta ledhatonte, apo ta rikthente prapë fëmijën e vet, kurse po të ndodhte që nëna të ishte jo serbe, nuk e kishte të njëjtin fat. Fëmijët me prejardhje jo serbe ishin të edukuar në mënyrë të veçantë. Që në moshë të re atyre iu mësonin për historitë dhe trimëritë që kishin bërë serbët gjatë historisë dhe, në anën tjetër, ua futnin në shpirt urrejtjen ndaj po49 pujve të tjerë, e sidomos ndaj shqiptarëve. Me këtë urrejtje fëmijët rriteshin dhe fitonin një dëshirë të zjarrtë për të luftuar kundër popujve jo serbë, sidomos kundër shqiptarëve që kishin ardhur nga Shqipëria (sipas mësimdhënësve të tyre) dhe ua kishin rrëmbyer tokën e shenjtë serbe, Kosovën. Ata ishin rritur duke zbatuar urdhra dhe ishin jashtëzakonisht të bindur dhe shumë korrekt në zbatimin e urdhrave. Prandaj, edhe nga ky institut kishin dërguar shumë të rinj që të luftonin në Slloveni, Kroaci e Bosnjë. Tani kishte lindur ideja që një grup nga këta të rinj të dërgoheshin në Kosovë. Me këto mendime zbriti nga helikopteri dhe u drejtua nga makina që e priste. Pasi e shikoi orën, sesi i erdhi dhe i tha shoferit që ta ngiste makinën në drejtim të jetimores së qytetit. Shoferi, disi i hutuar nga ky urdhër i papritur i shefit të tij, ktheu kokën prapa, që të vërtetonte se a kishte dëgjuar mirë, apo shefi i tij kishte bërë ndonjë shaka. Pasi që u bind se shefi i tij nuk kishte bërë shaka, e shtypi gazin dhe vetura doli në rrugë. Pasi u rehatua në ndenjësen e prapme të veturës, Nebojsha nxori nga xhepi pakon dhe ndezi një cigare. I dukej se makina po ecte shumë ngadalë dhe sakaq e hodhi vështrimin jashtë, duke shikuar njerëzit që ecnin trotuarit. Ishte rrëmujë e vërtetë, por Nebojshës nuk i bënte përshtypje. Tani ai ishte tretur në mendime, duke kujtuar takimin e parë me Sllavicën. Atëbotë, ai kishte shkuar për vizitë pune në jetimoren e qytetit. Në takimin e parë kishte ndjerë një lloj ngrohtësie tek ajo grua, që po u afrohej të dyzetave. Ishte një grua e mbajtur mirë, me një trup mesatar dhe mjaft mirë të zhvilluar. Ajo mbante veshur një fustan të shkurtër, pakëz pro50 vokativ, ngjyrë vjollce, me disa lule të rralla të lakuara në formë gjysmëharkore. Kishte flokë të gjata dhe të bojatisura bionde. Sllavica kishte përgatitur tavolinën dhe kolltukët në arkivin qendror. Përveç dosjeve të sajuara, ajo kishte sjellë edhe dosjet origjinale që ndodheshin në arkivin sekret. Për çdonjërin nga kandidatët, ajo i kishte sqaruar Nebojshës prejardhjen e vërtetë. Ajo nuk kishte harruar t’i tregonte se cili nga kandidatët i plotësonte kushtet të ishte në krye të listës. Ai quhej Raviq Goran. Ishte shumë i ashpër, i rreptë dhe jashtëzakonisht inteligjent. Rridhte nga prindër shqiptarë. E ëma e kishte lindur kur kishte qenë vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe, kuptohet jashtë martese. Ajo kishte qenë e shtrënguar ta mbante të fshehtë lindjen e foshnjës nga prindërit. Kishte pranuar që të jetimores të përkujdeseshin për fëmijën e saj. Më vonë, ajo ishte martuar pikërisht me të dashurin e zëmrës se saj dhe disa herë radhazi kishin ardhur për ta kërkuar të birin e tyre, por Sllavica nuk ua kishte dhënë. Ç’është e vërteta, Goranin ajo e kishte dashur në mënyrë të veçantë nga fëmijët e tjerë dhe gjithherë kishte pasur një lloj smire ndaj tij, vetëm pse ai rridhte nga prindër shqiptarë. Ajo e kishte mësuar ta thërriste Sllavicën nënë. Tani ajo e ndjente detyrë patriotike që Gorani i dashur i saj të rreshtohej në radhët e bijve më të mirë të popullit serb, për ta luftuar irredentën në Kosovë. “Paske intelekt të hollë!“- i kishte thënë Nebojsha. “Si urdhëron, zotrote, për këtë ditë i kemi rritur dhe edukuar. Le t’i vrasin vetë prindërit, vëllezërit dhe 51 motrat e tyre,” – ishte përgjigjur Sllavica krenare. “Megjithatë, unë kisha pasur dëshirë që të takohesha me këtë çun!” – kishte shprehur dëshirën Nebojsha. Sllavica menjëherë e kishte lajmëruar sekretaren që ta thërrisnin Goranin të vinte në arkivin qëndror. Gorani kishte ardhur dhe Sllavica e kishte njohur atë në vija të trasha rreth aktivitetit të zyrtarit. Gorani, pa dashje, i kishte parë dy dosje të hapura mbi tavolinë, ku Nebojsha e shikonte herë njërën, herë tjetrën, dhe herë Goranin. Një emër, e dy dosje, kishte menduar kalimthi dhe prapë ishte koncentruar në fjalët e zyrtarit të lartë, të cilin i kishte rastisur ta njihte përmes TV-së, por asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend se do ta takonte në mënyrë kaq të papritur, edhe pse Sllavica kohë më parë i kishte premtuar një takim të tillë. Pas pak ai ishte përshëndetur me Nebojshën, duke ia shtrënguar dorën miqësisht dhe ishte larguar nga arkivi. Sllavica, qetë-qetë, i kishte shërbyer me kafe dhe ia kishte vënë afër shishen e konjakut. Nebojsha kishte filluar të pinte, sikur të ishte në shtëpinë e tij. Edhe ajo i kishte kthyer ca gota, të gjitha për shëndetin e njëritjetrit, duke u shikuar në sy, sikur të ishin vërtet miq të vjetër. Sllavica ishte afruar pranë tij dhe kishte bërë sikur shikonte dosjen që e mbante në dorë Nebojsha, duke i dhënë udhëzimet për emrin që ndodhej në dosje. Ajo ishte kërrusur pranë Nebojshës, fare afër cepit të supit të djathtë. Gërsheti i saj e kishte gudulisur lehtas mbi faqe e mbi vetull dhe, sakaq, kjo gudulisje Nebojshës ia kishte kujtuar një histori të vjetër, që i kishte ndodhur në internatin e universitetit, ku kishte studiuar. Kjo gudulisje, ky ngacmim dhe kujtimi i asaj historie 52 në internat e kishin nxehur edhe më keq Nebojshën, i cili tani kërkonte vetëm një shkëndijë që të hidhej mbi trupin e bukur të Sllavicës. Prandaj, me dorën e majtë e largoi dosjen dhe ngadalë, me dorën e djathtë, filloi ta ledhatonte, si pa dashje, dorën e saj. Si dukej, edhe Sllavica ishte e mësuar me ledhatime të tilla, prandaj reagimi i saj ishte rrëshqitës, por edhe tërheqës për Nebojshën, i cili bëri sikur e largoi dorën e vet nga dora e saj dhe, me një lëvizje të lehtë, ia rrëmbeu belin. Ajo, qetë-qetë, ia kishte vënë dorën rreth qafës se tij të trashë dhe ishte mbështetur e tëra në trupin e tij. Nebojsha ishte ngritur në këmbë dhe me një shikim të rrufeshëm, plot zjarr, i kishte afruar buzët e tij pranë buzëve të saj. Sllavica jo vetëm që nuk e kishte kundërshtuar, por duke ia vënë të dy duart rreth qafe, i ishte qasur edhe më afër, duke e futur këmbën e tij në mesin e këmbëve të saja gjysmë lakuriq, duke thithur buzët e tij që tani më ishin të ngrohura nga rakia. Ajo, lehtas, ishte ulur mbi tavolinën e punës dhe ngadalë kishte filluar të zhvishej... Kishte kohë që Sllavica kishte menduar një aventurë të tillë. Ajo i kishte vënë syrin një nëpunësi të ri, që sapo ishte emëruar në katedrën e inventarit në jetimore. Ajo e kishte fiksuar në memorien e saj qysh ditën e parë, kur ai kishte ardhur për të paraqitur kandidaturën. Gjatë bisedës, ajo ishte dashuruar në disa tipare të tij. Kishte kohë që i shoqi i kishte vdekur. Në ditët e para pas vdekjes së tij, ajo ishte betuar në veten e saj se për së gjalli nuk do ta tradhtonte kurrë kujtimin e tij. Tani kishte kaluar koha e aventurave, do të qëndronte besnike, të paktën tani kur kam një karrierë jashtëzakonisht të bujshme, kishte menduar. Por, 53 pas takimit të parë me nëpunësin e ri, disi kjo ndjenjë iu kishte fashitur dhe marrëzisht i kishte lindur dëshira e zjarrtë që ta shijonte edhe më tutje kënaqësinë e të punuarit në zyrë, siç e kishte shijuar shumë herë në karrierën e saj. Në shumë raste i kishte dhënë shkak nëpunësit të ri që të afrohej pranë saj, por ai gjithmonë i kishte rrëshqitur nga dora dhe i qe larguar. Kur i kishte ardhur lajmi se një nëpunës i lartë nga Ministrija e Punëve të Brendshme do të vinte për ca punë tepër sekrete, ajo ishte përpjekur që të ishte sa më e përgatitur dhe t’ia bënte një pritje ashtu siç e donte nderi. Kurse, në anën tjetër, kishte menduar se kishte ardhur koha të bënte çmos që të ngjitej në karrierë, ndoshta përmes tij. Ajo kishte miq në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku menjëherë kishte marrë kontakt me ta, duke kompletuar imazhin e saj me të dhëna të reja për nëpunësin e lartë. Me t’u takuar sytë e saj me sytë e tij, kishte pasur një ndjenjë përulje, siç ndodh zakonisht te nëpunësit e vegjël, kur qëndrojnë kundruall të mëdhenjve, që rrallë iu rastis të takohen me ta. Por sytë e këtij nëpunësi të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme se ç’kishin diçka të veçantë. Tamam ashtu siç e kishte menduar. Në fillim e kishte ndjerë veten disi të hutuar dhe të pa zonjën që t’u bënte ballë atyre shikimeve dhe nuk kishte gjetur vrimë se ku t’i fshihte sytë! Thellë në shpirt ajo e dinte se këto ishin shikime nazeqare, përmes të cilave kërkonte arritjen në cak... Duke i mbyllur dosjet, i kishte ardhur një e qeshur e madhe, sa zërin e saj e kishte dëgjuar edhe sekretaria në fundin e korridorit dhe disi një ndjenjë gëzimi e 54 kishte përshkuar në të gjithë qenien, duke ia gudulisur lehtë zemrën. Ia kishte arritur qëllimit. Mbetej të shihej se sa kohë do të ishte e zonja ta mbante këtë lidhje të re. Sllavica për Nebojshën kishte përgatitur një dosje të re, ekstra. Kishte gjetur edhe shumë emra të çunave me prejardhje shqiptare, të cilët ishin mjaft të përgatitur nga çdo aspekt. Gjithashtu, kishte bërë edhe seleksionimin e tyre, duke e bërë një caktim provizor që ata të dërgoheshin pikërisht në ato rrethe ku edhe i kishin prindërit dhe fisin e tyre. Në fillim Sllavicës i kishte ardhur keq për këtë sjellje të saj ndaj këtyre çunave, por sakaq e kishte larguar nga mendja, duke e ditur se po bënte një punë patriotike në njërën anë, dhe një stimul për karrierën e saj, në anën tjetër. Sllavica ishte njoftuar për udhëtimin e Nebojshës në Kosovë, prandaj kishte punuar një kohë të gjatë, bile shpesh duke i marrë dosjet në shtëpi, që t’i përfundonte para se ai të arrinte. Dhe ia kishte arritur qëllimit. Dosjet ishin gati, të përpiluara në detaje, kurse Nebojsha ishte fare pranë derës... * Udhëtimi i tij në Kosovë ishte njoftuar edhe përmes mjeteve të informimit. Në aeroportin ushtarak afër Prishtinës do ta prisnin zyrtarë të lartë të Krahinës të Kosovës e Metohisë. Pas një fjalimi që do ta mbante para masës së tubuar në Fushë-Kosovë, ai do të merrte pjesë në një mbledhje mbyllur, që do të mbahej në ndërtesën e Komitetit Krahinor dhe aty, në prani të përfaqësuesve besnikë serbë, do të lexonte një raport në pika të shkurtra, që ishte i përpiluar në formë ma55 nifesti. Ishte shumë i lumtur që më në fund do të merrte pjesë personalisht në një tubim kaq të lartë, para masës, sidomos në një mbledhje të partisë, ku do të kishte rastin t’i shikonte për së afërmi kundërthëniet politike në mes të udhëheqësve të lartë krahinorë serbë dhe atyre shqiptarë, të cilët tani ishin para zhdukjes. Kishte informacione se përçarja në mes tyre kishte arritur deri në atë pikë, sa që ishte i sigurt se fjalimi i tij do t’i sillte të gjitha gjërat në nivelin e duhur, pra në atë të ndarjes definitive. Ky ishte synim i tij i mëhershëm. Ishte betuar se do të bënte çmos që të shkatërronte në themele bashkim- vëllazërimin në mes të serbëve dhe shqiptarëve, edhe ashtu të brishtë. Pastaj, do të bënte edhe një rirenditje të kandidatëve dhe një ndryshim sekret të çdonjërit nga udhëheqësit e lartë krahinor, duke u dhënë shumë më shumë kompetenca zyrtarëve serb. Rëndësi të veçantë, për momentin, do të kishte ndërtimi i disa nën komisioneve, si ai politik, juridik, ushtarak, ekonomik, shëndetësor dhe kulturor. Nën komisioni politik do të merrej me çështjen e fjalimeve, bisedave, replikave, komunikatave etj. Nën komisioni juridik do të merrej me dhënien e kompetencave për fuqizimin e urdhrit ekzekutiv, pastaj zëvendësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë me kuadër të përgatitur serb. Nën komisioni ushtarak do të merrej me largimin e të gjithë kuadrove shqiptare, që ishin të inkuadruar në mbrojtjen territoriale dhe civile të Kosovës dhe që kishin përgatitje shkollore, duke i zëvendësuar me oficerë serbë. Proteksioni civil do të merrej me koordinimin e punës dhe sinkronizimin e përbashkët me obligues ushtarakë dhe 56 obligues policorë, si dhe plotësimin me obligues nga mbrojtja civile, duke formuar shtabe civile territoriale dhe shtabe të përbashkëta, që do të kishin një bashkëpunim të ngushtë në mes të policisë sekrete, policisë së rregullt, grupeve paramilitare, militare dhe grupeve të tjera civile të armatosura. Nën komisioni ekonomik do të merrej me të ardhurat ekonomike të Krahinës, ku do të futeshin sektorët e bankave, ndërmarrjet e mëdha shoqërore, doganat, hoteleria si dhe menaxhimet tregtare. Nën komisioni shëndetësor do të kishte në gjirin e vet kontrollin e medicinës mjeko-ligjore, të spitaleve, të ambulancave, barnatoreve, drogërive etj. Dhe nën komisioni kulturor do të merrej me censurimin e literaturës në gjuhën shqipe, me kontrollin e shtëpive botuese, shtypin ditor, mjetet e informimit, teatrin, koncertet, ndeshjet sportive etj. Këto ishin bazat kryesore të veprimeve të mëtutjeshme të koordinuara mirë. Mendohej se gjatë procesit dhe varësisht nga rrethanat do të kishte variacione, por pa e dëmtuar bazën. Fjalimi i tij para masës në Fushë-Kosovë ishte i shkurtër dhe inkurajues për popullatën serbe. Aty Nebojsha nuk harroi të përsëriste citate nga fjalimi i famshëm i ideologut të denjë të tij, që kohë më parë i qe drejtuar masës në Gazimestan, ku ndër të tjera u kishte premtuar serbëve se askush nuk do të guxonte të luante më me fatin e tyre, siç kishte ndodhur gjer tani. „Edhe populli serb, sikurse edhe popujt e tjerë të Federatës Jugosllave, ka të drejtë të jetojë, të punojë, dhe t’i kërkojë të drejtat e veta. Këtë duhet ta ketë të qartë edhe Federata, dhe mbarë bota, qofshin ata miq apo armiq të Serbisë. Prandaj, vëllezër e motra 57 të ndershme serbe, ju bëj thirrje që mos të ju dhimbset asgjë për atdheun tuaj, për popullin tuaj hyjnor, për fëmijët tuaj, për stërgjyshërit tuaj që luftuan ndër shekuj me trimëri dhe patriotizëm të rrallë për t’i mbrojtur kufijtë, kulturën, gjuhën, fenë dhe kishat që janë ruajtur dhe mbrojtur me aq shumë gjak e sakrifica ndër shekuj dhe që sot kanë ardhur buzë zhbërjes nga terroristët shqiptarë. Bashkohuni rreth flamurit, rreth kishës sonë të shenjtë ortodokse, rreth kulturës dhe gjuhës së zotit, në luftë kundër të pafeve, të pabesëve, të nëmurve të zotit, deri në zhdukjen e tyre dhe të kthimit të lirisë në tokën e shenjtë serbe të Kosovës. Le ta dinë të gjithë armiqtë e popullit serb se aty ku jeton një serb, aty është Serbi, dhe ne do ta marrim me hir apo me pahir, me dëshirë apo pa dëshirë, me paqe apo me luftë! Ne luftën do ta fitojmë gjithsesi, qoftë me pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare, qoftë pa pëlqimin e saj, qoftë edhe kundër vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare!... Rroftë populli hyjnor serb! Rroftë Kosova serbe! Rroftë Serbia jonë e madhe!“ Brohoritjet nuk kishin të ndalur. Jehona e zërave të masës që buçitnin si në kor, dukej sikur thernin kupën e qiellit, duke e mbushur edhe ajrin tani më të rënduar me re kërcënuese. Turma buçiste dhe hidhte sloganet e tyre. Duam armë! Jashtë shqiptarët nga Kosova jonë! Rroftë Serbia! Kosova është Serbi. Dhe pastaj, si në revansh, turma ua merrte këngëve çetnike: Gjurgjev dana çetniçki sastanak, Mitrov dana çetniçki rastanak. 58 Disa pleq të emocionuar nga këto këngë, të cilat ua kujtonin luftërat e tyre që i kishin bërë kur e kishin çliruar Kosovën nga thundra pesëqind vjeçare osmane dhe ia kishin bashkangjitur Serbisë, ishin tubuar në një qoshe dhe të veshur me veshjen e tyre kombëtare, me sy të përlotur nga gëzimi dhe emocioni, brohorisnin me gjithë qenien e tyre. Ata kishin kërkuar edhe një takim me Nebojshën. Nebojsha kishte zbritur nga foltorja dhe duke i përqafuar pleqtë, u kishte premtuar se nuk do të kishte fuqi në botë që do të guxonte më të luante me ndjenjat e popullit serb. Pasi e shpalli tubimin të përfunduar para mase, Nebojsha u largua nga foltorja dhe, i shoqëruar nga policia, u drejtua për në godinën e Kuvendit Krahinor. Në një sallë të improvizuar, Nebojsha kishte ftuar më besnikët. Ai, në pika të shkurtra, i njohu për punën dhe qëllimet e këtij takimi. Edhe pse mbledhja kishte karakter konsultativ dhe çështjet për unifikimin e Serbisë duhej të viheshin në diskutim, Nebojsha i urdhëroi besnikët e tij se brenda në sallë rrjedha e mbledhjes duhej të merrte kahjen e faktit të kryer, deshën apo nuk deshën udhëheqësit shqiptarë të Krahinës. Ai, gjithashtu, dha edhe disa udhëzime të fshehta sesi duhej të menaxhohej situata. Pas konsultimeve me të pranishmit, Nebojsha, bashkë me stafin e tij, hynë në sallën e madhe, e cila ishte e mbushur me delegatë. Kryetari i Kuvendit, pasi e hapi mbledhjen, ia dha fjalën Nebojshës, i cili e kishte të ngulitur në kujtesë elementin e fjalimit, që me vite të tëra ai nuk bënte tjetër, pos që e përsëriste si refren: diferencimi ideopolitik, mospajtime, kritika, dënime, 59 kurse në anën tjetër për të privilegjuarit shpërndante lëvdata, urime, dekorata. Dalja e tij në foltore u shoqërua me duartrokitje frenetike. Ai, duke shikuar në një pikë të papërcaktuar, e filloi fjalimin: “Vendimet e Kuvendit të Serbisë, që janë marrë kohëve të fundit, kanë të bëjnë kryesisht me unifikimin e Serbisë. Këto vendime janë votuar njëzëri nga delegatët e Kuvendit të Serbisë. Nuk e shoh të arsyeshme që edhe një herë të behët votimi i tyre këtu. Jam i sigurt se për këto vendime nuk do të ketë ndonjë kundërshtim nga ana e delegatëve të Kuvendit Krahinor.“ “Me sa di unë, çështja është në diskutim!” – foli dikush nga mesi i sallës. „Jo. Çështja është diskutuar dhe votuar nga delegatët e Kuvendit të Serbisë“ „Por jo edhe nga delegatët legjitimë të Kuvendit të Kosovës!“ “Me duket se jemi keqkuptuar. Megjithatë, më vonë do t’i jap të gjitha sqarimet. Pra, siç e thashë, ne luftën duhet ta fillojmë këtu…” Një tollovi në mesin e sallës bëri që Nebojsha ta ndërpriste fjalimin. Dikush fliste me zë të lartë dhe pjesa më e madhe e delegatëve ishin ngritur në këmbë. Pas disa shtyrjeve, u dëgjuan të shtëna. Nebojsha nuk arriti të dallonte se kush qëlloi, por pa se delegatët u shpërndanë me të dëgjuar krismat. Tutje, në mesin e sallës pa atë që pak më parë kishte folur. I plagosur rëndë, përpëlitej në kërrigën e tij. Pastaj vari kokën poshtë, sikur donte të merrte diçka nga dyshemeja. Në gjoksin e tij të gjerë pa këmishën e tij të bardhë që skuqej nga gjaku. Lëvizjet e tij të gjithë i morën si përpëlitjet e fundit të njeriut që po jepte shpirt. Ishin zh60 gënjyer. Ai nxori revolen dhe qëlloi kuturu. Njëri nga të ardhurit nga kryeqyteti, me revole në dorë që qëndronte përballë tij, bëri disa hapa prapa, duke u përplasur për dysheme. Plumbi e kishte goditur mbi vetullën e djathtë. E shtëna e dytë bëri që njeri që gjendej pranë foltores ta mbante barkun me të dy duart. Të shtënat e fundit e qetësuan të plagosurin. Ai rrëshqiti lehtas nga froni i tij, duke u rrotulluar mbi dysheme. Të pranishmit u turrën në drejtim të viktimës, kurse ai që pak më parë kishte zbrazur disa plumba mbi viktimën me revole në dorë, iku drejt Nebojshës. “Kishte kohë që i kundërshtonte vendimet tona.” “Filloi etapa e re e luftës sonë,”- tha Nebojsha në vend të përgjegjës. 61
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive