http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli III
Vetëm për më tepër se një muaj, në mua kishte ndodhur një renesansë e vërtetë, dhe atë pikërisht duke iu falënderuar ditës kur jam njoftuar me mikun tim të dashur, mixhën Dilë. Ishte interesant, se këtë ndryshim në vete nuk e ndjeja vetëm unë, por vëreja se ajo reflektohej edhe në rrethin tim të përditshëm. Së pari, tek nëna, e cila një ditë, sa ishim së bashku, duke pirë çajin e mëngjesit, pasi më shikoi thellë në sy, tha: - Biri im i dashur, ti je tani me të vërtetë një njeri tjetër. E sheh se në çfarë gjendje të kishte sjellë alkooli... - këto fjalë i foli si me keqardhje dhe me një përmbajtje të rezervuar, sepsa ajo gjithnjë kishte kujdes kur fliste për shprehinë time të keqe të përdorimit të shfrenuar të alkoolit. Edhe kur kthehesha dikur shpesh i
dehur në shtëpi, ndodhte të mbyllej vetëm në dhomë dhe të qante, por kurë nuk më qortonte me emocione të papërmbajtura. Pasi nuk vërejti asnjë reagim nga unë, vazhdoi: - Ke filluar të shkëlqesh si “nuri”. Tani fytyra jote ka një pamje tjetër dhe rrezaton shëndet. Shumë po frikësohem, mos, ndoshta, të shkon mendja përsëri... - Jo nënë, mos ki frikë! - e inkurajova. - E tëra i takon së kaluarës. Unë tani e tutje me të vërtetë kam vendosur të jem një njeri tjetër. Beso! Nuk kam as fijen e dyshimit në këtë rrugë! - Ajo më shikoi me vëmendje dhe unë e shihja sa gëzohej me këtë qëndrim timin të vendosur. E gjora nënë! Tek tani kam filluar ta kuptoj ngadalë sesa ka vuajtur tërë jetën për mua. Mendonte se i tërë ky ndryshim ishte vetëm si pasojë e abstenimit tim nga përdorimi i alkoolit. Por nuk e dinte ajo edhe një gjë: Nuk e dinte se përveç këtij fakti vërtetë relevant, kishte edhe diçka tjetër, e kjo diçka tjetër ishte qasja ime e ndryshuar në vrojtimin e të kuptuarit të realitetit objektiv. Jo vetëm nëna, por edhe fqinjët, shokët dhe të afërmit tjerë e kishin regjistruar këtë ndryshim të madh në mua. Disa këtë e shprehnin me një dozë habie, që gjatë takimit të parë mund të vërehej nga sjelljet e tyre, por kishte edhe nga ata që ma thonin troç: “ka diçka në ty”, “je më i disponura”, “nuk di... por... shoh njëfarë ndryshimi ”, “t’u ka rregulluar teni i fytyrës” etj., etj. Të them të drejtën, këto reagime të rrethit, nuk kalonin pa lënë gjurmë në mua. Ato më jepnin siguri duke forcuar edhe më shumë vetëbesimin në rrugën që kisha filluar. Mua, deri dje një askushi i cili me padurim priste të largohej përgjithmonë nga kjo botë, vetëm për një kohë të shkurtër, pikërisht kjo “botë mëkatare”, më ishte shndërruar në kënaqësi, në qëndrim, në sfidë të të mbijetuarit, dhe në burim të pashterrshëm të dashurisë. J e t ë n, këtë nocion për të cilin më parë mendoja vetëm me anën e saj të kundërt, tani e shikoja si ekzistencë, si një realitet, ku gjithmonë mund të arrihet lumturia e pakufishme. Si nxënës i shkollës fillore dikur, me ëndje bleja dhe lexoja libra interesante. Shumicën prej tyre i kisha ende të shkapërderdhura nëpër qoshet e vitrinave të shndërruara në enteriere stolisjesh estetike të orendive. Me kohë, interesimi për librin ishte tretur në tërësi. Herën e fundit, me sa më kujtohet, kisha blerë ca komplete para shumë viteve. Kanë qenë vërtetë libra të bukura. Me qëllim them “të bukura”, sepse e di se i kisha blerë, jo për ta lexuar temën interesate të shtjellimit të tyre, por vetëm pse kishin kopertina të bukura dhe hijeshonin vitrinën e dhomës në sallonin e shtëpisë. Ky pasion i dikurëshëm ndaj fjalës së shkruar dhe leximit, kohën e fundit më ishte rikthyer sërish. Një ditë, mblodha të gjitha librat që ishin të shpërndara nëpër raftet e vitrinave dhe i rendita ato me kujdes në dhomën time. Më lindi ideja që ta krijoja një bibliotekë personale. Pas ligjëratës së parë të mixhës Dilë, gjithnë e më tepër më rritej kureshtja që ta zgjeroja dhe thelloja njohurinë time nga teologjia. Nga literaturën disponuese, kisha ca tekste interasante të edukatës islame si dhe Kur’an-in me fletë të trasha të nënës sime, shkruar në gjuhën arabe. Kur’an-i, edhe para se të lindja, ishte libri më i vlefshëm, ishte si trofe në familjen tonë të trashëguar që nga gjyshja. Atë, nëna e kosinderonte si gjënë më të çmuar personale.E dija se këtë libër nuk do të mund ta përdorja për shumë shkaqe. Në rend të parë, nuk e njihja arabishten, dhe së dyti, edhe sikur ta njihja, nëna sigurisht nuk do të më lejonte që ta prekja fare pa “avdes”. Libri i Kur’an-it, që nëna e quante “QITAP”, si një send i shenjtë, zinte vendin e nderuar mbi polisën më të lartë të vitrinës së sallonit. Në këtë kontekst, edhe një gjë ishte interesante: Kur’an-i kurrë nuk qëndronte i shpluar, por gjithnjë i mbështjellë me një copë të bukur dhe të pastër mëndafshi. Kur nëna atë e merrte në përdorim, gjithnjë e hapte duke shqiptuar, “bismil-lahir-rahmanir-rahim- in”. Shpeshherë e shikoja kur e lexote. Me sa kënaqësi dhe pasion e bënte këtë. Tretej ajo me tërë qenien e vet në përmbajtjen e librit të shenjtë, dhe asnjë zhurmë, sado e fortë, nuk mund ta ndante nga koncentrimi i madh në çastin e leximit. Me çdo kusht, unë doja t’i kisha Biblën dhe Kur’an-in në gjuhën shqipe. Duhej t’i gjeja gjithsesi këto dy libra... Sigurisht mixha Dilë në bibliotekën e vet të pasur duhej t’i kishte këto, por unë nuk doja ta bezdisja edhe me këso cikërrimash. Ndoshta ai librat i ka si gjëra intime dhe ka mundësi të më refuzonte. Nuk kisha shtegdalje tjetër. Më duhej të veproja dhe të gjindesha vetë. Në moment m’u kujtua se, menjëherë pas luftës në Kosovë, një shoqatë humanitare arabe, në mes të shumë ndihmave që kishte shpërdarë për popullatën e kësaj ane, jepte falas edhe librin të shenjtë, që ishte i përkthyer shumë bukur në gjuhën shqipe. Libri në vete nuk përmbante bukvalisht vetëm përkthimet e ajeteve kur’an-ore, por kishte edhe një koment të zgjeruar autorial, që e konkretizonte edhe më qartë domethënien kuptimore të lëndës. E kërkova këtë shoqatë dhe pa kurrfarë vështirësie u pajisa me Kur’an-in në gjuhën shqipe. Duke planifikuar për vete një renditje më metodike studimore, arrita në përfundim se, “ndoshta do të ishte më e preferueshme që të filloja sipas paraqitjes kronologjike të burimit të tyre”. Po, pra! Do të ishte më didaktike që më së pari t’ia filloja prej Biblës, më tej të vazhdoja me Kur’an-in, duke bërë njëkohësisht, edhe komparacione të duhura me mësimet e mixhës Dilë”. “Ashtu duhet të jetë. Ashtu është më e drejtë”- konstatova.- “ Më duhet t’ia nisi nga Bibla”! Por Biblën në gjuhën shqipe... Ku ta gjeja atë shqip? Gati kisha harruar tërësisht se shtëpia ime ishte në lagjen e ashtuquajtur “mahalla katolike”. Kjo lagje, pa marrë parasysh se pas lufte dukshëm ishte ndryshuar struktura e banorëve të saj, popullohej më së tepërmi nga familjet e konfesionit katolik. Nuk e dija pse ishte kështu, por supozoja se afërsia e kishës mund të ishte si shkas relevant. Kishën katolike e kisha njëqind metra larg nga shtëpia ime. Priftin e njihja mirë, dhe me të kaherë i kisha krijuar raportet e afërsisë. Shpesh për festat fetare, i vizitonte komshinjtë e mi katolikë dhe unë përmes tyre isha miqësuar më për së afërmi me të. Edhe këtë problem e zgjidha. Shkova menjëherë në Kishë. Aty përzemërsisht më priti zotriu i nderuar, Dom M.. Ia tregova qëllimin e shkuarjes dhe atij i erdhi shumë mirë për shfaqjen e papritur të interesimit tim në lëmin e shkencave teologjike. Jo vetëm se ma dha falas Biblën e përkthyer shqip, por edhe disa literatura teologjike shtesë, që po ashtu kanë qenë të shkruara në gjuhën shqipe. Tani kompletova materialin fillestar dhe me një pasion të madh fillova leximin studioz të tyre. Lexoja çdo ditë me ëndje duke zgjeruar kështu dijeninë time në këtë fushë. Sa më shpesh e bëja krahasimin e shkrimeve religjioze dhe ato që kisha mësuar nga mixha Dilë, gjithnjë e më tepër bindesha se, të gjitha religjionet në botë, parimisht i kanë tri karakteristika themelore: vlerat e veta esenciale të besimt, simbolet dhe ritualet.Vlerat e besimit janë të njëjta tek të gjithë, dhe ato kanë një porosi të përbashkët. Dallimi ekziston vetëm tek simbolet dhe ritualet vetanake specifike. Nëse është ashtu, atëherë urtësia e vërtetë do të ishte t’i çmojmë të gjitha vlerat e përbashkëta të çdo religjioni, sepse simbolet edhe pse ndryshojnë në mes veti, ato mbështeten në besimin e fortë tek sendi apo figura karakteristike në të cilën me kohë është derdhur energjia e madhe emocionale e masës së ithtarëve. Në mbështetje të kësaj hipoteze, simbolet duhet konsideruar si çelës efikas për fillimin e ritualit dhe hapjen e kanaleve të komunikimit të vetëdijes me shtresat e pakufishme të ndërvetëdijes njerëzore. Në anën tjetër, kemi ritualet. Ato janë vetëm ceremoniale tradicionale të rregullave formale, që shërbejnë si metoda tejet efikase në drejtim të sforcimit të vetëbesimit në vlerat e përcaktuara esenciale. Gjatë mësimit mbi religjionet, më sfidonte edhe një rrethanë, për të cilën kaherë mendoja se duhej të ishte ashtu, por tani kjo më vërtetohej edhe më bindshëm. Asnjëri besim i predikuar nga themeluesit e tyre nuk i është servuar njerëzimit si “mollë sherri” i ndarajs në fe të ndryshme. Qëllimi ka qenë që nga ana e individëve të caktuar, të cilët kishin prirje të komunikonin me nivelet më të larta shpirtërore, t’i bëhej vërejtje njerëzimit për pasojat e mundshme pas thyerjve permanente të ligjeve hyjnore dhe pas largimit tonë nga rruga e drejtë. Sa më shumë janë përhapur këto mësime fetare në një kohë dhe hapësirë të caktuar, aq më tepër ato kanë evoluar duke u shndërruar në dogma. Këto dogma u konvenonin vetëm shtresave të caktuara shoqërore, që përmes tyre të arrinin një mbidominim ndaj masave të gjera të bashkëkohasëve të vet. Ata, pra, janë larguar qëllimisht nga bazat e parimeve themelore të vëna nga predikuesit e tyre të parë. Kështu, me kohë, edhe në brendinë e vetë religjioneve, u shfaqën shtresat e të privilegjuarve, të cilët përmes mënyrës së caktuar të predikimit të shtrembëruar, me çdo kusht tentonin t’i ruanin pozitat e tyre në hierarhinë shoqërore të klasës sunduese. Kjo dukuri shkonte aq lag, saqë nga ana e këtyre shtresave sunduese, filluan të ngjalleshin edhe apetite të natyrës së globalizimit politik, në formë të pan-krishterizmit, pan-islamizmit ose edhe të panbudizmit... Pra, në emër të vëllazërisë së madhe fetare, tentohej që, me çdo kusht, të hiqej dorë nga civilizimi, kultura dhe tradida vetanake e popujve të vegjël. Ideja globale përmes bindjeve të caktuara religjioze, maskonte edhe qëllimet e caktuara politike të shtresave sunduese. Sa e sa luftëra të përgjakshme, vrasje, masakra nga më barbaret, janë bërë gjatë historisë në emër të feve të ndryshme. Sa e sa përparime gjeniale medore dhe ngritje masive të mirëfillta shpirtërore, janë stagnuar me shekuj po ashtu në emër të këtyre religjioneve... Jo vetëm kaq! Nën maskën dhe pretekstin e përhapjes së “fesë së vërtetë të Zotit”, me kohë ata fillojnë ta imponojnë edhe kulturën e popullit nga e kishte prejardhjen vetë predikuesi i asaj feje. Askund në Bibël, Kur’an apo në shkrimet tjera fetare, nuk hasa se një njohuri hyjnore duhet të predikohet dhe të përhapet me shpatë dhe gjak. Etika e vlerave themelore të një religjioni dhe kultura e imponuar e popullit nga vjen ky religjion janë krejtësisht çështje të papranueshme dhe ato duhet demaskuar. Prandaj, zotohem se unë gjithnjë gjatë orientimeve të mia në jetë, do të përqëndrohem me devotshmëri t’i mësoj dhe përvetësoj vetëm mësimet e pastra dhe të mirëfillta të vlerave të përbashkëta të tyre. Dita e takimit tonë javor me mixhën Dilë erdhi.U bëra gati dhe me një disponim të shprehur, u drejtova kah shkolla ime e jetës. Hyra në dhomën e punës ku veç më priste mësuesi im i dashur. Menjëherë e vërejta se ishte në humor të mirë. Posa më pa në hyrje, i ngriti teatralisht dy duart në ajër dhe brohoriti me gëzim: - Ku je, miku im i dashur, nxënësi më gjentil i kursit të fillozofisë së jetës ? - Përsëri ti me ato truket e tua, mixha Dilë? - i thashë në formë të pyetjes, si në shaka, edhe pse realisht ky cilësim i tij më konvenonte dhe më flinte në zemër. - Jo, nuk janë truke, por sinqerisht jam i kënaqur. Kam informata të sakta se ke filluar të interesohesh për teologjinë dhe këtë javë mjaft ke studiuar në këtë drejtim! - Je i çuditshëm, mixha Dilë! Asgjë nuk t’i shpëton syrit tënd të mprehtë, asgjë! Gjendja e humorit tim ishte shndërrar tani edhe në habi se “kah i mori ky kaq shpejt këto informata”. Përsëri ajo qeshje e tij dhe... - Të kamë thënë, unë gjithnjë vërej dhe di atë që sinqerisht dëshiroj të vërej dhe të di, e pastaj informatat ofrohen vetvetiu. Gjatë javës së kaluar, e takova nënën tënde dhe pash se ishte shumë e lumtur. E pyeta për ty. Më tregoi se këto ditë kishe filluar t’i grumbulloje librat në një biblotekë personale. Dje, po ashtu e takova priftin e kishës katolike. E kam mik të vjetër. “Isha i befasuar” - siç më tha - “me atë fqiunë tënde”. Ke qenë tek ai dhe i ke kërkuar Biblën në gjuhë shqipe, a po? - Po, po! Ashtu është. Kam gjetur Kur’an-in dhe Biblën në gjuhën shqipe dhe fillova të lexoj nga materiali burimor për religjionet. E dija unë se ti i ke këto libra, por sikur më erdhi keq t’i huazoja. Mendova se si t’ia bëja dhe e zgjidha vetë problemin. - Shpejt mëson, biri im, shumë shpejt mëson. Vërtet unë i kam këto libra, por ti duhet të mësosh dhe ta kesh shprehi të përhershme që dëshirat dhe qëllimet e tua jetësore t’i realizosh vetë. Të kam thënë: “gjithnjë kur diçka e kërkon sinqerisht, ajo të ofrohet vetvetiu”. Ti nga nevoja dhe dëshira e madhe që ke pasur për këto libra, nuk ke patur mundësi që vetes t’ia inponosh ndonjë kufizim. Gjithnjë ke qenë i preokupuar vetëm me qëllimin e fundit se duhet t’i gjesh ato. Ke vepruar drejt dhe i ke gjetur. Kështu duhet bërë edhe me dëshirat tjera jetësore. Mos harro! “Ti je qenie hyjnore dhe krijesë e Zotit në këtë botë”. Zoti nuk i urren krijesat e veta, prandaj Ai plotëson të gjitha dëshirat tona. Kështu gjithnjë vepro dhe suksesi do të jetë i garantuar. Mos dysho! Mos i cakto vetes kufizime! Kufizimet në rrugën e realizimit të dëshirave ekzistojnë vetëm në kokën tënde si mendime të gabuara dhe rezualtat i frikës, agjë më tepër. I tërë realiteti ynë krijohet me mendime. Nëse ti dëshiron diçka, dhe atë dëshirë paralelisht e kushtëzon me dyshimin e realizimit të saj, gjithnjë fiton dyshimi, sepse ajo është rrënjosur në mënyrën tënde të të menduarit ... Ndërkohë, desha të tregoj edhe për diçka praktike: gjithnjë kur je duke mësuar një lëndë, kurrë mos u ngut! Qetësohu! Vetëm koncentrohu dhe mos ia impono vetes që t’i mbash mend të gjitha.Vetë interesimi dhe vëmendja e përqëndruar, automatikisht angazhojnë procesin e natyrshëm të të mbajturit mend. Të mësosh, nuk do të thotë të mbash mend çdo fjalë, të mësosh përmendësh fjalët e mia, por t’i kesh të qarta paraimet që janë në esencën e çdo të mësuari. Nëse i njeh parimet, dija vjen vetvetiu. Kurrë mos e impono dhuntinë e të mbajturit mend të detryeshëm. Këtu gabojnë shumë nxënës dhe studentë, sepse ata, saherë që dëshirojnë të reprodukojnë diçka të mësuar, vërejnë se nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Pse? Sepse u mungon gjuha dhe stili i autorit, i atij që e ka shkruar apo thënë atë... - Se është ashtu e kam vërejtur edhe vetë, dhe mund të premtoj se tani e tutje këtë mënyrë të të mësuarit do ta kem si metodë të përhershme... Jam i padurueshëm të di se çka do të jetë tema e ditës së sotme të mësimit, mixha Dilë? - Trupi, mendja dhe shpirti! Tre faktorë të realitetit tonë, ose edhe ndryshe: I vrojtuari-trupi, procesi i të vrojtuarit-mendja dhe vrojtuesi- shpirti. Shpirti, si krijesë hyjnore, për të vrojtuar realitetin material duhet edhe vetë të bie në atë gjendje, gjegjësisht edhe vetë të jetë si realiteti i njëjtë, pra materie ose trup. Nëse shpirti veç është në trup dhe fillon vrojtimin në realitetin objektiv, këtë e bën përmes procedurës së caktuar e cila quhet proces i të menduarit. Procesi i të menduarit ndërtohet nga dy të kundërtat e veta, si rezultat i veprimit të Ligjit të të kundërtave: Prej mendjes së vetëdijshme, racionale dhe asaj të ndërvetëdijshme, irracionale. Detyra e mendjes së vetëdijshme është që të jetë më afër materiales dhe të koordinojë të dhënat që vijnë përmes instrumenteve të veta materiale. Instrumentet tona materiale janë shqisat. Rezultatet e arritura nga shqisat gjithnjë përpunohen si ngacmime të vetëdijshme gjer në momentin kur ato në formë të kujtesës ekzistojnë në mendjen tonë të vetëdijshme. Ndërsa, ana tjetër e të menduarit është mendja e ndërvetëdijshme e cila është më afër shpirtit dhe më hyjnore. Ajo ka funksion që tërësisht të jetë në shërbim të mendjes së vetëdijshme dhe gjithnjë t’i ofrojë asaj shëbimet e duhura. Për t’i shërbyer me besnikëri, mendja e ndërvetëdijshme ka kompetenca të pakufishme. Në fakt, është inteligjencë e paskajshme. Si trupi dhe shqisat janë të afërta me materien, ndërvetëdija është e afërt me hyjnoren. - Edhe këtu vepron Ligji i të kundërtave, por ku është produkti i ri si reagim i kësaj? - Komunikimi i mendjes racionale me mendjen irracionale është proces i tërësishëm, i pandashëm dhe i përhershëm. Produkti i ri nga ky komunikim do të jetë realizimi i qëllimit apo i synimit të caktuar. - Siç po e kuptoj, tek synimet dhe dëshirat emocioni është i fundit si rezultat dhe jo nxehtësi gjatë LIGJIT TË TË KUNDËRTAVE. - Ashtu është, dhe duhet pranuar se e ke kuptuar në thelb parimin e veprimit të këtij Ligji. Çdo dëshirë dhe synin, edhe pse e ka si kërkesë një nevojë të caktuar materiale ose psikike, caku i saj i fundit është kënaqësia dhe lumturia. - Më duket se diçka nuk përputhet në kokën time; - e thashë me nguti këtë, sepse vërejta se renditja ime logjike e të kuptuarit u prish. - Edhe këtë shumë lehtë do ta kesh të qartë; - ndrhyri menjëherë mixha Dilë. - Gjithnjë duhet ta kesh parasysh se qëllimi i fundit tek çdo synim dhe dëshirë nuk është ralizimi i saj konkret por ndjenja e rezultatit që buron nga ky realizim. Ja sërish një shembull, të them ashtu materialistik...ha, ha, ha ... - Mixha Dilë gjithnjë e përdorte me ironi termin materialistik, sepse edhe mua ashtu më konsideronte, për shkak të qëndrimeve të mia të edukatës së shprehur materiale. - Ta zëmë se dëshiron të kesh një automjet. Ligji i parë i të kundërtave që ka të bëjë me ruajtjen e formës së përhershme është bindja se NUK KE AUTOMOBIL. Ligji tjetër i të kundërtave do të ishte ligji i lëvizjes, gjegjësisht DËSHIRON QË TË KESH AUTOMOBIL. Me fërkimin e këtyre dy të kundërtave paraqitet ndjenja e BESIMIT si një emocion, gjegjësisht si nxehtësi. Mund të kesh, ose nuk mund të kesh?! Nëse dominon e para si produk i ri do të jetë: NUK KAM AUTOMOBIL + KAM DËSHIRË TË KEM AUTOMOBIL... vepron emocioni i BESIMIT dhe në bazë të këtij besimi, si produkti i ri, do të ishte: - Dëshiroj të kem automobil, por nuk mund ta kem, SEPSE NUK KAM PARA ...ose: E KAM AUTOMOBILIN DHE S’KA DYSHIM! Te e para shfaqet ndjenja e DYSHIMIT apo efekti NDOSHTA, kure te rasti i dytë ndjenja e gëzimit. Çka mendon, pse nuk është realizuar qëllimi ynë në rastin e parë? - Sepse ashtu ka vendosur besimi; - konstatova. - Po pra, ashtu ka vendos besimi dhe i tërë ky mësim i aftësimit tonë të përbashkët gjatë tërë kësaj kohe mbështetet në të mësuarit e orientimit të besimit vetëm kah pozitivja dhe realizueshmëria e plotë. Qëllimi i ralizimit të synimeve tona është LUMTURIA e përhershme. Nëse e ke kërkuar automjetin dhe e ke realizuar atë, patjetër do të pason kënaqësia ose lumturia për qëllimin e arritur. Vetë dëshirat dhe synimet tona ekzistojnë që të përjetohet caku i fundit, pra l u m t u r i a. Tani besoj se e ke të qartë dallimin e këtyre dy emocioneve. - Pse, atëherë, disa dëshira realizohen e disa jo? - Ato në të cilat besojmë realizohen, kurse ato në të cilat nuk besojmë, nuk realizohen. - Sërisht nuk e kam të qartë... - Thamë më parë se tek ti si qenie njerëzore ose makrokozmos me trup, mendje dhe shpirt, si jomateriale vepron mendja racionale dhe e vetëdijshme, së bashku me të kundërtën e saj, mendjen irracionale dhe të nënvetëdijshme. Po ashtu, konstatuam se këto dy mendje komunikojnë pandërprerë së bashku. E para është mendje që duhet të dëshirojë dhe e dyta është mendje që duhet të realizojë. Me fërkimin e ndërrimit të informatave të ndërsjellta, krijohet emocioni i besimit ose mosbesimit, i cili lejon angazhimin e ndërdijes të ekzekutojë këtë synim ose të mos e ekzekutoj atë. Nëse besimi është negativ, produkti mbetet në mendjen e vetëdijshme si bindje, si besim i kundërt që nuk ralizohet. Nëse besimi është pozitiv, atëherë ajo shkon në ndërvetëdije dhe patjetër realizohet. Procesi në të dy rastet funksionon njëjtë, por dallimi është te ndjenja e dëshprimit si VUAJTJE, apo e kënaqësisë si LUMTURI. - Mirë...Tani vetvetiu më inponohet pyetja kurioze sesi krijohet gjithnjë besimi pozitiv? - Besimi pozitiv krijohet duke ndryshuar bindjet e gjertanishme që janë akumuluar, si: nuk mundem, është e pamundur, nuk ka para, jamë i dobët, nuk kam unë fuqi, nuk jamë i mençur... - Po si ndryshohen ato... o mixha Dil? - Këtë pyetje e bëra edhe me një ngjyrë dhe ton lutës. - Duke mësuar veprimin e ligjshmërive shpirtërore, biri im. Këtë pikërisht që jemi duke e bërë edhe ne. - Mirë, mixha Dilë, - desha të bëj këtu një digresion; - shpirti thua është hyjnor dhe i lidhur me Perëndinë, duke ekzistuar në botën materiali si trijadë: Shpirt, mendje dhe trup? - Sakt! - Ma dëshmo, të lutem, më për së afërmi këtë lidhje. - Para se të përgjigjem në këtë, do ta tregoj një metaforë të urtisë së lashtë indiane: “Zoti pasi e krijoi njeriun si qenien më të përsosur në univers, me kohë vërejti se krijesa e tij, me shprehitë e veta të jashtëzakonshme që i kishte, gjithnjë e më tepër bëhej e padurueshme. Pa ndërprerë kërkeonte diçka, ankohej në dikë, nuk ishte i kënaqur me atë, kërkon këtë… Andaj, një ditë, Zoti kishte vendosor të fshihej që të ikte nga njeriu. Por, ku të shkonte? Ku të fshihej? E dinte Zoti se, kudo që të fshihej, njeriu përsëri do ta gjente. Kështu duke bredhur i zhytur në mendime, rrugës takon një të urtë dhe ia rëfen problemin e vet. I urti pasi e dëgjon me vëmendje, i përgjigjet: “Zoti im i madh, nëse dëshiron të fshihesh përgjithmonë nga njeriu, hyr në zemrën e tij dhe ai kurrë nuk do të kërkojë aty”… E shikon se ai është në zemrën tonë…e ti, dhe shumë të tjerë, atë e kërkoni larg , në qiell e ku ta di se ku tjetër… “Me të vërtetë ishte një shembull shumë i qëlluar i realitetit tonë praktik”- mendova në vete. “Zoti është në brendësinë tonë e ne e kërkojmë krejtësisht diku tjetër”. - Kjo metaforë na e mundëson që të kuptojmë se Zoti është në vetë ne dhe kurrsesi diku tjetër; - e vërtetoi me zë këtë mendim timin edhe mixha Dilë; - edhe pse gjithmonë atë e kërkojmë larg e më larg… diku në qiell e ku ta di se ku tjetër. Pas këtij digresioni të bërë në përgjigjen direkete të pyetjes sime, vazhdoi: - Me këtë desha të vërtetoj edhe një herë se, përveç si trup i ndërtuar nga materia, si shpirt ne jemi hyjnorë dhe pjesë e Zotit. Kemi, pra, trupin dhe shpirtin. Si qenie shpirtërore, ndërtohemi në dy nivele: Kemi mendjen e vetëdijshme - racionalen dhe të ndërvetëdijshmen - irracionalen. Duhet patjetër ta kesh të qartë se këto nuk janë dy mendje të ndryshme, por dy fusha të aktivitetit në brendi të një mendjeje. Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit, të zgjedhurit. Siç, p.sh., e patëm më parë në rastin tënd: I zgjedh librat, i seleksionon ato që do t’i lexosh, i vendos në dhomën tënde, duke krijuar kështu bibliotekën personale… Ti zgjedh personin me të cilin do të jetosh, me të cilin do të mësosh. Me një fjalë, vetëdija jote i bie vendimet. Nga ana tjetër, zemra dhe shumë organe tuajat funksionojnë në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e vetëdijes. Ato, pram janë procese të ndërvetëdijshme. Ndërvetëdija pranon çdo gjë në çka sinqerisht beson vetëdija. Ndërvetëdija nuk mendon, nuk dyshon dhe nuk hyn në diskutime. I ngjan shumë arës që pranon çdo lloj fare, qoftë ajo e mirë apo e keqe. Mendimet negative, shkatërruese, e kanë të njëjtin efekt me mendimet e mira dhe pozitive, dhe pas një kohe të caktuar, gjithnjë lajmërohen si përjetim përkatës. Vetëdija ndonjëherë quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Mu për këtë qëllim të saj i shërbejnë pesë ndjenjat, apo shqisat fizike. Ajo është udhërrëfyese dhe drejtuese e të gjitha kontakteve tona me rrethin. Të gjitha njohuritë që ti i posedon, i ke fituar me ndihmën e pesë shqisave. Mendja objektive mëson me anën e vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit. Ndërvetëdija shpeshherë quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes subjektive është që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar të pesë shqisat ekzistuese. Me fjalë tjera, mendja subjektive sheh me ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe deponë e kujtimeve. Mendja subjektive vjen në shprehje kur shqisat objektive janë pasive . Shkurt, fjala është për pjesën e mendjes tënde e cila shpërthen në plan të parë, në momentin kur mendja objektive kotet ose kur pushon. Mendja subjektive gjithnjë sheh dhe dëgjon, por gjatë kësaj kohe nuk i shfrytëzon as organet e të pamurit dhe as ato të dëgjimit. Dhe, ta thjeshtësojmë: Ne mendojmë me pjesën tonë të vetëdijshme të mendjes. E tëra që mendojmë shkon në ndërvetëdije, e pastaj, si forcë krijuese, nga thellësia e vet, udhëheqë me veprimet e njeriut. Pra, ndërvetëdija është selia e të gjitha mendjeve, por edhe pjesë krijuese e individit. Dhe, çka është me rendësi për ta mbajtur mirë në mend: ndërvetëdija nuk merret me të menduarit, me atë se a janë mendimet tuaja të mira apo të liga, të vërteta apo të pavërteta, por ajo reagon sipas natyrës së mendimeve që i ofrohen. - A janë këto mësimet e urtisë së civilizimeve të lashta njerëzore, që thamë se kanë qenë të ruajtura si fshehtësi nga shtresat e caktuara? - Në disa perioda kohore kanë qenë të ruajtura si fshehtësi, por tanimë jo. Dualitetin e qenies njerëzore në fizike dhe psikike, si dhe të qenies psikike në atë të ndërvetëdijshme dhe të vetëdijshme, e pranon edhe shkenca e sotme. OKULTIZMI, si një nga urtitë e vjetra, sa i përket ndërtimit të krijesës njeri, shkon edhe më larg. Ekzistimin dhe funksionimin e njeriut në botën e relitetit tonë objektiv e shpjegon përmes shtatë shtresave ose planeve të ekzistimit. - A i di ti këto shtatë plane, mixha Dilë? - Po, ato janë shtatë shtersa të veprimit të koordinuar të dualitetit tonë psiko-fizik. E para, njeriu si qenie FIZIKE me pesë shqisat e veta si instrumete të njohjes dhe kontaktit me realitetin tonë të jashtëm fizik; pastaj plani ASTRAL, ku është vendosur qendra e ndjenjave, emocioneve dhe dëshirave tona; më tej vjen plani MENTAL, ku është pjesa e vetëdijshme psikike dhe përbëhet nga mendimet, planifikimet, veprimet…; shkohet gjithnjë më lart dhe kah qendra e burimit hyjnor, dhe si plan i katërt ekzistencional është BUD-HI, pjesa intuitive gjer ku mund të shkohet me përjetimet tona përmes vetëdijësimit të mundshëm; pastaj vjen shtresa e pestë, e gjashtë dhe - e shtata është plani ATMIK, ANUPADAKA dhe së fundi ADI. Sa më lart që shkon, aq më afër je krijuesit tënd. - Si përjetohen këto gjendje shpirtërore, mendoj këto të niveleve më të larta? - Përmes ndritjes, gjegjësisht përmes shenjtërimit. Shpirti ynë është në të gjitha këto nivele, por ne jemi të vetëdijshëm vetëm për katër të parat. Disa nga profetët kanë patur rastin të ngjiten edhe në nivele më të larta dhe të kthehen nga ato me informata të caktura, gjegjësisht me eksperienca të caktuara në botën e vetëdijshme. - E pozita e EGO-s këtu? - EGO-ja është Satana në ne! Ajo që e mashtroi Adamin dhe Evën që të lakmonin sa ishin në Kopshtin e Edenit. Është vetëvlerë ekzistenciale me qëllim të ruajtjes së identitetit të qenies. Pra, është vetëm një instikt i cytjes që të ecet sa më përpara në rrugën tonë të transformimit kah përsosja e përhershme. Nëse ky instikt nuk kontrollohet dhe nuk u nështrohet rregullave të caktuara hyjnore, atëherë bëhet pengesë më e madhe e lidhjes sonë me vetë amën. Kur Perëndia krioi Adamin dhe Evën, ata ishin të lumtur në Kopshtin e Edemit, dhe të afërt me të. Ky kontakt i drejtpërdrejtë prishet në momentin kur Perëndia vuri ndalesën e mosngrënies nga pema e caktuar. Të kujtohet, Satanai i shndërruar në gjarpër e mashtroi dhe kjo ndalesë u thye. Ndalesa e ngrënies nga pema ishte vetëm një sprovë e kontrollit nga njeriu të këtij instikti shumë të fortë. Ky kontroll dështoi dhe njeriu u bë viktimë e një elementi kë këtij instikti, siç është lakmia. Satanën duhet kuptuar si Ego, e kundërta e Un-it të pastër, e cila, edhe përpos të gjitha të mirave që kishin, lakmoi të ketë edhe urtinë e Perëndisë. - Siç po mund ta kuptoj, edhe EGO-ja si instikt i fortë duket se është pjesë e qenies sonë? - EGO-ja është pjesa jonë e pandashme, por nuk është ajo që jemi ne në esencë. EGO-ja është pasqyrë për veten, maska jonë shoqërore. Është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet - mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrollojë. Atë e mbështet forca, sepse ajo jeton me frikë. Pra Satana figurativisht është Ego-ja jonë, e cila gjithnjë ndjehet e pakënaqur, gjithnjë kërkon diçka, dhe përherë është e ndijshme. EGO-ja e kthen njeriun kah jashtë, kah materia, dhe e largon nga kontakti i vërtetë me hyjninë. Prandaj, pasoi edhe dënimi i dëbimit nga Kopshti i Edenit. I vetmuar dhe në realitet të ri, njeriu edhe më tej u mbështet në EGO-n, duke e mbyllur gjithnjë kontaktin me potencialin e pastër të UNI-t të tij. Ai, përpos mëkatit të parë, edhe më tej vazhdoi me mëkate të tjera; prandaj, në predikimet e tyre, misioni i shumë mesive gjatë tërë historisë njerëzore, nuk ka qenë krijimi i feve dhe religjioneve si ndarje në mes të njerëzve, por ishte ato vërejtje për këto gabime që na largojnë jashtë ligjeve hyjnore të Zotit, duke paralajmëruar dënimin e merituar që do të na pret. - Po, mixha Dilë, dhe për këtë konstatim jam bindur edhe vetë gjatë marrjes me vepra religjioze... Por, do të më kishte interesuar për do gjëra më praktike, me të cilat ballafaqohemi në jetë, ta zëmë: Pse disa njerëz shumë gjëra i dëshirojnë në jetë dhe ato nuk i realizojnë kurrë? - Pajtohem! Ashtu është shkaku se në mënyrën e realizimit të këtyre dëshirave bëhen shumë gabime. E para, dëshirat kërkohet të realizohen në kohën e ardhshme. Çka ndodh këtu? Nëse i thua vetes se do t’i gjej librat, mendja jote dëshirën e shndërron në fantazi. Pra, në diçka joreale. Aktivizohet alarmi dhe menjëherë angazhohet dyshimi! Ajo, mendja, regjistron se kemi të bëjmë me një proces të gjatë, kështu që krijohet vakumi me mundësinë e parashtrimit të pengesave të ndryshme nga ana e Ego-s. Dyshimi është në natyrën tonë dhe Ego-ja disponon me mekanizma të fortë të kontradëshirës për ta bindur ndërvetëdijen se, nuk do të jetë lehtë të arrihet ky qëllim. Si gabim i dytë i shumicës prej nesh, është sindromi i NDËRMJETËSIMIT. Edhe pse në fillim duket se kemi të bëjmë me një instrument të dyshimit, ajo në realitet është fenomen në vete. Servohet në të njëjtën kohë me dëshirën dhe shfaqet kryesisht tek ato materiale - dëshiroj sinqerisht të kem atomobil, por nuk kam para që ta blej . Pra, shkon paralelisht, dëshira - automjeti dhe kontraefekti -mosekzistimi i parave. Gjatë dëshirimeve tona, duhet ta dijmë se - paratë kurrë nuk janë qëllimi, por mjeti në rrugën e realizimit të dëshirave. Ne, pra, duhet ta kërkojmë sendin, e jo mjetin e arritjes gjer tek sendi. Sesi dhe me çfarë mjetesh do të plotësohet dëshira, është punë tërsisht e ndërvetëdijes. Paratë janë sende të përgjithsuara dhe ato mund të përdoren si ndërmjetësues në shumë dëshira tonat. Ndërvetëdija gjatë “elaborimit” të komandës së pranuar, e cila ndërtohet nga dëshira, në njërën anë, dhe ndërmjetësuesit - parasë, nga ana tjetër, vëren konfuzionin dhe kjo komandë, si e padefinuar qartë, mbetet anash. Tek dëshira: ta kesh automjetin, vizualizoje automjetin, e kurrsesi, “e dua automjetin, por më duhen edhe paratë.” - Si të eleminohen këto pengesë formale? - Shumë lehtë. Dëshirat tona gjithnjë duhet kërkuar tani, Sot dhe vetëm SOT. Mbretëria, harmonia, paqja, dashuria, lumturia dhe mirëqenia materiale janë në ty. Ekzistojnë tani, dhe ato duhet ndjerë si të realizuara. Me këtë procedurë, me mjeshtri është eliminuar një element i rëndësishëm - koha. Pa kohë, nuk ka mundësi të veprojë dyshimi, sepse ajo ekziston vetëm nëse mendohet për diçka që ka kalur dhe për diçka që duhet të vijë. Të gjitha realitetet që ne i regjis97 trojmë në mendje përmes pesë shqisave tona, mendja jonë është mësuar t’i pranojë si të vërteta. Çdo ngacmim që na ka arritur nga jashtë, përmes shqisave tona, në formë të valëve elektromagnetike, deponohet në psikën tonë, duke krijuar kështu realitetin që kemi. Edhe parafytyrimi i qartë i diçkahi dhe përjetimi i tij emocional, është po ashtu valë elektromagnetike dhe, nëse eliminohet dyshimi, ai do të deponohet në psikën tonë duke krijuar po ashtu një realitet. Dallimi është i thjeshtë: Kur ne i regjistrojmë gjërat me shqisat tona si instrumente të mendjes tonë racionale, kurrë nuk dyshojmë në to. Kështu duhet të ndodhi edhe me dëshirat që dëshirojmë të realizohen, duke i vizuelizuar në mendjen tonë si të vërteta. Ato edhe janë të vërteta, dhe do të konsiderohen ashtu me kusht që parafytyrimi, si përjetim, të jetë i qartë; i qartë sikurse ta shohim me sy, sikurse ta ndëgjosh me vesh, sikurse ta përjetosh me emocione... Nëse veprohet kështu, atëherë mendja jonë irracionale do t’i pranoj këto ngacmime njëjtë sikurse të kenë arritur nga shqisat .Pastaj, puna është e lehtë. Ndërvetëdija, si inteligjencë e paskajshme, e ka për detyrë saktësishta ta realizojë në realitetin tonë objektiv material... - A ka ndonjë metodë të ushtrimit praktik që unë duhet ta zbatoj? - isha i padurueshëm. - Po. Ka. Është metoda e vizuelizimit dhe ligjshmëritë e veprimit të saj. VIZUELIZIMI është veprimi më bazik i të gjitha komunikimeve shpirtërore. Ai është gjuha e vetme me të cilën kominokohet përmes vetëdijes, si pjesë racionale, me ndërvetëdijen, si pjesë irracionale e qenies sonë. - Mendon në parafytyrimin psikik të figurës së qartë në mendje? Atë që e zbatoja gjithnjë në sugjestionet e mija? - Pikërisht ashtu. Tani mendoj se është koha që ta konkretizojmë më për së afërmi pse është kështu. Që të mbërrijë një sugjestion sa më qartë në ndërvetëdijen tënde, ai duhet të kalojë përmes filtrit të fortë ndërmjetësues të EGO-s. Ego-ja, pra, është roja besnike e kontaktit të brendshëm me botën e jashtme objektive. Gjuha, si komunikim verbal, është vetëm tingull zanor që artikulon një kuptim të caktuar.Gjuha dhe të folurit verbal në evoluimin e qenies njerëzore është zhvilluar shumë më vonë sesa parafytirimi psikik.Çdo gjë që thuhet, gjithnë së pari ekziston në mendjen tonë si parafytyrim i qartë. Prandaj, ndërvetëdija pranon vetëm sinjalet në formë të parafytyrimeve si domethënie reale. Kur sugjestioni thuhet me fjalë, automatikisht angazhohet edhe parafityrimi i domethënies së asaj fjale. Çdo gjë është në mendje dhe në kokë. Ke parë ndonjëherë njerëz që kanë prirje të theksuar për t’i bindur shumë lehtë të tjerët. Çka mendon, pse është kështu tek ata? - Nuk di. Nuk di, por… sinqerisht kisha dashur ta kem edhe unë këtë aftësi në komunikimin tim të përditshëm me të tjerët. - Është shumë lehtë. Vetëm duhet të ushtrosh që paralelisht: çdo thënie verbale, ta bësh përmes parafytyrimit të qartë. Gjithnjë mendimi i folur në këtë formë, është më dëpërtues dhe sundon vëmendjen e bashkëbiseduesit. Edhe këtu vlen ligji i të kundërtave. Fjala që thuhet, së pari është e krijuar në mendje, andaj është shpirtërore; pastaj, ajo thuhet me instrumentet e komunikimit fizik, zërave dhe gojës, andaj është edhe fizike. Me ekzistimin e ligjshmërisë së të kundërtave gjithnjë mund të shihet edhe rrjedhorja e katër fazave elementare të zvillimit: Ideja-fjala që duhet shprehur; nxehtësia-emocioni gjatë shprehjes; deklarimi verbal apo të folurit-uji; dhe pranimi i saj si sugjestion nga bashkëbiseduesi -materializimi, apo faza e tokëzimit. Gjatë komuni99 kimit të mirëfilltë tek shumica e oratorëve mungon faza e dytë. Pra, faza e nxehtësisë, ku nuk i jepet emocioni fjalëve që thuhen. Ato fliten si shablone pa ndjenja, andaj edhe nuk e kanë fuqinë e ndikimit të bindshëm tek bashkëbiseduesit tjerë. Në fund, sikur mund të vërehet, mosveprimi i fjalës së folur si sugjestion tek bashkëbiseduesit tjerë, ndikon edhe në mospërmbushjen e fazës së katërt. Andaj, mund të thuhet se nuk ekziston efekti, prandaj e kotë ka qenë çdo gjë. - Artistët e mëdhenj të artit skenik e kanë këtë aftësi? - Ashtu pra. Ata e kanë këtë aftësi dhe suksesi i interpretimit të një roli varet nga ajo, se si dhe sa e përjeton artisti me emocion. Ai gjithnjë e paramendon ose e parafytyron rolin dhe tekstin që duhet ta thotë. Këtu është fshehtësia e suksesit në interpretimin artistik të aktorit. - Si të arrihet emicioni në çdo fjalë dhe mendim që flitet? Kjo gati është e pamundshme të bëhet përherë. Edhe nëse ndodh ndonjëherë, më ka ndodhur rrallë. - Ka ndodhur rrallë dhe atëherë kur ka ndodhur ti ke qenë më bindës dhe më atraktiv. Shprehja jote e mendimit në atë moment ka qenë e frytshme, duke bërë përshtypje gjithnjë mbi bashkëbiseduesin apo mbi bashkëdëgjuesit tjerë. Duhet të analizosh pse atëherë ke pasur sukses. Çka ka ndikuar në suksesin tënd? A e ke bërë ndonjëherë këtë? Sigurisht se jo. Fshehtësia është në atë që gjatë të folurit, mendimet e shprehura t’i parafyturosh si figuracione psikike. Me parafytyrimin e tyre, rritet koncentrimi i vëmendjes dhe me këtë edhe derdhja emocionale. - Sikur edhe ti e ke këtë aftësi?- thashë duke menduar ashtu, por desha që të tingullonte si në formë të mahisë. - Heeee..! - buzëqeshi lehtë; - atë vlerësoje ti. - Të kthehemi sërish aty ku e kishim bisedën - tek Ego-ja. Pse EGOja në këtë veprim paraqitet si pengesë kryesore e realizimit të shumë dëshirave tona jetësore? - Sepse gjatë tërë kohës së evoluimit, EGO-ja është ndërtuar nga vetë inpulsi që të dominojë duke potencuar në strukturën e saj të ndërtimit karakteristikat prezente të vetëkënaqësisë, lakmisë, xhelozisë, edukatës dominante, të ligjeve në sferën materialiste të veprimit … etj. Me kohë, këto elemente rrënjosen dhe përmes përsëritjes së tyre shndërrohen në bindje. Duke u udhëhequr nga këto bindje, ajo edhe formon seleksionimin e përmbajtjes së sugjestioneve të dëshirave tona. Nëse këto sugjestione nuk përputhen me normat e bindjeve të saja të formuara kaherë, atëherë angazhon instrumentin e vet të sigurt dhe shumë të fortë të mbrojtjes - DYSHIMIN, dhe kështu, dëshira, permes sugjestionit të caktuar, nuk depërton në vendin e duhur të realizimit të saj. - Dyshimi?! - pyeta me habi. - Ti, si qenie e përsosur, ke privilegjin të mendosh dhe të zgjedhësh realitetin tënd në mes të vuajtjes, që vetë e krijon, dhe lumturisë, e cila është qëllimi themelor i jetës dhe ekzistencës si proces në vazhdimësi. Ti zgjedh vuajtjen. Pse? Ta zëmë, nëse do ta kishe marrë një lajm të gëzuar, sigurisht gjëja e parë që në atë moment do t’i thoje vetes, është: “nuk mund të besoj se është e vërtetë.” - Plotësisht ia ke qëlluar. Ashtu është! - konstatova, i habitur nga fjalët ë mixhës Dilë, i cili sikur kishte hyrë në qenien time dhe fliste nga brendia e saj. - Mos u befaso. Kjo nuk është dukuri e shprehur vetëm tek ti, por te shumica që janë edukuar, që nga lindja, të mendojnë kështu. Pse nuk besojmë kur diçka është e mirë, duke dyshuar përherë në lumturinë dhe kënaqësinë që na siell ajo, ndërsa shumë lehtë i besojmë të keqes dhe vuajtjes? - Shpeshherë edhe unë këtë pyetje ia kam bërë vetes; - konstatova. - Ne zgjedhim vuajtjen, - vazhdoi më tej mixha Dilë; - sepse aty ndjehemi më të sigurt. Duke vepruar kështu permanent krijojmë realitetin tonë të gabuar. Në të vërtetë, ne e kërkojmë lumturinë, sepse ajo është pjesë e qenies sonë, por, kur ta arijmë atë gjendje shpirtërore, dyshojmë në të. - Pse është kështu? - Këtu nuk kemi të bëjmë me NE, gjegjësisht me Uni-n tonë, por me EGO-n, e cila filtron çdo informatë. - Si e bën ajo këtë punë dhe si ushqehet për veprimet e veta? - pyeta - Pyetje e qëlluar! Nga vetë mendimet tona që i kemi për veten dhe për rrethin ku jetojmë. Nëse EGO-ja jonë ushqehet dhe edukohet nga mendimet tona, atëherë s’ka dyshim se mund ta riedukojmë. Po përsëris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ë, e kurrsesi ta pengojmë në veprimet e saja, sepse, sikurse thamë më parë, edhe ajo është pjesë e qenies sonë, si një tërësi e përsosur. - Si të arrihet një gjë e tillë? - Përmes dijes dhe njohjes së veprimit të ligjeve shpitërore dhe duke formuar besimin e fortë në fuksionimin harmonik të tyre. Me ndryshimin e përmbajtjes së EGO-s, të gjitha veprimet tjera ndërlidhen vetvetiu. Realiteti i tanishëm përsoset vetëm nëse e përsosim veten. Me përsosjen e vetes, përsos edhe Ego-n tënde, sepse ti tanimë i shikon dhe i pranon gjërat me atë çka ke në shpirt. - Mbetëm tek parimi i vizuelizimit? - Për të vepruar pa pengesa gjatë funksionimit të vet, realizimi i dëshirave tona, përmes parimit të vizuelizimit, mbështetet në pesë principe themelore që e ndërtojnë atë. - Cilat janë këto principe, mixha Dilë? Ndoshta nuk ka fshehtësi këtu? - Ka për të tjerët, por jo më për ty; sepse ti tani dita-ditës formohesh dhe një pjesë të rrobave të vjetra i ke hedhur kaherë nga vetja, duke i zëvendësuar ato me të rejat. - Më vjen shumë mirë për këtë konstatim?- pranova, duke mos qenë në gjendje ta fshihja lumturinë ndaj vlerësimit të sinqertë të mixhës Dilë. - Pesë principet themelore për funksionimin sa më të suksesshëm të parimit të vizuelizimit janë: Formimi sa më i qartë i figurës së sendit apo i pamjes psikike të situatës, që kërkojmë të realizohet, mbushja e madhe e saj me energji emocionale, kapshmëria e dëshirës, njohja e metodave operative të teknikave shpirtërore, dhe, së fundmi, dhënia e mundit dhe angazhimit të caktuar në këtë drejtim. T’i elaburojmë shkurtimisht këto: Principi i parë: Figura e dëshirës që vizuelizohet duhet të jetë sa më e qartë dhe konkrete. Njësoj, sikur flet ose shkruan. Nësë nuk je i kuptueshëm dhe i përzien fjalët në fjali, shumë vështirë do të të kuptojë bashkëbiseduesi. Principi i dytë: Është mbushja me energji e figuracionit psikik të parafytyruar si dëshirë. Energjia do të jetë emocioni, gjegjësisht kënaqësia e cila do të delë si besim i fortë në suksesin e arritjes së saj. Principi i tretë: Kapshmëria e vetë dëshirës. Gjithmonë dëshira që kërkojmë ta realizojmë duhet ta ketë një rend të arsyeshëm të mundë103 sisë reale të realizimit. Nëse je, për shembull, student i mjekësisë, më së pari duhet vizuelizuar dhënien e provimit të parë, pastaj regjistrimin e semestrit, kalimin në vit të dytë... e kështu me radhë. Nuk bën kurrsesi që menjëherë të dëshirosh të jesh një kirurg i famshëm, me renome botërore, nga Kosova. Principi i katërt: Është njohja e teknikave operative të ligjeve shpirtërore dhe këtë njohje ti e ke, dhe ne jemi duke e bërë kaherë. Së fundmi, principi i pestë i parimit të vizuelizimit është dhënia e mundit të caktuar. Nuk ka rezultate pa dhënien e një mundi të caktuar, lodhjeje, gjegjësisht angazhimi. Nëse i shikon me vëmendje të gjitha këto principe ndërlidhen në mes veti. - Sërish edhe këtu sikur na paraqiten katër fazat e zhvillimt, të cilat i kemi përpunuar në mësimin tonë të parë? - B r a v o! Këtu jemi. Pra, katër fazat magjike të funksionimit të të gjitha veprimeve kah realizimi i tyre në strukturat më të avancuara: Ideja - si ajër, pa formë; nxehtësia - mbushja emocionale e dëshirës përmes besimit dhe ndikimit permanend të dhënies së mundit; faza e ujit - kapshmëria e dëshirës dhe tendeca kah formimi; dhe, së fundmi: faza e tokës, gjegjësisht materializimi i vetë dëshirës së kërkuar. Nëse sistemi i kësaj teknike ndërpritet në njërën prej fazave të saja të veprimit, atëherë nuk ka realizim në realitetin tonë objektiv. Prandaj, edhe shpesh dëgjon: «Unë dëshiroj, por nuk mundem». Kështu edhe ti medoje dikur, a po? - Nuk kam koment. Fascinante? - Dale pak! Dale, dale... Si the: fascinante? Domethënë tërësisht e pranuar nga qenia jote e përsosur? - Po! - E sheh, pra, se përmes dijenisë së mirëfilltë edukohet edhe Ego-ja, duke formuar parime të reja në sistemin e filtrit të tij seleksionues gjatë lejimit të sugjestioneve që duhet të depërtojnë në ndërvetëdijen tonë. - Unë ende e zbatoj sugjestionin tuaj, nga dy herë në ditë, dhe tani plotësisht e kam të qartë veprimin e tij. Duhet të pranoj se edhe rezultatet janë të dukshme. A mund të formoj unë vetë afirmime të reja dhe ato t’i përdor edhe për dëshirat tjera jetësore? - Po, dhe njësoj zbatoji, si për dëshirat materiale, ashtu edhe për revidimin e mangësive nga personaliteti yt. Unë më nuk do t’i jap këto afirmime, sepse ti e di procedurën e veprimit të tyre. Koncetrohu! Analizoji me vëmendje bindjet e tua të gjertanishme dhe vendos vetë se çfarë afirmimi do të përdorësh për atë synim. Armiky yt më i madh i suksesit: DYSHIMI, nuk ekziston më. Atë e ke luftuar me bindjen e re të krijuar nga veprimi frytdhënës i afirmimit të parë...Vazhdo... le të bëhet shprehi e përhershme që të mendosh pozitivisht. Tani më ke kuptuar në esencë se realitetin tonë, ashtu siç është, e kemi krijuar vetë, përmes mendimeve tona pozitive ose negative. Nëse frika, ankthi, xhelozia, lakmia... janë ndjenja që krijohen përmes mendimeve në kokën tonë, atëherë të mendojmë ndryshe dhe pozitivisht. Suksesi... nuk ka alternativë tjetër dhe quhet: MENDIMI POZITIV. - Shkenca jonë ka arritur rezultate të pakontestueshme në studimin fizik të anatomisë dhe fiziologjisë së trupit, kuse shpirti ende mbetet si diçka e errët dhe e pastudiuar sa duhet? - Është më se e vërtetë! Nga njohuria jonë ekzakte e quajtur shkencë, shpirti, gjegjësisht psika, ende mbetet e pahulumtuar sa duhet. Në anën tjetër, historia na mëson se në kohërat shumë më të lashta, paraardhësit tanë i kanë kushtuar një rendësi të veçantë shpirtit dhe funksionimit të ligjshmërive të tij. Se sa ka qenë i madh ky përkushtim, dëshmon vetë fakti mbi ekzistimin e shumë shkencave të vjetra metodike të studimit. Përhapja e njohurive të emërtuara si: Magjia, Misticizmi, Hermetizmi, Astrologjia, Alkimia, Okultizmi, Kaballa, Joga; më vonë: Spiritizmi, Mesmerizmi dhe deri në ditët e sotme të shkencave të njohura, si: Parapsikologjia, Psikologjia, Psikiatria etj., flasin vetvetiu për vetveten. - Magjia… Misticizmi! - sikur u çudita për këto terme, të cila ma ngjallën edhe më tepër kureshtjen time intelektuale. - A nuk janë këto njohuri kontestuese dhe të dyshimta për ne? - E bëra këtë pyetje me bindje të plotë se do të marr përgjigjen e kundërt. Por, me këtë unë vetëm dëshiroja që mixha Dilë të më fliste diçka më tepër për këto njohuri të lashta. - Aspak nuk është ashtu. Kjo është prezentuar kështu gabimisht nga mosdija totale për këto njohuri, në njerën anë, dhe nga realiteti i pamohueshëm se gjatë historiesë njerëzore këto shkenca janë keqpërdorur shumë nga individët e caktuar për qëllimet e tyre të errta, nga ana tjetër. Këto keqpërdorime kanë qenë të nxitura nga shpirtligësia e EGO-s së tyre të pangopur, veprimin negativ të së cilës do ta shohim më vonë, gjatë ligjëratave tona të ardhshme. - A nuk kanë qenë këto shkenca të fshehta nga masat e gjera, dhe shpeshherë e ndaluar veprimtaria e tyre? - Ashtu është. Ato kanë qenë të fshehta dhe privilegje vetëm të grupit të caktuar të njerëzve. Ishte kështu, pikërisht, me qëllim të ruajtjes së tyre nga individët dhe grupet e caktuara si keqëpërdorues eventualë. Fatkeqësisht, gjithnjë ka pasur të tillë që udhëhiqeshin nga instiktet e ulta dhe i keqpërdornin këto njohuri për realizimin e qëllimeve të veta të errta. - A mund t’i numërosh dhe t’i sqarosh disa prej tyre? - Ndër urtitë më të vjetra që merreshin me studimin e ligjeve natyrore të botës shpirtërore është MAGJIA. Përmes kësaj urtie shumë të vjetër njerëzore, tentohej që të arrihej kontrolli mbi forcat e fshehta natyrore dhe nënshtimi i tyre vullnetit të njeriut. Mësimet e lëndës së magjisë përbëhen nga rregullat precize të manipulimit përmes ritualeve të caktuara, me simbole të ndryshme magjike. Realiteti njerëzor, varësisht se cilat forca natyrore dëshironte t’i kontrollonte, ka krijuar dy drejtime kontradiktore të veprimit të saj: “Magjinë e zezë” - dominimi dhe kotrolli i forcave të errata me tentim që përherë të shkaktohet ndryshimi i dhunshëm tek personi i caktuar, dhe “Magjinë e bardhë”- e cila ka qëllime të mirëfillta dhe është e kundërta e asaj të zezë. Burimet e sakta materiale, historike mbi prejardhjen e kësaj urtie nuk dihen. Ekzistojnë të dhëna që na orientojnë kah Sumerët, pastaj Egjiptasit e vjetër, për t’u përhapur dhe zhvilluar gjithnjë e më tepër edhe tek popujt dhe civilizimet tjera njerëzore, sikurse në Babiloni, ku kanë ekzistuar edhe shkollat legale, në Mesopotami, Persi e deri në ditët e sotme me një përhapje të madhe edhe tek civilizimi bashkëkohor i Perëndimit. Ta marrim pastaj KABALLËN. Është një urti e vjetër dhe e fshehtë jevreje, dhe trashëgohej brez pas prezi nga njerzit e zgjedhur të fiseve të caktuara. Materia e kësaj urtie kryesisht ndërtohet nga komentimi i ligjeve të fshehta shpirtërore, por në to kishte edhe njohuri që u dedikohen ritualeve të flijimit, raportit të së mirës ndaj të keqes, si dhe disa predikime parimore që e ndërtojnë bazën e filozofisë së besimit judeist. HERMETIZMI - urti e vjetër e shkencës shpirtërore e ndërtuar mbi themelet e njohurive të civilizimit të lashtë egjiptian. Themeluesi i kësaj urtie, mendohet të ketë qenë Hermes Trismengist, i urti i madh egjiptas që konsiderohet edhe si Zot i dijes, mençurisë, matematikës, shkrimit dhe shumë njohurive të tjera. Po ashtu, Hermesi konsiderohet themelues i bazave të alkimisë, urtisë së lashtë mbi ndikimin e vetëdijshëm në shpirtin e materies si informatë, për ta ndryshuar edhe strukturën e saj substancore. Dihet se kjo shkencë është keqpërdorur mjaft nga lakmia njerëzore për t’i shndërruar metalet e ndryshme në ar - simbol i pasurisë materiale. Këto, pra, ishin disa nga definimet e shkurtra të shkencave të ndryshme të lashta që meren me ligjshmëritë e shpirtit, dhe unë ato i parashtrova vetëm si ilustrim bazë, për formimin e bërthamës së njohurisë sate të gjithanshme intrelektuale. - A mund të më mësosh për metodat e këtyre shkencave të vjetra, si veprojnë dhe fuksionojnë këto ligjshmëri që janë ruajtuar me shekuj si të fshehta? - Po pra. Ne jemi edhe duke e bërë atë përmes mësimeve tona. Por, duhet të shkohet ngadalë dhe, në rend të parë, të luftohen impulset negative të Ego-s, në mënyrë që të mos tentohet keqpërdorimi i tyre? - Sikur dyshon në mua, mixha Dilë?- I bëra kët pyetje, sepse ndjeva veten të ngacmuar nga mundësia e frikës së tij për keqpërdorimet e mundshma nga ana ime. - Nuk dyshoj unë në ty, i dashuri im, por duhet dyshuar në bindjet e tua që ende kanë nevoj të evulojnë. Nuk mjafton vetëm të mendosh se ke arritur ndryshimin, por duhet të jesh të sigurt se i ke xhveshur rrobat e vjetra në tërësi. Një fjalë jona e urtë popullore thot: “Në rend të pare duhet të jesh e tek pastaj të kesh” Ndërrimi i rrobave të vjetra nuk bëhet menjëherë, por ngadalë dhe parcialisht. Edhe transformimi i ngadalshëm, hap pas hapi, është një ndër ligjet esenciale të veprimit të shpirtit. Ndryshimi i shpejtë shkakton tendosje psikike dhe frustra108 cion, prandaj duhet të shkohet ngadalë dhe plotësisht pa inponime e dhunti intelektuale. Kjo ma përkujton atë shembullin me këngën: E dëgjon me vëmendje një këngë të bukur disa herë dhe, një ditë, spontanish, fillon ta këndosh melodinë dhe tekstin e saj. Pra, ajo është pranuar nga qenia jote dhe vetvetui ka filluar të veprojë. Ti nuk i ke inponuar vetes dhuntinë e mësimit të këngës me çdo kusht, por e ke mësuar vetvetiu dhe, si të thuash - pa dashas. . - Më duket se tani e kam të qartë në tërsi. - Ne edhe jemi duke i ndërruar rrobat e tua të vjetra, por shumë ngadalë dhe sigurt. Shpirti është mendja e ndërvetëdijshme dhe kjo mendje e thellë përsëri duhet të jetë e tërësishme përmes këndvështrimit të ri dhe nga ndjenja e të menduarit të ndryshueshëm. Ne e dimë se bota jonë, si realitet fizik, është e përsosur, andaj nuk mund ta vështrosh këtë botë ashtu derisa nuk arrihet edhe përsosshmëria në veten tënde. Ti tani e ke të qartë plotësisht logjikën e krijimit që e analizuam gjer tani, ke njohuri edhe për veprimin e disa ligjeve dhe sa më shumë i ke të qarta këto, aq më shumë je zotërues i aspektit të caktuar jetësor. - E ndjej, mixha Dilë, se je i lodhur dhe për sot duhet të jetë mjaft. Por, gjersa ishe duke folur për urtinë e lashtë të magjisë, mua m’u kujtua një frikë e madhe që kishte nëna ime nga magjitë ose, si i quante ajo, “sehiret”. Gjithmonë frikohej dhe kishte disa lutje me të cilat i largonte nga shtëpia këto ndikime të mundshme. E unë, gjithmonë i kam kundërshtuar këto bindje të saja për magjitë, duke i konsideruar si “dokra” dhe trillime të vetëdijes së ulët njerëzore. Tani pas disa mësimeve të tua, sikur filloj të kem një vështrim më të reviduar rreth ndikimit të mundshëm të tyre. Më thuaj, mixha Dilë, sa janë të vërteta këto dhe sa është i mundshëm ndikimi përmes maxhisë së zezë tek të tjerët? 109 - Tashi ti sikur ke hyrë pak thellë në këto çështje. Me çdo kusht kërkon të dish disa gjëra për të cilat të kam thënë se duhesh përgatitur edhe ca... edhe disa rroba të vjetra të kanë mbetur nga trupi dhe ... - U ndal këtu pak dhe nga buzëqeshja e tij e lehtë vërejta se do të ishte i disponuar të fliste edhe për këto “tema tabu”. - Mirë. Do të tregoj ligjshmërinë e veprimit të dukurisë së ndikimit tek të tjerët, me kusht që të më premtosh se nuk do të insistosh t’i dish teknikat që praktikohen gjatë këtyre ritualeve. - Të premtoj, - thashë; - por, më brengos dyshimi që ti ende ke tek unë! - Tanimë e di se magjia ka dy orientime të veta dedikuese. – vazhdo, pa e përfillë vërejtjen time që ia bëra - Ato, varësisht se nga cila forcë dominuese e të kundërtave shfrytëzohen, ndahet në: “magjinë e zezë” dhe “magjinë e bardhë”. Përmes magjisë së zezë bëhet ndikimi psikik i një personi në një person tjetër me qëllim që atij t’i shkaktohen ndryshime të pavullnetshme negative psikike që do të shprehen edhe në planin fizik. Ndërsa, magjia e bardhë nënkupton veprimin e caktuar, por në formë të kundërt. Bëhet ndikimi i vullnetshëm psikik tek një person tjetër për qëllime të përmirësimit të disa rrethanave të caktuara në planin fizik dhe të ndryshimit të disa vetive të personalitetit të tij në planin psikik. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon me aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Këta persona aftësinë e e ritualit të magjisë së zezë e kanë të lindur ose të arritur përmes trashëgimisë , gjegjësisht përmes ushtrimit në shkollat e caktuara të edukimeve shpirtërore, të quajtura “vëllazëri”. Praktika ka treguar se shumica e këtyre njerzëve, aftësinë e tyre për magjistari e kanë vërejtur pas ndonjë sëmundjeje apo krize psikike. Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyra direkte, ku do të mjaftonte vetëm emri, emri i njërit prind nga viktima, dhe në mënyrë indirekte. Mënyra indirekte e ndikimit psikik bëhet përmes sendit fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik zakonisht kërkohet fotografia, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë nga viktima, gjaku - zakonisht nga femrat kërkohet vata e mbeturinës menstruale etj. Njëra ndër metodat më të rëndësishme teknike të kryerjes së magjisë së zezë është vizuelizimi - u ndal këtu dhe, duke ma bërë me gisht, sërish vazhdoi - tani ti e ke të njohur teknikën e zbatimit të vizuelizimit tek realizimi i dëshirave jatësore. - A është zbatueshmëria e procedurës së vizuelizimit, të cilën e mësuam ne, njëjtë edhe tek magjia e zezë? - pyeta, pa e fshehur interesimin tim të madh për këtë njohuri, një kohë të gjatë tejet kontestuese në bindjet e mia? - Plotësisht e njëjtë, me kusht që gjatë zbatimit të saj, varësisht nga traditat e ndryshme, të praktikohet edhe rituali i caktuar. Shpeshherë merret dylli dhe nga ai formohet një kukull me të cilën personifikohet personi tek i cili kryhet ndikimi psikik përmes magjisë së zezë. Në kukull vihet sendi fizik i tij, që më parë i siguruar, siç ishte thoi, qimja e flokut etj. - Pse bëhet ky ritual, mixha Dilë? - Thjesht për të forcuar koncentrimin e magjistarit në një cak të caktuar nga njëra anë dhe për ta magnetizuar kukullën nga dylli me energjinë e mbështjellësit energjetik të trupit të personit të caktuar. Thamë më sipër se trupi i çdo gjallese është i mbshtjellë me mbështjellës energjetik i cili quhet AURË. Pasi sendi “i siguruar” është send intim i atij personi, atëherë ajo përbën elementin energjetik të aurës së tij ose të saj. Magjistari, më pastaj, fillon në mendje ta vizuelizojë ngjarjen e cila duhet t’i inponohet personit tek i cili kryhet ndikimi dhe me ritual të caktuar indukon, ose e projekton këtë figuracion psikik në kukullën prej dylli. Të gjitha këto rituale që i zbaton magjistari nuk janë asgjë mistike dhe mbinatyrore, por i përdorin ligjshmëritë e njohura të vizuelizimit psikik, të përjetimit të fortë emocional dhe të ligjit të indukimit, gjegjësisht të projektimit të dëshirës kah sendi i caktuar fizik. Në realitetin tënd fizik këtë shembull mund ta krahasojmë me magnetin i cili kur të fërkohet me një copë tjetër hekuri, edhe ajo merr vetitë magnetizuese të magnetit. Pasi të jetë kompletuar rituali i caktuar, shpeshherë, sendi i viktimës, tanimë i “magnetizuar” me porosinë e re, i jepet porositësit, i cili këtë send duhet ta vendosë diku në afërsi të atij personi. Çka ndodh këtu tani? Mbështjellësi energjetik i personit të caktuar, gjegjësisht i viktimës, e njeh materialin e vet energjetik nga sendi dhe atë e absorbon së bashku me elementet e reja të futura përmes magnetizimit të tij me vizuelizim. Kur e tëra kjo të futet në ndërdijen e tij, si “larvë energjetike” qëndron në aurën e tij gjersa të vie momenti i caktuar i realizimit në planin fizik. Sa do të zgjasë koha e realizimit të kësaj do të varet nga aftësia e magjistarit dhe fuqia e magnetizimit të dëshirës në sendin e caktuar ndërmjetësues. - A ka metoda të zbulimit dhe të evitimit të këtij ndikimi të padëshirueshëm psikik që është kryer përmes magjisë së zezë? - Ka, dhe janë tejet efikase, me kusht që të bëhet nga personi i caktur i cili i njeh ligjet e psiko-magjisë së bardhë dhe ka eksperiencë të caktuar praktike në këtë drejtim. Ai përmes zhytjes vetanake në gjendjen e caktuar psikike, që ne zakonisht e quajmë “trans”, hyjnë në ndërdijen e atij personi dhe, në këtë gjendje, hulumton larvën e padëshiruar që ka depërtuar në atë vend pa dëshirën e tij. Zakonisht, në këto situata, zbatohet edhe metoda e Hipnozës, duke e hipnotizuar viktimën, dhe në këtë gjendje psikike kërkohet nga ai që vetë ta zbulojë ekzistimin e kësa larve. - Shumë intereste, mixha Dilë! Shumë interesant! Tani sikur edhe ti më ke hipnotizuar. Shumë gjëra nuk i kam ditur dhe sikur mos të ishe ti kurrë nuk do t’i dija... - me të vërtetë pas këtyre sqarimeve mbi magjinë e zezë nga ana e mixhës Dilë, unë sikur isha i hipnotizuar. Isha “shndërruar i tëri në vesh” siç thotë populli. - Mirë, mixha Dilë, a mund të ndikojmë tek të gjithë përmes ritualit të magjisë së zezë? A ka ajo efekt të njëjtë tek të gjithë dhe, nëse po, si janë gjasat që në mënyrë preventive të mbrohemi nga këto sulme të padëshirueshme psikike? - Pyetje e qëlluar!- brohoriti mixha Dilë. - Ndikimi psikik përmes magjisë së zezë mund të bëhet gati te të gjithë personat, me kusht që ata, në rend të parë, të mos njohin paraprakisht teknikat mbrojtëse nga ky ndikim. - Egzistojnë edhe teknika të mbrojtjes? - pyeta i befasur. - M’i trego, të lutem. Patjetër që do të kisha dëshiruat t’i zbatoj edhe unë në praktikë. - Format e mbrojtjes nga ky ndikim janë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. Së pari, të pavetëdijshmet. Këtë formë mbrojtëse e ka çdo individ, i cili nuk beson sinqerisht në funksionimin e magjisë së zezë. Me këtë mosbesim ai formon barrierë të fortë energjetike të karakterit të tij, prandaj dëpërtimi i ndikimeve tjera nga jashtë është gati plotësisht i pamundur. Zakonisht, këta janë persona me vetëbesim të fortë të shprehur në vetvete. Nga ana tjetër, mbrojtja e vetëdijshme kryhet përmes ritualeve të caktuara të psiko-magjisë së bardhë. - A do të ma tregosh së paku njërën prej këtyre, mixha Dilë? Ndoshta do të kem nevojë që edhe unë ta zbatoj atë gjatë jetës sime?- e pyeta. - Patjetër; - konstatoi. - Mbrojtejen e vetëdijshme e bëjnë zakonisht personat që punojnë dhe i zbatojnë metodat praktike të psiko-magjisë; edhe ata shpeshherë janë të rrezikuar nga ndikimet negative dhe të qëllimshme të rivalëve të vet. Njëra ndër mbrojtjet më efikase është që shpesh përmes vizuelizimit ta parafytyroni një dritë mbështjellëse me ngjyrë të kaltër rreth trupit tuaj. Drita mund të jetë edhe në formë të thesit, ku ju hyni mbrenda dhe, në krye, e lidhni atë nyje. Gjatë zbatimit të këtij rituali, përmes parafytyrimit, gjithnjë mund ta përcillni edhe me lutje të caktuar. Ja, p.sh.: “ Unë vendosem në këtë strofulënl time hyjnore dhe në të nuk mund të depërtojë asnjë ndikim nga jashtë. Asnjë ndikim, edhe pse nuk do të jem i vetëdjishëm për këtë.” - Duke e shtjelluar magjinë dhe ndikimin psikik, ndërkohë m’u kujtua fenomeni i mësyshit. A vepron mësyshi? Dhe; nëse vepron, mendoj se do të duhej të kategorizohej në radhët e magjisë dhe të ndikimit psikik . - Mësyshi vepron dhe është fenomen shumë i shprehur në jetë. Pleqtë tanë, edhe pse nuk e kanë njohur shpjegimin e vërtetë të këtij lloji të ndikimit psikik, ata gjithnjë janë friksuar nga ajo. Veçanërisht ndikimi i tij ka qenë i shprehur tek fëmijët dhe është përgaditur ruajtja e tyre nga veprimi i tij, pastaj tek martesat, te ndërtimi i shtëpsë së re...etj. Ke të drejtë! Është njëfarë forme e ndikimit psikik tek të tjerët, por nga magjia rituale ajo dallon, sepse veprimi kryhet në mënyrë të pavetëdijshme prej një personi të caktuar tek personi tjetër. Te mësyshi nuk 114 ka parapërgaditje, por vetë energjia e madhe e akumuluar në formë të xhelozisë, urrejtjes, mënisë... etj, në kontakt të drejtpëredrejtë ose në mënyrë indirekte, përcillet tek personi i caktuar. Kur kemi të bëjmë me kontaktin e drejtpërdrejtë, ai gjithnjë bartet përmes syve që ndryshe në literaturën tradicionale quhet “ shikimi fiksues”. - Shikimit fiksue?- pyeta i befasur dhe m’u kujta thënia e shpeshtë e nënës “ruaju, bir, nga mësyshi dhe sytë e këqij” - Edhe nëna gjithnjë ma tërhiqte vërejtjen që të ruhesha nga mësyshi dhe shikimi i keq. Mos është mu kjo, që ti e quan si “shikim fiksues”? - Po, pra. Mu kjo është ajo që e quajtëm “ shikim fiksues” ose mësysh dhe ajo përcillet përmes syve? - Pse mu përmes syve? - “Sytë janë pasqyra e shpirtit” thotë me të drejtë një fjalë e urtë popullore. Syri është një shqisë e rëndësishme përmes së cilës shpirti në trupin tonë e njeh dhe kontakton me botën e jashtme materiale.Medicina bashkëkohore e shpjegon në detaje fiziologjinë dhe anatominë e këtij organi të rëndësishëm të njeriut, andaj, në këtë rast, ne nuk e kemi qëllim që ta bëjm këtë. Bebëza e syrit, përveç se reagojnë në signalet dritës dhe e modulonë atë, ato janë edhe regjistruese të gjendjes emocionale të njeriut. Andaj, përmes syve munt të regjistrohen edhe emocionet momentale të njeriut. “Fytyra ka mundësi të gënjejë, por sytë kurrë”, përsëri thotë një fjalë e urtë popullore. Ashtu edhe është. Nëse kemi ndonjë përjetim të fortë emocional, atëherë bebëzat e syve zgjerohen në mënyrë jonormale më shumë se normalisht. Këtë dukuri e njeh mirë medicina bashkëkohore, por para saj, e kanë njohur edhe shumë tregtar të urtë të cilët me vështrimin e bebzave të syrit të blerësit, kanë konstatuar se a e ka pëlqyer ai mallin që shite apo jo, andaj, në bazë të këtij vlerësimi aa kanë përcaktuar çmimin e ofertës. Këtë reagim të bebëzave të syrit nuk e kan ditur vetëm tregtarët shitës, por edhe ata që blenin, prandaj në situatat e vendosjes gjatë shitblerjes, këta të fundit qëllimisht mbanin syza me thjerrëza të errësuara, me qëllim që nga bebëzat e syve shitësi, të mos ketë mundësi ta regjistrojë disponimin e tyre. - Dihet mirë se bebëza e syrit zgjerohet dhe zvogëlohet edhe nga reagimi i dritës. A nuk është kështu mixha Dil? - Se bebëzat e syrit zgjerohen dhe ngushtohen me reagimin e dritës dhe të gjendjes emocionale të njeriut tanimë nuk është kurrëfarë zbulimi sensacional. Por, fjala është tek dukuria tjetër, ajo të cilën shkenca nuk dëshiron ta pranojë se është e mundshme, ndërsa, praktikantët e shkollave shpirtërore e njohin dhe e kanë të ushtruar. Fjala është për zgjerimin e vetëdijshëm të bebëzave të syrit pa ndikimin e të dy rrethanave të cekura si më lart. Kjo mbështetet në zgjerimin e bebëzave të syrit sipas vullnetit dhe dëshirës në momentin e nevojshëm. - Çka do të thotë kjo? - u nguta ta bëj këtë pyetje. - Pikërisht kjo do të thotë “ shikimi fascinues” që e përmendëm më parë. - Si mund të realizohet “shikimi fascinues”? A është ky vetëm talenti i disave apo shkathtësi që mund të ushtrohet nga çdo praktikant? - Nuk është talent. Edhe pse shumica, në situata të ndryshme, përms mënyrave të caktuara, këtë lloj të shikimit e praktikojnë pa vetëdije, pa ditur fare se pikërisht vetë fuqia e këtij shikimi, ka ndikuar që në rastin konkret ta shkaktojë fascinimin e dikujt. Prandaj, nuk mund të thuhet se është një shkalltësi e lindur. Shumë lehtë mund të mësohet dhe ushtrohet nga çdokush.. - Thua nga çdokush ? - pyeta i gëzuar, sepse, sa here që mësoja nga mixha Dilë ndonjë teknikë praktike të ushtrimit shpirtëror, gjithmon i ushtroja me pasion atodhe arrija një përparim të dukshëm në këtë drejtim. Po ashtu, ushtrimet praktike të dukurive shpirtërore më bindnin në vërtetësinë e të gjitha parimeve të shtjelluara gjatë mësimeve të gjertanishme. Ai e kishte kuptuar mire qëllimin e pyetjes sime dhe m’u përgjigj: - Po, po nga çdo kush. Edhe nga ti, ha ha ha … - Atëherë, ma mëso si ta ushtroj edhe unë këtë shikim, mixha Dilë? - Patjetër, me kusht që ta kesh gjithnë për bazë veprimin e Ligjit të KARMËS nga ndonjë keqpërdorim eventual. Posaçërisht do të ishte vërejtje serioze që ushtrimet e kësaj teknike kurrë mos t’i praktikosh me fëmijë. Kësaj here u ndjeva pak i prekur nga një dyshim i tillë i mixhës Dilë - Ehhhe…përsëri ke dyshim në mua? - Jo aspak! Vërejtja e shprehur për diçka nuk do të thoja se është edhe dyshim, por vetëm një konstatim se duhet të kesh kujdes. Mënyra e ushtrimit dhe e zbatimit të teknikës së “shikimit fascinues”, ka qenë e ruajtur me shekuj si fshehtësi e madhe. Unë personalisht atë e kam hasur vetëm në një literaturë të vjetër e cila fare nuk është në qarkullim të lirë. - Të betohem mixha Dilë se unë… - Mirë, mirë! Dakort!- më ndërpreu arsyetimin tim dhe vazhdoi - Ulu në një vend të qetë të dhomës tënde dhe fillo të shikosh diçka të afërt. Do të vëresh se bebëzat e syrit janë më të mbyllura. Menjëherë vështrimin përqëndroje në një objekt të largët. Do të vëresh se bebëzat e syrit zgjërohen. Amatorët e fotografisë e dinë se blenda e objektiv117 it të kamerës fotografike, gjegjësisht filmike, për objekte të largëta gjithmonë hapet, kurse për ato të afërta mbyllet. Nëse do ta kishim të kundërtën, atëherë, me blendën e hapur të objektivit, do të kishim rezolucion të turbullt të fotografisë, dhe e kundërta. Në këtë princip, në mënyrë natyrale funkcionojnë edhe sytë. - Si ushtrohet ky lloj shikimi? - Shumë lehtë dhe tejet thjesht.Vëreni gishtin tregues para syve, në një largësi prej 30 cm. Shikojeni ate qartë para vetes dhe për momentin drejtojeni shikimin kah një objekt paralel, por shumë më larg gishtit tuaj. E shikoni se si gishti që e keni para vetes turbullohet, kurse objekti tjetër paralel, larg përtej gishtit, doket më i qartë. Këtu, pra, është fshehtësia! Të shikosh në mënyrë të fiksuar në sytë e dikujt afër, por shikimin ta qartësosh shum më larg. Pra, me shikim dëpërtues përmes syve, por përtej, duke shikuar shumë më larg. - Më parë the fshehtësia?! Nuk shoh këtu kurrfarë shkaku për ndonjë fshehtësie aq të madhe, saqë ajo të ruhet me gjelozi nga të tjerët? - Zakonisht kur thua se diçka është e fshehtë, në mendjen e një kuriozi shkakton një paragjykim se ke të bësh me diçka të komplikuar, por, në praktikë gjithnjë është e kundërta. Madhështia është përherë në thjeshtësi. Të kujtohet zbulimi më i madh i cili ka bërë revolucion në zvillimin dhe përparimin e njeriut gjatë historisë? Ishte rrota. Sa e thjeshtë është rrota, por, sa e sa mileniume është dashur që të zbulohet nga mendja e njeriut? - Po, ashtu është mixha Dilë, ndër zbulimet më të mëdha në historinë e zhvillimit njerëzor ka qenë rrota? - Edhe pak t’i kthehemi kuptimit të shikimit fiksues. Qëllimi i këtij ushtrimi është që ti me vetëdije të bësh hapjen e bebëzave të syrit. Kur në momentin e caktuar qëllimisht hapen ato, atëherë fillon qarkullimi më i madh dhe më I lirshëm i energjisë së mendimeve në formë të valeve elektromagnetike. Logjika është e thjeshtë: sytë kanë mbarime shumë të shprehura dhe të ndieshme nervore, andaj, ata, jo vetëm se i regjistrojnë vizuelisht objektin me konturat e tij, por, me bashkëbiseduesin ose bashkëbiseduesit tjerë, bëjnë shkëmbimin e mendimeve që janë forma elektromagnetike. Kështu është edhe me MËSYSHIN që ka të bëjë pikërisht me shikimin fascinues. Fëmija i shëndoshë dhe çdo gjë e bukur shikohet me emocion dhe ajo gjendje emocionale përmes bebëzave të hapura të syrit, bartet lehtë dhe shpejt tek bashkëbiseduesi. Merre shembullin e personit të dashuruar? Si e shikon ai një femër tek e cila është dashuruar? A nuk ke dëgjuar shpesh në popull kur thuhet se “ Të dashuruarit merren vesh me sy!”. - E kam të qartë, por pse për mbrojtje nga mësyeshi vihen guraleca të ndryshëm të kaltër, hudra ose gjësende të tjera ? - Po pra, vëhen gjësende të ndryshme dhe besohet se ato mbrojnë nga mësyshi. Është plotësisht e saktë se këto simbole e kanë efektin e vet të mbrojtjes nga mësyshi, sepse e tëhekin shikimin e parë fascinues të bashkëbiseduesit, që si emocion i caktuar nga befasia e momentit, në fillim është i fortë. Thjesht, qëllimi është që emocioni i caktuar përms shikimit të parë, të mos orjentohet kah personi që mbrohet, por vëmendjen e tij duhet ta tërheqë ngjyra, era ose pamjea e sendit që ai person e bartë në vete. - Domethënë, fare nuk është me rëndësi se çfarë sendi mbrojtës mban me veti . Kryesorja është që me atë simbol ta tëheqësh vetëm shikimin e parë fascinues të bashkëkontaktuesit që për momentin është i fortë? - Jo, nuk është me rëndësi, por më e preferueshme është që të vehen gjithnjë simbolet që në poull, apo në rreth të caktuar, njihen dhe janë të popullarizuara si mbrojtje kundër mësyshit. Në to, brez pas brezi, me shekuj është koncentruar energjia e madhe e besimit, prandaj supozohet në efikasitetin më të madh mbrojtës të tyre . - Shpeshherë për mësysh, dikur nëna më mbështillte pak kripë të kuzhinës në një letër ose në një leckë dhe kërkonte nga unë që atë ta mbaja në xhep. Bazuar në këtë logjikë, ende nuk më duket e qartë , se pse ajo e bënte këtë, kur lecka apo letra fare nuk shihej në xhep dhe nuk mund ta tërhiqte shikimin e pare të bashkëkontaktuesit… - Ha ha ha… Nëna jote, edhe pse vepronte me të drejtë, nuk e dinte shpjegimin e vëretë të këtij veprimi. Kripa e kuzhinës në praktikë është treguar si substancë e cila tërheqë valët elektromaknetike që arrijnë në formë të mendimeve, dhe ato nuk i len që të depërtojnë në deponë e madhe të ndërdijes tonë. Me shikim fascinues, në formë të valëve elektromagnetike, barten emocionet e forta negative dhe besohet se kripa ato i akumulon. Shumica e praktikatëve të ushtrimeve shpirtërore në vete mbajnë kristale natyrore të llojeve të ndryshme, të cilat konsiderohen si substanca mbrojtëse nga valet elektromagnetike negative që dërgohen me qëllime të këqija nga bashkëbiseduesit tjerë eventualë. - Jo, jo këtë nuk e kam ditur dhe më befason. Më duket se është e kapshme nga një logjikë e shëndosh? - Edhe disa shtazë e kanë shikimin fascinues tejet të zhvilluar. Këtu paraprin gjarpri. Ai në fillim me fiksimin e shiimit të vet në sytë e viktimës, e fascinon atë, dhe tek ateherë e sulmon prenë. T’i kthehemi edhe për pak çaste teknikës së shikimit fascinues. Që ta kesh në përdorim praktik, ushtroje disa ditë sikur me shembullin e sipërcekur me gishtin. Të njëjtën mund ta bësh edhe në pasqyre duke i fiksuar sytë kah portreti vetanak. Mos gabo kurrë të ushtrosh me të tjerët, posaëërisht me fëmijët, sepse nga pakujdesia mund t’iu shkaktohen pasoja të paparashikueshme. Gjithnjë ushtro në pasqyre me portretin vetanak. Nuk do ta kesh vështirë! Të kuptuarit e metodës është e thjeshtë: “ KE DIÇKA NË FOKUSIN E SHIKIMIT AFËR, POR, NË REALITET, PËRTEJ ATIJ OBJEKTI SHIKON DIÇKA SHUMË MË LARG. PRA, ME SHIKIM DËPERTON PËRTEJ OBJEKTIT QË E KE AFËR” - Sikur e kam të qartë... - Jo aspak nu e ke të qartë! - ndërhyri me shpejtësi mixha Dilë. Ti tani i di si përdoret dhe vepron shikimi fascinues. Di sesi ta ushtrosh edhe përdorimin e saj, por nuk di edhe diçka tjetër? - Ka edhe diçka tjetër thua në këtë teknikë? - Patjetër. Si dhe kur duhet ta përdorësh atë si dhe efektet e saj në kontaktet me njerëzit. - Hhhmmm... - Shikimi fascinues ushtrohet gjatë bisedës me bashkëbiseduesin dhe gjatë të drejtuarit masës se gjerë, të kesh mundësi të inponimit të mendimeve tuaja dhe kontrollimin në veprime tek të tjerët. Nuk mjafton vetëm të shikosh dëpërtueshëm së syt e dikujt dhe e arrite qëllimin. Përveç teknikës së shiksimit të syve, duhet që të dish edhe çka bën me mendimet e tuaja. Pasi i fikson sytë e tu në sytë e bashkëbiseduesit ose me këtë shikim i drejtohesh masës së gjerë përballë, ti përveç fjalëve mbresëlënëse, duhet që mendimet e tua t’i parafytyrosh qartë, dhe tek atëherë t’i bartësh tek bashkëbiseduesi përmes fjalëve dhe shikimit fascinues. Mendimi i thënë, i formuar në kokën tënde, tanimë siç e di, është parafytyrim, vizuelizim i qartë i asaj që kërkohet dhe thuhet. Vetëm kështu si mendim i parafytyruar qartë bëhet valë e fortë elektromagnetike depërtuese. - Të falemderit, mixha Dilë. Nuk do të lodhi më tepër për sot.Vetëm të njoftoj se që nga fillimi i njohjes sonë, unë përveç afirmimit që ma imponove me truket e tua... vazhdova t’i bëj vetes edhe sugjestione e afirmime me përmbajtje tejra. Mos po e teproj me këtë? - Nuk e tepron, dhe vetëm vazhdo. Vazhdo dhe jepi vetes pandërprerë afirmime pozitive. Sa më shumë, aq më mirë. Duke vepruar me sugjestione të afirmimeve pozitive, në mënyrë vijuese, ti fillon të mendosh pozitivish. Pra, ndërron mënyrën e të metuarit tënd të vejtër dhe të gabuar, që është edhe qëllimi ynë...
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive