http://libratonline.blogspot.com/Adnan Abrashi - NË VORBULLAT E JETËS
Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
Roman  Copyright © autori
Kolona: Prozë
Redaktor i kolonës: Albatros Rexhaj
Botimet Filozofia Urbane - Prishtinë, 2013
Parathënie botimit të parë

Librin “NË VORBULLAT E JETËS” pata fatin që ta lexoj pa dyshim ndër të parët, si të thuash, në procesin e krijimit, meqë libri mu ofrua që ta rregulloja gjuhësisht para se të botohej. Dhe, të them të drejtën, materia që shtjellohet me pasion nga autori, shkakton gjithsesi një trandje intelektuale dhe
nuk lë vend për indiference profesionale. Njeriu i ndodhur në shtjellën e absurditetit agonik, të cilën e kanë krijuar, pa vullnetin e tij, rrethanat politiko-shoqërore, i cili është shtruar pijes dhe rebelimit intelektual, i pakënaqur dot me realitetin shoqëror, pa jetesë të vërtetë, takohet papritmas me plakun e urtë dhe të mbushur me dritë hyjnore, mixhën Dilë, i cili rrezaton me dashurinë e tij të madhe e të cilën e përmbushin urtësia dhe mëshira… Ky do të ishte në vija të trasha syzheu i librit në fjalë. Por, pikërisht tani fillon përimtimi deri në skajshmëri i, si të thuash, farës së të vërtetës… Në dialogët interesante në mes të riut kurioz dhe njeriut që ka të akumuluar në vete një dituri të thellë filozofike dhe një përvojë të lartë bulojnë lulet aromëdehëse të urtësisë që adhuruesin e abstrak-sioneve intelektuale nuk e lënë dot indiferent. Libri mund të thuhet është një përpjekje e suksesshme e shpjegimit të abstraksioneve më të thella, më të ndërlikuara, thënë kush-timisht: është libër përshkrimi i asaj që vështirë shpjegohet: i ligjshmërive të veprimit të materies dhe ener- gjisë, të shpirtit dhe trupit - libër i shpjegimit të ligjshmërive të jetës. Mendimi, thonë, është çelësi me të cilin hapim dhe mbyllim dyert e jetës. Libri në fjalë është i përmbushur mendim ... Edhe pse, në ndonjë rast, lexuesit mund t’i ndodhë të ndjehet siç thotë Ajnshtajni: “ sa më tepër dimë, gjithnjë e më pak kuptojmë” dhe kjo do të bëj ndoshta, në ndonjë rast, materien paksa të rëndë…megjithatë, sido që të hyjë njeriu në botën e këtij libri, gjithsesi do të dal më i begatur… Edhe pse njerëzit mund të jenë të pirur që gjërat t’i shohim ashtu siç dëshirojmë të jenë, e jo siç janë dhe të vërtetën ta shikojmë përmes syzave të dogmatizmit… Nuk thuhet kot se askush nuk është më i shurdhër sesa ai që nuk dëshiron të dëgjojë e më i verbër sesa ai që nuk dëshiron të shohë… megjithatë, është e drejtë e secilit të zgjedh rrugën për të cikën ai mendon se është e mire… Romani si një lule e sapomugulluar përgatitet të shpaloset e të hapet para botës së lexuesve. I urojmë jetë të gjatë letrare. Hasan HAMËZBALAJ

Letër lexuesve të mi

 Të nderuar lexues, Si djalë i vetëm, siç thuhet “hasreti” në familjen time, gjithnjë kam qenë i edukuar me mësimet e traditës patrijalkale. Babai, e posaçërisht nëna, përherë më kanë bombarduar me mësimet religjioze, duke ma imponuar bindjen, se njeriu është krijesë më madhështore e Perëndisë, i ndërtuar nga dheu si trup që vdes, dhe shpirti i pavdekshëm hyjnor. Gjer në kohën e pubertetit, posaçërisht të adoleshencës së vonshme, mësimet fetare nga prindërit e mi i pranoja ashtu sikurse ishin: shabllone standarde të prezantimit, të shprehura me nivelin e tyre të kuptuarit të gjërave. Nga tëra këto, kureshtjen time të njomë atëbotë më së tepërmi e sfidonte etika fetare, posaçërisht, ajo e parimeve të drejtësisë hyjnore, që në të ardhmen, gjatë formimit tim si personalitet i kompletuar, do të jenë bazë e pikënisjes për kërkimet dhe shtegtimet e mia në këtë rrugë të pakthyeshme të anës tjetër të krijesës sonë - SHPIRTIT. Në tërësinë e qenies sime, përherë ndjeja bindjen se mësimet religjioze ishin të drejta dhe ne të fshihej urtësia e madhe intelektuale, por kurrsesi nuk mund të pajtohesha me mënyrën e sqarimit dhe të zbatimit të tyre praktik, veçanërisht për nivelet edhe më të larta të vetëdijesimit tonë shoqëror. U sfidova nga ky realitet. Fillova të kërkoj më tej ... më tej, e më tej, duke gjurmuar varësisht nga mundësitë reale të qasjes në literaturën përkatëse, dhe aq sa më lejonte niveli modest i aftësive intelektuale. Në këtë rrugë që ishte e gjatë, shumë më vonë vërejta se, pikërisht në njohuritë e stërgjyshërve tanë të lashtë, fshihej visari më i çmueshëm i urtësisë së vërtetë, të cilën unë pandërprerë e kërkoja diku, dhe të jem i sinqertë, duke mos ditur as vetë tërësisht se çfarë në realitet kërkoja. Në këtë rrugë të pakthyeshme, kam hasur në mjaft libra, literaturë të ndryshme, siç i quanin alternative, njerëz, bashkudhëtarë të shumtë kurioz si unë... Bredha gjatë i humbur tërësisht në jetë, përplot trauma dhe dëshpërime të njëpasnjëshme... por, sfida e përhershme dhe këmbëngulësia në gjetjen e përjetimit të ndjenjës adekuate se “mu kjo është ajo se çka unë kërkoj”, nuk më është zhdukur kurrë. Nuk nguroj aspak të pranoj se tek pas dyzet viteve e zbulova formulën e parë të urtësisë që m’i hapte shtigjet e arritjes deri te caku i pagabueshëm që do të më shpjerë kah lumturia në jetë. Brohorita “E U R E K A “! Formula ishte e thjeshtë, por gjeniale : “ZOTI EKZISTON DHE ËSHTË NË MUA. AI NUK ËSHTË SHUMË LARG DIKU NE QIELL, KU UNË ISHA MËSUAR GJITHMONË TA KËRKOJ” Dhe vërtet! Zoti ishte në mua. Ishte fshehur në zemrën time dhe priste që unë vetëm t’i drejtohesha! Fillova t’i lutem atij! Nga ai të kërkoj zgjidhje. Dhe, ja, mrekullia! Zoti në mua i pranoi lutjet e mia dhe m’i hapi shtigjet e reja të njohjes së vërtetë të qenies sime të përsosur. Kush isha unë në të vërtetë? Më në fund zbulova se unë isha një krijesë hyjnore. Realiteti i kësaj bote, shkëndija e zjarrit të madh të Perëndisë që ndizet pandërprerë dhe quhet jetë…. Autori * * * Një tufë rrezesh dielli, që kishin depërtuar përmes dritares në dhomën time, më zgjuan befas. Isha ende i përgjumur. Shikova orën në mur. Nëntë e tridhjetë minuta. “Obobo, sigurisht jam vonuar për punë! Më paska dështuar alarmi në telefonin tim celular. Përsëri ajo bateri e cila qe amortizuar kaherë dhe nuk e mbante dot mbushjen gjatë”. - Brohorita i dëshpëruar me gjysmëzëri dhe qortova veten pse nuk e kisha ndërruar gjer më tani këtë mbushëse të mallkuar. Me të shpejtë brofa nga shtrati dhe u drejtova kah banjoja, që gjendet pranë dhomës sime. Në korridor e takova nënën. Sapo e pashë, për një çast u drodha. Ajo zakonisht zgjohej herët dhe, pas “namazit të sabahut”, nuk flinte më. Kishte vërejtur se nxitoja: - “Dritën e ke pasë të ndezur mbrëmë deri vonë. Ma ka marrë mendja se ishe tuj lexue. Pse je zgju kaq herët? Asht ditë e shtunë. Nuk ke me shkue në punë. Kishte me t’ba mirë barem sot një pushim më i gjatë”. U ndala në vend dhe fillova të buzëqesh me këtë veprim senil timin. Kisha harruar fare se është e shtunë - ditë vikendi. Në një gjendje të habisë dhe gëzimit, që më kapluan furishëm si ndjenja, shikimin e drejtova kah nëna. Ajo nuk e kishte ndjerë lajthimin, ndaj nuk i fola asgjë. Vetëm e përqafova si zakonisht, por këtë herë jo nga shprehia, veçse si shpërblim për lajmin e dhënë. Që ta kamufloja situatën, pa pasur etje fare, piva një gotë ujë në banjo. Hyra në dhomë dhe sërish u futa në shtratin e fjetjes. Tentova të flejë, por nuk më zinte më gjumë. Ashtu kot rrotullova shikimin rreth e përqark dhomës. I kapluar nga kotësia, pa dashje zgjata dorën në komoden afër shtratit dhe mora librin të ci10 lin mbrëmë e kisha lexuar me pasion deri para agut të mëngjesit. Ishte ende i hapur. Shikova faqet e mbetura të librit. Deri në përfundim më kishin mbetur përafërsisht dyzet faqe . “Hëm. libër vërtetë interesant!. Ama . tani nuk jam disponuar të vazhdoja më së lexuari. Do ta përfundoj sonte në mbrëmje”, mendova. Faqen, ku kisha mbërritur, e shënjova dhe, duke e mbyllur, e vura sërish mbi komode. Shikimi m’u përqendrua tek notesi i shënimeve ditore. Ishte fletorja e DITARIT TIM PERSONAL. E hapa dhe me vëmendje fillova t’i shfletoj faqet e shkruara kronologjikisht sipas datave. I asociacionuar nga përmbajtja, vëmendjen e përqëndrova në idenë që më lindi aty për aty: “Do të ishte mirë që këto shënime nga ditari t’i përpiloja si një roman?!” Nga ky synim, që më erdhi papritur, ndjeva një disponim. Shpejt u përmbajta, duke krijuar në vete gjendjen e një qetësie të plotë mentale. Kësisoji, në këtë gjendje, qëndrova rreth 10-15 minuta. Më pas, spontanisht, ktheva kokën kah tavolina ku ishte kompjuteri dhe ndjeva sikur edhe ai më foli: “Jam gati o mik, t’ia fillojmë”.

 

 

 

 

 


eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive