SHENIME PER JETEN E  POETIT  
MET   GJERGJIT

-Ka lindur ne  Tepelene  me 20 prill 1937  ne nje familje  patriotike

- Babai I tij si kundershtar I rregjimit komusist  u  pushkatua nga komunistet  ne gusht  te 1945-es.


- I rritur me shume veshtiresi dhe kufizime  te medha  te kohes ,me perkrahjen e  e miqve dhe dashamiresve qe ia njihnin talentin,mbaroi studimet e larta  per gjuhe dhe letersi ruse  dhe emerohet pedagog.

-Ne 1958  boton per here te pare  cikle me poezi  ne gazetat e asaj kohe si “Zeri i  Rinise”,”Drita”,”Ylli”,”Nentori “ Etj.

-Me 1973 boton te parin vellim  me poezi: “Kur  maji zbret permbi atdhe”

-Ka fituar çmime ne konkurse kombetare

-Me perkrahjen  e Sami Vargut dhe disa shokeve ka botuar e drejtuar te paren gazete lokale “ADRIATIKU”

-Per bindjet e tij me 1974 ,me vendim te Sekretariatit  te PPSH I hiqet e drejta e fjales dhe e shtypit.

-Pushohet nga arsimi dhe lihet djete vjet pa pune familjarisht qe te vdiste urije me rrenje e bina.

-Pas stazhit dhjete vjeçar te papunesise  dergohet ne fabriken e plastikes ne Durres si punetor I pakualifikuar.

-Ne periudhen e  Levizjes demokratike,si njeri  I pa komprometuar u mobilizua  per formimin  e themelimin e Partise Demokratike.

-Por duke pare se ishte heret per demokraci  ne vendin e tij,ai emigroi me gjithe familje ne Itali ku u aktivizua per sistemimin e refugjateve shqiptare  ne mbare Evropen.

-Ne Itali ne shume televizione dha intervista  dhe emisione per Shqiperine per te shpjeguar situaten   ne Shqiperi. Ne “RAI UNO”,”RAI DUE”,”Canale  Cinque “. 

-Formoi shoqaten e JURISTEVE italiane per te mbrojtur te drejtat e refugjateve shqiptare ne Evrope.te cilet mund te kishin problem  me drejtesine

-Per kete dhe emisione televizive ne Gjemani,Hollande,Zvicer, etj.

-Per kete qellim hapi edhe nje gazete  dy gjuheshe  “Oltre I l Mare “(pertej detit).

-Pas tre vjetesh kur problemet refugja teve I inkua shqiptare u qetesua , mobilizohet vullnetarisht per sistemimin e refugjateve ne bote,ne Afrike,Azi,Amerike te jugut.

-Keshtu frekuenton njeqind e dyzet e tre shtete te botes  per sistemimin e e femijve refugjate arsimimin e tyre dhe ruajtjen e djuhes e traditave te tyre nazionale.

Ka perkthyer shume libra  te autoreve boteror ne shqip si dhe disa autore shqiptare  ne disa gjuhe.

- Ka hapur te parin sigurazion privat ne Shqiperi me 1991 te cilin pushtetaret  kripto komuniste  ia mbyllen shpejt  sepse ato duhet t’I hapnin beniaminet e tyre  mafioze.

-Ka botuar dhjete libra me poezi  dhe tre me perralla.

-Ka ne shtyp disa libra pe poema dhe poezi si dhe disa me perralla.     

SHENIME PER JETEN E  POETIT  
MET   GJERGJIT

-Ka lindur ne  Tepelene  me 20 prill 1937  ne nje familje  patriotike

- Babai I tij si kundershtar I rregjimit komusist  u  pushkatua nga komunistet  ne gusht  te 1945-es.

- I rritur me shume veshtiresi dhe kufizime  te medha  te kohes ,me perkrahjen e  e miqve dhe dashamiresve qe ia njihnin talentin,mbaroi studimet e larta  per gjuhe dhe letersi ruse  dhe emerohet pedagog.

-Ne 1958  boton per here te pare  cikle me poezi  ne gazetat e asaj kohe si “Zeri i  Rinise”,”Drita”,”Ylli”,”Nentori “ Etj.

-Me 1973 boton te parin vellim  me poezi: “Kur  maji zbret permbi atdhe”

-Ka fituar çmime ne konkurse kombetare

-Me perkrahjen  e Sami Vargut dhe disa shokeve ka botuar e drejtuar te paren gazete lokale “ADRIATIKU”

-Per bindjet e tij me 1974 ,me vendim te Sekretariatit  te PPSH I hiqet e drejta e fjales dhe e shtypit.

-Pushohet nga arsimi dhe lihet djete vjet pa pune familjarisht qe te vdiste urije me rrenje e bina.

-Pas stazhit dhjete vjeçar te papunesise  dergohet ne fabriken e plastikes ne Durres si punetor I pakualifikuar.

-Ne periudhen e  Levizjes demokratike,si njeri  I pa komprometuar u mobilizua  per formimin  e themelimin e Partise Demokratike.

-Por duke pare se ishte heret per demokraci  ne vendin e tij,ai emigroi me gjithe familje ne Itali ku u aktivizua per sistemimin e refugjateve shqiptare  ne mbare Evropen.

-Ne Itali ne shume televizione dha intervista  dhe emisione per Shqiperine per te shpjeguar situaten   ne Shqiperi. Ne “RAI UNO”,”RAI DUE”,”Canale  Cinque “. 

-Formoi shoqaten e JURISTEVE italiane per te mbrojtur te drejtat e refugjateve shqiptare ne Evrope.te cilet mund te kishin problem  me drejtesine

-Per kete dhe emisione televizive ne Gjemani,Hollande,Zvicer, etj.

-Per kete qellim hapi edhe nje gazete  dy gjuheshe  “Oltre I l Mare “(pertej detit).

-Pas tre vjetesh kur problemet refugja teve I inkua shqiptare u qetesua , mobilizohet vullnetarisht per sistemimin e refugjateve ne bote,ne Afrike,Azi,Amerike te jugut.

-Keshtu frekuenton njeqind e dyzet e tre shtete te botes  per sistemimin e e femijve refugjate arsimimin e tyre dhe ruajtjen e djuhes e traditave te tyre nazionale.

Ka perkthyer shume libra  te autoreve boteror ne shqip si dhe disa autore shqiptare  ne disa gjuhe.

- Ka hapur te parin sigurazion privat ne Shqiperi me 1991 te cilin pushtetaret  kripto komuniste  ia mbyllen shpejt  sepse ato duhet t’I hapnin beniaminet e tyre  mafioze.

-Ka botuar dhjete libra me poezi  dhe tre me perralla.

-Ka ne shtyp disa libra pe poema dhe poezi si dhe disa me perralla.     

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Proza%20e%20CamajtII. Idetë letrare 
Veprat letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga arti me përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të ligjësisë, të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit detyrë të vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv, receptori lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet e së cilës s’duket drita e diellit. Autori në mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat, këngët kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka një barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e munduan njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore, bëhen shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive reale që
thjesht ndërrojnë origjinën, shndërrohen, si ide e fiksion që transplatohen në veprën letrare, natyra e së cilës merr ngjyrën e veçantitë që shfaqen si produkt i ideve dhe i fiksionit të logjikshëm modeluar me art të mirëfilltë letrar. Ndërkaq, esenca e këtij korpusi artistik mbështetet në poetikën që buron nga ligjësitë shqiptuese të natyrshme të qenieve njerëzore, që në këtë formë deperton në shtresat e thurjes se tekstit artistik. Mesazhi artistik i veprave është konstituar logjikshëm, harmonishëm që nxirret në shesh thelbi dhe kuptimësia e shkapërderdhur nëpër fenomene, dukuri, hapësirë fiktive oshiluese që zbulojnë ligYrjet Berisha jëratën e fiksionit të fshehtë e që përsosin shtresat strukturore të prozës si fiksion, të prozës si krijm epik, të prozës si krijm filozofik, të prozës si krijimit letrar, si përpëlitje psikoanalitike etj. Proza e tij s’vuan nga trivializmi. Veprat fiktive a artistike të këtij autori s’kanë mesazh, fabulë, strukturë, patetikë tipike socrealiste, s’vërehet zbrazëtia e tekstit pubicistik. Nisur nga këto kontura të mjeteve me elemente artistike e estetike, idetë e këtij arti letrar rrënjët i kanë në të kaluarën, por edhe në aktualitetin tonë. Autori mëton të ndriçojë të ardhmen përmes inercive gërrmuese fiktive që ndërtohen vrullshëm ose ngecin nëpër gardhiqe e ledhe motivore, në periferi të ideve, ku në nivel kompozicional stiset historia e fiktivja. Meqë Camaj jetoi jashtë atdheut, kundrimi dhe pasqyrimi i problemeve e motiveve aktuale në shoqërinë shqiptare s’ishte gjithaq i lehtë, ngaqë autori i rikonstruktoi problemet e diktaturës. Rreth këtyre problemeve autori pati në shqyrtim shumë çaste, ditë, muaj, vite, shekuj, siç e paraqet në romanin “Karpa”, ku ndriçohet motivi i lashtë i fejesës; sa feudale po aq të trilluar, sa parahistorike për një fis, po aq të mundshme për një etni, ku tradita e ceremonia e martesës është e ndalueshme brenda një fisi. S’ka dyshim se ky motiv ta kujton mitin e Halilit që s’deshi të martohej me një vashë të atij visi ku jetonte. Por, në këtë rast duhet të pohojmë se martesën brenda disa brezave farefisnore nuk e lejon as mjekësia bashkëkohore. Voni fejohet në djep, andaj edhe martesa duhej të kryhej sipas këtyre riteve. Natën e fundit me miqtë ai bën një ceremoni dhe të nesërmen prangoset e lidhet dhe vendoset në një barakë gjysmë të kalbur dhe kalon Drinin. Në Karpë e presin shpifje; se është spiun i fisit kobojas. Si dhëndri, para se të martohej, duhej t’u nënshtrohej disa rregullave speciale që i zbatonte paria e Qytezës të cilët jetonin si të ishin në një epokë e në një kontinent tjetër. Dhëndurët mbylleshin në Shtëpinë e pemëve për t’i studiuar rrënjët e fisit, profesionet, sjelljet, virtytët, veset, dobësitë, artin, kulturën e Qytezës. Karpa kishte ligje të rrepta që s’lejonte dashurinë, por Voni i theu ato mbasi shpiku “ajrin e naltësisë!”, në kundërshtim me sistemin, që banorëve u dukej si vegim, ëndërr e pamë, përjetim i rrallë që në atë lartësi s’ngjiteshin kurdo e kushdo. Për këtë arsye pëlqehej gjimnastika e tij nga shmirjakët e Katundit që nga ky rast ai gëzon simpatinë e tyre, të cilët në shenjë mirënjohjeje duan ta shpallin magjistar, pa përfillur mendimet e parisë që e përcillnin me dyshim dhe s’kishin besim. Qyteza a Karpa jetonte në gjendje shtetrrethimi me shumë fshetësi. Pleqtë jetojnë të rrethuar në Kopshtin Zoologjik. Jetën e tyre e jetojnë në formë kolektive, ngjajshëm me kooperativat bujqësore të kohës së agjitpropit. S’kishin kurrfarë sigurie, ata janë peng të politikës eksperimentuese me njerëz, ata kanë frikë nga paria e Qytezës, të cilët edhe i fyejnë e i poshtërojnë. Ata jetojnë sot për nesër, kanë humbur besimin në vetvete, i tremben njëri-tjetrit, janë të thyer moralisht, të shburrënuem (kastruar) pse deshën të zbatojnë me ligj dy martesa; një në rini e tjetrën në burrni të pjekur! Indentiteti i tyre është i dyfishtë. Herezia e tyre sipas plakave e parisë së Qytezës ishte se herë janë njerëz e herë-herë gjysmëzotër, qenë hequr nga itinerari i qenieve njerëzore dhe kundërshtarët i krahasonin si shtazë të egra, meqë ata jetonin tok me ato, ushqehen me ushqimin e mishngrënësve të Kopshtit. Kështu, nisur nga kjo gjendje, edhe ata përbuzën e fyhen se janë parazitë. Parë nga shndërrimet ideore, fabula e romanit mëton të trajtojë motive të ndryshme nga shtresat e asaj hapësire me një statistikë me ekzemplarë të shumtë që gjallojnë në rrethana të veçanta që s’duken të mbijetojnë, në dioptri bashkëkohore duken të errët, të zbehtë e arkaikë. Karpa i ngjet një qendre laboratorike me veprimtari të shpifura nga një sistem totalitar. Pikërisht aty zë fill e shtjellohen shumë probleme absurde që kalojnë nëpër shpinën e brishtë të njerëzve. Vështruar përmes thjerrëzës interpretuese, shkrimtari Martin Camaj shtresat strukturore të këtij romani i mbarshtron sipas poetikës së romanit postmodern, por pa iu larguar poetikës së artit realfantastik, magjik etj. Zbatimi e artikullimi i tillë romanësor, në të njëjtën kohë ka për qëllim që teksti letrar të përfshijë hemisferën e idesë së romanit të ngjeshur me komponente të shumta artistike. Kështu, parë në këtë frymë, autori zbulon dobësitë e barinjve, të cilët duken se krekosën kot, por e vërteta del ndryshe. Ata kanë një të metë që s’arrijnë të kuptojnë se janë dorë e zgjatur e kryetarit të Katundit (a të Ajkës) që di t’i shfrytëzojë dhe kështu me këto veprime ata marrin epitetin e renegatëve e të veglave parazite për ndezjen e luftës qytetare në Karpë, që u bëhet kualifikim i padrejtë. Ndërsa Bora ditët e lira i kalon me kalin e pashoq, (por me emër Judita) kalë me tipare dragoi. Ajo shoqërohej fshehtas në bjeshkë e shkrepa për të mos u parë nga banorët e Katundit, kur më vonë zhduket kali, ajo mban zi. Dikur, kur plas zezona, ajo ditët e “revolucionit i kalon e strehume në një vend të sigurt”. Voni, mbetet në “mëshirën e kujdesin” e vjerrit, (Romancierit), i cili ëndrron se do të bëjë karrierë politike, në çastin që do të pushojnë armiqësitë, vuajtjet. Uria e skamja merr pamjen e një karikature emocionuese. Tronditës është çasti kur pasqyrohet vetmia, ambienti i burgut, pastaj dimri, varfëria lind si problem psiko-social. Arti i shkrimtarit shkallëzon përçarjen e shtresave klasore. Kur në Qytezë bëhet komploti i helmimit, që në mënyrë të tërthortë ka gisht Bora. Atentatin e udhëheqin në heshtje Ajka e Katallani. Shkriba akuzohet fajtor kujdestar, vetëm pse ishte eksponuar në masë gjoja u hakmarr për gjyshin. Kurse Voni është pre e punës dhe profesionit të vet. Katallani i shtyrë nga Ajka, punon sipas metodave të nëntokës, për të rrëzuar pushtetin e Gjyshit, prandaj edhe në Karpë kris lufta qytetare që e udhëheqin ata. Brenda faqeve të këtij romani, motiv pas motivi ngjizet retrospektiva narrative me artin absurd me përmasa psikologjike. Ngjarjet e romanit “Karpa” zhvillohen në vitin 2338 (ose edhe treqind vite më pas). Fabula shpesh i kthehet së kaluarës në Iliri, ngjarjeve e heronjve fiktivë, shqiptuar me alegori për gjendjen kaotike, udhëhequr nga dora e fortë e diktaturës së padukshme, por e rrezikshme për çdokë në Karpë. Në anën tjetër, pala kundërshtuese masakrën e Qytezës e shfrytëzon me mençuri, kështu nga kaosi i shkaktuar ata qëllim kryesor kishin të instalonin klikën e tyre. Në këtë katrahurë asgjë nuk është e sigurt. Ndërkaq, heroi i saj është një idealist që anarkistët e ekzekutojnë para popullatës, duke ia nxjerrë dhëmbin, edhe pse që më parë e dinin se s’guxonin ta preknin, meqë vuante nga hemofilia. Shtypja e banorëve nëpër lagje të ndryshme të Karpës shkaktoi luftën absurde. Në këtë luftë shmirjakët i udhëheq Romancieri, qëllimi i të cilit ishte të qetësohej Qyteza. Romani ka një varg idesh e motivesh që janë modelur bukur. Lufta në faqet e këtij romani nuk ka hapësirë të shtrirë. Kështu derisa zhvilYrjet lohet ajo lufta e Karpës, autori përqendrohet në pasqyrimin e jetës nëntokësore të Vonit. Rrëfimi bëhet në formë fantastike meqë paraqet vuajtjet e tij në shpellë me insekte, shpezë, ambient të mbyllur. Problem ka mbijetimin a luftën e Vonit për ekzistencë. Dhe këtu ka shtresa të filozofisë ekzistencialiste, trasuar nga dramat e Zh. P. Sartrit, që përmes këtij arti dramtik bëri emër si filozof bashkëkohor europjan, me nuanca reflektuese të filozofisë së majtë. Historia në këtë roman pushon së qeni e tillë. Bëmat e tilla shndërrohen tekste letrare me ide, motive, kompozicion me fije të tjerra fiktive. Brenda këtij materiali trillues ngritët vetëdija për të qenë i lirë. Lufta merr segmente karrieriste. Lufta është tragjedi në katror për të dyja palët. Lufta e tillë i ngjan zjarrit të pakontrolluar që rrënon çdo gjë para vetes. Ai pak më tepër orientohet të trajtojë vetje (personazhe), fenomene, dukuri, që rrjedhin nga përkatësia shoqërore, etike, morale, fisnore, antropologjike, që janë veçanti kryesore e karaktereve të ndryshme në romanin “Karpa”. Bazuar në shtrirjen hapësinore që zë fabula e romanit të shkurtër “Pishtarët e natës”, del se ka shumë motive që anojnë nga fusha sociale; disa motive paksa më të zgjëruara hasen në romanin “Karpa”, që është me laryshi idesh e motivesh që e pasqyrojnë panoramën e jetës malësore, tipike në pellgun antropologjik, pa nënçmuar gjuhën e figurshme e disa çështje të paharruara nga lashtësia jonë. Aty gjejmë frymën e malësorit shqiptar mes shekullit njëzet, që ka karakter pastoral. Dhe kështu ky roman merr formën e një modeli të njohur të një shoqërie, të një etnikumi me probleme të përgjithshme dhe kështu duket se ngrehina e tillë letrare ka elemente neoromantike. Kur vërshon idePROZA alizmi i tepruar, futet delli sentimentues. Ka tejdukshmëri të pështirë të kështjellës lokale. Ka rend të lashtë sundues të amazonëve etj. Martin Camaj me këtë vepër i bën sfidë sendërtimit estetik e letrar të romanit tonë realist. Arti i tij mbështetej në veçantitë domethënëse të vendlindjes së autorit me plot traditë epike, dramatike etj., që i përshaten ambientit tonë. Arti i tillë merr kolorit të dallesës së atij visi, por duke u shtrirë me ngjyra fantastike. Jeta e paraqitur sipas këtyre veçantive ka ide shpërfillëse e alogjike, te një ambient gati të harruar e të papërfillur nga të tjerët që vetëm forcërisht i vinin aty, duke përfillur doket e vendit, por edhe duke mos pasur mundësi për të shkuar diku tjetër. Arti i romanit hap shtresa të reja filozofike përmes metonimisë dhe alegorisë therrëse, ndriçohen babëzitë e padëgjuara e të papara të një mjedisi të ndërlikuar, me jetën krejt të veçantë të një fisi me halle shumë, të vendosur në një shekull fiktiv (të së ardhmes) mbështjellë me pikëpyetje të karakterit filozofik, vë në skenën e një faqeje të epit të kreshnikëve, ku edhe shpërthejnë nyjat e forta të dokeve të së kaluarës. Herë-herë heronjtë u ngjajnë somunobulëve, herë pas here dragonjve a argonautëve, ndonjëherë edhe sançopançëve. Kështu, brenda këtyre kundrimeve vështrohet bota e ardhme, që në fakt paraqet përdishmërinë monotone të Shqipërisë së izoluar. Tërë horizonti i simbolikës së kësaj poetike sillej rreth orbitës së ligjësive kanunore të maleve. Romani “Karpa” ka disa motive kryesore: izolimin, plogështinë, kryengritjen, ligjet specifike, sundim i amazoneve përmes një njeriu senil, ambiciet e sëmura për pushtet, dashuria tabu, doket e trashëguara etj. Pikërisht këto motive autori ia ka arritur t’i ngre mbi sferën e kujtimit të parë, që duke i gërshetuar këto çështje marrin kuptim tjetër: heronjtë e tij janë gjysmëzotër, magjistarë, të magjishëm, dragonj, orë, kreshnikë, argonautë, zana, sirenë, nimfë, zejtarë, rojtarë etj., të çmitizuar nga sistemi i pushtetit në fuqi. Kështu, ata janë “tokësorë”, janë njerëz të thjeshtë, të përbuzur, jetojnë jetë të vështirë, në shpirtin e tyre ishte dora e klikës së Qytezës, në krye me plakat e mjera që i manipulon Ajka, përmes Katallnit kokëzbrazët. Protagonistët e këtij romani jetojnë në gjendje të shtetrrethimit klasik. Ata kanë shtëpi, por nuk e gëzojnë jetën në të. Gratë e burrat (barinjtë) bëjnë jetë të ndarë. Pleqtë për shkak të “herezive” të dikurshme qenë zhburrënue e vendosur në Kopshtin Zoologjik a në një shtëpi azili që i ngjan burgut. Forma e banimit përcaktohej nga shtresat shoqërore që duket se s’kishin emocione njerëzore, por sillen sikur të ishin jashtëtokësorë. Jo pse ata donin të ishin ashtu, por kështu iu imponohej të jetonin në këto rrethana, meqë sistemi i korruptuar ua kishte humbur toruan për jetë normale e të rëndomtë si ishte: dashuria, liria, liria e të menduarit, edukimi, qe ndaluar arti, etj., të gjitha këto haseshin në kronika, filma, libra që për fat të keq ishin të ndaluar për banorët e thjeshtë të Karpës. Të gjetur në këto rrethana absurde, heronjtë e këtij romani shpejt bien nën ndikimin e të tjerëve, madje ka raste kur iu nënshtrohen në mënyrë naive, dhe kështu humbin kokën pak nga shtytjet e vazhdueshme, vërshimi i pakënaqësive sociale e trazirat e përhershme politike. Veprimet e tilla paraqesin kaosin, humbjen e kokës, papjekuri, pavendosmëri, ambiciet e sëmura të Ajkës e të Katallanit, të cilët duke pasur alibi armiqësinë e hershme e të paharrueshme të Shkribës në kokë, mundohen të kryejnë terror, vrasin Gjyshin e plakat, por edhe Shkribën, në mënyrë që ata vetë t’i merrnin ferëret e pushtetit aq të dëshirueshëm. Heronjtë e getoizuar e të sfilitur nga puna e kotë ballafaqohen me mungesën e ushqimit. Edhe ato pak ushqime që kishin, ishte e pakët e të numëruara hollësisht që s’guxonte askush ta prekte. Banorët jetojnë e punojnë brenda një hapësire të kufizueshme, kurse pleqtë jetojnë të izoluar në Kopsht Zoologjik, në shoqëri me shtazët e egra. Kur shikohet statistika e ekzistenës së banorëve, kuptohet menjëherë se në atë mjedis shtresat e ndryshme shoqërore janë të ndara, pleqtë janë të harruar, të urrejtur etj., pse qenë shpallur gjysmëzotëra, ishin në gjendje t’i varrosnin për së gjalli në Kopsht. Strukturat e tilla shoqërore i tërheq zvarr segmenti i inercionit kundërshtues që ishte pjellë e pakënaqësive dhe që shpiente kah grindjet, kryengritjet, krimet e një lufte qytetare që diskursi e quan: zezonë. Në kornizat e këtij romani, autori s’lë pa prekur piramidën shfrytëzuese të zbatuar në formën biologjike, të njohur si lufta për ekzistencë ose se: njeriu për njeriun është ujk! Njeriut të ndershëm i vihen kurthe të ndryshme dhe në këso raste e pësojnë zejtarët, punëtorët, gratë, pleqtë, dhëndurët, vashat etj. Thënë qartë, gjithkush që s’bënte pjesë në kupolën e klikës sunduese është viktimë. Pikërisht të gjitha këto probleme ideore i trajton shkrimtari Marin Camaj në romani “Karpa”. Ngjarjet e zhvilluara në këto vepra paraqesin ambiciet e sëmura të figurave që veten ua ka ënda ta quajnë udhëheqës, kur kihen parasysh këto probleme, kuptohet se ata janë të etshëm për pushtet e për përfitime, ata janë grykës të paskrurpullt që në çaste e periudha të ndryshme shoqërore, të njohura e të panjohura, Martin Camaj i pasqyroi me mjeshtëri bindëse si në romane, novela, drama, dhe në shumë vjersha të nënshkruara nga ky autor. Parë në kuptimin psiko-socilogjik, Malësia e Camajt është e njohur për më shumë legjenda e burra bujarë e fisnikë, punëtorë, zejtarë, por edhe pse janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetojnë në varfëri, ata janë të matur në fjalë, s’dinë se ç‘është urrejtja, zemërimi, inati. Ata janë mikpritës, zemërgjerë, të zgjuar, të gjindshëm në çdo situatë etj. Autori në mënyrë origjinale pasqyron rregullat e jetës patriakale në katunde, shtëpi, qendra blegtorale, ku burrat janë të zotët e shtëpisë, kryetarë, përgjegjës, drejtorë, etj., por ka raste kur edhe nuk kishin përgjegjësi të mjaftueshme në mjedisin e vet, jetojnë si parazitër; urdhërojnë e s’punojnë asgjë, punët e ndryshme kalonin në kurrizin e grave të tyre që punonin ditë-natë. Janë nëna të devotshme, por trajtohen si robëresha. Kishte edhe të atilla që iu ngjanin zanave e perrive. Ato me shpesh urrehen, dashurohen, rrihen, por edhe dhunohen! Në prozën e këtij autori vihet në shënjestër shtresa e gjerë njerëzore që kundrohej në suaza të dokenores, ku vlerësohet lart përkatësia e kreshnikëve në njërën anë dhe në anën tjetër rri poshtërimi i tyre nga pala e pushtetmbajtësve kokëzbrazët. Kështu këto ide marrin imazhe magjike e fantastike, shpeshherë edhe kuptim racional të thënë me rrotëlla, që në këto vepra të artit evulojnë krejt papritmas. Malësorët kanë jetë të rëndë, janë punëtorë të vyeshëm, janë zejtarë të shkathët që iu pjell mendja, ata nuk dinë të lëvdohen, atë pak ushqim që e kanë e ndajnë mes vete. Në romanet e Martin Camajt s’kemi konfrontim me armiq të huaj. Tek-tuk në shtresat e këtyre ngrehinave letrare shfaqen armiq të shtresave të ndryshme që dalin nga hapësira jonë. Kundërshtimet ndaj sistemit a klikës në pushtet janë të dukshme. Malësorët dinë t’i rezistojnë pushtetit të egër, ata duan të jetojnë sipas dokenores së vet. Kishte raste kur sistemi në fuqi nxiste mercenarë për të kryer atentat, (si në rastin e Ilegalit, i cili qe kthyer në atdhe pas mërgimit të gjatë) dhe sërish shpërlajnë duart se gjoja s’kishin dorë në tragjedi. Gjyshi në romanin “Karpa” del armik i banorëve të vet. Por përsa u përket raporteve të tilla, ato marrin kah e nuanca të ndryshme gjatë një çasti e gjatë një kohe që ishin pjesë përbërëse, por edhe ide e strukturimit të romanit. Kjo çështje s’është aspak më e mirë as në mjedise të tjera. Qyteza, e udhëhequr nga Gjyshi jetonte në gjendje ankthi. Fillimisht duket se aty mbretëron një qetësi e harmoni mes banorëve të saj, por kjo ishte bindje e përkohshme, sepse nën rogozë qenë hedhur mbeturinat që veçse prisnin rastin të helmonin ambientin. Shpirti i karpasve vlon nga urrejtja, mosdurimi, që ai dhe plakat kishin shkaktuar fatkeqësi të paharrueshme, në Karpë, Kopsht Zoologjik, Bjeshkë, që kundërshtarët e tyre nisin e mendojnë për një kryengritje, kështu pas një strategjie të menduar gjatë del në skenë komploti që sjell zezonën. Ç’është e vërteta, luftën e pasojat e saj autori i pasqyron në mënyrë të përciptë. Lufta më tepër jeton në mbamendjen e brezit që ua kishin ritreguar pasardhësit e fisit që paraqiten herë pas here edhe në romanin e shkurtër “Pishtarët e natës”. Fjalën e kemi për të atin e Nikës që vdes në Jemen, duke shërbyer ushtar i paguar (mercenar) i ushtrisë turke. Bijtë e tij për këtë rast qenë traumatizuar, sa t’atin s’e përmendnin me ëndje. Ata kështu vepronin, sepse ai qe vrarë në ballë të betejës e nuk i lejohej që një malësor i lirë dhe për më tepër një i krishter nuk duhej të vdiste në Jemen, duke luftuar në krahun e armiqve! Ndryshe nga vëllezërit, Nika mendon dhe e arsyeton veprimin e tij, se ai kishte shkuar për të siguruar tokën e bukës për vete e të bijtë; atëbotë toka ishte shumë e çmueshme për të dalë nga mjerimi. Lufta asaj familjeje i solli tragjedi dhe emër të keq në atë vis. Një motiv të ngjashëm me këtë e trajtoi në veprën e tij edhe Gj. Fishta, kur Marash Uci i tij, ai kreshnik malesh, në rini kishte qenë luftëtar turk, por nga andej kthehet si një hero. Kur kihen parasysh këto skena luftrash që (s’)janë vetëm çështje fiktive por poetika romanësiore i zbaton si tekst letrar, në këso raste ato duken se marrin formën e një mbarshtrimi artistik me vulë të posaçme të kohës e të hapësirës së artit virtual, sesa fakturë e veprës së artit real, që në faqet e shumta të këtij lloji lexuesi prek e numëron me mijëra plagë; që janë pak më të rënda pikërisht ato që shkaktohen nga gabimet e së kaluarës sonë. Mbas këtij kaosi ndodhin thyerje të mëdha në psikologjinë e banorëve, të cilët nuk mund t’u bëjnë ballë gjithë të këqijave, ata e pësojnë shumë rëndë zezonën, vuajnë për së teprëmi. Banorët jetojnë me zemër të thyer. Por, vetëm pas vrasjes së Gjyshit e plakave, Ajkës e Katallanit, ndjehet se banorët karpas marrin frymë lirisht. Gjendjen e rëndë psikologjike të heronjve, Martin Camaj e ka konceptuar me logjikë të shëndoshë. Në atë mjedis bindshëm e paraqet pozitën dhe opozitën e radhitur në një rend të ri dokënor që kishin rregulla hierarkike të tipit të familjeve patriarkale, por që autori këtu i modifikon, duke ua shtuar edhe rendin e materiarkatit, si formë e re me aktorë të njohur e të panjohur, por jo edhe të nënçmuar në Iliri si tek fqinjët e tyre. Diskursi i kushton rëndësi portretit të njerëzve racionalë e gjakftohtë që arrijnë t’i bëjnë ballë zezonës. Kur nis tragjedia, Romancier shquhet si strateg që mund të mbajë gjendjen në duar të veta, edhe pse yshtet nga Ajka, por ai di t’i udhëheqë shmirjakët i ndihmuar nga Iriu, paraardhësi etj. Lufta nuk përshkruhet hollësisht, por rreth saj autori jep një pasqyrë telegrafike. Vetëm pas përfundimit të saj Romancieri duket tejet i rraskapitur, i dëshpëruar, ka shpirt të plagosur, nuk ka ëndrra të dikurshme për jetë, nuk mund t’i frenojë ndjenjat; martohet me një vashë të re. Femrat e mbetura gjallë i qajnë të mbeturit në luftë, për këtë fatkeqësi tragjike vishen me rrobe të zeza. Tërë lufta bëhet sipas skenarit të një klike të fshehtë, e cila komplotin e nis në fazën e parë sipas zbatimit të formës anarkike që është model i suksesshëm i luftës speciale edhe ashtu do të përfundojë, pasi merr me vete shumë viktima të pafajshme. Klika e sëmurë për pushtet, qëllim kishte marrjen e fronit me çdo kusht, pa kursyer gjakun e derdhur në atë rast. Lufta sjell shumë dhimbje që karrieristët e ndezën, për të përfituar, por si për ironi: vetë digjen në fund. Punë me logjikë bën Romancieri, i cili kur e sheh se Voni është kundër luftës absurde, i thotë: “Mbasi s’po don me i përlye duert me gjak, po të ndryjmë dikund në ndoj shpellë në shkëmb.” Barnatari s’pajtohet me këtë ndryrje, por çdo kundërshtim ishte i kotë. Pastaj meqë ai qe akuzuar si njëri ndër shkaktarët kryesorë të gjakderdhjes në Karpë, pranon të ndryret. Në fund kur kalon lufta Romancieri ia zbulon Vonit se ata që ishin kundër lirisë së tij, s’ishin më ndër të gjallë: Gjyshi, Ajka, Katallani etj. Në konstruktimin e romanit “Karpa”, tema e dramacitetit, tragjedia, dhuna, përbuzja, shfrenimi etj. janë më të thelluara se në romanin “Rrathë” dhe motivet e tij duken se kanë veçori të veçantë. Ndërkaq në “Karpë”, fabula romanësore është ngritur brenda konturave të përgjithshme shoqërore, ku shumë personazhe e kishin pësuar “mo’zo’ma zi”! Këtu dallon edhe raporti i banorëve me shtresën sunduese; në “Karpë” mbisundonte një bindje, një pajtueshmëri e pakuptueshme mes shtresës së ulët dhe asaj sunduese. Ata përkulen ngase frikësohen nga paria, e cila ishte në gjendje që çdo zë kryengritës ta shuante me gjakderdhje. Aspak më mirë s’e kishin as shmirjakët që jetonin të ndarë nga nuset e tyre dhe u shërbenin interesave të kastës në pushtet, andaj jo rastëshit ata i japin besimin Vonit, meqë ai qe i vetmi njeri që u interseua t’ua ndërronte mënyrën e jetesës monotone, duke vënë në zbatim gjimnastikën e mëngjesit në ajër të pastër të bjeshkës. Krejt ndryshe janë raportet në romanin “Rrathë”, aty banorët e Tri Ripave kanë alergji ndaj njerëzve të pushtetit të ardhur nga fusha. Ata kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe organizim befasues për të mbrojtur Cubin. Pastaj janë aq të shkathët sa pushtetin e fushës e ironizojnë se ishin të verbër, meqë u shërbejnë personave të prirur të bëjnë çdo gjë për të nënshtruar malësorët dhe në këtë rast edhe donin t’ua humbnin të drejtat. Shkrimtari Martin Camaj është mjeshtër i fjalës artistike, ai shkruan për çeshtje të ndryshme dhe shumë të ndjeshme, tekstet në roman kanë shumë elemente artistike si: metonimia, ironia, alegoria, simboli dhe arti i gërshetuar, që qëndron mes linjës së artit klasik e atij modern, pa rënë në kthetrat banale të metodës realsocialiste, as edhe në ngjarjet monotone të përditshmërisë që atëbotë ishin të bollshme e të fabrikuara në mënyrë seriale nga fundamentalizmi i sistemit totalitar ekstrem i egër, që diskursi i tillë di t’i ironizojë, pikërisht duke futur në përdorim modele e mjete artistike e estetike, me vepra virtuale e jo me atë reale. Teksti i tij artsitik është i mbështjellë me kolorit arti, që vërehet në secilën vepër të tij. Tekstet letrare të këtij autori janë të shkruara me gjakftohtësi e mprehtësi intelektuale, që s’lënë pa prekur pikat më nevralgjike të tragjedisë sonë në të kaluarën, kur pushtuesit eksperimentonin popullin. Këtu edhe qëndron mosbesimi i malësorëve ndaj çdo pushteti. Ata ishin mësuar të shohin hapur sesi këta eksponentë mesjetarë e bashkëkohorë, të veshur me rroba pushteti, vidhnin pasuritë kombëtare, ndërsa populli rropatej me instiktin biologjik: “me qenë a mos me qenë!” Duke kundruar fabulën e këtij romani e të prozave të tjera, autori nuk zhytet në historicizëm, por i rri besnik poetikës, duke hulumtuar psikologjinë e shpirtin intim të personazheve; në këtë mënyrë edhe veprat marrin pamjen dhe konturat e qëndrueshme të artit të mirëfilltë. Thjesht hyjnë në mesin e prozave serioze të letërsisë sonë. Pjesa dërrmuese e artit të tyre mbajnë vulën e epit kreshnik, verior, që është krenaria e popullit, ato mbajnë tonin origjinal të malësorëve që janë arqitip të kreshnikëve. Personazhet s’janë të paprobleme. Arti i ligjërimit buron nga shpirti i tyre, që rrjedh në mënyrë të heshtur, ku edhe spikatet bota e brendshme që ka nivel të ngritur në suaza të artit të sprovuar nga një vokabulouar i vëmendshëm e tolerues që gjithmonë fjalët i qëmton dhe i shqipton me logjikë, duke u mbështetur në urtësinë dhe në mençurinë e së kaluarës sonë. Kështu, teksti i tillë merr ngjyrë artistike. Jemi të bindur se me kalimin e tensioneve të ashpra ideologjike të spektreve e të forcave të ndryshme, këto vepra do të bëhen pikëvrojtim i sinqert jo vetëm për teorikët, estetët e letërsisë, por edhe për filozofët, sociologët, historianët, të cilët këto çështje do t’i kundrojnë dhe do t’i interpretojnë sipas pikëpamjeve të tyre shkencore. Këtë kthesë studimi e mundëson analiza dhe leximi i mirëfilltë i këtyre veprave, vetëm pasi të kalojë një kohë dhe të krijohet një klimë a distancë tjetër kohore. Dimensioni shoqëror i shkrimtarit nuk ndalet në reflektimin e mjaftueshëm të mjedisit urban. Këtë segment autori e paraqet pjesërisht, për të mos thënë se e anashkalon. Motivet nga ambienti urban s’janë reale, por thjesht ato shfaqen të trilluara. Proza me këto tabllo s’ka as dhjetë faqe. Kalimthi përmendet Shkodra a Rozafa. Imazhi i qyteteve të tjera del i zbehtë dhe tejet i tejdukshëm, monoton, sfilitës. Këtë imazh kanë qytetet shqiptare. Kurse qytetet italiane, në anën tjetër, si Padova, Venecia (Venediku) Raguza (Dubrovniku), por edhe Ulqini, Prizreni etj., kanë shkëlqimin e njohur mesjetar të pakapërcyeshëm, që krahasohen me perlat europjane. (Subjekti i novelës ”Gjon Gazulli“ është i shekullit të mëhershëm, që vendoset në këto qytete të sipërpërmendura). Ndërkaq çështja religjioze, sociale, identiteti tradicional, kombëtar shqiptar vihet në shkallë të rrezikshme, absurde. Ideologjia ishte aq monstruoze, sa që mosdurimi konfensional acaron vëllain me vëlla (Bardhi-Drenashi), që është një moment tejet rrëqethës e tragjik. I pari luftonte të dytin, i dyti për hir të ndjenjave vëllazërore, por edhe duke u mbështetur në parimet e filozofisë së religjionit, është i gatshëm të largohet nga sekta e fshehtë religjioze, për hir të vëllait që ishte pjesë e traditës dhe e krenarisë të Tri Ripave, të cilët në këtë formë i bënin ballë sistemit në fuqi. Banorët që jetojnë në qytete u përkisnin shtresave të ndryshme, ata ishin zejtarë të zejeve të ndryshme, kryetarë visi e qyteti, shmirjakë a ushtarë ose argonautë, nëpunës të ndryshëm, mësues të harruar e të nderuar, gazetarë kryengritës, policë të detyruar që të kryejnë punë kriminale, shkrimtarë të izoluar, shkencëtarë të harruar e të varrosur për së gjalli, artistë të injoruar, politikanë të instrumentalizuar, diktatorë senilë, amazone të pashpirta, nimfomane të rrezikshme, sirena provokuese, kodoshë të mërzitshëm etj. Sistemi totalitar (në romanin “Rrathë”) është “vigjilent” dhe ka në shënjestër çdo njeri që punon, jeton në mënyrën e vet. Edhe zhurmën e fjalët më të fshehta sistemi i tillë “i dëgjon”, për këto arsye ata angazhojnë “specialistë” që të eliminojnë çdo zë kundërshtues, pa i dhënë llogari askujt, por mbështeten në disa parime absurde të luftës së klasave, luftës së ftohtë që sipas filozofisë së tyre çnjerëzore “armiqtë” duhet të hanë dhe. Masat represive duken se kanë sukses në ambientin urban, por jo edhe në atë rural. Përkundrazi, ata solidarizohen me Cubin që himnizohet si hero dhe merr dimensionin e famën e arqetipit kreshnik. Në fakt, banorët e Ripës janë njerëz të varfër, por krenarë dhe s’përkulen para kurtheve të sistemit e lajkatarëve që bredhin nëpër malet e tyre. Në këtë mjedis vërehet përçarja e karakterit social: malësorët i urrejnë qytetarët, sepse sipas tyre, ata janë të përkulshëm e të gatshëm të përqafojnë çdo sistem që vjen, gjë që edhe përmes tyre e pësonin malësorët. Në këtë gjendje vihen në sprovë ata, kur i biri i tyre Bardhi i lufton pasi merr rriskën e sistemit në fuqi dhe fiton përbuzjen, ironinë, përjashtimin e heshtur nga banorët ripas. Përkundër antagonizmave të mëdha shoqërore, pala kundërshtare s’qe e aftë të organizohet kundër diktaturës që nxjerr kokë në romanin “Rrathë”, por mbeti në suaza individuale të përfaqësuara nga kryengritësi i vetmuar i ardhur nga mërgimi pas dhjetra viteve, siç qe Ilegali ose Cubi. Kurse e kundërta ndodh në romanin “Karpa”; Shkriba nuk i kursen fjalët urrejtëse kundër Qytezës së udhëhequr nga Kryeplaku. Kështu vepron edhe Drejtori i Kopshtit. Duke i ditur opozitarët e Qytezës, dikush tjetër e nis kryengritjen dhe krejt të tjerët do e gëzojnë lirinë. Autori ka parasysh kornizën e qartë të një mjedisi të ngushtë, a të një klike që rreze veprimi ka në shumë fusha të jetës. Shtresat e tilla shoqërore, për të gjitha priviligjet e avantazhet që gëzonin mbanin bekimin e çiltërsisë gjenealogjike. Ata shtrydhen e ndrydhen, i lënë të vuajnë ekonomikisht, se vetëm në atë mënyrë mund t’i sundonin, por jo edhe t’i poshtëronin. Kur malësori e sheh rrezikun e tillë, rrok armët, mbrohet nga egërsirat e malit e të qytetit. Shpirti kryengritës i papërkulur i heronjve s’pret ndihmë nga jashtë, por thjesht, atë ndjenjë e mëkojnë me zemër që qetësisht shpërndahet nëpër damarë. Ky fenomen ka si bazë idealet e mëdha, por jo përherë do të ketë përkrahje e sukses. Mrekullia e këtyre prozave qëndron në faktin se idenë e tyre arti i ligjërimit nuk e merr nga faqet historiografike, por thjesht nga arsenali trillues, por edhe nga letërsia popullore dhe kështu shndërrohet a pëson metamorfozë ideja dhe kompozicioni i këtyre teksteve letrare, që janë prodhim i hapësirës etnike, kreshnike, që autori i ngre e i modelon në suaza fiktive dhe mbi të gjitha artin e tillë e fsheh nën vellon e ironisë, alegorisë, sarkazmit, ku edhe vë në shënjestër kokën e një sistemi totalitar që duket se është si i një dinosaurus, ndërkaq trupin e ka të vogël. Autori këtë botë e ka frymëzim, ndërsa propagandën mediale të rrejshme të këtij sistemi kronikë dhe gjithë gabimet e tij i vë në majë të penës. Duhet përjashtuar në këtë rast novela “Gjon Gazulli”, që autori mëton ta shkruajë tekstin letrar mbi biografinë e një shkencëtari të mesjetës sonë. Fabula e saj s’është e thënë të ketë karakter autentik a historik. Ai shkruan mbi jetën e tij, dhe duke shkruar ashtu në këtë novelë, shihet se është njohës i mirë i artit, i filozofisë, psikologjisë, antropologjisë, ku edhe do të bredhë heroi ballafaqohet me sfidues të shkencës e personazhe fantastike, siç është gruaja e tavernës. Në këtë novelë autori pasqyron portretin e një shkencëtari, diplomati, vëllai, filozofi, dashnori, humanisti të vetmuar, që në kohë të pleqërisë kujton dhe e çmon origjinën e gjuhën e të parëve, të cilës nuk i qe kushtuar sa duhet dhe nuk i ndihmoi të zbardhë diç nga ajo periudhë e lavdishme. Etnosi, etosit, doknorët, kanunorët (si probleme antropologjike, por edhe çështjet kreshnike, dragonjtë, zanat, orët, shtrigat, perritë, rapsodët, artistët, hijet, shpirtërat, djajtë, hamshorët, sirenat, kodoshët, nimfat etj.,) janë disa nga arqetipat e diskutueshëm të korpusit e të strukturës ideore që provokojnë lexuesin këto nëntekste të bazuara nga këto arqetipe të sipërshënuara. Në një prizëm të rrallë, autori pasqyron atmosferën e riteve, të kremteve, koncerteve të ndryshme të malësorëve, si në romanin “Rrathë”, kur festojnë dyndjen e barinjve me bagëtitë nga bjeshka. Ceremonia e tillë ka pamjen e një festivali mbretëror. Në atë rast këndohen këngë kreshnike, vallëzohet, ushqehen në mënyrë princore një herë ose dy herë në vit, andaj edhe banorët e asaj krahine gëzohen, por edhe kujdesen të mos bëjnë gabime e të mos i zë sherri me sistemin. Veç këtyre çështjeve, autori paraqet edhe rite të tjera që mbështeten në etikën, filozofinë popullore, doke e në traditën e rrallë të viseve malore. Në këtë pjesë hyjnë ritet e të kremtave familjare ose edhe ato masive, siç detyrohen t’i organizojnë gjatë pritjes së traktorëve në Ripë. Ka qëllime të paqarta, me prapavijë provokuese dhe në një farë mënyre matet pulsi i opinionit, por edhe futen në ledhe për të zbuluar a ndriçuar çështje enigmatike, bazuar në psikën e ndjeshme e të bujshme të malesorëve që nuk flasin shumë. Në këto rrethana vërshojnë paragjykimet, fjalët shpifëse, të cilat i kurdis sistemi. Riti i martesës lidhet me doket e lashta shoqërore dhe kodin e ashpër shoqëror – juridik, ku zbatohen rregulla strikte popullore që s’janë të kuptueshme për breza e mjedise të ndryshme. Kështu ritet, veç karakterit juridik, kanë karakter biologjik, ku Martin Camaj qëmton intrigën martesore dhe i bën ballë sfidës së martesës së fiseve. Martesa e tillë është strumbullar i të këqijave që e kishin pësuar edhe shumë dhëndurë të tjerë, para Vonit. Ai s’kishte bukuri a dukje të jashtëzakonshme, por kishte profesion të barnatarit që çmohej shumë në Karpë. Ai me trup ishte disa gishta më i vogël se Bora. Pa arritur në Karpë, e shpifin se është spiun i fisit të vet. Ai është i shkathët në zejen e vet, i mençur, i shoqërueshëm me shmirjakët që e adhurojnë, sepse atyre ua zbuloi “gjimnastikën në ajër”, por edhe aeroplanin fluturues, theu rregullat e Qytezës. Më në fund ai martohet me bukuroshen Juditë, që është stërmbesa e zotit të Karpës që mendonte ta trashëgonte fronin. Ideja e këtyre prozave nis nga disa paratekste karakteristike, siç janë: përrallat, ndodhitë, anekdotat, mitet, këgët etj., që transponohen drejtëpërdrejt nga epi i pasur popullor në prozën artistike dhe duket që kjo poetikë pasurohet nga brumi, balta, peizazhi i natyrës autoktone malësore, duke i paraqitur të gjitha shtresat shoqërore, partitë, brezat, gjinitë, etj., që janë me interes për lexuesin. Ideja në romanin “Djella”, si element i strukturës letrare, ka rëndësi të dukshme, shfaqet në rrafshe të ndryshme motivore, në mënyrë të veçantë poetika e tillë realizohet me sforcimin e arkitekturës së lirikës, rrëfim meditues, dialog të logjikshëm, monolog të kondenzuar. Rrafshi i parë dallohet në përdorimin e narracionit të kursyer, që duket se evoluon nga raportet e acaruara njerëzore dhe kështu vërtitet nëpër horizonte e segmente të natyrshme të shpirtit të ndjeshëm e të thjeshtë, që ndjehet i nëpërkëmbur nga ingranazhet e pushtetit represiv. Ideja e romanit shfaqet me shtresë filozofike të bazuar në jetën e banorëve të zakonshëm, që varet nga qeveritarët, parimi i të cilëve është t’ia zënë gojën çdo kundërshtari dhe dëtyrë e përhershme e tyre ishte të kujdesen më tepër rreth intelektualëve që t’i mbajnë të izoluar. Motivi i tillë sikur vë në lojë postulatet e atij pushteti të pasigurt, që trembet nga hija e vet. Qeveria vuante nga kompleksi i pashërueshëm i luftërave klasore, që thelloheshin me konflikte njerëzore dhe kështu vihej në dyshim siguria dhe ekzistenca e tyre. Pra, në këtë mënyrë donin të eliminonin “eksponatet” e rrezikshme që konsideronin se janë dikushi në shoqëri, e që vërtet ishin dhe kishin ndikim, sepse çmoheshin si intelektualë, mësues, poetë. Ideja e aferës së dashurisë paraqitet me freski në këtë roman. Të rinjtë i tërheq shfrenimi, paskrupulltësia, jeta e lirë që bie në kundërshtim me doket e Ndërsanës. Ndjenja e të rinjve nxjerr në pah jetën e ngurtë dhe mëton të shqyejë moralin e rrejshëm të të moshuarve, të cilët martesën më parë e trajtojnë si akt burrëror, ndërkaq kur shohin se si dashurohen të rinjtë, sikur i xhelozojnë, por jo rrallëherë edhe u ngrenë kurthe. Mes këtyre dilemave jeton Djella, intrigat e së cilës i shtynin miqtë të thereshin mes vete (Curri e Cubi), ku i pari e pëson nga i dyti. Kështu, me këtë motiv autori ngre një problem mbase të rrallë, që ndodh në një kohë dhe mbetet në kufij fiktivë e të përsëritur edhe në veprat tjera, me heronj të tjerë. Ka raste kur këto momente zbulojnë naivitetin rinor, probleme njerëzore në ethe, fytyrën e vërtetë të Ripës së vënë në rrathë të tërhequr të pushtetit represiv, i cili një ditë pa tjetër se do të kalbej e do të pëlciste, por edhe do t’i jepej për krye ai rrip, dhe prandaj me të drejtë peripecia e artit të ligjërimit tingëllon dhimbshëm: “Breznisë sime i ishte mbushë mendja se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje nalt, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe ma të vështira dhe era e bora do të baheshin edhe ma të ftohtë.”21 Dhe shih ironinë; mu për këtë problem heroi kryesor i këtij romani, gjoja si për te ndërruar botën, i jep detyrë vetes të zgjedhë rrugën më të lehtë, por edhe më të vështirë: “me u ba poet!”. Proza shfaqet me skenë të dukshme e të padukshme, një moment tendosës, ku vërshon absurdi totalitar i gjithëfuqishëm e i gjithëpushtetshëm; një malësor i vetëm assesi s’pajtohet të jetojë pa pushkë, më të cilën kishte lindur, rritur dhe ishte plakur: “Mos pyet ma tej! Mo’ Zo’ se çka na ka gjetë! Kur i bishim malit me to në krah e ngjesh për bel, edhe toka u drithte nën kambët tona, veshë në xhamadana ari e tirq të lehtë, bardh si endja e kumbullës. Sall nuk fluturoshim se gja pa ba nuk leshim more burrë! Hee! Këta qiti Zo’ fare...se kanë shtrëngue ding! Si me rrathë hekuri...”22 Nga këto fragmente vërehet se pushtetarët shtojnë masat represive dhe ua tregojnë dhëmbët banorëve, në malësi edhe në qytet. Masat e tilla represive acarojnë banorët e Ndërsanës; ndjehen të pasigurt, të rrezikur, të trembur, të frikësuar nga sistemi. Nisur nga paraqitja e kësaj ideje, lexuesi s’do ta këtë vështirë për ta kuptuar se njerëzit e këtij fiksioni ideor thyhen para intrigave e prapaskenave të sistemit, që s’arrijnë të angazhojë dikë që ka origjinë nga ndonjë familje e njohur, por ata e komprometojnë, e mashtrojnë; varfanjakë të dyshimtë, të cilëve u japin poste në këmbim të shërbimeve; me paga të majme, banesa, etj. Por, tërë këto veprime ishin mashtruese, ngase i hedhnin jashtë në çastin kur nuk u shërbenin mafisë “qeveritare”! Në një fazë tjetër rri ideja e personazheve (në romanin “Djella”) që janë në konflikt, (si Bardhi e ndonjë tjetër) që vërejnë ofensivat fyese, persekutues që kalonin përmes kurrizit të tyre. Aty ka pezëm e urrejtje, nga aparati i egër shtetëror që me banorët e asaj ane bën eksperimente, ushtron dhunë, vetëm pse s’binden me zgjedhën e imponuar, edhe pse nga varfëria mezi mbaheshin dhe shpirti u kishte ardhur në majë të hundës. Andaj, mu për këto arsye ata s’pranojnë të përfillin atë sistem që bie ndesh me mënyrën e jetës së tyre. Gjendja e tillë hap hulli ndasie mes njerëzve raportet e tyre, por edhe në fushën filizofike, psikologjike, shoqërore etj. Qëllimi i tyre ishte t’i nënshtrojnë, për të sunduar diktatura sa me tepër. Në këtë vepër autori mëton t’i ngre shumë dilema në nivelin e motiveve origjinale dhe bën përpjekjet për t’u thënë lamtumirë fatkeqësive njerëzore, komplekse për t’u zgjedhur problemet e Ndërsanës. Në veçanti Bardhi i mbetur në një shkollë katundi moçalor, i vetmuar e i vrarë në shpirt, ngryste jetën me kujtime të hidhura që i kishte përjetuar gjatë një kohe sa kishte shërbyer mësues apo ishte internuar dhunshëm, etj. Gjatë leximit të romanit “Djella” shfaqet imazhi i veçantë i një province të harruar mes një moçalishteje që nuk jemi mësuar ta hasim në faqet e teksteve të artit të këtij autori. Ndërsana ka tipare të ndryshme Yrjet Berisha nga lokalitet e tjera të gjeografisë së opusit të tij letrar, është e vendosur në një fushë, mes malësisë e qytetit. Në këtë hapësirë, krahas klimës e ambientit jo të përshtatshëm e të mërzitshëm, jetojnë banorët, që i nëpërkëmbën qeveria duke i injoruar. Mes kësaj dileme ngritet fuqishëm ideja polarizuese e atmosferës tendosëse që ekzistonte mes banorëve me origjinë vendës dhe ardhacakëve që dalin në nivelin e një vepre fiktive me ngjyra banale e që imiton kohën dhe hapësirën e amulltë të një ambienti sfilitës e të varfër. Jeta e Bardhit rrokulliset shkretueshëm dhe është e paperspektivë, mbyllet në banesën e shkollës, i shoqëruar nga një koleg, prindërit e nxënësve i shihte njëherë në vit, kurse puna me nxënës i qe bërë monotone. I gjetur në këtë hapësirë, ai i nënshtrohet lojës, rregullave, parimeve e vullnetit të sistemit që eksperimentonin nervat e moshën e tij. Tok me të vuajnë edhe banorët tjerë fatlig të Ndërsanës që nuk e kishin aspak më lehtë; shumicës i qe zënë bishti nga aparati shtetëror. Veç kësaj situate aty s’ka gjallëri as në kooperativë a te zejtarët e pakët që bënin jetë të vështirë, të padurueshme. Ka shfrytëzim shtazarak të krahut të punës, ashtu si i ndodh Currit, i cili merr një arë për ta punuar nga një zotni i qytetit me përgjysmë. “Fytyra e remet (kushedi se çfarë race ishte, thotë Curri, ndoshta ndoshta me përardhje arabike, përzie me këtë të tonën!), matunia e këtij zotnie në ndeje dhe kuvendi i kishin mbetë të ngulun në tru malësorit, sidomos fjalët e fundit: “Shiko, a i sheh këto katër kokrra drithë në shuplakë të dorës sime? Dy janë të mia e dy janë tuat. Mbaje në mend mirë: dy kokrra drithë, unë – dy, ti – dy, në dash merre tokën, në dash lene.” Këtë rrëfim të shqiptuar nga narracioni i Currit shqiptuar me cinizëm mbi tregtarin, pa lënë anash sjelljet e gjuhën e tij që e dinin ndërsanasit, sepse dikur edhe ata nga zotnia në fjalë e kishin huazuar atë tokë pune. Por këtu ngritet edhe një problem tjetër, sa i thjeshtë, po aq filozofik; ndërsanasit e huazonin atë tokë veç të mos i bjerë në duar të malësorëve që shpërnguleshin nga trojet e tyre e vendoseshin në fushë. Veprimi i tillë zbulon problemin e mosdurimit njerëzor e krahinor. Ndërkaq, Curri s’shikohej me sy të mirë nga askush në atë trevë. Pastaj, ai merr guximin e tepruar t’i vardisej Djellës. Bardhi kur mëson për këtë simpati, largohet nga ajo intrigë dashurie për arsye morale, por nga ajo s’heq dorë Cubi. Vasha kishte filluar të bëjë aventurë me Currin e me Cubin (kështu e akuzon shoqja e vet Sosja)! Në fund mu për këtë problem pafajësisht e pëson Curri nga ish-miku Cubi, që buzë moqalishtës e ther me thikë. Këtë tragjedi mundohet ta sqarojë më vonë Djella, që e merr mallkimin e mikeshës Sose: “ (…) ke ra mes dy burrash ti dosë dose!”. Në këtë rast shpifet se gjoja Djella s’kish qenë e qetë edhe me disa burra të tjerë, por këtë e demantonte Bardhi. Kështu që, e gjetur mes mallkimit e injorimit të banorëve ndërsanas, ajo në fund si e vetmuar që mbetet, por edhe e mallkuar, largohet “me nji njeri që s‘e donte.” Dashuria në këtë roman kushtëzohet, varësisht nga rrethanat e rastet e ndryshme që s’përkonin a s’pajtohen mes vete. Edhe dashuria e Bardhit e e Shpresës, kalon përmes krizave, mospajtimit, botëkuptimeve të ndryshme. Ai përbuz vashën, e cila sipas tij shtirej si e ditur dhe se gjoja nuk ishte e denjë për të ajo mësuese. Dhe kështu duke e parë injorimin e tij ajo largohet nga ai edhe pse qenë të fejuar. Kështu morali i tij bie në sprovë; ai humb çdo gjë, duket njeri i humbur, duket se është i përjashtuar nga shoqëria, është i përndjekur dhe s’është i aftë e i vendosur në jetë. Jeton i izoluar. Jeta e tij merr përmasa absurde, s’ishte në gjendje për t’u kujdesur për hallet e problemet e dashurisë. Dikur pajtohet me “fatin” që ia kurdis pushteti që e mbikëqyrte, por nuk fliste haptas për këtë çështje të ndjeshme e të rrezikshme. Sado që qëndrimi i tillë duket racional e i logjikshëm, në fakt ia rrënon jetën, karakterin, qenien. Parë nga konteksti ideor filozofik, shkrimtari i kushton rëndësi ngritjes së problemeve njerëzore, etike, praktike, katarsisit, të ndërtuara përmes një nënteksti të ngritur në një sipërfaqe të diskursit të ngjeshur. Në këtë fushë dominante, arti i ligjërimit mëton të trajtojë një aliteracion të ngritur me një semiotikë kohezive, ngase receptimi kërkon një dekor të gërshetuar me artin modern. Korpusi i kompozicionit parodizon gjërat banale, gjoja: jetën e re (sic), por kunjat e pengesat patriarkale zvetënojnë imazhin e ëndrrave të të rinjve. Shtresë të një teksture magjike e fantastike në romanin e parë autori e paraqet edhe me këtë fragment: “ Tri vjet rresht mbas largimit të saj nga Ndërsana çdo mot të Ri, dikush anonim, mbas hamendjes së Bardhit Djella, i paska dërgu dhuratë një kulaç, lloj ambëlsine që e gatojnë në Ndërsanë me miell gruni të fortë. Në tulin e çdo kulaçi ai kishte gjetë një monedhë argjendi...Derisa të tjerët veprimin e saj e interpretonin magji, vetë Bardhi pohon se ajo donte me jetue në kujtesën time për disa stinë...”24 Ky shembull s’do interpretim të gjatë, as shtrydhje e ndrydhje truri, sepse pikërisht në këtë fragment diskursi pasqyron çështjen problemore etike, morale, shenjat simbolike, fantastike, misterioze. Në këtë rast Djella mëton të mbetet arqetip konkret edhe për disa vite s’harrohet nga vendasët dhe kështu në rrafshin e kuptueshëm e mitik, instiktet e saj janë vënë në diskutim me shenjat mistike, enigmatike, fanatike, psikologjike, biologjike, etike etj. Bardhi në këtë mënyrë dikur e kishte pas nëpërkëmbur edhe Shpresën, për çka ndjen se ishte penduar dhe e brente ndërgjegjja se mallkimi i saj e ndiqte dhe nuk e linte që shpirti t’i gjente qetësi. Ai vonë zgjohet e këndellet nga mëkatet e dikurshme, mundohet ta arsyetojë veten se gjoja megjithatë kishte qenë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës, mirëpo, vashat atë e njihnin në një prizm krejt tjetër. Parë në kuptimin e konflikteve, Bardhit i venitet dashuria në shpirt, i shteret jeta (rinia) pa e kuptuar se si kalon ajo. Kështu të gjitha këto lëkundje e këto fatkeqësi të mosformimit a të moskurorëzimit, emërues të përbashkët kanë shtresat mitike të lidhura me magji ose mallkim, a ndëshkim i heshtur, drejtuar atij për të gjitha gabimet e bëra e të pabëra deri atëherë. Mu për këto çështje, duhet pohuar se ky roman në formë miniaturale i rishkruar në prozë edhe në poezi përbën mozaikun a ndërgjegjësimin e ndjenjave të shpërndara, por edhe i ikën përditshmërisë politike banale. Arti i ligjërimit në roman nis nga një sprovë e dobësive njerëzore a luhatjet e ndjenjave, që në fund rrënohet koncepti e morali i rrejshëm tek ato qenie njerëzore që nuk i’u përballonin kthetrave lajkatare e agresive që shfaqen me tërë kompleksin e tyre, ashtu sikundër i gjejmë të bollshme në letërsinë disidente të Europës Lindore (pikërisht në romanin “Shakaja” të M. Kunderës), ku shtresat e ngrehinës letrare dinë të ngjyejnë majën e mprehtë të shigjetës në lëngun e ironisë së helmosur kundër diktaturës së tërbuar pansllavisteortodokse, ashtu si e kanë definuar qartë filozofët e estetët bashkëkohorë europerëndimorë, se ky sistem i korruptuar, me ingranazhet e aparateçkës banale eksperimentoi me gjenet e lëkurën shqiptare gjatë pesë-gjashtë decenieve. Martin Camaj këtë problematikë e pasqyroi me teksturë të figurshme e me fjalë të gdhendura urtë e butë që vetëm në këtë formë ngritet ngrehina letrare që i ngjan kështjellës së mendimit e të qëndresës sonë shumëshekullore. Ky stil eksperimenton me diskursin trillues artistik që shtrihet në kohë e hapësirë të paqartë, ku vlon llumi, pluhuri, etja, skamja, sëmurjet dhe krimet e ndryshme. Kjo shtresë narrative e kompozicionale është larg qytetërimit botëror edhe nga fakti se shqiptari jetoi larg infrastrukturës, larg kushteve qytetëruese, larg artit të mirëfilltë të krijuar nga artistët apolitikë, larg edukatës e arsimit bashkëkohor etj. Mbi të gjitha, kujdesi i autorit është i dukshëm; shikimi origjinal i gjësendeve, dukurive, fenomeneve, problemeve, çështjeve etj. Të gjitha këto dielma i shikon pa ngarkesa emocionuese. Përmes shtrirjes së hartës, rrënon moralin e rrejshëm, shkund intrigat e purpurta puritane të kohës që mbretërojnë në ambientin rural. Mësuesi mbyllet në shpirt dhe vepron ashtu, sepse e sheh se diçka lëvrin në ndërgjegjen që kalonin nëpër sprova amullie dhe jetë të mërzitshme e të kotë. Ç’është e vërteta ai e dinte se ç’po ndodhtte me të, por ngurron të reagojë për këtë situatë, kështuqë, për të mos patur probleme edhe më të mëdha, ai rrin i izoluar në mënyrë absurde, nuk e kundërshton atë gjendje që mëton t’ia ngulfatë jetën. Mbyllet i vetëm e i rrethuar në banesë e shkollë dhe ka frikë se mos e lëndon shpirtin e kolegut të ri kur merr guximin t’i rrëfejë i drojtur në dhomën e tyre gjysmë të errët. Rrëfimi i tillë ka formën e metatekstit që ky e shqipton meqë me vite të tëra e kishte mbajtur fshehtësi. Ashtu si në romanin “Rrathë” edhe në romanin “Karpa”, shkrimtari vë në një sprovë eksperimentuese parimet njerëzore, morale, filozofike, etike, psikologjike etj., që fiksohen në një kohë të njohur në një hapësirë edhe më të njohur, por në këto vepra nuk figuron emri i Shqipërisë. Por këtë art vepra artistike ndërtohet duke ironizuar e duke aluduar ose duke shkruar me rrotulla me gjakftohtësi rreth absurdeve totalitarë. Pena e shkrimtarit shfaqet para receptorit e sigurt e qartë dhe e shkruar me pedantërinë e një esteti e shkenctari. Martin Camaj shkruan për aktualitetin tonë të hidhur dhe përmes shtresave artistike nxjerr në shesh gabimet, intrigat, problemet e disa dekadave prezente në kostelacionin e popullit tonë, që ky, i shkruan me kode të njohura e të panjohura të historisë sonë që qe shtrembëruar nga klika, është ideologjizuar deri në pafundësi. Këto ide e motive të ndjeshme i kultivon autori duke iu dhënë një pasqyrë origjinale në të trajtuarit e këtij korpusi, bartës i së cilës janë shenjat, personazhet, sipërfaqja e diskursit, polifonia, parodia, etj. Dukuritë e fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare autori i çëmton dhe mundohet ta nxjerrë njeriun nga ankthi i rëndë që papritmas futet në llum. Mu për këtë edhe lexuesi ndjen neveri bezdisëse kur sheh paudhësitë që shkakton klika në pushtet. Veprat letrare të këtij shkrimtari shpeshherë e marrin tematikën nga historia, poetika e tyre ka elemente fantastike, ku thellohet hullia e fiksionit dhe mëton të mos acarojë shpirtin vetëmues të heronjve që nuk e kanë lehtë për t’u ndarë nga njerëzit e truallit a gjeneza e ndjenjave që i përjetojnë në çaste të ndryshme e që shfaqen përmes paratekstit edhe në prozat e tjera të këtij arti të ligjërimit. Metateksti i prozave të këtij autori duket se vilet nga kundërshtitë, kryeneçësitë tipike individuale dhe kështu mëtojnë të marrin cilësitë e një teksti, një fenomeni problemor, duke kaluar nëpër faza të shumta transferuese dhe në këtë formë paraqesin idetë konkrete, që receptimi i tillë e përqafon me ëndje. Novela e gjatë a romani i shkurtër “Pishtarët e natës” është një vepër që lidhet me malësinë. Brusha e peneli i autorit paraqet një periudhë të hershme të jetës së një malësori të varfër. Bijtë kanë kompleks të zjarrmishëm, se i ati i tyre kishte shkuar të shërbejë në ushtrinë armike dhe mbetet (vdes) duke luftuar që të bijve t’u siguronte një jetë më të mirë. Mirëpo, ai për fat të keq vdes dhe bijve u lë trashëgim namin e keq në atë vis; jep jetën për armiqtë! Në novelë del heroi i quajtur Nikë si njeri që pezmatohet me çdokë, s’pajtohet me gjendjen që e rrethon atë e të afërmit nuk e duron injorimin as torturat e rrethit. Jeton sipas rregullave të kohës së një malësori të mençur që vetëm puna e vazhdueshme e largon nga konfliktet e problemet e vjetra e të reja, por papritmas bie në kurthin e vëtmisë që i hakmerret kryeneçësisë dhe karakterit të tij. Martin Camaj në këtë novelë trajton motivin kompleks të mercenarizmit, që të bijve u sillet si një vello në mendjen e tyre që nuk e kanë lehtë ta kuptojnë e pranojnë të vërtetën për të atin e tyre. Veprimi i tij është aventurë që dëmton fisin para të tjerëve dhe ai parodizohet e bëhet objekt tallës. Fronti i luftës së tij s’është vetëm i tij, por edhe i popullit tonë që fatkeqësisht shpeshherë mori pushkën të luftojë për të huajt. Kur lexohen këto proza, kuptohet se autori ka lindur dhe është rritur në një ambient me doke e ligje të ashpra, çaste absurde. Jeta e banorëve rëndom varet nga të moshuarit, të pasurit, të fuqishmit, fiset, klanet feudale, klikat politike, dera e madhe, burrat e pushkës etj., dhe shumë rrallë vendos ose përfillet subjekti i arsimuar që shpeshherë është i pranishëm në këto romane e novela. Mjediset feudale e malësore kanë vlime e huqe injorante, në disa raste duket se nëpërkëmbin dinjitetin e njeriut të pafuqishëm. Pikërisht këto përpjekje të vazhdueshme sillen brenda vorbullës së ideve të përgjithshme që nuk i lënë anash edhe shumë momente intime që s’zbulohen, por ky kohezion ndonjëherë nënkuptohet ose mbetet i paqartë. Brenda faqeve të kësaj proze shfaqet shtresa e artit abstrakt. Ka dashuri të ndaluar e të pazbuluar. Shfaqet dukuria e urrejtjes, evulimi i instikteve biologjike; me qenë a mos me qenë! Autori rrallë i kthehet peizazhit të Shkodrës, këtij kryeqyteti të Ilirisë sonë, lashtësinë e së cilës e paraqet përmes atmosferës së punës monotone të zejtarëve që ua ka ënda të tjerrin fjalë rreth kreshnikëve e zanave në malet e Mbi Shkodrës. Ambienti i tillë ka pikëtakime mitike dhe të afërt me qytetërimin e lashtë. Aty jetuan e u edukuan disa figura, personaliteti i të cilave u formua falë ekzistencës së kulturës e traditës së jetës së këtij qyteti. Ka raste kur diskursi i tij di të heshtë, madje edhe duket befasues për receptimin, sepse pasqyrimi i Shkodrës kalohet në heshtje pa vënë në spikamë bukuritë dhe idetë e homopolitikusëve që si qenie parazite që janë manipulojnë, por me malësinë e kanë vështirë. Në këtë rast, duhet të pohojmë se arti i ligjërimit arrin t’i ikë pasqyrimit të ambientit urban, të hershëm a të vonshëm. Ky diskursi skicon motive modeste e me parodi të tejdukshme dhe duket se s’ka vullnet të shkruajë për qytetin e gurtë ilir. Në këtë rast s’duhet lënë pa theksuar ngritjen e një ideje të ndjeshme në prozën e tij; është ajo ku autori heronjtë shpeshherë i bën bashkëpunëtorë të sistemit në fuqi. Shfaqja e një arqetipi të tillë në prozën e tij duket e efektshme për lexuesin. Kjo dilemë, kjo ide e këto motive janë të njohura në letërsi (nga “Fausti” i Gëtes) si sindromi a kompleksi i shpirtit të shitur te dreqi. Kështu ndodh me të atin e Nikës, një malësor shqiptar i besimit katolik është aleat i armikut. Diç e ngjashme i ndodh edhe Vonit, që u shërben komplotistëve të dukshëm e të padukshëm në Qytezë. Para një dileme të tillë vihet edhe Gjon Gazulli, venedikasit e padovasit shfrytëzojnë aftësitë e tij deri sa kanë nevojë, por kur plaket e përgjojnë dhe e lënë në rrugë, ku edhe vdes në vetmi. Këta ishin heronj që kur i shikojmë në topos janë personazhe tragjikë, s’janë të veçantë, por të rëndomtë që nëpërkëmben nga sistemi e njerëzit e pandërgjegjshëm. Pas këtyre motiveve në formë të metateksteve, që janë të afërta mes vete, s’duhet harruar se diskursi dominant ka shtresa me materiale të analeve politike të përziera me ndërskamca e intriga të grave të njohura e të panjohura për ta komprometuar filozofin që në atë takim ai e konsideron si një çështje magjike e fantastike që ia kujton përrallat e lokes së tij për zanat, arqetipe këto që gjithmonë i kishte mbajtur në ndërdijen e tij dhe nuk i kishte zbuluar as publikuar, sepse ishte zyrtar perandorie. Takimi me gruan e rrallë i ngjet mitit të zanës, është provokues, i ndjekur ditën e natën, heq dorë nga pelegrinazhet nëpër Itali, Europë, dhe më në fund largohet edhe nga bredhje të pakuptimta nëpër Padovë, sepse në veshët e tij prore i kumbonin fjalët e saj: “Edhe kopilin ta lanë të dera, nëse sillesh si bisht kali ndër miza e zektha.” Veprimtaria e tij mbyllet me fjalë me rrotalla, thënë nga ajo grua me imazhin e nënës së tij të dashur, por edhe të nuses së ëndrrave të tij, në atë rast ndikon pozitivisht dhe e këndell filozofin, por edhe ai duket se e injoron botën meskine. Në fund, mallkon kohën e kaluar, pse s’qe zgjuar më herët nga ajo amulli dhe pse s’kish kuptuar se në ç’llum moçalik pat ngrysur kokën, kishte shpenzuar nerva kot së koti, pa u vlerësuar si filozof, humanist e diplomat i nivelit të oborreve europjane. Gjoni jeton në një banesë modeste në një rrugë të humbur në Padovë. Në çaste vetmie rikujton karrierën në fushën e shekencve filozofike, punën e pedagogut elitor universitar padovas. Shpesh rikujton gruan e panjohur dhe ka përshtypjen sikur e kishte kaluar jetën me të, shpesh i analizon dhe i stërhollon çastet e takimit, nga fjalët e saja nxjerr nënkuptime. Edhe pse i plakur, sa s’çmendet pas saj, kur parafytyron vijat e korpit të saj me nënveshje (mbathjet e brendshme). Zgjuarësia, mprehtësia e saj dhe mbi të gjitha, vendosmëria e saj e këndell kokën numër një, atë që ishte krenaria e Universitetit të Padovës. Subjekti dokumentar i këtij teksti letrar paraqet dashurinë platonike, përmes idesë se edhe në çastin e fundit duhet kontrolluar sjelljet e një karakteri që pamëshirshëm bëhet pre e provokimeve, ekzemplar i tregjeve komprometuese, aktor i sprovave që në fillim të novelës mençurisht i përballon thumbat helmuese të një humanisti anonim që do të kryejë testin e intelegjencës e të përgatitjes së tij filozofike në pleqëri. Pas takimit jo të rastësishëm, me gruan e panjohur, në shikim të parë duket se ka gjeste, sjellje me prirje të një nimfomaneje joshëse, të një sireneje magjepsëse, të një zane bamirëse të pathyeshme, të një floqkeje të ëndrrave të dragoit, të një nuseje burri. Ajo është hyjneshë e kohës së lashtë që atë e këshillon, e mbron, mu si bënin dikur hyjneshat homerike që mbronin heronjtë e tyre të dashur. Motivi i sirenave e i hyjnive rrinë afër në këtë novelë. Ky subjekt sipas një studiuesi, zbulon idenë e personazheve “të ndarë në shkollën e njëjtë; si motivi, tema ose fabula që janë elemente strukturalë mes tyre.”25 Proza e këtij autori përmbush dilemën e një ngrehinë letrare që s’është pa dekor, pa art modern, pa ngjarje kronologjike që bredhin nga njëri kapitull në tjetrin, nga një karakter në tjetrin, nga njëri kohezion në tjetrin, nga njëri metatekst në tjetrin, nga njëri paratekst i dimensionit nacional në tjetrin, nga njëri nëntekst në tjetrin. Kjo prozë me inde e rreze komplekse tejet platonike, ka ide fatale, disi e mbarështruar me sindrom paternalist dhe ka athtësi të pështirë bordeli. Por, ka edhe mrekulli hyjnore, ka pamje magjike, ka shkëlqim fantastik, ka përfundim parabollik. Kështu duke i trajtuar këto shtresa të tekstit artistik krijohet përshtypja se këto fenomene e këto dukuri prekin dhe mbesin të pazbërthyera qëllimisht, për të provokuar lexuesin, për ta nxitur rreth artit të tyre. Arti i ligjërimit i njeh të gjitha këto shqetësime, por qëllimisht i heshten dromcat problemore që janë tharmë i frymëzimit të ngrehinës letrare. Çështjet jashtëletrare janë arsyet se pse s’iu qaset për t’i shtruar në korpusin letrar, për të pasuruar me art, ide, motive, syzhe, personazhe etj. Autori është i vëmendshëm në pasqyrimin e botës; s’është adhurues i forces, i dhunës, i keqtrajtimeve, i keqbërsve, i injorantëve etj. Heronjtë e tij, qofshin edhe barinjtë më të humbur, në gjenet e tyre kanë të trashëguar ndjenjat fisnike e burrërore dhe të mprehtësisë intelektuale. Kurse në të kundërtën, heronjtë e arsimuar çmitizohen; bëjnë gabime, janë idealistë të sëmurë, spiunojnë, dhunojnë etj. Në këto korpuse delikate autori nuk e kursen askënd; qoftë kryetar, drejtor, shhkrimtar, kryeplak, mësues etj., të cilët marrin dënimin e kodoshëve e të nimfomaneve psikopate. Këto dukuri shfaqen në çastet e dobësive, çmohet ndjenja vetjake, instrumentalizohen, kërcënohen dhe rrezikohen, në mënyra të ndryshme etj. Novelat “Katundi me gjuhë të fshehtë” dhe “Shkundullima”, kanë një temë të jetës arbëreshe, gati të harruar për lexuesit tonë. Novelat në këtë tekst, kanë botën e personazheve që shkelin në metodën e filozofisë transcdentale. Personazhet autori i vendos në një ambient sa të lashtë po aq edhe bashkëkohor, ku theks të posaçëm u kushton ndjenjave sublime të botës e të qenmes arbëreshe; diskursi në këto tekste letrare i qëmton këto ide me korrektësi, pedantëri, por edhe krenari, kur rikujtohen të parët tanë arbëreshë, këta burra të dheut të arbërit. Ata flasin gjuhën e lashtë autoktone, ruajnë traditën e origjinën mes gërmadhave me plot ledhe e shkëmbinj, që janë një botë e pazbuluar. Shih për këtë një student i Camajt shkruan: “Temali, vendlindja e Camajt, nuk ishte ma në hartat e Shqipnis. Ky fakt e randonte shumë poetin që kishte antena të stërhollueme ndjeshmënie. Me dhjetëvjetshe ishte, larg atyne që flasin si unë.”26 Pas një jete monotone Vitoi kthehet në vendlindjen arbëreshe, ku nuk e presin mirë. Zemra tij i ngrohet e i qetësohet kur takon vashën e quajtur Ntonie që do ta dashurojë marrëzisht. Dikur, kur rizbulon dashurinë, bëhet i vlefshëm për atë mjedis; vë në plan të parë ndërtimin e urës së katundit mbi përrua. Vitoja është racional, mundohet ta realizojë projektin, mirëpo katundi për shkak të jetës së tij intime i pengojnë edhe në punë profesionale. Ai befasohet se si dashuria ia ktheu lumturinë, vullnetin e jetës së qetë në vendlindje. Por, kur përkrahet ideja për ndërtimin e urës, plas shkundullima (tërmeti) që rrënon shumë shtëpi në katund. Pas kësaj shkundullime ai humb dashurinë e Ntonies pse nuk rrezikoi kokën për t’u futur në pëllas (shtëpi) e përflakshme e në rrënim, për të shpëtuar emtën Marë. Duke punuar fitoi dashurinë e katundësve, kur u ndihmoi në rindërtimin e shtëpive, rrugëve, urës së dikurshme dhe kështu katundi merr pamjen e një vendi turistik. Katundësit pas fatkeqësisë afrohen mes veti, harrojnë mënitë e vjetra. Shkundullima e largoi Ntonien që ikën në kryeqytetin e asaj krahine. Në prozat tjera të Martin Camajt shfaqet dashuria e flaktë e realizuar në rrethana të ndryshme përfundimi i tyre është i bëftë ose parabollik. Diskursi i tyre shtrohet në mënyrë të ndryshme i jep ngjyrë mitike platonike, llahtari sirenash e nimfash, kurthe kodoshësh, etj. Të gjitha këto ide shtrohen brenda ngrehinës letrare, por që tek receptimi shtrohet me peripeci, herë dominante, herë polifonike, herë parodike, mbi të gjitha bëhen interesante shtresat që ndërtojnë nivelin e prozës së këtij autori. Të gjitha këto elemente artistike kanë strukturë që mëtojnë të mbesin gjatë në kujtesën e receptimit, pikërisht si prozë e nivelit të lartë artistik. Diskursi i tillë ka model me frymë liberale, por edhe një botëkuptim njerëzor, herë-herë anarkik, magji, befasi, kënaqësi, urrejtje etj., ku edhe portretizohet bota intime e shoqërisë shqiptare mbështetur në mite, përralla, anegdota etj. Në këtë rast kujtojmë dilemat, hamendjet e njerëzve të thjeshtë, të cilëve ethet e dashurisë ua vënë në sprovë burrërinë e tyre, etikën profesionale, fisnore, moralin intim dhe ndjenjat e çiltëra që shpeshherë i bëjnë të gabojnë, mallkojnë veten, sepse s’dinë t’i dëshmojnë aftësitë e tyre, humbin kokën atëherë kur s’duhet. Por edhe kanë frikë nga vashat që u ngjajnë zanave, kurse mëkatet e tyre i krahasojnë me veprat e lugetërve a të satanave. Trenia e bëftë e djemve që i ndjek pas trilli i epsheve të rastit, sikur zbulon kënaqësitë e ndrydhura të mveshura me komplekse të ndryshme. Të gjitha këto motive i gjejmë në disa proza të Camajt, ku ka heronj fatprerë që janë mes dy zjarresh, hamenden, ëndërrojnë të paarritshmen e universit aksiologjik të personazheve të dikurshme, mallkojnë prishjen e lumturisë, s’përfillin doket dhe s’duan të bëhen viktimë të joshjeve të rastit. Komplekset e kësaj natyre janë të tejdukshme dhe janë thembër e Akilit për shumë heronj të Camajt, që lënë përshtypjen se janë të paformuar, euforikë, nuk e kontrollojnë veten, por në fakt ata janë arqetipa të cubave e të kreshnikëve që dinë t’ua vjedhin zemrat vashave me tipare të zanave e të orëve. Pikërisht ky problem në letërsinë tonë interpretohet si motiv i dimensionit mitik, por edhe intim që shpeshherë bëhet objekt i fatkeqësive shoqërore, fisnore, individuale, por në planin estetik e artistik duken se marrin karakter katarsisi (kullimi) të një poetike të ngrehinës së lashtë, e poetika e tillë shkruhet nga pena e Camajt. Në romanin e shkurtër “Pishtarët e natës” autori paraqet fatin e një familjeje malësore, që nis me përfshirjen e një game të gjerë të idesë, grindjet e vëllezërve përfundojnë me largimin e Nikës, që akuzohet si kryegrinadvec e mohojnë deri në skajmshmëri, për këtë rast të afërmit e të njohurit thonë: “ (…) e ka marrë e ama ndër ferra, (…) ashtë kopil!” Veç kësaj dileme mohuese në formë parodike, diskursi i tillë merr edhe një kahje tjetër dyshuese: “Dikush i ka ba mëngji në djep, tue i fry në fytyrë dyshimin.” Pos këtyre ideve e dilemave absurde të lloj-llojshme, shkon në Fundinë dhe ua kishte marrë dorën punëve bujqësore, zënë mend, bëhet zemërgjerë, vdes i kënaqur mbi tokën e vet ashtu si vdesin dragonjtë. Këto dhe shumë fjalë miradie kishin pohuar vëllezërit e tij vetëm pas vdekjes. Gjeneza e grindjeve të familjes nis nga koha e: ” (…) vdekzotit të shtëpisë, të jatit të shtatë bijve.” në luftën e Jemenit, ushtar i paguar i Turqisë, që të blente tokë për bijtë. Vdekja e të atit në atë mënyrë ndikoi që të bijtë mos ta përmendnin me dëshirë: “(…) nuk ishte gja e lumnueshme të vritej në ballë të betesë një malësor i lirë dhe – për ma tepër i krishtenë, tue luftue për Turkun në Jemen!”27 Kulmi i “marrëzisë” qe ky akt. Por, Nika mendoi ndryshe nga vëllezërit. Këtë bindje e përfitoi kur arrin t’i shijojë frytet e tokës që e punonte, andaj edhe di ta arsyetojë veprimin flijues të të atit: “(…) se toka e bukës qenka sendi ma i çmueshëm për njerinë! Edhe jeta do dhanë për një copë tokë.”28 Këto shtresa të sipërfaqes narrative paraqesin dilemën e jetës dhe dimensionin e qenësisë a ekzistencës, që është kompleks i hershëm i këtij universi akseologjik të personazhit në raporte me familjen e “anmiqsuem” mes vete nga rasti kur Kola merr lajmin e vdekjes së të atit, kështu që kur ai nis të zotërojë shtëpinë, punën e parë që bën është martesa e Nikës, por edhe atë e ndanë me pëlqimin e vëllezërve, qëllimisht për t’iu larguar sherreve e problemeve njëherë e përgjithmonë. Nika vendoset (internohet) në Gurra, një orë larg shtëpisë, në një kasolle në vendin e përbashkët të vëllezërve që e heqin qafës nga familja dhe ia lënë një pjesë të shtëpisë së përbashkët që në këtë mënyrë t’i shuajnë grindjet në familje e fis. Në fillim “ky, zot shtëpie i pavarun”, punoi punë të rënda dhe me vullnet e me forcë rinore, që më vonë hetohet edhe në shtimin e fëmijëve, kur Lena lindtte çdo vit nga një fëmijë. Lindjet e tilla përsëriten edhe kur ai jeton në Fundinë. Nika vonë pendohet se qe nxituar në atë çast, kur e kishte rrahur atë dhe kështu me kalimin e kohës pendohet rëndë, mallkon ditën kur kishte lindur. Me gruan shihen tri-katër herë në vit, ngaqë punon vazhdimisht, kështu që ara e tij qe më pjellore se ato të tjerat. Lena i mbron fëmijët, kur ata nuk punonin ashtu si duhej, me të shoqin flet urtë e butë: “ (…) ty të vijnë punët ma mire për dore!” Mes këtyre dilemave nis jetën e qetë me familje, jeton e punon i vetmuar, falë punës së suksesshme në Fundinë ai në fis bëhet sinonim i suksesit dhe fillojnë ta nderojnë bij e bija, gruaja, vëllezërit, fisi. Madje, mu për këtë e zonja e shtëpisë nuk e fsheh simpatinë, dashurinë, por edhe fillon të mburret me të, me pietet e kujton dhe ushqen mendime e fjalë të zgjedhura për njeriun e dashur të zemrës së saj që me krenari e quan: “ zot të plangut”, e zot të zemrës. Kur dashuria bashkëshortore përtëritet, shpirtkëqijtë përhapin fjalë se Nikën e viziton një grua (që merr hije legjendash) që ai gjoja e kishte rrëmbyer forcërisht dhe marrëzisht shuante rreshkun e tërbuar për femrat e huaja nga edhe pas këtij akti arrinte t’i zbuste edhe i shkonin pas. Por edhe thoshin se: “ ...nuk ashtë grue me mish e me gjak (...), por Zanë mali!”. (…) “ Nika ka ra në dorë të ndonjë Zane.”, që atij ia ka nxjerrë palcën e kurrizit me një gjilpërë fyell dhe po ajo dorë e lehtë e Zanës ia ka zëvendësuar palcën me një lëng të ëmbël të bimëve të bjeshkës. Shpifjet e kësaj natyre i kuptojnë edhe familjarët. Djemtë lëvizin gurë e drunj për të mësuar të vërtetën. Nika këtë e mohonte fuqishëm. Ç’është e vërteta Nikën e vizitonin komitë, udhëtarë të rastit, por jo Zanat. Djemtë e akuzojnë rëndë të atin. Lena kur e kupton të vërtetën fillon ta mbrojë, madje ndihet fajtore nga fakti se: “qenkam largue burrit tim, t’et të gjashtë fëmijëve të mij. Si? Ai gjallë nuk më ha!”Nga ky çast ajo nis ta vizitojë Nikën në Fundinë ku bindet vetë se ai ishte njeri i ndershëm, punëtor, gjahtar që u shet lëkurë kafshësh tregtarëve shkodranë. “Pas zbulimit të andjes për burrë, Lena dyzetvjeçare u lidh për burrë si lisna për gur e tokë.”29 Për dashurinë e prindërve fëmijët e xhelozojnë nënën, s’përtojnë ta quajnë të dale menç! Ata edhe të atin “plak” e fyejen. Pavarësisht nga këto bindje Nika është prind i ndërgjegjshëm e i kujdeshëm për familjen e vet. Djemve u blen tokë në Fundinë nga fisi i Arrasve. Nika është arqetip i njeriut të mirë e punëtor. Ai është viktimë e shpifjeve të shumta, zanafilla e të cilave fillon nga vëllezërit, djemtë, fisi dhe barinjtë trillues që nuk e duronin Nikën “bandil”, i cili qe bërë gaz i botës, sipas tyre. E vërteta ishte krejt ndryshe dhe këtë “fshehtësi” e kupton së pari Lena, e cila sheh se “Zoti i plangut” qe flijuar për familjen duke punuar ditë e natë, Ai ua kishte marrë dorën punëve të bujqësisë, zejeve të ndryshme, madje edhe lakonte hekurin. Nika, grindavec i dikurshëm, bëhet njeri i përgjegjshëm dhe i rëndësishëm për familjen. Për këtë atmosferë të fryrë e të pështirë ai filimisht shqetësohet, por më vonë bashkëshortja e tij e kupton të vërtetën dhe kur fillon ta vizitojë, ajo ndjehet si e rilindur; fillon ta dashurojë më tepër se kurrë, ndjehet krenare që ka një burrë të tillë. Fryt i kësaj dashurie të përtërirë është shtatëzënia e vonë. Ai vdes duke punuar në Fundinë. Novela “Rrungaja në mars” trajton jetën e dy heronjve fatkeq, të njohur e të çmuar në mjedisin e vet: ata shquhen si luftëtarë të denjë. Duan një copë më të madhe të lirisë, duan t’i flakin doket patrialkale që ua nxinin jetën. Jera shqetësohet se femra e ndryrë brenda një shtëpie, që ajo e quan shpellë, jeton si është më keq. Zërin e saj nuk e dëgjon askush dhe injorohet. Doket e akullta me borë bjeshke mundohet ta thyejë fillimisht në shtëpi, pastaj merr guximin që këtë ta bëjë edhe në log burrash. I ati me shpirt të venitur i gëzohet vajzës, sepse që ia zëvendësonte mallin për një djalë që Zoti nuk ia gëzoi prehrin. Veprimet e Jerës nuk u pëlqenin malësorëve, andaj mu për këtë çështje e këtë ide, novela merr sipërfaqe të universit aksiologjik të personazhit që futet në embrionin e problemeve patriarkale të malësisë. Jera në kuptimin ideor, psikologjik, sociologjik, antropologjik do ta thyejë botën mesjetare në atë vis. Në këtë mënyrë kërkon liri më të madhe edhe për gjininë femërore, jetë më të mirë për malësoret. Megjithkëtë, barrë të rëndë mban mbi shpatullat e brishta që në krah të djathtë ka intelektualin e ri: Dakun, bashkënxënës në qytet që mundohen t’i hapin sytë vetë, në Malësi. Të rinjtë e kanë vështirë t’iu largohen dokeve e rregullave absurde, mesjetare. Novela “Rrungaja...” e Martin Camajt, sipas sipërfaqes së diskursit, ka një gërshetim idesh që e lidhin me veprat e tjera që ndryshe quhen metatekst. Në fabulat e tyre ngritet problemi i njëjtë, por niveli i tyre pasqyron këndin e ndjenjave vetjake e të çiltër të filizave të rinj që rriten mes lisave të ashpër e shkëmbinjve me myshqe, me ulurimë ujqish por që edukohen e arsimohen në qytet. Idetë e tilla të ndeshura a të gërshëtuara në këtë mënyrë shpeshherë janë një sprovë e madhe kundërshtuese për gjendjen kaotike izoluese të banorëve nga mungesa e rrugëve dhe largësia me qytetin, motin e lig që është i barabartë me të jetuarit në mesjetë a në gjendje të jashtëzakonshme a të luftës që e kishin rrethuar shpesh malësorin tonë. Dhe jo rastësisht s’ndodh rrokullisja e Dokut me ortekun e borës në shoqëri me ujq. Këto personazhe marrin përmasën e arqetipit të kreshnikëve. Fundi i tij e i ujqve është një lojë tragjike që jo rastësisht shoqërohet me ta. Miqësi me ujq e egërsira kanë pasur vetëm kreshnikët. Emocionet e Jerës e të Dakut janë të sinqerta dhe ndjejnë simpati për njëri-tjetrin, mirëpo veprimi i tyre ka një si shtytje herë të vrullshme e herë tejet inerte nga të dy palët. Djaloshi shpeshherë mundohet ta bëjë për vete vashën, por në rastet e fundit heq dorë nga aventurat e tilla, ngaqë edhe vetë e kuptoi, se s’duhej të nxitonte, sepse ende ishin të rinj. Në disa çaste ai shtytet nga gjaknxehtësia. Duket se rrebe e denjë të djaloshit brutal. Por ka raste kur është gjakftohtë dhe i përmbajtur, këtë bujari ia imponon bukuria e mençuria e vashës e re. Vasha e kupton krejt ndryshe botën e tij. Liria e tepruar e vashës në Malësi e vë në dilemë djaloshin, i cili trembet se bredhjet e saj vetëm nëpër mal mund të marrin fund duke u rrëmbyer forcërisht nga ndonjë njeri, pa pyetur fare për moshën e saj, ngaqë në Përtejqafë mungonin femrat, prandaj ai në mënyrë të posaçme vashën e ruan e kujdeset, por në fund ai nuk e gëzon atë. Në fund ajo do të vuajë shumë pas zhdukjes së tij, nga orteku i borës. Novela është shkruar në formën e poetikës reale. Idetë e ngritura në këtë tekst letrar kanë stil emocionues që pasqyrojnë vetëdijen e banorëve të zhytur në doke, andaj jo rastësisht diskursi i quan njerëz të pashtëpi, turra plangjesh, pa dhoma në hapësirë, që ndezin zjarr flakadanë sa për t’u ngrohur njëzet veta. Ideja e autorit në novelë është të bëjë përhapjen iluministe që do të nxjerrë nga jeta mesjetare ata banorë që banojnë si në një kontinent të harruar dhe me ligje shumë të lashta. Protagonistët janë përfaqësues tipikë që flijohen për të qenmen njerëzore; janë arqetip të qëndresës, arqetip të dashurisë platonike, që në fund dashuria e ndaluar u hakmerret të dyve. Në fund, ajo i rri “besnike” djaloshit, s’martohet pas vdekjes ë tij. Shpirti i Lushit ka urrejtje për katundin Buzëlumë, sepse ai kishte bindje se ai katund u bë shkaktar që i biri vdes, gjoja për të shkuar te ajo. Jerën e mundon kompleksi se përse nuk i flisnin banorët e Përtejqafës. Lot nuk nxjerr edhe kur i vdesin familjarët, meqë lot të tillë s’kishte nxjerrë kur i kishte vdekur i dashuri. Ajo vdes e moshuar. Poetika e kësaj novele ndërtohet nga një paradoks: heronjtë e arsimuar bien pre e banorëve të cilët i urrenin, sepse ata nuk dinin të përkuleshin para stuhive të dokeve, ishin “mish i egër” në trupin e tyre. Ajo ishte vashë me shumë motra që sapo nis të arsimohet në qytet fillon e i përbuz paragrafët e ngurtë të një sistemi robërues dokënor, andaj edhe si e re dashurohet për t’iu kundërvënë dokeve. Jeta e tyre ishte tepër e rëndë, gjë që ai parandjenë se vendi malor do t’ ia hajë kokën. Kjo ide, sa fatale e tragjike, është kryefabulë. Kjo ide mbetet të shqyrtohet në ishte jeta proces natyror a sprovë e kohës, jetë e hapësirës së njerëzve me botëkuptime të ndryshme. Ngrehina e tillë letrare nis nga jehona e fuqishme e një diskursi me timbër të veçantë, që shkel në tabanin e traditës së përrallave tona të lidhura me malësorin e ujqit. Novela duket se ka brumin e një legjende që përfundon me faYrjet Berisha 82 talitetin e dashurisë platonike. Bota e të rinjve fundoset ende pa filluar. Aty marrin fund emocionet dhe aty hapen plagët e pashërueshme. Veç këtyre karakteristikave ideore, novela merr pamjen e legjendave me ujq, që janë sinonim i miqësisë së kreshnikëve të lashtë. Ujqit në këtë rast simbolizojnë forcën dhe ngriten kundër pabesisë, lajkave, dredhive. Fundi tragjik në novelë (është sipas poetikës tipike strukturaliste) kur i shkaktohet nga një fuqi e madhe e natyrës që duket se del nga mesi i tokës e i ngjet shkundullimës së kuçedrës nëntokësore që me një të lëvizur zhduk kundërshtarin e vet: Dakun që është një arqetip i Dragoit dhe i mallkuar nga të tjerët, sepse guxoi e theu traditën, nëpërkëmbi doket; foli haptas për gjëra që ata nuk i kuptonin, u mbante ligjërata për mënyrën e jetesës, sjelljet njerëzore etj. Proza poetike “Dranja”, parë nga trajta e të shkruarit është në formën e tregimeve të shkurtëra, që ka ngjashmëri me lirikën. Kjo prozë poetike ndahet në tri pjesë nëntituj. Në vepër shfaqet madrigali klasik që origjinën e ka te vargjet pastorale klasike italiane. Subejkti i saj është ky: kostarët e gjejnë një breshkë, mbi shpinën e së cilës shëmbllen se është mbështjellë një gjarpër, por ajo në fakt është rrashta e breshkës. Njëri nga kostarët breshkën e pagëzon Drane, nga emri Drandafile, që shkurtimisht e quajnë Dran: e - ja. Breshka sipas mitologjisë popullore ka nam të keq dhe quhet pula e dreqit, me shtrigën e kaluar mbi shpinë. Nami i keq i vishet nga koha kur asaj i troket një mik në shtëpi, heq vorbën e mishit nga zjarri për të mos ia hëngër ai. Mirëpo, kur natën e kap uria, mishin e hanë vetëm dhe Perëndia atë çast e ndëshkon duke ia ngjitur vegshin në shpinë. Në mëngjes turpërohet dhe kështu sa herë e sheh dikë të huaj, e turpëruar fsheh kokën nën rrashtë. Ajo akuzohet se është parazite që njeh dy stinë: dimrin e verën. Për këtë vepër letrare mendohet se ka përmbajtje dokumentare. Autori e ka shkruar duke futur në përdorim simbolet dhe mëton ta paraqesë botën e vet, vështërsitë, tragjikën e Dranjes që bredh në fushë, vërri, male, brigje, gjatë dimrit hyn nën tokë. Breshka përjeton shtatzëni pas përpjekjes së shtatit me Blerimin, por të njëjtën ndjenjë e përjeton kur në qafë i mërdhezet lëkura, që i duket si therje blete, që ia bën breshkani. Ajo i lakmon njerëzit e dhitë që me dhëmbë të mprehtë përpinin fletët e lisave. Dranja konsderohej kozmopolite, sepse kupa e rrashtës së saj i ngjan gjysmës se rruzullit të tokës me ngjyra e raca të ndryshme. Rruzulli në thelb ka zemrën e një breshke. Në rrugëtimin e vet Dranja mbërrin në tempullin e Afërditës, aty ku arkeologu kryen gërmime e zbulime, që dijetari e krahason si lterin e flijes, ku dëshmon se ajo është dhease, jo endacake (lexo autoktone). Autori e quan frymor, që parim jetësor ka shqisat e përgjysmuara mes ndiemit, ecën duke prekur, lind pa dhembje. Aftësia e saj është të mos krijojë kufij me askënd, s’ankohet për dhimbjet e vogla, s’grindet me moshatarët kryethinjur, s’shkon me dikë në dasmë a mort etj. Breshka e popullata e saj nuk i bie në sy askujt. Për ato s’shkruan shtypi, as s’jepen lajme, tregtohen. I shoqi i saj ishte breshkani që lakmon shoqërinë e femrave të tjera, por ajo i ndal hovin, etj. Dranja është e lirë në verë, kurse në dimër gjen strehim nën tokë. Në pranverë del nga nëntoka. Dimrin e kalon në tokën e terur në gjirin e Drinit, nën rrëzat e shkëmbit. Ajo kishte provuar të hynte në kopshtin zoologjik, por “nuk e kaloi provimin”. Kurse motra e saj aty bën jetë komode: “Sa zgjohet prej gjumit në pranverë, e pret fleta e sallatës së njomë, rritë nën qelq, dhe pi ujë në pjatë.”30 Kurse breshka fqinje greke është e përkëdhelura e botës, ajo shihet me sy të mirë kurse injorohet Dranja shqiptare. Arti i ligjërimit aludon në gjendjen tragjike të popullit tonë. Ajo ruhet të mos bjerë në shpinë se kështu i kërcënohet mbytja e zhdukja. Kur lind është e lodhur, ecën “fare e shtypur përdhè”, kështu i vjen fundi pa qenë e zonja për të gërryer cipën e dheut në mënyrë që t’ia hapë varrin vetes. Dikur jeta e saj vazhdon e ekspozuar në asht, nga tregtarët e ndryshëm në Alpe e gjetiu. Disa autorë të lashtë s’lënë pa shkruar për të. Homeri shkruan në mënyrë hiperbolike, se: fara e saj rrjedh nga përbindësh katallajë që kanë trajtën e saj. Në kohën e re ajo del ashtu si e përshkruajnë tërë librat. Por edhe ruhet në dhomë nga zoti i saj që kujdeset për atë. Autori në këtë prozë poetike përdor mjetet artistike si: ironinë, alegorinë, sarkazmin, hiperbolizmin etj., që i japin formë të pëlqyer “Dranjës” së shkruar në formën klasike të madrigalit, por ky tekst është i shkruar jo në poezi, por në prozë. Autori me qëllim të caktuar e tejet të tejdukshëm parodizon breshkën Dranjë që s’është thjesht breshkë, por është njeriu ynë, e teksti i tipit dokumentar. Ideja e tij është përdorimi e fuqia e simboleve, figurave, metaforave, metonimisë të pasqyrojë kaosin në të cilin gjinden banorët e shtypur e të shfrytëzuar deri në palcë të kurrizit. Vetëm në këtë mënyrë mund të lexohet e interpretohet teksti letrar i kësaj proze poetike, që autori e ka shkruar duke patur kujdes në zgjedhjen e fjalëve. Teksti i “Dranjës” ka raste kur i ngjanë poetikës së tregimeve të shkurtra të H. L. Borhesit, shkrimtarit realmagjik nga Amerika Latine. Shikuar në pikëpamje të mënyrës së poetikës, autori ironizon sistemin e korruptuar të një shoqërie absurde. Mbase do të ishte jo e drejtë të heshtnim për të gjitha këto ide të hedhura në letër nga shkrimtari Martin Camaj, që u mundua të konceptojë universin e ideve, sipas parametrave të tij që ishte çështje tejet e ndieshme. Ai ka një pasqyrë të qartë për kohën e hapësirën që trajton ashtu si ia merr mendja atij që s’dëgjon për imponime e detyrime. Tekstet e servuara të zyrtarëve partiakë fare nuk i përfill. Ai i shkroi veprat e veta mbështetur në logjikën e kulturën e tij, të dalë sipas idesë së tij, që qëllimisht i neglizhon burimet “zyrtare” dhe u jep frymë teksteve të tij që kanë logjikë të fshehur brenda mendjes së thjeshtë të njerëzve të rëndomtë që nuk përfillin politikën e ditës, intrigat e ardhuara nga qyteti, etj. Veprat e këtij autori portretizojnë të gjitha format e mundshme të disidencës që janë të lidhura me problemet njerëzore, historike, etnografike, biologjike, psikologjike, etnografike etj., që i paraqet figurshëm në kompozicionin artistik idetë e të cilave edhe janë të afërta me nivelin estetik.
I. Tematika
http://libratonline.blogspot.com/

Hyrje
Veprat letrare e shkrimtarit Martin Camajt gjatë disa dhjetëvjetësheve kanë qenë të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë sonë, sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg atdheut. Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare. Përkundër këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare edhe pse e shkruar dhe e botuar jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në shkollat e mëvonshme letrare. Mendimi kritik letrar për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar (natyrisht më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar në revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së letërsisë. Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë. Kështu këtë autor Tirana e mohoi sikur të mos ishte i gjallë! Në qarqet letrare të Prishtinës qe poet i dashur meqë botoi dy vëllime me poezi më 1953 dhe më 1954. Madje edhe vetë Camaj këto bashkëpunim me Prishtinën do t’i pohojë në një letër private-zyrtare që ia shkruan një bashkëpunëtori të revistës “Shejza”: “Mbasi Shejzat dalin 64 faqesh po e botojmë krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet i nisun për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej Yrjet Berisha shum kuj dhe nji
profesor më shkruen se kësi aktiviteti lypin prej nesh. Kam dërgue vetëm tri copë, por duket se janë tue shëtitë dorë në dorë si zakonisht çdo vepër interesante”1 Në mesin e shkrimtarëve të shpallur të padëshirueshëm është edhe Martin Camaj, i cili nuk u kursye nga “kujdesi” i censurës diktatoriale në Shqipëri. Shkrimtarët në atdhe mbase heshtnin me arsye, sepse në të kundërtën merrnin dënime drakonike! Këso ndëshkime merrnin njëjtë edhe ata në Prishtinë. Historia e letërsisë, kritika letrare edhe teoria e letërsisë janë ato disiplina filologjike që drejtpërsëdrejti merren me interpretimin e krijmtarisë letrare, për të cilën gjë qysh herët kanë konkluduar se vepra letrare, sado qoftë e krijuar në kushte specifike, ajo ka lexuesit e vet. Veprat e tilla kanë jetë më të gjatë, kanë jehonë të përhershme, kanë ndikimin e vet në letërsi. Kanë gjuhën e stilin e vet specifik. Andaj, mu për këtë arsye, historianët, kritkët, teorikët dhe estetët e letërsisë, do të orientohen vetë për t’i studiuar hollësisht këto vepra. Jo pse i detyron dikush, por thesht për këtë i cyt arti i veprave të këtij autori, është provokues edhe për lexuesin heterogjen e atë të rëndomtë. Vepra e tillë është me interes edhe për disiplinat e filozofisë, sociologjisë, antroplogjisë, drejtësisë, psikologjisë, etnografisë, historinë, politikën etj. Veprat letrare të Martin Camajt s’janë të pakta, as në gjini të poezisë, as në gjini të prozës, as në gjini të dramës. S’janë të pakta as edhe si vëllim e cilësi. Veprat e këtij autori sjellin përvojën hulumtuese, mbështetur në mitet e letërsisë popullore shqiptare, por edhe në shkollat e poetikës perëndimore që ndikuan drejtpërsëdrejti në kulturën, artin, 1 Letra e M. Camajt, dërguar Mustafa Krujës, në ShBA, më 27. X. 1957. PROZA E CAMAJT filozofinë, botëkuptimin europjan perëndimor që autori i thithi gjatë edukimit të tij të vazhdueshëm universitar në Beograd e Romë. Veprat në prozë të Martin Camajt janë shkruar duke u bazuar në shtresa të artit, të zbërthyera në mënyrë të logjikshme që lexuesin nuk e dëshpërojnë. Përkundrazi ai do të mrekullohet gjatë leximit të tyre. Arti i këtyre veprave nuk vë në gjumë receptuesin. Këto tekste letrare janë shkruar me ndjenjën e stërhollimit e të peshimit të fjalës. Janë të shkruara me durim meditues dhe zbërthejnë dukuri e fenomene të lidhura me etnikumin e etosin tonë. Mbështetur në këto parime estetike, ky autor orientohet të japë bukur e me nuanca të shumta artistke strukturën e prozave të veta. Nisur nga këto rregullsi të shkruara e të pashkruara nga teorikët e letërsisë, Camaj artin e tektesve letrare e vë në binarë të fortë, ku nuk e lë anash, të themi figurshëm, kompleksin e trenit të kompletuar, me lokomotivë, duke ia bashkangjitur edhe shumë elemente të tjera të nevojshme, ashtu siç pohojnë kritikët e estetët e letërsisë, të cilët kështu mbrojnë tezën e gjykimit kritik në tejkalimin e temave triviale, shpesh të përsëritur në art. Arti ka qenë e do të mbetet i tillë që të mbështetet në linjat thelbësore të botës së paprekur, nga e cila edhe krijohen vepra me vlera artistike e estetike . Shkrimtari pasqyron skajshmëritë e jetës intime, situata absurde, legjenda, jetën e pështirë që është shumë afër së vërtetës e fantastikës dhe që ka elemente të fuqishme me strukturë kompozicionale si çdo vepër arti. Martin Camaj nuk u instrumentalizua, por me alagori e mjete artistike e estetike shkroi veprat e tij që do të jenë fort të lexueshme dhe s’do të kenë bagazhin e hipotekën e -izmave diktaturiale. Ky autor, deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, praktikisht qe shkrimtar i panjohur për qarqet letrare në Tiranë. U desh të vijë sistemi pluralist në Shqipëri dhe ky autor të botohet pjesërisht.2 Idetë e veprave të Camajt do të kenë ndikim në formimin e një mendimi konkret dhe me shumë rëndësi për artin tonë. Ambienti i Shqipërisë Veriore do të mbetet monument i paharruar në kujtesën e lexuesit. Malësia e Mbishkodrës, e pasqyruar nga ky autor, është e paprekur. Është e thjeshtë dhe e lashtë. Relievi i saj është karakteristik. Ambienti i tillë s’ka ilustrime të tejdukshme. Njerëzit aty janë të ashpër, natyrisht, kur duhet. Natyra e kësaj hapësire është e pashkelur. Mbizotëron gjelbërimi, shkëmbinjtë, qielli i kaltër, uji i pastër, kullotat e pashkelura etj. Proza e Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë, ata jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos thënë të injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e këtyre njerëzve është me interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet miteve e legjendave të lashta ilire e shqiptare. Brenda kësaj hapësire paraqitet fantazia, etnosi, etosi, kultura, arti i gjeografisë tipike ilire. Bota është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë prekur në artet tona të deritashme. Teksti i këtyre veprave sikur bëhet edhe më i plotë kur të kihet parasysh tematika e kësaj proze që lakuriqon edhe hijen më të vogël të grimit e të lustrimit të mërzitshëm e të trishtueshëm të atyre faktorëve që quhen personazhe e që dalin ashtu si janë: pa rrobën e lustruar të pushtetit, që jetojnë jetën e tyre në Malësi, ku s’ka ligje e pushtet, është trevë specifike, mbretëron qetësia, ajri është i pastër, burimi i ujit i kulluar, banorët kanë mendje të kthjellët, etj. Malësia e Mbishkodrës për shkrimtarët tanë prore ka qenë dhe ka mbetur Parnas i artit për shkollën letrare të Shkodrës, trasuar që nga fillimshekulli i njëzet që historia e kritika jonë letrare e njeh si letërsi moderne, ashtu sikundër e ka definuar Prof. dr. E. Çabej. 3 Fshehtësitë e kësaj treve janë emblematike dhe të pashkelura, të pazbuluara dhe mjaft karakteristike për Shqipërinë ilire dhe që mu për këtë arsye jo një herë qe pre e pushtuesve të huaj. Por, kjo trevë ka pasur edhe vende ku nuk ka shkelur kurrë këmba e armikut. Nëpër ato shtigje kalojnë udhëtarët e rastit. Ecin tregtarët. Trup e tërthor marrin rrugën e pakalueshme luftëtarë e ushtarë të ndryshëm. Aty kalojnë njërëz të mirë e të këqij. Kjo hapësirë e paprekur gjeografike e mitike është objekt frymëzimi për veprat letrare të Martin Camajt. Ky vend është më se origjinal, për t’u shfaqur ndjenja e gëzimit dhe e hidhërimit. Malësorët e Camajt kanë forcë të madhe për ta kaluar e përbuzur të keqen. Ata dinë të gjejnë formulën e qëllueshme për t’i bërë ballë çfarëdo rreziku që u vjen nga jashtë. Kështu, në këto vepra autori këtë lëndë e shtron me nota dramatike e në mënyrë të qetë, varësisht nga momenti a nga gjendja psikologjike, filozofike, sociale etj., dhe kështu këto krijime marrin strukturë të pëlqyeshme fiktive. * * * Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”4 Nga ky fragment lexuesi do të kuptojë qëndrimin kundërshtues ndaj nomenklaturës së sistemit socialist që autori e thotë me ton ironik e alegorik. Narratori i romanit “Djella”, hulumton format e veçanta të rrëfimit, kërkon nektarin e artit. Është këmbëngulës në gjetjen e shprehjeve tejet origjinale për të thumbuar e shqiptuar paradokset çmendurake të kohës së sundimit. Ngrehina e romanit është me përmasa të shumta. Narracioni intim i shqiptuar në vetën e parë të bën për vete. Poetika e këtij romani shkrihet në shtresa të ndryshme strukturore që i përkasin arealit të fjalëve të urta dhe si të tilla edhe përhapin idenë e të shqiptuarit pa lajka që herë pas here dinë të dalin me rrëfime parabollike a me rrotlla. Pikërisht këtë çështje e zë ngojë edhe studiuesi e poeti Arshi Pipa, kur shkruan: “ ‘Djella’, asht nji pjesë e episodeve narrative, e përcjellë me vjersha të cilat shpërfytyrojnë narracionin përmes lirizmit.”.5 Ndërkaq, këtë çështje e ka interpretuar edhe shkrimtari Ernest Koliqi, ku mes tjerash shkruan: “Vargjet janë si ushtima e âmbelsueme e ngjarjeve disi të zymta qi përmbâjnë t’endëmen e tregimit.”6 Kur lexohet romani “Djella“, duket se ai është ndërtuar përmes një gërshetimi të qëllimshëm. Romani herë pas here i nënshtrohet strukturës narrative. Shqiptimi i tillë strukturor narrativ e lirik vë në spikamë vuajtjet e Bardhit, me profesion mësues e me vokacion poeti, që pas një hamendjeje të madhe rrëfen shlirshëm tronditjet e veta shpirtërore në një moshë gati senile. Arti i romanit shpalon dilemën estetike, shqiptuar me diskurs të fshehtë, diskurs ironik, alegorik, surrealist etj., që si shkrim artistik është sprovë praktike e artit romanësor me prirje eksperimenti në poetikën e prozës, me fabulë parabollike të ngjeshur me shtresa mozaiqesh, por edhe me rrënjë legjendash, histori, nyje kanunore etj. Gjendja lemeritëse që e kaplon shoqërinë në atë mjedis zbulon huqet, gabimet dhe joseriozitetin e një sistemi që ka humbur rrugën në fushë, pak nga shtytja, frika, amullia, humbja e besimit në vetvete, pesimizmi, kërcënimet, komplekset e nënçmimit, mospuna, terrori i përditshëm mizor, tensioni i vazhdueshëm, burgosjet e shumta... Vështruar nga konteksti estetik, ky roman vë në sprovë lexuesin. Poetika e larmishme është dëshmi e mirë për t’u bindur lexuesi se arti mund të shkruhet në gjini dhe forma të ndryshme, ashtu siç ka shkruar edhe Xh. Xhojsi në romanin “Ulisi”. Kjo formë e të shkruarit është hap i guximshëm i autorit, që dëshmoi përpjekjet dhe hulumtimet e tij ku poetika e romanit duket se u afrohet formalistëve, por edhe pak më tepër artit eksperimentues europjan. “Djella”, botuar më 1958, në letrat tona solli risi, theu kornizat klasike në shkrimin e romanit. Autori këtë sprovë estetike e bën në dekadën e pestë të shekullit njëzet, kur letërsisë sonë i mungonte edhe romani më i rëndomtë dhe me poetikë të mërzitshme të metodës socrealiste ruse. Romani “Djella”, ka një kompozicion të veçantë. Rrëfimi i shqiptuar në vetën e parë vrojton shqetësimet e një intelektuali, një artisti e njeriu të thjeshtë, që gjatë të jetuarit në një ambient jostabil ndihet i humbur e i harruar, për të cilin askush nuk e çan kokën, për hallet e tij. Arti i ligjërimit prek pahetushëm problemet shoqërore, pa shkelur në shtresa monotonike të historisë. Shkrimtari Martin Camaj ia arriti që personazhet e veta t’i japë me identitet të posaçëm dhe pati sukses t’i ngjallë në veprat e tij në prozë. Çështjen problematike të historisë sonë nuk e trajtoi me monotoni e me kakofoni a si të glorifikuar, përkundrazi, arti i veprave të tij shqiptoi mjetet artistike me ton alegorik, ironi, fjalë, të rrëfyerit me rrotulla, me gjykim të hollë e kritik. Arti i tij shfaqet pa emocione. Personazhet e kësaj proze, në qeliza e damarë kanë vello fshetësie që jetojnë në një kohë e hapësirë të njohur, të panjohur. Rrëfimi e trillimi artistik shfaqet me prizmin e ireales. Herë-herë me natyrën reale që merr shtresat e artit fantastik, të absurdit, pa harruar edhe mrizin e legjendave e mitet tona të njohura nga letërsia popullore. Bazuar në mënyrën e tillë të ndërtimit të kësaj proze, lexuesi ynë e ka të pamundshme ta saktësojë kohën dhe vendndodhjen e tekstit letrar ose, siç do të thoshte Aristoteli, kohën e hapësirën e veprës letrare. Ngjarjet në roman shëtisin shlirshëm nëpër shekuj, mu sipas ëndrrave e zhgjëndrrave të personazheve, që dinë të befasojnë këndshëm receptorin. Mënyra e rrëfimit në tekstin letrar bëhet nga pozicione të ndryshme dhe, si e tillë është produkt i të menduarit dhe i materialit të punuar hollësisht nga diskursi. Konstruktimi i këtillë në disa raste duket se s’është gjithaq bindës, por kur shihet larëmia e strukturës dhe bota e psikologjia e personazheve në këtë vepër, atëherë s’kemi se si të mos konstatojmë se s’mbesin çështje individuale as veçanti të figurave të prozës së M. Camajt që përmbushin portretin kompleks të fatit njerëzor në raporte shoqërore që ishin tejet të acarueshme, në ato rrethana të krijuara nga thjerrëzat përbërëse, siç janë problemet e shumëfishta të ngritura në skeletin e ngrehinës së romanit. Këto karakteristika determinante filologjike mundësojnë, por edhe diktojnë shtytjen e mëtejshme të prosedeut romanësor, që konsiderojmë se shkrimtari është prozatori më intelektual, më i formuar shkencërisht që jetoi e krijoi, i izoluar nga vendlindja, në diasporën shqiptare në Europë. Struktura e novelës ”Pishtarët e natës”, që nga fillimi e deri në mbarim pasqyron botën rurale me ambient tipik të Alpeve shqiptare të Veriut. Në plan të parë del jeta e një fshatari dhe familja e fisi i tij. Fabula e novelës paraqet nuancat reflektuese të dokeve të hershme që kanë pasur “jetë” në trevat tona dhe këto shtresa jepen ashtu si njihen e si nuk njihen. Në këtë prozë, me rreth nëntëdhjetë faqe, përqendrohen elementet e artit estetik e artistik, mjaft fuksional të një bote e një shoqërie, që duket sikur ka humbur fijet e lëmshit të quajtur ndryshe jetë normale e një njeriu a e një familjeje. Niveli kompozicional del i ngjyrosur dhe i patrajtuar gjithaq në letrat tona. Bazuar në këto çështje komplekse që i shtron autori, ato janë krijme artistike a vëllim i gjurmëve të vendosura nga e kaluara jonë e hershme. Ky shenjëzim modelues nis nga dukuria e urrejtjes, për të përfunduar si material i shoqërisë, i nderit, i njerëzores, etj. Urrejtja është dobësi e gjakut të fisit tonë. Ndërsa dashuria, puna, mikpritja, besa etj., shkelin në arealin e legjendave e të miteve që hyjnë në binarët e mbitekstit, siç janë mbitekstet që identifikohen si zana e dragonj, karaktere këto dalluese të qenieve mbinjerëzore, karateristikë për mitologjinë ilire - shqiptare. Proza e gjatë është shtruar me nëntekst përrallash e legjendash tona, që pahetueshëm depërtojnë në tekstin që është strukturim i shtresave rrëfyese, a një si amalgam mes visareve popullore me prozën artistike, si tekst i poetikës tradicionale, por edhe si strukturim i tekstit që është model i prozës moderne i vendosur në një sipërfaqe të diskursit7 vital. Autori në këtë prozë letrare, që shquhet si ngrehinë e tij verbale, kujdes të posaçëm i kushtoi korpusit kompozicional që vë në fokus dilemat, problemet, kundërshtimet fisnore, familjare etj., që dalin nëpër faqet e novelës “Pishtaret e natës”, me elemente artistike, duke i dhënë forcë tematikës me shtresa të dukshme fantastike që, si rëndom, në këtë poetikë moderne europjane arti nis nga diskursi i konsumar përmasash zmadhuese, jehona e thashethemeve, rreth pranisë së zanave ose, siç i quan Nika: Te Lumet. Kështu, trajtimi i një teme të tillë, sa misterioze aq specifike e të paprekshme më herët nga letrarët tanë, cyt lexuesin të mendojë për lashtësinë, krenarinë, njerëzoren, jetën, bëmat, artin, filozofinë, gjeografinë, historinë, gjeneologjinë e trashëguar nga të parët tanë. Tipi i novelës trajton një sërë problemesh që marrin karakter simbolik. Struktura e saj përcakton temën e shkapërderdhshme të një njeriu fatkeq e të familjes së tij, në një kohë kur vështirë jetohej pa tokën e bukës. Tregimi i gjatë “Gjon Gazulli” është prozë artistike me elemente autobiografike të Gjon Gazullit, emër i çmuar i shkencës, humanist i njohur me origjinë shqiptare, që jetoi në shekullin XV. Ai ishte i biri i një bariu nga Arbëria, i cili falë arsimimit dhe aftësisë së tij mendore bëhet njeri i shquar në Padovë. Këtë novelë me shtresa të shumta narrative e përshkon pesha e rëndë e zhgënjimit të vuajtjes, tensioni i vazhdueshëm i polemikës me njeriun që s’ka emër, me njeriun hije, me njeriun e panjohur, pastaj shpërfaqet, bredhja a vrapi i tij i përhershëm pas gruas së panjohur që ia rrëmben zemrën në pleqëri. Novela “Gjon Gazulli” trajton temë klasike nga shekulli XV, që pasqyron botën e jetën autentike të rendit të atëhershëm shoqëror. Proza mëton të aktualizojë katrahurën, gati të harruar të njerëzve tanë që u detyruan të iknin nga dhuna e barbarëve të Lindjes që qenë ngritur si lugetër, për t’i gllabëruar trevat e shumta shqiptare e europjane. “Gjon Gazulli” në shumë faqe vë në spikamë probleme njerëzore, fenomene trilluese a fantastike, brengë, fatkeqësi, tragjedi, gëzim, mall, mjedise shoqërore e klasore, raportet politike, statusin intelektual, social, etj. Tërë kjo tematikë, e shumë të tjera, ia arrijnë të eksperimentojnë me artin. Arti në përgjithësi (pa përjashtuar edhe artin e Martin Camajt) mëton të kopjojë shtresat e njohura e të panjohura të jetës lakuriqe të përvojës së gjatë të një populli me etni, të hershme të trashëguar përmes gjakut, gjuhës, kulturës, artit, dokeve etj. Novela “Rrungaja në mars” është tekst mjaft i gjatë letrar i këtij autori, që lexuesi s’ka se si të mos e shquajë, se shtresat e saja strukturore mbajnë shenja të njohura autobiografike. Fabula nis në një vis fushor dhe mbaron në viset alpike të Përteqafës. Në këtë hapësirë gjeoetnike ka hedhur rrënjë absurdi, ku rron feudalizmi dhe mesjeta. Tematika e tillë vë në sprovë elementet e shumta artistike që i gjejmë të pranishme në tërë tekstin letrar të përfshira gjatë një periudhe disavjeçare, ku me ngjyrë vizaton problemet e hallet e dy të rinjve me shenja biografike. Krahas këtyre heronjve, del edhe ndonjë personazh i kësaj novele dhe kështu ngjallohet albumi portretizues i jetës së tyre të thjeshtë në kushte të jetës mesjetare. Autori ka kujdes në prezentimin e çasteve intime në mënyrë sublime. Hidhërimet e bëfta, që zënë fill me shkeljen e dokeve, i japin shteg prozës së këtij autori të zgjerojë tematikën me botën e veçantë të këtij ambienti epik e tragjik. Rrethi unazor kompozicional i kësaj novele është vendosur në një ambient malor që autori e njeh mirë se si merr frymë; aty ku rrinë të mirat dhe të këqijat e atij plangu trashëgues që janë të mbërthyera buzë shkëmbinjve, humnerave dhe ulërimës së ujqve. Kështu, nisur nga kjo pikëpamje, novela “Rrungaja në mars” ka një nivel kompozicional në formë mozaiqesh, që shpreh karakteristikat patriarkale malësore. Një art i tillë, kur zhvillohet merr vulë origjinale, me një shtrirje me përmasa të hapësirës tradicionale, duke vënë në sprovë vlerat dhe jovlerat e kohës dhe të hapësirës. Nisur nga grafikoni i modelit të kësaj novele, shtresat e saj ndërtohen me kodin e ligjërimit, me shenja të veçanta dhe shkojnë drejt përqendrimit të përgjithshëm evolues. Novelat “Pishtarët e natës” dhe “Rungaja në mars”, si për nga tematika skeletore, hapësira, përmasa, forma estetike, janë të përqendruara brenda shenjave, thuajse të ngjashme, edhe nga kompleksi i materies, ashtu që problemet e ngritura në këto faqe proze fare lehtë mund të përfshihen në një opus të përafërt, meqë fabula e tyre shtrihet në një periudhë të njëjtë kohore - fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit njëzet. Pikat e përbashkëta të këtij shqiptimi nuk i përkasin vetëm problemit kohë-hapësirë, por kjo pikë shënuese ka edhe personazhe që kanë psikologji, karakter, botëkuptim, veprim, etj., që përballen me shumë dilema. Këto novela (pa harruar edhe “Gjon Gazullin“), janë përcaktueset më të mira të determinateve të njohura e të panjohura të lidhura me nyja të ndryshme të fatumit historik, që janë pasqyrë e trashëgimisë sonë shumëshekullore që zbarkoi deri në ato anale që nxjerrin në pah identitetin e një populli, të një kulture e një arti që trajtojnë prozat e këtij autori. Kur lexohet teksti i këtyre tri novelave, që s’janë më të gjata se dyqind faqe libri, lexuesi mrekullohet me artin sublim por, në anën tjetër, tragjikja rëndon, peshon sa shkëmbinjtë veriakë, që këto tekste i rrinë afër prozës me formë nacionale verbale, të afërt me mitet e legjendat tona burimore . Novelat e botuara të Martin Camajt nuk janë marrë gjithaq në shqyrtim. Ernest Koliqi ka shkruar një studim titulluar: “Arti i Marin Camaj-t”, ku mes tjerash shkruan: “Pâmjet e ndryshme të jetës së vendit të vet dalin nepër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse. Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzuer. N’ato vigâj te rrzuem, ai kerkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dalë nga gurzimi i nji gjendje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshëme, ia thekë shpirtin. Ai s’do qi burri i Malsis të shikohet si specimen i nji rrace së lashtë, objekt kureshti për t’u vndue në nji muze. Nën leskrat xhixhlluese të një epiciteti anakronistik, syni vezhgues i tij kundron nji zemër të plasun rrudhat e shkaktueme nga uja, nga mundi keq i shpërblyem prej natyrës e njerzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve dampruese, nga ngushtësija e vendit.”8 Proza e Martin Camajt bën pjesë në atë tip arti që gjatë leximit zgjon kërshërinë e receptimit. Ky mendim s’vlen veç për veprat që i zumë ngojë, por edhe për romanet “Djella”, (1958), “Rrathë”, (1978), pastaj novela “Shkundullima”, (1981) dhe romani modern “Karpa”, (1987), tematika e të cilave është brenda kornizave të njohura të segmenteve a dimensioneve nacionale, konkrete, por edhe të përmasave fantastike, që qëmton mentalitetin tradicional që në përmasa të tilla shtrihet dhe merr karakter të përgjithshëm. Megjitatë, në mesin e kritikëve që e kanë studiuar krijimtarinë e Martin Camajt, pa dyshim interpretim më serioz i ka bërë A. Berisha, i cili botoi një studim që e shtron në mënyrë të përgjithshme, ku mes tjerash shkruan: ”(…) veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të përbashkëta, sidomos si struktura gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë, secila prej tyre paraqet një botë artistike e kuptimore të mëvetësishme dhe rrjedhimisht me këtë dhe mundësinë e ndikimit të veçantë estetik.”9 Përpjekje të tillë me shkrime kritike kanë bërë edhe: K. Petriti botoi një studim të gjatë për lirikën, Y. Çiraku disa motive karakteristike në poezinë. Studime të paharrueshme shkruan edhe E. Koliqi, A.Pipa etj., që si objekt shqyrtimi patën disa libra të veçantë të këtij autori, të cilët i botuan në periodikun letrar të Italisë e të Amerikës sa ishin gjallë. Kurse akademik S. Hamiti e prof. F. Dado, gjatë sprovave të tyre poetike, analitike e estetike e interprertojnë “Dranjën”. Romani ”Karpa” i Martin Camajt është më i arrirë në letrat tona, si në planin tematik, por edhe nga prania e shtresave artistike e estetike shtruar në këtë prozë të gjatë dhe shquhet si njëri ndër romanet më të mirë në korpusin e romaneve të letërsisë sonë bashkëkohore botuar në deceniet e fundit të shekullit njëzet. Romani në fjalë i përket metodës moderne të të shprehurit, e mbi të gjitha është ndërtuar sipas modelit të prozës artistike me kontura skeletore të përsosura të një vepre letrare. Poetika e saj ndërtohet duke u mbështetur në një tekst artistik që shtrihet kah ngrehina verbale e cila kalon nëpër faza të ndryshme të thurjes së tekstit artistik, ku me harmoni pasqyrohet tematika dhe arti i shqiptimit të romanit të ri. Camaj këtë roman e quan roman parabollë. Romani ”Karpa” s’ka temë të njëtrajtshme. (Kapitulli i parë dhe i fundit janë të lidhur mes vete. Lidhje të tillë kanë edhe dy kapitujt e mesëm.) Teksti i tij është i shtrirë në disa sekuenca të vogla që u hapin shtigje e motive të gërshetuara me fantastikë (tre-katër shekuj më vonë, pikërisht më 2338) dhe përmasës së rrëfimit retorspektivë (që është afër atij konkret). Teksti i këtij romani është ndërtuar në formën e skemës tabelare të traviatës në muzikë, i nisur nga një shteg orientues e i saktë se, ka nëntituj që secila njësi e tillë e fabulës paraqet motivet e lidhura nëpër dimensione e shtresa skeletore të romanit, ku në qendër vrojtimi vihet rruga sizifike e Vonit, këtij të riu që është viktimë e të tjerëve. Romani është një simfoni në vete i komponuar në formë metaforike, që nis me kronikën e një qyteze të shkruar me akribi për një kohë të së kaluarës dhe së ardhmes. Romani është një studim i hollë i gjenealogjisë konfliktuoze i vendosur në një mozaik të fabulës që mëton të ndriçojë pasqyrën e errët e të mjegullt të krimit në mendjen njerëzore. Sekuencat letrare të paraqitura në roman, si: intrigat, ndërskamcat, oreksi, përforcimi i karriges për pasuri dhe mbi të gjitha kriza e identitetit, etja për pushtet e famë që e detyroi oligarkinë të nisi lojën e përgjakshme të kamufluar si “revolucion i klikës sunduese”, që edhe shkaktojnë fatkeqësi të paparë e absurde brenda fisit me klasë të ndryshme. Fabula e këtij romani herë-herë del e ndërtuar me strukturë unazore, pa ikur nga elementi i fantastikës magjike, trashëguar nga përrallat e mitet tona. Kështu, në këtë rast del në skenë struktura paralele e dy fabulave që zhvillohen në kohë të ndryshme, por në të njëjtin vend e po me ato toponime që edhe ndërrohen nga çasti në çast. Fabula zhvillohet në një hapësirë të mbyllur që bazohet në funksionimin e shenjave intime, egoiste etj. Atëherë kur vihet në sprovë të romanit, fabula narrative zbeh intrigën e dashurisë e të krimit, që në roman janë inde kryesore të ekzistencës së fabulës, me një mori ngjarjesh të brendshme, që ndryshe cilësohen si motive të përshkrimit, të peizazhit të pashkelur në Karpë. Pastaj, këto motive degëzohen dhe paraqesin shumë episode në fabulë që lë përshtypje sikur ecën në një linjë me narratorin. Dhe kështu shfaqet modelimi i retradimit10 në prozë dhe mu për këtë romani duket sikur ndërtohet sipas “kërcimit të kalit”11 dhe në mëmyrë të pandërprerë arrin në cak. Autori zbulon paragjykimet, dhimbjet, fatëkeqësitë e një shoqërie, që janë tekste të shkruara me stile të ndryshme dhe kështu marrin funksion psikologjik. Teksti i tillë letrar del i fokusuar me elemente sociale, politike etj. Në këtë tematikë shfaqet edhe dimensioni i tejdukshëm artistik, si: alegoria, ironia, sarkazmi, që aludohet në një kohë të hershme (ngjarja në roman zhvillohet në vitin 2338) ku edhe bëhet lufta mes shmirjakëve dhe qytetarëve. Kështu, nga ky moment romani nis e merr një orientim a zhanër fantastik. Struktura e romanit u nënshtrohet rregullave të kërkimeve shkencore, ashtu si e kanë zbatuar M.Buklgakovin te romani: ”Mjeshtrit dhe Margarita”, dhe H.L Borhes në tregimet e tij brilante) që hulumtojnë në hapësirën tokësore e nëntokësore. Element tjetër i rëndësishëm i këtij romani është kronika a ditari i shkruar nga kronistë të ndryshëm, që shquhen nga stile a versione të dallueshme. Gjetjet e rralla ilire hyjnë në korpusin e gjërave me interes për historinë. Mes faqeve hetohet interesimi i mangët për gjenealogjinë tonë ku të futurit në labirinte s’është i rastësishëm. Krimbi përçarës ponon në tokë e mbi tokë, e keqja, gabimet, fatkeqësitë e ndryshme janë ushqim i urrejtjes e i kryengritjes. Tematika e romanit ”Karpa”, përfshin materialin tekstor që ndahet në dy kuadro e dy pjesë, brenda të cilave shfaqen edhe disa proza me tituj të ndryshëm. Romani në fjalë hyn në radhën e koncepteve të hapësirës e kohës, që studiuesit Shkreb – Stamaq, për këto nocione shkruajnë: “Konceptet e hapësirës dhe të kohës janë të barabartë (...) për ndërtimin e veprës letrare në prozë, kështu teoriku letrar rus Bahtin, propozoi nocionin kronotrop huazuar nga shkencat natyrore, që e zbatojë në teoritë e tij Ajnshtajni.”12Vëç kësaj në këto vepra karakteristikë është edhe kronotropi i ”qytezës së provincës”13 që lidhë me kronotopin e “prakut” për të vënë në veprim aksionin14 e romanit. Pikërisht poetika e këtij romani është e gatuar me tekst letrar që arrin hov a nismë për ndryshimin e imazhit të artit të letrave tona. Teksti i kësaj vepre ka vëllim të shtrirë në fantastikë e gjeografi; pozitë kjo jobindëse (por që mbetet në suaza fiktive), që paksa e zbeh fabulën e perspektivës, njësi e veçantë në situata të ndryshme. Bëhet modelimi i tragjedive që u ngjajnë atyre antike greke a shekspirjane. Ky tekst del si strukturim e me digresion rrëfyes të rikonstruktuar në formë postmoderne. Një pjesë e romanit mbështetet në tekstet e kronikës, shënime rasti, ngjarje të ndryshme. Romani lidh indet e segmentet e luhatshme, që fillojnë sipas lidhjeve personale, familjare, shoqërore, profesionale, doknore dhe kështu krijohet ngrehina e madhe e romanit ”Karpa”, që është roman i hapësirës, si tip i ri i romanit, që teorikët frëngë e kanë pagëzuar si roman i rrjedhshëm (roman fleuve). Romani sfidon historinë karpase duke ia hequr maskën asaj bote me shtresa të fshehta të strukturës që nisin nga një fabulë me model e strukturë unazore dhe kështu sendërton të rrëfyerit e romanit të logjikshëm. Shkrimi i tillë paraqet këmbëngultësinë e autorit. Paraqet emocione që marrin funksione ekspresive dhe kështu njohuritë e tij marrin ton gnosologjik, ku romani bëhet tërheqës për lexuesit. Në këtë tekst letrar janë të dukshme shenjat e zvetënimit, sociale, etike, morale, etj., që spikaten me alegori e rrëfim komentues. Arti sjell mendime të stërholluara, ku jepet ndriçimi i ndjenjave, por në disa raste fshihen ose i nënshtrohen një rrëfimi sqarues etj. Dy novelat e shkurtra ”Shkundullima” e ”Katundi me gjuhë të fshehtë” janë një cikël i veçantë i prozës së M. Camajt. Brenda këtyre faqeve jo të vëllimshme shfaqet tematika e strehuar në një pellg të harruar etnikumi me dallesa edhe më të veçanta. Ashtu si e kanë vlerësuar teorikët prozën artistike, veçmas te novela ”Termi rrjedh nga italishtja dhe nga Rilindja e saj, kurse ”Dekameroni” i Xh. Bokaçios është shemPROZA bull i novelistikës që më vonë me kënaqësi është imituar qysh në shek. XIX, ku edhe u interpretua shpesh si teoria e novelës.”15 Mirëpo shpeshherë është thëne se: “Novela është formë e shkurtër dhe e mbyllur e prozës e cila për arsye të përmbajes së shkurtësisë ka eksistencë më të qëndrueshme se romani.”16 Këto dy novela të Camajt, shikuar nga prizmi i tematikës, para lexuesit tonë sjellin një hapësirë e një kohë të panjohur, ashtu siç është në të vërtetë opusi dhe bota arbëreshe. Karakteret e këtij sfondi artistik janë dhënë me ngjyra të veçanta të një lokaliteti, në damarët e tyre ruhen indet e qelizave të një gjaku të lashtë; gjak princor skënderbejan e ilirjan. E veçanta e këtyre novelave është ndërtuar në formën e petkut të një pikture me kompozicion abstrakt. Llojllojshmëria e elementeve artistike të këtyre dy novelave është me reflektim nuancash të shtrira në tërë tekstin letrar, arti i ligjërimit derdhet me zhdërvjelltësi nëpër forma e shtresa narrative të këtyre novelave të shkruara me gjuhë të mprehtë, me gjuhën e fshehtë, forma këto stilistike që zbulojnë mençurinë e filozofinë e atij etnikumi karakteristik. Rrëfimi i këtyre teksteve letrare nis nga shpalosja e gjërave të rëndomta që i ka në dispozicion jeta. Dhe dalin me vija të shkathta si të piktorit, diskursi s’harron të bëjë bindshëm portretet e personazheve, pa e lënë anash peizazhin e ambientin ku zhvillohet fabula e tyre. Etnikumi specifik i këtyre novelave jeton thjesht, në katunde e lokalitete ku rrallë kush shkel. Ngrehina kompozicionale e këtyre novelave i nënshtrohet narracionit komentues, rrëfyes që kjo shtresë strukturore arti bëhet në veta të ndryshme rrëfimi që më mirë sheshohen sjelljet, mendimet, ndjenjat, ëndrrat, dëshirat, vuajtjet, paragjykimet, por edhe sqarohen gjëra të njohura e të panjohura të atyre njerëzve dhe të botës që i rrethonte. Arti i ligjërimit në novela bëhet në formën e retrospektivës. Kur rrëfimi i novelës bëhet në mënyrën e perspektivës, atëherë narracioni futet fshehtësive të jetës së personazheve dhe hapësirës që ata i rrethon. Forma e tillë narrative i lejon autorit të gjurmojë nëpër doke arbëreshe që ruhen me xhelozi. Brenda kësaj bote arkaike shfaqen edhe botëkuptimet e reja që duket se nuk e kanë të lehtë rrugëtimin nëpër shteg të izoluar, ku për të qenë absurdi më i madh, banorët e asaj treve u tremben fjalëve të veta, andaj heshtin mos t’ia bëjnë varrin vetes! Novelat ”Shkundullima” dhe ”Katundi...” kanë tematikë të gërshetuar me motive rurale e urbane si edhe një prani të konsiderueshme të tekstit letrar, tipike konservatore; raportet e ftohta njerëzore (dukuri tipike urbane europjane), dhe në anën tjetër rri kultura dhe etnografia etnike arbëreshe, autoktone, që pasqyrojnë botëkuptimet e mentalitetin e tyre. Arti i konsumuar në këto novela shfaqet i fshehtë. Por, një arsye tjetër edhe më e dhimbshme është se arbëreshët ndihen të lënë pas dore. Ata janë të përbuzur nga të afërmit në vend e në mërgatë. Por, pak më keq i kanë punët me pushtetin i cili qëllimisht dhe në mënyrë të heshtur ua kishte hapur “dyert” për të shkuar në mërgatë. Motive arbëreshe gjejmë edhe në romanin “Karpa”, në tekste dramatike, por edhe në disa vjersha të Martin Camajt. Mirëpo, novelat e ciklit arbëresh janë të shkurtëra si tekst a si shtof letrar, por më të kondenzuara në formën e artit letrar e estetik. Struktura e këtyre teksteve e kthen lexuesin në një botë të panjohur arbëreshe, në një labirint të panjohur malësor. Narracioni i këtyre veprave i mundëson autorit që me lehtësi t’u kthehet mënyrave të ndryshme të rrëfimit të ndërtimit të shtresave të kësaj proze. Fabula e tyre depërton në mbretërinë e jetës oborrtare që del përmes rrëfimit retrospektiv, por edhe të paraqitur me monolog e dialog të kursyer. Elementet e tilla artistike zbulojnë çaste madhështie a të dobësisë njerëzore. Katundi i ruan dhe i nxjerr në shesh vlerat, fshehtësitë e viseve që i përkasin një ambienti e një bote të proviencës patriakale, arkaike, me përmasa nacionale, por edhe shfaqet modeli i jetës bashkëkohore. Shpërnguljet e mëdha janë plagë të pashërueshme tëjhuajësimi. Harresa e rastit a e qëllimshme është prekëse. Vrasin paragjykimet. Frika tmerron. Pleqëria prek në shpirt. Varfëria është përditshmëri që i duhet dikujt për t’i realizuar eksperimentet e liga me banorët e pafajshëm! Titujt dhe teksti letrar i novelave ka simbolikën e vet. Kjo formë stukturimi orienton lexuesit në një ambient që paraqet atmosferë lemerie, jetë modeste, halle personale e shoqërore, marrëdhenie të qarta, krenari të trashëguar, burrëri etj., ku jetojnë banorët e varfër e të harruar, por që në asnjë moment s’ia shtrijnë dorën askujt, as nuk i përkulen. Ata kanë orbitën e vet në të cilën mund të jetojnë. Vuajnë dhe s’ankohen. Nuk u dëgjohet zëri. Kanë botë e jetën e vet modeste. Janë të kënaqur me atë jetë të thjeshtë që e gëzojnë. Pikërisht ky ambient ka ndikuar që ata të ruajnë etnikumin e vet nga të huajt. Shkundullimën, si fenomen natyror, në këtë tematikë e gjejmë të pranishme në fund të tekstit të novelës, me të njëjtin titull. Kur plas ajo, opinioni arbëresh e pranon me një habi të tepruar. Tërmeti (shkundullima) sipas disave u erdhi si pasojë e mëkateve të mëdha që kishin bërë, por edhe si ndëshkim, si nëmë, si pasojë e gabimeve, si përbuzje, si kërcënim që të jenë të kujdesshëm, etj. Pas shfaqjes së katastrofës natyrore, befasisht ndryshon mentaliteti i dikurshëm i arbëreshëve të mbyllur e të heshtur. Atij visi i kthehet gjallëria. Banorët e zymtë dalin nga gjendja e amullisë. Pas fatkeqësisë s’bëjnë jetë të mbyllur, kanë energji të paparë në shpirt, rindërtojnë katundin, janë më të dashur mes vete. Flakin mërinë. I lënë inatet e dikurshme. Fillojnë të flasin e t’ia qajnë hallet njëri-tjetrit, si kurrë më parë. Gjendja e vështirë i kthen arbëreshët të bëhen qytetarë të rëndomtë. Ndërkaq novela më karakterisike e ciklit arbëresh ”Katundi me gjuhë të fshehtë” është ndërtuar nga një sërë dromcash të shumta me sekuenca tekstore që kanë elemente të theksuara psikologjike e filozofike. Narratori në këtë prozë suksesshëm përpiqet të zbulojë rrënjët, gjenet, gjuhën, kulturën, traditën e valleve, përrallat, legjendat, mitet, historinë e një katundi, që për çudi jeton i izoluar. Ai ka konfigurcion gjeografik të ndryshëm nga të tjerët. Pikërisht për këtë arsye edhe u nënshtrohet eksperimenteve a ekspeditave shkencore, bestytnive, adeteve, paragjykimeve tendencioze, ku sillen në atë rreth banorët e tij. Novela ka motive me probleme sociale, prania e “miqve” të katundit, fshetësia gjuhësore e komunikimit, problemi i largimit të njerëzve, humbja e këngëve e valleve popullore, toponimet autoktone e çështje të tjera të rëndësishme për këtë etni. Thënë qartë, autori në këtë novelë pasqyron të qenmen e një qytetërimi të hershëm arbëresh që është buzë greminës, shkatërrimit e shurjes së përhershme. Tematikë karakteristike i kësaj novele është se banorët e atij visi gëzohen pa masë kur aty vjen një njeri “i huaj” me veshje e pamje, të panjohur që iu flet me gjuhën e tyre. Ky motiv trajton temën e etnikumit të harruar, të brejtur, të shkallmuar nga sindromi i shpërnguljeve të mëdha, nga katundi i tyre në Amerikë, Argjentinë, Europë etj. Ky fenomen tragjik shpie kah zhdukja e traditës autoktone arbëreshe. Andaj, ata ndjehen të lodhur, të sfilitur nga largimi jashtë katundit. Arbërshët kanë mbi shpinë presionin e vazhdueshëm të monotonisë, lodhjes, pasigurisë, pleqërisë, vdekjes. Andaj mu për këtë arsye, ata janë të prirur të fshehin edhe “frymën” e tyre, përkatësinë gati të sosur. Fshehin gjuhën. Jetojnë me punën e tyre që bëjnë në fushë, vreshta. I tremben shuarjes e vdekjes së ngadalshme. Kështu që të gjitha këto fshehtësi quhen mbijetesë. Ata janë disi të mbyllur dhe jo gjithkush i kupton e i çmon. Autori kur e botoi romanin “Djella”, provoi të ndërrojë formën e shkrimit, pa iu larguar kohës e hapësirës sonë, të njohur e të panjohur. Fabula e këtij teksti letrar zhvillohet në Ndërsanë (vend fusharak) brenda një rrethi të mbyllur që autori e vë në pah dukuritë e paradokset e ndryshme të një shoqërie që s’pajtohen me realitetin e hidhur, ku autori në mënyrë alegorike e thumbon klikën moniste. Romani ndërtohet nga një varg dilemash emocionale, abstrakte, shpërthim e ndrydhje ndjenash, fshehje dëshirash, heshtje e arsyeshme, frikë, presion i vazhdueshëm, ndjekje, keqtrajtim, përbuzje, amulli, ikje nga realiteti, hutim, etj. Problem në vete është fatumi i njeriut të thjeshtë i mbetur pa krahë dhe në mëshirën e askujt. Narracioni i romanit evoluon nga rrëfimi i frikshëm nga vlimi i ndjenave të shkallmuara, të nëpërkëmbura, të sfilitura, të pordhosura, të rraskapitura që bën mendja penduese e herë-herë racionale e një heroi, në veten e parë njëjës, me shtresa të mendueshme monologu e dialog të dialogizuar, por edhe ka rrëfim retrospektiv. Motive me inters që vërshojnë në roman janë: intrigat e dashurisë, problemi i cubave, aktet kriminale të dyshimta, urrejtja klasore, krahinore ose kundërthëniet mes vendëseve e ardhësve të dyndur në fushë a Ndërsanë, që shkonin në llogari të pushtetmbajtësve për t’i përçarë e futur në kthetrat e veta. Parë në kontekstin teorik e estetik, arti i shkrimit të romanit është provokues. Uniteti i narracionit në këtë roman u nënshtrohet ligjeve të ligjërimit specifik, që rëndom brenda kapitujve të këtij romani nisin me tekst a strukturë rrëfyese dhe në fund përmbyllen me vargje lirike. Paradokset e ambientit dalin në formë dromcash kuptimplote pas të cilave fshihen dëshirat, qëllimet, ëndrrat, vuajtjet, gëzimet etj., të një bote kompleksive thurur në një hapësire karakteristike, siç ishte Ndërsana, aty ku ndodhin ngjarje befasuese e tragjike që lënë pa ment njerëzit e rëndomtë që nuk e kanë të qartë se pse bëhen të gjitha ato eksperimente, provokime e sprovokime të pakuptueshme, por pas të gjitha këtyre ekzistonte një regji e një strategji disi ashpër e kontrolluar. Tematikë të ngjashme hasim edhe në romanin “Rrathë”, që ka shumë elemente arti; skalitjen e personazheve, fenomenet, paradokset, motivet, idetë. Rrëfimi zhvillohet ndryshe, por edhe ka ngjashmëri tematike me “Djellën”. Është e vërtetë se romani “Rrathë” i Martin Camajt s’është aq i interpretuar në shkencën e letërsisë sonë. Thënë troq, romani ka shtigje të reja e tradicionale të nivelit të kompozicionit. Bota e brendshme e këtij romani ka tension tendosës, ngjallje energjish, botëkuptime të ndyshme të një kohe të pakohë, kur nis zhvillimi i proPROZA ceseve të një shoqërie që ecën nëpër qelq e absurde të pakuptimta, kur edhe një fjalë e pamatur kushton shtrenjtë. Romani trajton problemet e një periudhe të rëndë e të paqartë. Çështjet e tilla duket se janë strukturë e një pellgu me paperspektivë arti, por ato s’duhen nënçmuar. Përkundrazi. Pikërisht në këtë moçal me sekuenca narrative zbardhin të metat çmendurake të një shoqërie shfernuese që donte të shtypte çdo zë kundërshtues. Në këtë “mal” me njerëz të persekutuar, ndjekjet institucionalizohen, hapen plagët e pashërueshme që çojnë drejt shkatërrimit të menjëhershëm. Tendosja si moment psikologjik del e fshehtë si fenomen mashtrues, banorëve t’iu shitet tru gomerësh. Ka atmosferë tragjike që është pasqyrë e një lebetie e një katastrofe mesjetare. Në këtë gjendje të rënduar s’mbetet kush pa u përfshirë në statistikën e dhunës. Makineria e sistemit në krizë orë e çast shpik armiq, për të mbetur gjallë. Veprimet e tilla synim të vetëm kishin të shuajnë fshehtas zërat kundërshtues. Kështu, në këtë roman vrasësit vishen me rroba pushteti. Në ekspeditën ndëshkuese disa njësite të fshehta bëjnë “pastrimin” e malit nga Ilegali. Kryejnë krime çnjerëzore dhe shfarosin fizikisht e psikikisht kundërshtarët e sistemit. Ky kalvar i inskenuar tipik ikuzicional s’harron as s’fal dikë as banorët e asaj ane që mendojnë ndryshe. Kishte asish që në mal t’i shfarosë ujqit që bëjnë kërdi në bagëtitë e tyre, mirëpo ndëshkohen me dënim kapital: vrasje në pusi! Megjithëse ky motiv në roman del në kontekst të figurshëm e të fshehtë! Romani “Rrathë” ka një fabulë që pasqyron disa motive sociologjike, psikologjike, etnike, fantastike, antropologjike etj. Parë në prizmin e këtyre konturave motivore, arti i romanit merr prirjet e të shprehurit modern që, falë vërshimit të sekuencave mitike e legjendave të futuYrjet ra brenda këtij aliteracioni merr pamjen dhe formën e ngrehinës romanësore që është fryt i momenteve paradoksale. Vepra ka tematik absurde të përzier me art realfantastikë. Kontura hapësinore e romanit “Rrathë” është e vendosur kryesisht në Ripë (a Tri Ripa) dhe rrethinën e saj të pas Luftës së Dytë Botërore që autori i përqendruar në këtë hapësirë, kohë eksperimenton me elementet e mundshme të artit dhe problemet historike, shoqërore e plotësojnë lajmotivin artistik që estetët këtë material artistik e cilësojnë roman. Dhe së dyti, këtë çështje biologët e quajnë jetë a ekzistencë. Vërshimi i këtyre nocioneve, biologjike, psikologjike, fizike e shpirtërore, mbetet i shënuar dhe i shkapërderdhur nëpër shumë kategori fiziologjike, estetike, filozofike etj., që mbi të gjitha s’mbetet i pa veçuar e i sforcuar me segemente e kategori semantike të përhapur nëpër nyjat narrative të këtij romani me tematikë antidiktaturë. Në qënder të vëmendjes është kompleksi problemor i viseve të Ripës; nis loja e eksperimenteve që bën pushteti me malësorë. Në këtë vorbull ngjarjesh rrahen dhe trajtohen disa motive kryesore të romanit, doket, kundërshtimi i sistemit, dashuria e ndaluar, zbulimi i kundërshatarit (Cubi), keqtrajtimi i intelektualit Bac, instrumetalizimi i njeriut të thjeshtë si Agoni, etj. Kështu, brenda kësaj hapësire konfliktuoze zbardhen, probleme komplekse, duke pasur si parim metodën hulumtuese a dekoduese të labirinteve. Trajtim të posaçëm në art zë tematika që u kushtohet çështjeve të letërsisë, kulturës, dokeve, arkitekturës, etonogafisë, folklorit, dramës, lojës etj, që këto çështje zgjidhën përmes elementeve letrare, personazheve, narracionit, shtresave estetike, përmes të cilave autori hedh dritë mbi gjendjen tronditëse, të jashtëzakonshme që “mbiu” në Ripë, me ndërhyrjen e sistemit totalitar që ekperimentonte njeriun! Romani “Rrathë” është stisur përmes sekuencave të vazhdueshme të personazheve. Këta fatkëqinj i nënshtrohen trajtimit tipik orvelian. Ata në mënyra të vazhdueshme kontrollohen, përgjohen, ndiqen, persekutohen, provokohen, instrumentalizohen. Romani në veçanti shquhet me tematikën e jashtëzakonshme. Vepra është shkruar sipas rregullave klasike të shkrimit letar. Fabula ka strukturën e një romani, narracioni i tij është i gërshetuar me tematikë të ndryshme e të pëlqyshme. Arti e tema e këtij romani është me bazë, brumë, me poetikë të veçantë, me shumë intriga, ngjarje, motive, ide, personazhe e disa përmasa modeluese të trasuara qysh nga poetika e romanit të parë “Djella”. Elementet artistike kanë harmoni të dukshme e funksionale. Poetika e romanit sendërtohet përmes rrëfimit perspektiv e retrospektiv, që rëndom bëhet në veten e tretë e të parë. Romani ka polifoni tekstore me peripeci të gjallë, që tërë receptimin e shtron nga një semiotikë e rrallë. Ajo që dominon dukshëm në këtë roman është ironia verbale që i jep forcë shqiptimit të alegorisë, por diskursi rëndësi të posaçme i kushton parodisë (karikaturës) së karaktereve, që dalin në një nivel kompozicional, që s’haset shpesh në letërsinë tonë bashkëkohore. Kjo vepër është roman i personazhit, me karakteristika të romanit realist eurpoian. Edhe në qarqe heterogjene, romani s’ka mbetur pa jehonë. Ai çmohet se është me poetikë e art paraardhës, si dhe formë e ndryshme të romanit modern perëndimor. Fabula e këtij teksti futet në qelizat e personazheve, që autori i pasqyron natyrshëm, herë-herë zbaton monologun e karaktereve. Në këtë formë të artit modern zbërthehen hallet njerëzore, dilemat, problemet fisnore e shoqërore, konfliktet e ndryshme. Autori vizaton edhe episode në disa kapituj të romanit, që ai e di se nga duhet t’i drejtojë shtresat narrative e tematike të thurjes e shthurjes së konflikeve, skenave, fubulës etj., që nisin nga një material i thjeshtë, e që në fund marrin formë të stisur artistike. Diskursi rëndësi të posaçme i kushtoi ambientit epik, me komponente tipike malësore, dokenore, fisnore. Kujdesshëm i vizaton personazhet karakteristike me kolorit e në pamje, në veprime, jetën e rëndë të njerëzve të rëndomtë, por edhe botën e kreshnikëve e të zanave. Teksti i romanit ka gjuhë të veçantë, ku shpërpushen shumë çështje komplekse për visin, që lexuesit i krijon përshtypje se është prapa diellit, prapa shpinës, në mëshirën e maleve, të pa Zot. Në mesin e shumë çështjeve thelbësore autori i ngërthen raportet e acaruara të banorëve që përballen me vringëllimën e dhunën e pushkës vrastare të yshtur e të paguar nga dora kriminale, udhëhequr nga “pushteti”! Kjo tragjedi ushqehej nga forcat negative të sistemit që e paguanin, frymëzonin dhe zbatonin në male e katund në mënyrë misterioze, duke shrytëzuar doket e lashta a ligjet egra. Forcojnë sundimin, vënë në shërbim aleatë që kryejnë dhunë; pas shpinës i vrasin kundërshtarët “e sistemit”. Krimet bëhen ashtu siç nuk e lejojnë doket. I vrasin pa i gjykuar, pa pasur fakte, ashtu siç e ndalojnë ligjet qytetëruese! Pra, ka ligje të xhunglës e të diktaturave që rrojnë falë krimeve! Vepra në fjalë hap dimensione të shumta të lidhura ngushtë me artin dhe jetën e artistit popullor, pa harruar jetën intime të bujqve, të blegëtorëve, zvetënimin moral, epokën e fundit të cubave, pakënaqësitë e malësorëve etj., që dinë e nuhasin se: pushtetmbajtësit kanë kthetra të helmueshme, kanë dredhi, shkelin parimet sublime të dokeve të trashëguara. Tematika e këtij romani ka poetikë të ndërtuar përmes sekuencave letrare provokuese, ka shtresa të nduarduarshme estetike e artistike, me shqiptim modern. Hetohet poetika e romanit me përmasa fantastike që rrënjët i ka në traditën e pasur të letërsisë e etnisë sonë e të letërsisë popullore. Vepra është ndërtuar me elemente artistike si: alegoria, ironia, të shprehurit me rrotlla, fjalë me kode dëshifruese, mendime që duhen peshuar mirë. Romani si ngrehinë artistike vë në spikamë kornizat dinamike që veprojnë në një hapësirë të shlirë strukturore të tekstit letrar, që nis nga shkalla zero e rrëfimit dhe pasqyron ngjarjet në mënyrë kronologjike që i tejkalon ato, si formë edhe si materiale. Në këto raste autori rëndësi i kushton afektit përbuzës, disidencës në art, kokëfortësisë së Cubit, ruajtjes së dokeve, injorimit të pushtetit fushor, mbijetesës, pathyeshmërisë, etj. Linjë tjetër në këtë roman është pasqyrimi me ëndje i figurës së Bacit me natyrë origjinale të një intelektuali që nuk i përkulet oligarkisë sunduese. Materiali kompozicional i romanit vë në lëvizje ide të reja, krejt të pashqiptuara në poetikën e mëparshme romanësore shqiptare. Të qasurit e tillë estetik e artistik dëshmon se Martin Camaj edhe me këtë vepër provoi të bëjë eksperimente në art, pikërisht duke vënë në veprim mjete artistike e duke i përshtatur me fenomene, dukuri, paradokse, ndodhi të karakterit etnik, social, psikologjik, filozofik, etj., pa lënë anash edhe problemet negative siç janë: paranoja, infatelizmi, gjaknxehtësia, mosdurimi, urrejtja, etj. Të gjitha këto janë materiale pikënisëse të shtresave që vërshojnë tekstin letrar në këtë vepër. Sprovë e rëndësishme për ndërtimin e këtij romani është orientimi i autorit që tekstin e strukturuar ta thurë me vulën e posaçme, që në shumë motive të romanit përdor reflekset e shqisat që dëshmojnë përvojën dhe hulumtimin artistik i vë në spikamë sprovat që kanë diagonale zbërthyes e analitike. Qyteti camjan del mjaft kompleksiv. Ai pasqyron mbretërinë e ankthit, frikën, persekutimet dhe të papriturat e tij. Ndërkaq, ambienti i katundit, ose malësia, është indi kryesor i poetikës romanësore të tij. Ai është vendi ku gjallojnë kreshnikët, cubat, opozitarët, kundërshtarët, artistët, që pikërisht përmes tyre edhe lëvrijnë motivet e ndryshme në roman, që shenjëzojnë dukuri, fenomene, pakënaqësi të shumta që lëvizin në damarët e tyre të përndezur. Të gjetur në këtë katrahurë të rrezikimit të jetës, ata e injorojnë, e bojkotojnë, por edhe i kapin armët kundër shtresës në pushtet. Personazhet e romanit ”Rrathë”, kanë tipare e veti sa të reja, po aq të vjetra danteske që, për habi, u rri petku i statizmi karizmatik i kreshnikëve, i dragonjve, cubave, orëve, perrive, i të lumeve, i shtriganëve, etj. Këto karakteristika hetohen fillimisht në të vërshuarit e tematikës së gjerë të romanit dhe në këtë mënyrë theks i posaçëm i kushtohet të folurit autokton, të ecurit të veçantë, pamjes fisnike, karakterit. Kështu, çështjet e trajtuara në këtë tekst letrar rrjedhin në mënyrë të magjishme, por edhe me nëmë e të mallkuara. Ky roman, parë nga forma teorike bën pjesë në kronotipin e prakut. Ka fakturë me shenjëzim të shtresave të veçanta të romanit, me elemente të gërshetuara me motive të ndryshme, por më i dallueshëm është konstituimi i personazheve, ideja e çiltër, vendosmëria, mbyllja në vetvete etj. Mbyllja e këtij romani lexuesit do t’i kujtojë fundin e veprës së parë të artit botëror të njohur si epi i “Gilgameshit”, që dihet se heroi me të njëjtin emër si edhe titulli, nuk e arrin pavdekësinë, por mbetet i pavdekshëm. Romani “Rrathë” bën pjesë në mesin e veprave nihiliste; rreth këtij problemi shkruan teoriku V. But: “(...) shumë vepra të ashtuquajtura nihiliste janë vepra aktive të protestës, por edhe të afirmimit, edhe pse mund të kenë mënyra të paformë në të shkruarit, Ato, nëse duhet, mund të kyçin rrëfyesin ose reflektorin që së paku për një farë mase janë të vetëdijshëm.”17 Kështu edhe Camaj krijon një vepër të tillë që më shpesh duket se zgjedh gjuhën e heshtjes mjaft aktive. Vepra ka një fjalësi që thuhet me figura therëse, ato çmohen dhe mbesin prova monumentale me elemenete të artit. Fjala a gjuha si mjet marrëveshës shfaqet e mençur e si filozofi e jetës, për t’i rezistuar të keqes. Ka mendime të veçanta e të përgjithshme që janë të lidhura me doke, rapsodi, burrëri, mite, legjenda që përfshihen në jetën karakteristike të shoqërisë së materarkatit, por edhe të patriarkatit, që për fat të keq mbështeten në ushtrimin e dhunës. Shtresa motivore të romanit nxjerrin në shesh fakturën reale të tematikës së romanit përmes të cilit edhe reflektohet natyrshëm faktura fiktive a trilluese artistike, pa u ikur shkencave shoqërore që fërkohen e bashkëjetojnë me të, por edhe gërshetohen mes vete dhe nga pësimet e dikurshme dalin mësime të nevojshme për jetën. Kështu, tematikat e sekuencat e këtij romani marrin formën e prozës aventuristike. Veç kësaj çështjeje problemore, në këtë roman syzheu i tyre shqiptohet mes dashurisë së të rinjve të preokupuar, aty ku dilemat e dashurisë variojnë mes ëndrrës e zhgëndrrës, mes së mundshmes dhe së pamundshmes. Në segmentin e nivelit kompozicional hyjnë edhe personazhet e tjera që kanë dallesat e veçanta të jetës së tyre; sa të fshehtë, po aq të hapur, ata, jepen qartë dhe të dashur a të urrejtur që vetëm kështu zbulohet natyra e tyre, mosha, gjinia, profesioni, ambienti, disponimi dhe nga shumë faktorë të tjerë që janë të lidhur me fijet e përafërta të së qenmes së këtij fizikumi, këtyre heronjve, ngjarjeve, motiveve, elementeve artistike etj., që i japin shpirt romanit duke ilustruar e gjallëruar sekuencat e poetikës së prozës artistike. Martin Camaj tërë këtë roman me përmasa nacionale a roman të hapësirës (siç e quan M. Bahtin) e shkruan duke u mbështetur mbase në fatin e vet, kur ai u arratis. Këtë problem më mirë e shpjegon teoriku bashkëkohor amerikan V. But, kur në librin e tij mes tjerash shkruan: ” (...) e përbashkëta e themeluesve të romanit modern është se ai (romani shën. ynë) ka gjendjen, frymën ose shpirtin e shkrimtarit.”18 Shkrimtari Martin Camaj, ka shkruar edhe një prozë poetike titulluar “Dranja”, 1981. Lidhur me termin prozë poetike “Fjalori i termave letrare” shkruan: ”Proza poetike është term i kushtëzuar me përmbajtje të shkurtër ose me formë kaluese artistike në mes të vargut të lirë e vargut josimetrik në prozë. Proza poetike e shtypur (shkruar) në formë proze përmban elemente lirike: ka ritëm të kujdesshëm e të alternuar, me asonancë, rimë, figura popullore që përsëriten. Si zhanër i veçantë, proza poetike paraqitet atëherë kur autori A. Bertrand, më 1836 botoi veprën: ”Nata e Gasperit” (Gaspard de la nuit). Edhe Bodëleri nën ndikimin e kësaj vepre e shkroi: ”Poezi të shkurtëra në prozë” (Petits Poems en prose), më 1862.” Prozës poetike autori ia shton edhe nëntitullin madrigale, e që edhe për këtë term në “Fjalor ...”, shkruan: ”Është formë e lirikës popullore me origjinë nga Italia rurale. Sipas një shpjegimi, fjala madrigale rrjedh nga fjala - mandra (kope) madriale që shpjegohet se këto krijime kanë origjinë rustikale. Është edhe një mendim tjetër se fjala madrigale rrjedh nga fjala: amatricius matrikale, që shpjegohet se ka domethënien e një poezie të dashurisë. Madrigali ka përmbajtje pastorale të dashurisë që shoqërohej me muzikë. Sipas formës e intonacionit dallohet në Renesancën e shkujve XIV-XV.”20 Proza poetike e këtij autori jep letërnjoftimin e saj shumë shkurt: “mbi fatin e një frymori të papërsosun”, për Dranjën a breshkën, rrashta e së cilës i ngjan gjarpërit dredha - dredha. Këtë vepër autori e ndërton me artin e të rrëfyerit, që ia arrin të krijojë copëza proze duke pasur si frymëzim e ilustrim breshkën, që pasqyron ngjyrën e saj fort të pëlqyeshme, veset e saj të ngathëta, hapi i saj i lagështë, durimi e mençuria e saj, qëndrueshmëria e vetia e pathyeshmëria e saj. Në këto tekste të shkurtra letrare e me formë medituese autori ndërton dhe strukturon një tregim sa real aq fantastik, ashtu si i ka krijuar edhe Borhesi. Proza poetike ka ngjashmëri, stili e fryma është version tipik i shkrimit europjan, version klasik. Struktura e prozës poetike “Dranja” është një sprovë e autorit, i cili duke ushtruar stilin e të shkruarit në gjini të ndryshme, bëri eksperiment në laboratorin e tij krijues dhe krijoi edhe këto copëza tregimesh në formë fragmentare e me mozaiqe arti meditues dhe në këtë mënyrë ndërtoi bazën e kësaj vepre që vuri në spikamë botën e fshehtë dhe të dukshme të gjallesës zoologjike që shumë pak i ngjan breshkës, fati i së cilës identifikohet me fatumin e njeriut tonë nëpër histori. Në këtë tekst letrar ka narracion, përshkrim, dialog, edhe monolog ekspresiv. Brenda tij autori zbërthen fshetësitë e mitologjisë sonë të lashtë. Shpalos jo pa dhimbje çështjet e së kaluarës sonë, gjuhës sonë dhe dredhitë e fqinjve janë të dukshme në tekst. Vepra letrare s’mbetet vetëm brenda kornizave të botës së rëndomtë, por merr përmasa të gjera që lë anash botën monotone të një gjallese që s’është gjallesë, por është më tepër se ajo. Autori përmes këtij rrëfimi alegorik, ironik, sarkastik, protestues etj., paraqet tërë armën e fuqishme në sekuencat e kësaj vepre. Dranja i ikën zezonës. Breshka di të kamuflohet në natyrë. Në shumë tekste të prozës poetike “Dranja” paraqitet me tipare e syzhe të karakterit të personazhit që me mjeshtëri shkruan për të. Vepra është shkruar me një vërshimë të qëllueshme me figura, metafora, alegori, ironi, sarkazëm, protestë surealiste etj., dhe si e tillë konstatojmë se një vepër e tillë me formë klasike dhe semiotikë moderne i ka munguar letërsisë sonë. Andaj, si e tillë, ajo është një gjerdan i rrallë i letrave tona bashkëkohore. Së fundi, tematika e prozave të Martin Camajt ka veçantinë e ripërtëritshme në nivelin fabulativ, të ngjeshura me semanatikë që kanë shumë motive, ide, mjete artistike; dialog, monolog, peizazh, peripeci, etj. Këtë natyrë e formë e hasim edhe në shumë vëllime me poezi e në drama që kanë motive të ngjashme. Në këtë rast veçojmë dramën “Loja e mbasdrekës”, (1981), tematika e së cilës nuk ikën larg motiveve të novelave e romaneve të shkrimtarit.
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts