http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli IX 
Ishte dimër i vërtetë. Janari kulminoi me ashpërsinë e motit të ftohtë që kishte mbretëruar këtë vit. Sonte më ftoi Zana të jem për darkë tek ajo. Sikur më tha në telefon, nergut për këtë mbrëmje kishte gatuar një specialitet të veçantë. U gëzova pa masë. Ky ishte edhe rast i përshtatshëm që nga ajo të merrja mendimin profesional për halucinacionin tim të Leonardos. Isha në dilemë të madhe si t’ia filloja bisedës rreth kësaj çështjeje. Jo, nuk do t’ia tregoj të vërtetën. Do t’i them se fjala është gjoja për një mik timin, ose për
një të njohur. Ama, që tani e parashikoja saktësisht se çfarë do të jetë përgjigjja. Ajo do të insistojë që ta takojë pacientin drejtëpërdrejtë. Jo, nuk bën. Nuk do të ketë kurrfarë efekti bindës ky justifikim. Më së miri të mos gënjej. Thjesht, ta filloj bisedën spontane për halucinacione, duke kërkuar shpjegimin e saj të shfaqjes së tyre. Zana, ngapak kishte dijeni për takimet e mia me mixhën Dilë dhe për urtësinë e madhe që unë mësoja nga ai. Mirëpo, e vërteta ishte se ne kurrë nuk kishim biseduar më gjerësisht për temat nga këto seanca. Shkaku nuk ishte pse doja të fshihja nga ajo, por, gjer më tani, Zana dhe paraqitja e saj në jetën time më tepër më preukoponte sentimentalisht. Më së miri do të ishte që t’ia lë spontanitetit të momentit. Më pëlqeu kjo ide dhe gëzimi i takimit të sotëm u pasurua edhe me një sfidë të re. Me vështirësi të madhe e kalova gjatësinë e rrugës nga shtëpia deri tek banesa e Zanës. Për këtë shtegëtim zakonisht më duheshin10 minuta, por, rrugët me ngrica dhe moti i ftohë që bënte, më morën më tepër se gjysmë ore kohë. Pas takimeve tona që zakonisht i bënim duke shëtitur , ose në ndonjë restorant të qytetit, gjithnjë Zanën në fund e përcillja gjer në hyrje të banesës. Edhe pse më ftonte, kurrë nuk pranoja të hyja brenda. Gjithnjë prisja rastin më të favorshëm për këtë. E si rast më të favorshëm për këtë m’u duk dita e sotme. Meqë isha pergatitur për kët moment solemn, memzi prisja të isha në dhomën e saj të ngrohtë. Me të hyrë mbrenda, vërejta se enterieri i banesës ishte sistemuar me shije. Salloni i pritjes para meje u shpalos me një ambient gjysmë të errësuar. Tërë banesa ndriçohej vetëm nga një dritë e zbehtë që vinte nga abazhurja e vendosur në qoshkun e majtë prej hyrjes, kundrejt një tufëze tjetër drite që reflakronte nga “shandani” oriantal me tre qirinjë të ndezur mbi tavolinën e pritjes në mes të dhomës. Pamja e krijuar e atmosferes intime në përgjithësi, si dhe servimi i tavolinës me shije, në veçanti, dëshmonin se edhe Zana ishte pergatitur posaçërisht për këtë mbrëmje vërtetë të veçantë. Në mesin e “ikebanave” me lule mbi tavolinë dhe garniturës luksoze për ushqim, në moment, vëmendjen time, ma tërhoqi një shishe e verës së kuqe që mbante etiketën “GAME PRIZRENI”. Se ç’më ra mu ky detaj në sy!? Zana e dinte mirë se unë që moti kisha abstenuar nga konsumimi i çfarëdo lloji të pijes që përmban në vete sasisi alkooli.. Desha të rea196 goj, por u përmbajta. Edhe pse aty për aty e fiksova ashpër shikimin tim kah shishja me verë të servuar, qëllimisht nuk e përqëndrova gjatë vëmendjen në këtë detaj fare të parëndësishëm. - Ndoshta rregullat, rregullat estetike të servimit e kërkonin një gjë të tillë. Ndoshta.? - e binda veten. Ashtu edhe ishte. Darka solemne me ambient romantik, vërtetë kërkonte edhe shishen e verës si element të paevitueshëm të bontonit fisnik të të servuarit. Pas formaliteteve të mirëseardhjes, u ula në karrigen e parë afër tavolinës. Edhe Zana, më pastaj, u ul në karrigen tjetër përballë. Trupi im i shtanguar nga të ftohtit, shpejt u akomodua në ngrohtësinë konstante të dhomës. Posa u ulëm, ajo menjëherë regjistroi një shqetësim tek unë. - Vërej se ke diçka? Je ngapak i tendosur? - Jo, jo. Asgjë. Ndoshta e kam nga të ftohtit dhe ndërrimi i shpejtë i ambientit. - e gënjeva. - Është normale kjo, por unë sikur në ty regjistroj një shqetësim që duket se vjen nga diçka tjetër? - Mirë e ke vërejtur..- e pranova, dhe as vetë nuk di se si për momentin më lindi ky arësyetim. - Si të them, këto ditë kam lexuar një roman tejet interesant. Në mes të tjerash, ai merrej edhe me dukurinë e halucinacioneve, që kohë pas kohe i parqiten personazhit kryesor të librit. A do të mund të më thuash diç më tepër për këtë fenomen? - Halucinacionet!? - u befasua Zana. - Është një temë e gjatë kjo. Si definicion gi përgjithshëm mund të thuhet se janë pasojë e një çregullimi psikik të një personi, ku nga shqisa e të pamurit regjistrohet përjetimi i qartë vizual i një sendi, personi tjetër, apo i çfarëdo situate të ndryshme, pa ekzistuar objektivisht ngacmimi konkret. Personat e tillë të sëmurë janë të bindur se dëgjojnë zëra, shohin. në trup ndjejnë atë që nuk ekziston realisht. Më tingëlloi ashpër cilësimi i Zanës për halucinacionet si “çrregullime psikike” dhe përdorimi i termit “të sëmurët”. - Çrregullim psikik?! Sa janë vërtetë çrregullimet psikike dhe a mund të jetë një person normal, nëse përjeton halucinacione të caktuara? - Shiko.!- dhe, derisa kërkonte përgjigje në mendime, u krijua një heshtje të shkurtër - Duhet biseduar gjatë për këtë temë. Është tejet e komplikuar. Halucinacionet edhe në shkencën psikiatrike shkaktojnë mjaft kontradikta autorësh. Njihen format e ndryshme të përjetimeve halucinoze. Ato mund të jenë vetëm si auditive, që kanë të bëjnë me dëgjimin e toneve të ndryshme, objektivisht pa ekzistuar zëri, ose, vetëm si vizuele - të pamurit e gjërave dhe situatave të ndryshme, pa ekzistuar ato realisht. Është edhe forma e tretë e halucinacioneve të kombinuara, së bashku si audio-vizuale, gjegjësisht shikojnë situata të ndryshme dhe dëgjojnë paralelisht edhe zëra të paqenë në realitet. Me të përmendur halucinacione të kombinuara, unë shtanga në vend. Më interesonte mu ky grup, sepse ashtu i kisha përjetuar si të kombinuara edhe vetë. U gjeta në “pat” pozicion dhe ndjeva rrezikun se loja ime e montuar do të zbulohet nga Zana. Fillova ta improvizoj kollitjen dhe vazhdova qetë. - Siç e kam kuptuar unë, autori në këtë libër, përmes personazhit të tij, mundohet t’i shpjegojë më ndryshe. Këtu halucinacionet paraqiten dhe përshkruhen si normale, si një mënyrë e saktë e paralajmërimit të disa ngjarjeve që tek duhet të ndodhin. - Ahaaa! Ti flet për libra si krijime letrare? Shiko! Përmbajtjet e veprave letrare gjithnjë duhet t’i marësh si forma të përjetimit subjektiv të autorit, të pasuruara me përshkrime stilistike e figurative të nivelit të lartë artistiko-letrar. Në përgjithësi, gjërat dhe situatat, të përshkruara në to, janë ngjarje të trilluara. Edhe pse janë pjellë e mendjes kreative të autorit, gjatë leximit, permes fabulës interesante të shtjelluar mirë, me mjeshtri i jepet lexuesit një kënaqësi e caktuar. Pasi nuhata se tema e bisedës do ta merrte kahjen tjetër, ndërhyra. - Jo, nuk mendova të përqëndrohemi konkretisht tek romani. Atë e pata vetëm si pretekst që nxiti kureshtjen time, ndërkohë që desha nga ti, si psikiatre, të mësoj diç më tepër për këto, siç I quna ti, çrregullime psikike. - Dakord. Pajtohem. Vërej se je mishëruar me personazhin tëndë nga romani. - Hëm. Si duket ajo vëren, lexon diçka nga unë. Ky konstatim i saj dhe kjo mënyrë se si u shpreh, më vuri në dyshim. Mos, vallë, e tradhëtova veten me ndonjë gjest spontan të pakontrolluar, që do zbulonte gënjeshtrën time qëllimmirë? - Në përgjithësi, po më pëlqen kjo qasje e jotje analitike në materialin që lexon, - dhe vazhdoi më tej bisedën e filluar. - Më konkretisht, çka dëshiron të dish rreth halucinacioneve? Me këtë konstatim të fundit, e ndjeva veten më të lehtësuar nga çfarëdo dyshimi i saj. - Cilët mund të jenë shkatarët e paraqitjes së halucinacioneve? - qëllimisht e bëra pyetjen e përgjithësuar, duke dashur që Zanën gradualisht ta fusja në temën konkrete. E ndjeja se ajo ende nuk ishte ngacmuar sa duhet të debatojë rreth kësaj çështjeje. Andaj, duhej me mjeshtri ta nxisja. E kisha parasysh se Zana në pranin time nuk bisedonte me një koleg të fushës së vet, por me një laik në mjekësi. Mjekët zakonisht nuk janë të disponuar që me laikët e mjekësisë të flasin detjisht për tema profesionale. Ata, në këso rsate, në hqarimet e tyre, gjithnjë japin përgjigje të thjeshta, pa treguar disponim që të lëshohen më gjerësisht në detaje tjera. - Së pari, gjithnjë duhet ta kesh të qartë se nuk ka halucinacione pa shqetësim të caktuar psikik ose pa ndonjë ndryshim patogjen organik. Pamja e saj serioze e krijuar në fytyrën e saj dhe ndërhyrja e shpejtë me përgjigjen ishin shenjat e para konkrete se strategjia ime e parapërgatitur ka filluar të veprojë. .- Kemi dy lloje të shkaktarëve të paraqitjes së halucinacioneve: të parat cilësohen si “funksionale”, që paraqiten nga gjendjet e ndryshme psikike afektive, siç janë: frika, paniku, ankthi i madh. Si shembuj praktikë, në këtë kategori njihen halucinacionet e shkaktuara nga vetmia e gjatë. Këto zakonisht paraqiten tek personat e burgosur, të izoluar, etj. Grupi i dytë i patogjenezës halucinacioze, është “organike”. Këto forma shprehen si rrjedhojë e disharmonisë dinamiko-fizike të barazpeshës funksionale. Shembuj konkretë kemi tek asketët e ndryshëm, të humburit në shkretëtirë, tek personat që kanë përjetuar katastrofa nga përmbytjet e anijeve . Një heshtje e shkurtër me frymarrje të theksuar paralajmëronte disponimin e saj për të shkuar më tej dhe më thellë në këtë debatë. Kjo më konvenoi, por vërejta se kahja e bisedës shkonte kah lënda më e gjerë e psikiatrisë. Prandaj, mendova se duhet të ndrhyja dhe ta orientoja në drejtim të cakut të dëshiruar. - T’i lëmë definicionet shkencore nga literatura medicinale, Zanë! Unë si laik desha të di se çka nënkupton psikiatria me gjendje të çrregulluar mentale të cilësuar si sëmundje dhe çka konsideroni si gjendje të shëndoshë, nënkuptohet gjithnjë duke pasur për bazë paraqitjen e formave të ndryshme halucinacioze. Ose: gjendja e përgjithshme psikike normale a ka rregulla precize paraprakisht të përcaktuara, apo, si bazë merret komperacioni me sjelljet e shumicës tjetër që konsiderohet normale? - U ndjeva si superior me këtë pyetje që në thelb ishte konstatim. - Kur më pyete për halucinacionet, kërkove mendimin tim profesional. Çështjen që tani e prashtron, nuk është e natyrës psikiatrike, por më tepër filozofike. Halucinacioni është vetëm një shfaqje jonormale simptomatike e një sindromi më kompleks. Çdo i sëmuri mental nuk e pranon se është i sëmurë. Kur bisedon me paranoidin, ai gjithnjë ka justifikim bindës për shkakun e paranojës së tij. Shizofreniku ka ide të marra që ne, në rrethana tona normale, i cilsojmë se janë ireale dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin objektiv. Personi depresiv është i bindur për shkaqet e depresionit të vet dhe ato i ndjen si reale. Paraqitja e depresionit është normale dhe ka justifikimin e saj. Por, të gjitha këto forma janë sëmundje që krijojnë shqetësime të caktuara si për vetë paicentin, ashtu, në shumicën e rasteve, edhe për rrethin ku ai vepron. Nëse halucinacionet si simptoma përcjellëse të një sëmundjeje mentale paraqiten në rrethanat e ndryshimit patalogjik të gjendjes shpirtërore, atëherë ato nuk janë normale dhe cilësohen si sëmundje. Paraqitja e halucinacioneve tek dëmtimet motorike të sistemit nervor, edhe këto nuk mund të janë normale, sepse shkatari i tyre është dëmtimi apo çrregullimi organik i vetë sistemit nervor. Të marrim si shembull më të thjeshtë formën halucinoze të “fatamorganës” në shkretëtirë. Ky fenomen është normal si dukuri, por, e njëjta, në rrethana të zakonshme, nuk mund të stimulohet nga vetëdëshira. Si mund të keni, ta zëmë, halucinacion për “oazën ekzotike”, kur realisht qëndroni në plazh, në një ambijent të këndshëm me tavolinën pranë përplot pije dhe ushqim? Siç e sheh nga ky shembull, halucinacioni si dukuri e quajtur “fatamorgana” paraqitet nga ndryshimi akut i gjendjes shpirtërore, shkaktuar nga urija, etja, lodhja, nxehtësia e shkretirës, ankthi, shpresa, etj. Ose: të jemi edhe më decidiv. Instikti natyral i vetekzistencës gërshetohet me realitetin e jashtëm objektiv, nga e cila me një intensitet shumë të fortë regjistron sinjale shqisore të ndjenës së rrezikut. Ky “alarm” shkakton trysni aq të madhe psikike saqë kulmon edhe si përjetim halucinoz i situatës apo gjendjes së kërkuar që realisht nuk ekziston. Ke raste të njëjta me alpinistët që humbasin orjentimin, ashtu që, pas bredhjes së gjatë në të ftohtë dhe acar, nga ndjenja shumë e fortë e urisë, ankthit, brengës për humbjen e rrugës dhe nga lodhja e tepruar, përjetojnë halucinacionin e dhomës së ngrohtë dhe shtratit pranë zjarrit që ndizet. Në krahasim me të tjerët që kanë forma të sëmundjeve të rrënda hronike, këta, ta zëmë, nuk janë njerëz psikikisht të sëmurë, por, në atë moment, nga ndikimi i ndonjë rrethane të dhunshme të trysnisë emocionale, gjendja e tyre shpirtërore është e ndryshuar. Po ashtu raste të ngjajshme paraqiten tek konsumuesit kronikë të drogës dhe alkoolistët. Alkoolisti kronik, në shkallën e “delirium tramensit”, si halucinacione shikon para vetes fytyra të ndryshme të deformuara, shtazë të rezikshme, insekte që ecin nëpër trupin e tij, gjarpërinj. Me të permendur alkoolistët, më kaploi një ngrohtësi e përcjellë me dridhje të lehta nga pjesa e lukthit, e cila ngadalë ma përfshiu tërë trupin. Nuk e dija pse u shfaq ky reagim emocional aq i shpejtë dhe spontan. Së bashku me këtë përjetim, si efuri, para meje filloi të duket figura e parafytyrimit të Leonardos. Jo, jo.! Nuk i gjasonte halucinacionit si herëve të tjera, por vetëm një skicim i mjgulluar i pamjes së tij. Mos, vallë, sërish intuita dëshiron të më porosiste për diç të rendësishme? Nuk desha të preokupohesha me këtë gjendje të shkaktuar. Menjëherë, në heshtje, i sugjerova vetes të qetësohem. Vazhdova bisedën normalisht me Zanën. - Ndryshimin e gjendjes shpirtërore, psikiatria na e quaka si çrregullim, apo? - Ndryshimin e dhunshëm të gjendjes psikike përms ndikimit të rrethanave të caktuara, psikiatria e quan si çrregullim. - Por, për ndryshimin e vetëdijshëm të gjendjes psikike, çfarë do të thoshte psikiatria, ose thjesht cili do të ishte komenti yt? - Nuk e kam aq të qartë. Pse duhet të ndikohet në mënyrë të vetëdijshme për të ndryshuar një gjendje normale psikike? - Ndalu pak të lutem, në vetë mundësinë e ndryshimit të vetëdijshëm të gjendjes shpirtërore. A është e mundur një gjë e tillë? - Thashë, është e mundshme, por në mënyrë të “dhunshme”, me ndonjë psikoterapi të caktuar, apo metodë tjetër farmako-terapeutike medikamentoze. Ndryshimi i dhunshëm i një gjendjeje shpirtërore, bëhet vetëm për mënjanimin e një gjendjeje tjetër e cila cilësohet si negative dhe patologjike. - A mund të realizohet ky ndryshim përmes metodave autogjene të ndikimit në vetvete? - Parimisht, nuk do të jetë e mundur, sepse, ata që paraqiten për shërim tek psikiatri nga një gjendje e tendosur psikike, janë të sëmurë dhe kërkojnë ndihmën mjekësore profesionale. Po të ishte ai aq i vetëdijësuar në këtë aspekt, me kohë, nuk do të lejonte që sëmundja e tij të shkallëzohet në nivelin patologjik të shprehjes së saj. - Dakord, u gjeta në zgrip, - por, sikur të vetëdijësohet, gjegjësisht me kohë po t’i vërente ca gabime. - . Kur veç kemi formën e nivelit të shfaqjes patologjike të asaj gjendjeje, klienti ynë nuk është i aftë më t’i vërejë gabimet e veta dhe t’i evitojë ato pa ndihmën paraprake të dikujt, sepse gjendja e tij shpirtërore është e tillë. “De fakto”, shërimi do të nënkuptonte zëvendësimin e kësaj gjendjeje të çrregulluar shpirtërore, duke e rikthyer në atë normale. Ky “dikushi” duhet të jetë personi që e njeh mire këtë lëmë, gjegjësisht psikoterapeut i kualifikuar. Edhe një herë më duhet ta përsëris se lënda dhe metodologjia e psikiatrisë si disiplinë shkencore nuk ka të bëjë me trajtimet e gjendjeve normale shpirtërore, por ajo merret me shkaktarët dhe mënyrën e shërimit të formave të ndryshme të këtyre çrregullimeve të shfaqura si sëmundje. - Po. Pajtohem tërësisht me ty, Zanë. Isha thellësisht i bindur për saktësinë e pohimeve të saja. Nuk kisha asnjë mbështetje logjike, si mos t’i pranoja këto konstatime. Edhe unë dikur, gjendjen time të degraduar shpirtrore, nuk arrita ta tejkaloja vetë? Ishte ndihma e mixhës Dilë. Mixha Dilë, atëbotë, për mua luajti rolin e psikoterapeutit më të kualifikuar. Për ta mbajtur ende në nivel superioritetin si bashkëbisedues, u desh që të manipuloj disi me situatën, pa u ndjerë i lënduar. Nuk u dorëzova. - Kur thashë ndryshim i vetëdijshëm i gjendjes psikike, unë atë e nënkuptova si mënyrë e zëvendësimit të saj nga forma e shprehur negative në atë pozitive. Edhe psikiatria favorizon si preventivë hig204 jienën mentale, ushtrimin e mendimit pozitiv, ngritjen e vetëbesimit si mënyrë e luftimit të anksiozitetit dhe frustacionin, depresioneve . - Ehe, ndalu! - ishte e befasuar me përgjigjen time.- Mos janë këto qëndrime tuaja si reflektime të mësimeve që ke pasur me mixhën Dilë. Më ke treguar dikur për këtë plak të urtë. - Po, Zanë. Shumë gjëra të funksionimit të anës sonë irracionale si qenie i kam mësuar nga plaku i urtë, Mixha Dilë. Ai vërtetë nuk është këtu, por unë sinqerisht besoj se do të paraqitet sërish. Duhet ta njoftosh patjetër këtë njeri. - Po. Me keqardhje duhet të pranoj se ana irracionle, gjegjësisht e ndërvetëdijshme e qenies sonë, ende mbetet e pasqaruar sa duhet nga shkenca me të cilën merrem unë, filozofi im i dashur. Kam dëshirë të flaktë ta njoh Mixhën Dilë. Dhe ti, patjetër, do të më dërgosh tek ai. - Nuk është këtu, por unë jam i sigurt se do të kthehet së shpejti. Posa të më paraqitet, unë do të të njoftoj. - Memzi e pres këtë çast. - pohoi Zana me kënaqësi. Në vijim biseduam gjatë për tema të ndryshme nga psikologjia, psikiatria dhe për metodat alternative të shërimit, që kohën e fundit, me aplikimin e disa njohurive të lashta orgjinale, gjithnjë e më tepër po sfidohet shkenca zyrtare. Ishte edhe diçka që më bëri përshtypje tek Zana. Ne sot për herë të parë bashkërisht biseduam për temat nga profesioni i saj. Vërejta se ajo me qëndrimet e saja nuk paraqitej si pjesëtare ortodokse dhe aq e rreptë e fushës që e përfaqëson. Ishte tejet tolerante. Më pëlqeu konstatimi i saj i nevojës urgjente të një qasjeje më labile të shkencës, këtyre metodave alternative të shërimit. Por, ndërroi temën Zana. - Pasi tashi e di se ku e ke fjalën, më thuaj më gjërësisht për atë libër dhe për halucinacionet e paraqitjes së vetëdijshme parathënëse të personazhit të tij. Vetëm sekondat qenë vendimtare për të pranuar të vërtetën. Por nuk di se si u përmbajta. Vazhdova edhe më tej të flas për përjetimin tim, por në emër të personazhit të romanit të trilluar si pretekst. I tregova me të gjitha detajet historikun e paraqitjes së halucinacionit të Leonardos. -Librin nuk e kam përfunduar ende së lexuari. Posa ta përfundoj do të bisedojmë për vazhdimësinë e mëtejmë të ngjarjes në të, - sërish e gënjeva. - Nuk më befason mua libri, dhe as tema e qëlluar dhe e trajtuar mirë nga autori i tij, por më befason logjika e njohjes dhe e inerpretimit tënd autentik. Më befason terminologjia që përdor.. Thjesht po më befason për të mire. Nuk mbeta indiferent në këtë vlerësim, por vendosa ta vazhdoj edhe më tej aktrimin e rolit të filluar. - Zanë, a mund të japësh një analizë? Çfarë do të ishte supozimi yt, sikur autori të ta besonte përfundimin e romanit? Ta zëmë, pse paraqitet pikërisht personifikimi i Leonardos në halucinacione te ky personazh? - Unë do ta udhëzoja tek pskiatri. Atij patjetër i nevojitet ndihma e një psikoterapeuti profesional, i cili përmes ndonjë metode psiko-analitike, do të depërtonte në thellësitë e fshehta të ndërvetëdijes së tij. Figura e Leonardos duhet të ketë lënë ndonjë gjurmë në personalitetin e personazhit tonë. Andaj, ai duke angazhuar ndonjë mekanizëm të natyrshëm psikologjik mbrojtës - konkretisht harresën, e ka rrënjosur këtë figurë në ndërvetëdije. Leonardo, ose si paraqitje, ose si emër, apo, ndoshta, me ndonjë detaj, si mohim, tek personazhi ynë, ka mundësi të ketë nxitur ndonjë konflit të fortë emocional. Për ta eliminuar këtë konflikt, sigurisht, si mekanizëm psikik mbrojtës, është përdorur harresa. Zakonisht me procesin e harresës, vërtetë nga vetëdija largohet ndonjë kujtim i padëshiruar, por, faktikisht, ajo edhe më tej vepronë në ndërvetëdijen tonë, duke tentuar të shfaqet sërish, por tani përmes ndonjë përjetimi tjetër indirekt. Shpeshherë ky përjetim është negativ dhe paraqitet si kompleks. - Në rastin e personazhit tonë, permes personifikimit të Leonardos si halucinacion, apo? - ndërhyra . - Mund të jetë ashtu. Të lutem, këto merri si vlerësime të mia të lira, pa i ditur detajet tjera. Rastet psikike dhe deformimet e tyre janë të komplikuara dhe përherë kërkojnë një qasje komplekse profesionale. Shpeshherë ndodh që një efekt, që ne për momentin e konsiderojmë si të nevojshëm, për pacientin mund të jetë antiproduktiv në fazat të tjera të zhvillimit të sëmundjes. Mu për këtë qëllim, unë kurrë nuk praktikoj të jap vlerësime dhe diagnoza vetëm nga përshkrimi i rastit që i bën dikush tjetër, por gjithnjë insistoj që të jetë i pranishëm drejtëpërdrejt pacienti. - E kuptoj në tërësi brengosjen tënde, Zanë, por ne zhvillojmë një bisedë të lirë, pa pasur në dijeni rastin dhe pacientin konkret, - edhe më tej vazhdova ta gënjej. - Dakord. Do të pajtohem me ty. - Vetëm edhe një detaj dhe do të të liroj nga temat e përditshme të profesionit tend. Për të zbuluar shkakun e vërtetë të paraqitjes së Leon207 ardos në halucinacione, çfarë metode më të përshtatshme psiko-terapeutike do ta preferoje tek personazhi ynë? - Paj, si të them, ka shumë. Përveç anamnezës fillestare, si bisedë e lirë me pacientin, unë do të preferoja ndosha psikoanalizën, përmes asociacioneve ose edhe si metodë më të shpejtë - hipnozën. - Hipnozën? - u befasova. - E pranon shkenca hipnozën si terapi.? - E parasheh ndonjëherë, por në raste më të rralla dhe nën kontroll të rreptë profesional? As vetë nuk e dija pse, por më së tepërmi kureshtjen ma sfidoi hipnoza si terapi. Për këto tema unë kisha nevojë që gjerë e gjatë ta vazhdoj bisedën me Zanën . Por, sikur një zë i brendshëm më pengoi nga ky qëllim. “Freno nga pak” - më thoshte - “Mendon ti se me këto “muhalifet” tuaja sonte t’ia prishësh Zanës këtë mbrëmje romantike?” Menjëherë ndërrova temën e bisedës. Se intuita ime kishte plotësisht të drejtë, u vërtetua edhe me një sprovë konkrete të besimit tim të pacënueshëm në te, çka përjetova atë mbrëmje te Zana, nuk ishte ëndërr, nuk ishte halucinacion, ishte loja e dy trupave të tretur në ekstazën e kënaqësisë më të këndshme hyjnore të Universit. Ishte fërkimi i dy të kundërtave nga e cila patjetër do të dalë produkti i ri dhe më i avancuar. * * * Lajmi për marrjen e vendimit meritor të vazhdimit të projektit humanitar të Zanës nga qendra e donatorit të saj, edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndoshta më shumë më gëzoi mua, sesa vetë Zanën. Shkëlqyeshëm. Do të jemi praën njëri-tjetrit edhe për gjashtë muajt e arshëm. Këtë ngjarje e kremtuam mbrëmë në një restorant atraktiv në periferi të qytetit. Kjo ndejë dhe restoranti në periferi ishte iniciativë e saj, andaj edhe qeraste ajo. Restoranti kishte një ambient të këndshëm me motive kosovare. Ky restorant, siç më tha Zana, namin e kishte marrë në tërë qytetin për gatim të shkëqyeshëm të spcialiteteve nga peshku. Nuk u zhgënjyem. Restoranti, përveç një arkitekture atraktive me motive vendore, të ndërtuar me shumë shije, kishte edhe pishinën e vetë artificiale, ashtu që peshku në fritezë hidhej i freskët. Këtu të ofrohej mundësia që ta zgjedhësh vetë peshkun e gjallë nga pishina sipas llojit dhe madhësisë së dëshiruar. Edhe personeli qe mikpritës. Aq na pëlqeu kjo atmosferë, saqë ishim mysafirët e fundit që e braktisëm atë dikur kah mesnata. Nuk e kishim problemin e kthimit. Shërbimi “Radio taksi”, që muajt e fundit, si një risi, e kishin vërshuar qytetin tonë, me automjetet e veta lukzoze ishin përherë në gatishmëri në shërbim të pasagjerëve 24 orë. Ky takim yni në këtë ambient të këndshëm ceremonial ishte për shumëçka i rëndësishëm. Në rend të pare, aty e shfrytëzova rastin e përshtatshëm për t’i treguar Zanës për romanin tim të filluar dhe propozimin që ajo të jetë recensente e dytë. E përkrahu menjëherë këtë ide, duke më përgëzuar për punën e filluar. Ishte e paevitueshme pyetja të cilën e prisja edhe unë nga ajo: - Dakort, por, kush do të jetë i pari? - Mendova se do të mund ta marrësh me mend, por po të them menjëherë. Recensenti i parë i romanit do të jetë Mixha Dilë dhe jo rastësisht. Vetë romani, përveç fabulës së thjeshtë, më tepër në vete është një përshkrim i ligjëratave të tij nga takimet tona të përbashkëta. - Jam edhe unë diku aty? - mu drejtua duke më buzëqeshur. - Je, - i thashë në mënyre të prerë, - e paraqitur me identitet të plotë. Edhe mixha Dilë në roman është Mixha Dilë dhe Zana është Zanë. Ajo më shikoi në sy dhe, duke ngritur gotën e e mbushur me verë të zezë, e lavdërori: - Gëzuar! Memzi pres ta kem në dorë dorëshkrimin. Ndoshta e vëreni se në këtë mbrëmje të këndshme ishte edhe një element tjetë i rëndësishëm që unë e ndjej si obligim për ta përshkruar. Qe sa kohë që shoqërohemi së bashku, për të parën herë, me lejen dhe në praninë time, Zana kishte porositur verë për pije. - “Tullusumi”, siç e thonë te ne, i peshkut është vera. Peshku i gatuar mirë, pa verën e kuqe të mirë, është sikurse shtëpia pa dritare - më tha. - S’ke çfarë të bësh,- ndërhyra edhe unë me shaka. - Nuk ke ti faj që unë ato “cisterna” të mia të verës, të shkruara nga Zoti, i kisha harxhuar para kohe. Qeshëm me zë së bashku. Më pëlqeu edhe një fjalë e urtë dalmatine që e dëgjova nga Zana sonte, e që kishte të bënte me verën: “Peshku tri here e përjeton zhytjen e vetë në lëng: së pari, derisa është në lumë, së dyti, në vajin e fritezës, derisa gatuhet, dhe, së treti, në verë, gjatë ngrënies”. Nga disponimi më i shprehur se zakonisht që vërehej në fytyrën e saj të skuqur, si dhe nga eforia e fjalëve ca më tepër se zakonisht, konstatova se “lëngu me peshkun e zhytur për të tretën herë” tek ajo e kishte bërë efektin e vet. Zana kishte pirë edhe për mua. Në shtëpi u kthyem me “taksi”. - Në ndarje, më tha: - Vërtetë jam e disponuar që sonte ta kalojmë mbrëmjen së bashku, por të lutem shko! Shko dhe përfundoje sa më shpejt romanin tend! Pres ta lexoj me padurim .
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive