PJESA I - Kapitulli V 
http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
Edhe pse ishte fundi i nëntorit koha bënte ende ngrohtë. Nëna disa herë më kishte ngarkuar me obligimin që të siguroja drutë për dimër. Sipas bindjes së saj kjo ishte punë e meshkujve. Sa herë që ma përkujtonte këtë obligim, dinte të thoshte: - Nuk i besohet dimrit, biri im. Nikoqiri i mirë gjërat i siguron me kohë. Në anën tjetër, ajo kaherë kishte filluar ekspeditën e vet me pergatitjen e zahireve. Edhe pse e shtyer në moshë, këtë punë e bënte gjithnjë vetë. Zgjedhja e pemëve për reçele të llojeve të ndryshme dhe perimeve për turshi, ishte pasioni i saj. Kurrë nuk më linte mua që ta bëja këtë punë. Shkonte çdo ditë në pazar dhe e bënte zgjidhjen sipas kriterit të vet. - Ehhh, i dashuri im, edhe këtu duhet merak, “ustallëk” i veçantë! - thoshte e bindur ajo. - Jeni mësuar ju me këto reçelna dhe turshi të fabrikave që bahen shkel e shko. Ato duken si turshi ose reçel, por nuk kanë shpirt, sepse janë bërë pa merak - thoshte kështu nëna dhe kishte plotësisht të drejtë. Pa dyshim, prodhimet industriale bëheshin me teknologji të përsosur dhe standarde më bashkëkohore, por ishin të përpunuara në mënyrë serike. Ato vërtet nuk kishin shpirt, dhe këtë realitet shumë mirë e dinte edhe nëna nga eksperienca e vet shumëvjeçare e kultivimit tradicional të dimërishteve. Kështu mësonte edhe mixha Dilë? Çdo punë e kryer, bile edhe mendim i thënë pa emocionin e dashuri, nuk e ka efektin e duhur dhe nuk është depërtues. Kështu ishte edhe me dimërishtet e nënës sime që ishin të përmendura dhe të lëvdëruara në mesin e farefisit të gjerë dhe të gjithë atyre që kanë patur rastin t’i kërkonin ndonjëherë. Dita e sotit qe tejet e ngarkuar, dhe unë menzi pritja që të jem në shtëpi. Nesër është e shtune dhe menjëherë pas takimit me mixhën Dilë, kohën tjetër do t’ia kushtoja sigurimit të druve për dimër. Me këtë ide sigurisht do të gëzohej edhe nëna që me padurim e priste këtë vendim. Nuk ka faj e shkreta, sepse disiplina e saj jetësore dhe planifikimi i të gjitha gjërave me kohë, i kishin mundësuar që në mënyrë stoike t’i përballojë me sukses të gjitha sfidat e vrazhda dhe të papritura të jetës, nëpër të cilat kishte kaluar ajo. Me padurim prisja të isha në shtëpi dhe të shtrihesha në shtrat. Ta relaksoja trupin dhe të filloja të meditoja në qetësi. Këtë metodë të qetësimit shpirtëror ma kishte mësuar mixha Dilë. Zakonisht e praktikoja të meditoja çdo ditë nga tri herë. Në mëgjes dhe në mbrëmje - patjetër, kurse, pasdide më së shpeshti kur kthehashe nga puna ose pas ndonjë mgarkese psikike intelektuale. Meditimet e mia zgjatnin më së tepërmi deri 30 minuta. Në pozitë të ulur këmbëkryq, ose i shtrirë në shtrat, merrja frymë thellë 3 herë me tërë kapacitetin e mushkërive dhe lëshoja frymën, pastaj, gjersa relaksohej tërë trupi duke u koncentruar veç e veç në të gjitha gjymtyrët dhe pjesët tjera, i liroja ato nga shtangimet. Këtë gjendje të trupit të relaksuar e krahasoja me trupin e macës në gjumë, kur ngrihet lart, zakonisht dimrit, afër “shporetit” të ndezur që lëshon nxehtësi. Pas relaksimit të tërësishëm, kaloja në fazën e meditimit. Pra, të arritjes së heshtjes së plotë e cila bazohej në qetësin totale të bredhjes së pandërprerë të mendimeve: Në gjendjen pskike pa kurrfarë mendimesh. Kjo gjendje e zbrazëtisë mentale, ditëve të para të meditimit, zgjaste shumë shkurt. Vetëm disa sekonda, por, më vonë, këtë gjendje arrija ta bëja më të gjatë. Pas heshtjes dhe qetësisë së plotë, tentoja që pa kurrëfarë vlerësimi ta fus filmin psikik të dëshirës, gjegjësisht të synimit të caktuar. Nuk kishte dyshim. Kjo metodë funksiononte në mënyrë të perfeksionuar në drejtim të realizimit të të gjitha dëshirave dhe synimeve të mia jetësore. Veprimin e funksionimit të ligjshmërive shpirtërore të mësuara nga mixha Dilë, tani i kisha mishëruar gati në tërësi si mënyrë e të menduarit, prandaj çdo dëshirë apo synim që tentoja ta realizoja, e bëja duke i ikur vlerësimit dhe me siguri të plotë se ajo do të realizohej. Edhe kur nuk meditoja, në kohën e lirë, i ushtroja mendimet e mia që të mos bredhin në të kaluarën dhe në të ardhmen, por gjithnjë të jenë në të tashmen. Vetëm në të tashmen si gjendje apsolute reale ku shpirti është përherë në kontakt me hyjnoren. Një urtësi të lashtë që ma kishte mësuar mixha Dilë, unë këtë si pllakatë e kisha shkruar dhe ngjitur në dhomën time dhe në zyrë përballë tavolinës së punës: “E kaluara është histori, e ardhmja është fshehtësi, e tanishmja është realiteti që na prezentohet” Duke menduar dhe përjetuar me tërë qenien time vetëm të tashmen, unë krijoja të ardhmen time e cila tek duhej të vinte. Ka edhe rreziqe në këtë metodë. Për këtë disa herë ma kishte tërhequr vërejtjen edhe mixha Dilë. - Nëse duke menduar në të tashmen, dhe vetëm të tashmen, e ngarkojmë atë me ndonjë ndjenje apo mendim negativ, mu ajo do të jetë edhe e kaluara jonë. Këtu, pra, janë gabimet më të mëdha të “FATIT TË ZI” që ne e arsyetojmë me atë mosveprimin tonë në drejtim të ndryshimit të mundshëm të kësaj gjendjeje; - thoshte ai . Tanimë isha mësuar edhe ta ndjeja intuitën. Pra, zërin e brendshëm, sikur e quante mixha Dilë. Ai më ishte bërë udhërrëfyesi më i sigurt dhe më sinqertë i jetës. Zëri i intuitës shpesh dinte të më shtyente të bëja ndonjë veprim që ndoshta dukej për fillim si absurd, por gjithnjë fundi i tij ishte rezultati i favorshëm për mua. Nuk brengosesha fare për asnjë problem jetësor. Mjafton të koncentrohem dhe në qetsi të plotë mentale t’i thoja vetes: “vepro ashtu sikurse do të jet më së miri”. Përgjigjja intuitive që pasonte më vonë ishte e pagabueshme. Zakonisht ditëve të tjera, në këtë kohë me padurim e prisja drekën, por sot kjo nuk më shkonte as ndërmend. As vetë se di pse, por unë sot nuk ndjeja uri fare. Ishte ora 16,30 e pasditës së premte. E premtja gjithnë më sjillte kënaqësi mu pikërisht se ishte dita e fundit e punës gjatë javës. Si ditë e fundjavës që i paraprinte vikendit, më mundësonte që dy ditët e ardhshme të pushimit t’i planifikoja dhe t’i dedikoja për shumë aktivitete të tjera që unë zakonisht i quaja “autodidaktike” . Nesër është termini tek mixha Dil. Kjo ishte preokupimi i parë i aktiviteteve vikendore që unë me padurim e prisja. Rrugës, në kthim, desha të ndalesha në ëmbëltoren time të preferuar për një kafe expreso që sigurisht do të më relaksonte , por intuita më thoshte të nisesha sa më parë në shtëpi. Intuita? Po, po, intuita! Ky instrument imi shpirtëror që mixha Dilë më kishite mësuar ta doja dhe gjithjë t’i përjetoja impulset e saja paralajmëruese. Ajo nuk gabonte kurrë! Duke ecur rrugës, ngadalësova hapin dhe u koncentrova më thellë në këtë ndjenjë që mu paraqit menjëherë si sinjal. Ishte një ndjenjë e zbrastësisë, e përzier me dhembje dhe dëshprim. Sikur më paralajmëronte diçka.? “Jo!... jo!... nuk është keq. Nuk duhet të jetë diçka e keqe!” - i sygjeroja vetes. Menjëherë shpejtova hapin në drejtim të shtëpisë. Hapa derën furishëm dhe në korridor takova nënën. Menjëherë, që në shikim të parë, nga sytë e saj lexova se dëshironte të më thoshte diçka. - Ke diçka të më thuash, nënë? - pyeta i frikësuar. - Jo, bir, asgjë! Posa doli nga këtu mixha Dilë dhe... - Ka ndodhur diçka me të... më thuaj shpejt, nënë. Mos fsheh asgjë nga unë. - Asgë, asgjë, vetëm ishte këtu fqinji ynë dhe të përshëndeti duke më lënë një zarf me një letërë. Ngutej diku dhe iku shpejt e shpejt. Morra plikon e mbyllyr, në sipërfaqen e së cilës nuk ishte shkruar asnjë emër dedikuese dhe asnjë adresë. E hapa shpejt e shpejt dhe vërejta se në të ishte një letër me disa faqe të shkruara lexueshëm me dorë: I nderuari, miku im i dashur: E dij se ti me padurim e pret takimin tonë të ardhshëm në terminin e caktuar. Por, jam i obliguar të të njoftoj se unë për një kohë nuk do të jem këtu. Duke tentuar ta gjesh shkakun e ndarjes, mos u mundo të preokupohesh me analiza pse ndodhi kështu. Kjo duhej të ndodhte. Patjetër duhej të ndodhte... Duhet gjithnjë ta kesh në bindje se ne ende jemi së bashku dhe mësimet tona të filluar i vazhdojmë më tej . Tanimë e di se ekzistojnë tre faktorë të realitetit tone: shpirti, mendja dhe trupi, ose edhe ndryshe, vështruesi, procesi i vështrimit dhe i vështruari. Në esencë, këta faktor janë një, veprojnë përherë së bashku dhe pandërprerë. Burimi i gjithë asaj që krijohet është hujnia. Vetë procesi i krijimit është hyjni në lëvizje, kurse objekti i krijimit është e tërë bota fizike, pra Universi, i cili e përfshin edhe trupin tonë fizik. E gjithë ajo që është krijuar, e gjithë ajo që ekziston në botën fizike, është rezultati i asaj që nuk është shfaqur, i asaj që nuk është vërejtur, e cila shndërohet në ate që shfaqet, që vërehet. Gjithë ajo që shofim e ka burimin e vet në të panjohurën. Qenia jonë fizike, gjithësia fizike, çfardoqoftë, së bashku me gjithë atë që te ne arrin përmes shqisave tona, është shndërrim i asaj që ishte e pashfaqur, e panjohur dhe e padukshme - në të shfaqur, të njohur dhe në të dukshme Çdo gjë është në veprim dhe në vazhdimësi të përhrshme miku im. Nëse krahasohemi me funkcionimin e pandërprerë të Ligjt të të kundërtavei, në përputhje me të duhet të rrjedhin të gjitha takimet dhe mësimet tona të përbashkëta. E kemi shtjelluar mirë dhe përsosur teorinë, kurse tani radhën e ka praktika. Mos harro: “Një gram praktikë vlen sa një tonelatë libra “. Në mënyrë që t’i forcosh dhe t’i mishërosh edhe më tepër mësimet e gjertanishme si mënyrë e re e të menduarit në përditshmërinë tënde, të duhet praktika miku im i dashur. Me Ligjin e të kundërtave, pas njohjes së mirë të teorisë, zbatimi i praktikës si pol tjetër i kundërt në fërkim, do të shkaktonte krijimin e produktit të ri. Çka do të jetë këtë produkti i ri? Produkti i ri është rezultat i pashmangshëm i arritjes së qëllimeve dhe synimeve tuaja jetësore dhe ajo lind si vazhdimësi, si proces që nuk ndalet, duke qenë në veprim të përhershëm në tërësinë e quajtur Univers. Kjo nuk varet ma nga ti, por nga veprimi i informatës si inteligjencë e paskajshme në rrugën e transformimit të pandërprerë. Gjithmonë në mendime përjetoje të tanishmen e kurrsesi të ardhmen, sepse e ardhmja krijohet në të tashmen. Vetëm e tanishmja duhet të pranohet, përqafohet, ashtu sikurse është. E ardhmja është diçka që mund ta kriosh përmes qëllimeve të papenguara, por kurrë nuk guxon ta luftosh të tanishmen. Edhe e kaluara edhe e ardhmja i takojnë vetëdijes. E kaluara është ajo që mbahet në mend; e ardhmja është parashikim; e tanishmja është vetëdija. Sikurse e sheh, koha është vetëm lëvizje e mendimeve dhe asgjë tjetër. Edhe e kaluara edhe e ardhmja krijohen nga fantazia, vetëm e tanishmja, e cila në realitet është vetëdija, është reale dhe e përjetshme, e amshueshme. Ajo është fushë e paskajshme e mendimeve që shprehen si forca abstrakte, si dritë, nxetësi, elektricitet, magnetizëm etj. Këto forca nuk janë as në të kaluarën dhe as në të ardhmen. Ato, thesht, janë. Mendimi, i cili themelet e veta i ka në lirinë e papenguar të së tashmes, shërben si katalizator për përzierjen e caktuar të materjes, energjisë dhe ngjarjeve në kohë dhe hapsirë, për t’u sendërtuar cilado dëshirë. Medito rregullisht dhe së paku tri herë në ditë. Mos e ndërprej kurrë këtë praktikë. Meditimi dhe arritja e qetësisë absolute pa vlerësime, të ndihmon që të lidhesh me Unin tënd të vërtetë, potencialin e pastrër që është hyjnor dhe burim i inteligjencës së paskajshme. Aty është urtësia, aty është çdo e vërtetë që ti e kërkon dhe do ta kërkosh në të ardhmen. Aty është Zoti në ty dhe askun tjetër. Ai është aty sepse edhe ti je pjasa vet. Duke medituar dhe duke arritur qetësinë absolute pa vlerësime, shpirti kontakton me nivele të larta hynore dhe këtë duhet ta shfrytëzosh si gjendje ku arrihen të gjitha synimet dhe dëshirat tuaja reale. Mjafton vetëm në heshtje të plot , ta fusësh dëshirën dhe synimin tënd si parafytyrim, duke mos bërë më tej kurrfarë velësime në lidhje me të. Lidhja jote e ngushtë gjatë aktiviteteve të vetëdijshme me potencialin e pastër është intuita. Ndëgjoje mirë këtë zë që të vjen nga brendësia e qenies sate dhe vepro sipas tij. Mos vlerëso sa është ai vprim i drejtë, por vetëm vepro në këtë drejtim. Intuita është engjëlli yt mbrojtës në jetë dhe ajo të shërben me besnikëri. Duhet patjetër, ta ushtrosh edhe dallimin e zërave të tjerë që vijnë si signale të EGO-s dhe asaj intuitive. Subjektivizmi dhe dëshira e madhe që të realizohet diçka, shpeshherë e gabon këtë zë duke mbisunduar gjendja momentale. Nuk ka dëshirë dhe synim që nuk realizohet. Harmonia e përsosur e Univerzit është pikërisht ky qëllim. Vetëm duhet të di se si ta bësh këtë. E ti, tanimë, i dinë mirë rregullat. Përmbaju atyre me përpikëri dhe vjeli rezultatet e arritura. Pengesa s’ka! Pengesat i krijojmë ne vetë përmes mendimeve tona të gabuara. Kur ta zbulosh natyrën tënde qenësore dhe ta kuptosh se kush je në realitet, do të zbulosh se në vetë atë botëkuptim fshihet aftësia për të sendërtuar cilindo ëndërr, sepse ti je mundësi e amshueshme, potencial i pamatshëm i gjithë asaj që ishte, që është dhe që do të jetë. Fusha e potencialit të pastër dhe inteligjencës së paskajshme është UN-i yt. Të përjetuarit e UN-it dhe kthyerja kah vetvetja do të thot të referohesh shpirtit tënd e jo gjësendeve të përjetimit. Të jetosh nuk do të thot të kesh para, pasuri… por të jesh i lumtur. E lumturia është vetëm një ndjenjë që mund të arihet edhe pa pasuri materiale. Pasuria të nevoitet vetëm ta kënaqësh nevojën shpirtërore e cila është synim dhe dëshir e caktuar që krijohet sërisht në mendje. Është pra vetëm mendim. E tërë mësimi i aftësimit tëndë gjat takimeve tona të gjertanishme, ka qenë se si të jesh i vetëdishëm t’i krijosh dhe ti kontrollosh mendimet dhe ndjenjat e tuaja Mos mendo pra në materializëm dhe në para, edhe pse ato janë realiteti i ekzistencës tonë jetësore. Suksesi është udhëtim e jo cak. Begatia materiale, në të gjitha format është vetëm një ndërmjetsues që këtë udhtim mund ta bëjë të këndshëm. Por suksesi nuk është vetë ky. Ajo, nënkupton gjithashtu, edhe shëndet të mire, energjinë dhe vullnetin për jetë, raportet e mira me të tjerët, lirinë krijuese, stabilitetin emotive dhe psikologjik, dhe së fundi ndjenjën e kënaqësisë dhe qetësisë si produkt i fundit egsistencial që është edhe qëllim imediat i qenies sonë në kët realitet. Edhe nëse me qfardo forme tjetër arrihen për momentin të gjitha këto kënaqësi, atëherërë sërisht do të mbetesh i pakënaqur deri në fund, nëse nuk e kultivon në vete farën hyjnore. Andaj, suksesi është shprehje e hyjnores ngado që nisemi, në çkado që shikojmë: “ në sytë e fëmijës, në bukurinë e lules, në fluturimin e shpendit” sukur është shprehur një poet. Kur të fillosh ta përjetosh jetën në këtë shprehje të çudidshme të asj hyjnore, ti tek atëherë dhe jo vetëm kohë pas kohe, por vazhdimisht, do ta kupton domethënien e plotë të fjalës sukses. Kur do të vëren se gjithmon, dhe në çdo kohë mund t’i kesh të gjitha, ato as që do të jenë më preokupimi yt kryesor, por vetëm një nevoj kalimtare në rrugën tënde kah e përsosura hyjënore. Këte të gjitha nuk ta them unë, por e kanë thënë dhe përjetuar shumë të tjerë që kaher janë nisur kësaj rruge. Kjo është eksperienca e tyre e imja dhe tani e tutje edhe e jotja dhe shumë të tjerëve që duhet ta përcjellësh si mësim. Mos ke frikë! Frika është produkt i mendjes sate dhe armike më e madhe e njeriut. Është instik i lindur që e mobilizon trupin për akcion nga ndonjë atak real fizikë. E shikon...? Është plotësisht e natyrshme, vetëm gjersa ajo nuk shëndrohet në shprehi dhe vepron edhe jashta qëllimit të vet natyror. Është emocion i fortë, shërbëtore besnike e EGOS, e cila pandërprer e ushqen ate. Nëse ti vepron drejt dhe në përputhje me ligjshmërit e mësuara, frika mënjanohet. Ajo është sikur xhaketa e trashë e dimrit: e ke diku në orenditë shtëpiake por nuk e përdor, sepse koha është e nxehtë. Pa frikë, për ty gjithnjë koha duhet të jetë e ngrohtë parandaj xhaketa e dimrit, edhe pse ekziston, nuk do të ket nevojë të përdoret. Edhe pse do të jem larg me trup ne veq kemi vënë kontaktin tonë shpirtror. Unë jamë dhe do të jem përherë me ty. Dije! Nuk ka këtu kurfar mrekullie! Unë lexoj dhe i regjistroj dëshirat e tua të sinqerta. Mjafton vetëm të mendosh sinqerisht në mua. Veq i përjetoj sukseset e tua në jetë dhe ato do të jenë edhe më të mëdha. Thash suksese, sepse ti ke pasur vetëm mosuksese në jetë. Dikur duhet ta largosh nga mendje termin “DU TË KEM SUKSES”.Ajo ma nuk do të ekzistoj, sepse për ty çdo gjë do të jetë sukses.. E ke të qartë... po, po patjetër e ke të qartë! Këtë letër do ta përmbydhja pa të thënë lamtumir por vetëm mirë u pafshim. Mos harro: “ Ti je realiteti i kësaj bote. Ti je shkëndia e zjarrit të madh të Perendisë që ndizet pandërprer dhe quhet jetë…” Të donë dhe gjithmonë do të jete me ty: Mixha Dil
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive