http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSEPILOGU I NJË FILLIMI

Me të përmbaruar të gjitha shënimet, mu desh t’i kthehesha sërish librabrave të MIA religjioze: KUR’AN-it dhe BIBLËS, përmbajtjes së tyre të shenjtë në verifikim të ndritjes që flakëroi në mua si e vërtetë e porosisë metaforike të tyre: Lexova KUR’AN-in: “Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te”. Mendova racionalisht dhe shënova: Ne jemi krijesë e Allahut të madh dhe burim i pashtershëm që vjen nga Ai. Jemi pjesë dhe krijesë e Allahut, prandaj Ai është në ne, dhe askund tjetër. Qëllimi i ngritjes sonë shpirtërore do të jetë që sërish të vihet kontakti i afërt meTë - ashtu sikurse ishte në Kopshtin e Edemit. Ashtu sikurse ishte para mëkatit të parë. Sërish lexoj në KUR’AN: ”Nuk ka asnjë njeri që Allahu t’i ketë folur ndryshe përveç mënyrës së frymëzimit (arabisht: “VAJH” v.a.), ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek), me lejen e tij t’i shpallë atë që Ai dëshëron”. Më tej lexoj komentin e këtij ajeti: “Njeriu si krijesë e dobët nuk është në gjendje të vejë kontakt me atë fuqi aq të lartë të Zotit, ai nuk mund t’i afrohet fuqisë së lartë, edhe të pranojë ate që Ajo e shpreh. Nëse i afrohet fuqisë së lartë, e dobëta do të shkatërrohej. Zoti e di atë, prandaj në fjalën e vet thotë se njeriu nuk mund t’i pranojë fjalët në mënyra të theksuara. Nuk mundet sepse njeriu është qenie materiale. Për t’i pranuar fjalët prej Allahut, nevojitet të jetë qenie më e lartë se njeri, qenie që nuk është materiale. Ja, pra, Zoti e caktoi melekun Xhebrail, krijesë e lartë dhe jomateriale. Ajo krijesë mund të pranojë fjalët prej Allahut dhe ato t’ia transmetojë njeriut...” Mendova racionalisht dhe shënova: UN-i jemi ne, qenie më e përsosur në Univers, e ndërtuar si mikrokosmos me shtatë fishet tona të qenësisë. Ne si krijesë më e përsosur në Univers, e ndërtuara nga shtatë shtresa të qeniesisë tonë, si të vetëdijësuar shfrytzojmë vetëm tri shtresat të ndërtimit: materiale, astrale, dhe mentale. Edhe pse shatëfishësia jonë është ndërtimi unk dhe i pandashëm, me shtresat tjera që janë jomateriale, mund të komunikojmë vetëm përmes shtresës së katërt të sensibilizuar në vazhdim. Kjo shtresë është INTUITA . Pa përjetuar hapjen e kanaleve me intuitën si ndërmjetësues, nuk ka kontakte me nivelet tjera më të larta të shtatëfishësisë. Intuita është Xhebraili, kontakt i drejtëpërdrejtë përmes figurës së personifikuar, përjetuar në nivelin e afërt të qenies sonë si TRUP- SHPIRT -MENDJE Intuita është zëri i vetëdijshëm prapa perdes - si vegim, Intuita është ndjenja e vërtetësisë - si frymzim. Engjujt janë ndjenja e INTUITËS që tentojnë të na ndihmojnë përmes informatave nga nivelet më të larta. Pas personifikimit, si mënyra më e përsosur e kontaktit, shprehur përmes kryemelekut XHEBRAIL, engjujt na shfaqen si vegime, frymëzime, parandjenja.... si tendenca më të ulta të komunikimit me vetëdijen tonë. Luciferi, djalli, dreqi... apo si do që ta quajmë, nuk është asgjë tjetër përpos EGO-s sonë, asaj që ndërtohet si pasqyrë e rrejshme që ne kemi për veten. Ngadhënjimi mbi EGO-n është heqja e perdes para krijuesit tonë dhe komunikimi i ndërsjellë që është edhe proses natyror i vetë ekzistimit të qeniesisë. Trupi vdes, kurse shpiti jo, - thonë librat e shenjtë. Trupi vdes së bashku me tri shtresa tona të ndërtimit të qenësisë. Shpirti, duke iu kthyer burimit të vërtetë, eksiston në përherësi me katër nivele tjera të shtatëfishësisë, nivele këto që tani bartin edhe informatën e gravuar të aktivitetit si tërësi shtatëfishore nga realiteti ekzistencial materialist - mendoj unë racionalisht. E hapi BIBLËN dhe lexoj: “Lypni do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni e do t’ju çelet! Sepse , kush lyp, i jepet, E kush trokit, i çelet.” Shënoj: Unë jam njeriu më i lumtur në botë, sepse tanimë, qfardo që lypi, më jepet, sa herë që trokas, më çilet dhe gjithnjë e gjej atë që e kërkoj... V A ZH D O N ...
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts

Blog Archive