Ah mor miku
Mor dallkauk
Në politikë
Shumë po përzihesh
Shih siç je katandisur

Or suxhuk
Si dhjami i derrit
Një ditë
Në fasule do të zihesh
Të mungon vegshi e tenxherja
Me zie lakra e bizele
Pak bythë viçi
E tinajxherja
Për shtatë qejfe
Me një kokë pele
Heu or burrë
Ti trim me fletë
Kah na dole
kështu kaq mbarë
Apo të gjetën në internet
Duke bërë qejfe
E kullotur bar

Të bëftë mirë
Sana e motmotit
Besa edhe kashta
Nuk të mungon
Po ta jap besën e Zotit
Se bali ty
Nuk të tradhton
Ne jemi tok
Miqtë e internetit
Kemi një gjak
E jemi një fis
Arnaut grekë
E turkoshak
Budallenj e kokë tramakë
Por mjerisht
Po përzihen hesapet
Na larosin në internet
Na janë turrur
Xhambazët
Tok me kasapët
Po na kafshojnë
Hiç pa siklet

Rrini pa gajle
E mos keni dert
Si veshkë në dhjam
Pushteti ju mban
Veç t’i larosni njerëzit
Në internet
Për çdo ditë

Gjeni nga një kurban

Related Posts:

  • ME PËRQESH BOTËN - KAP..4 DONKISHOTI DHE ROSTINANTIME PËRQESH BOTËNDonkishoti e dada HataDalin në korijeE mëhallëPër të mbledhurKrande të thataNdonjë lagje flakë me kallëKëta matuf nuk rrinë rehatPa i futur hundëtDot s’jetojnëJanë në tru pakëz sakatJetën e huaj e kontrollojnë… Read More
  • PO FRYN NJË ERË - KAP.6 DONKISHOTI DHE ROSTINANTIPO FRYN NJË ERËPo fryn era nga EvropaMe furtunë e me belaNa bëri shpirtinGropa, gropaZi e më ziSe s’ka maLloj, lloj ligjeshPo na sjellinVeç ka nisur plakaE po këndonMa ka shemburMbi kokë qiellinTërë ditën e lumePo hungëronMe … Read More
  • PËR KËTA BURRA -KAP..3 DONKISHOTI DHE ROSTINANTIPËR KËTA BURRALum vatani e rroftë miletiNa kanë dalë disa daiFlakë po delnga internetiPrej kulloshtrës në tepsiShajnë përqeshin këta burraMu si me qenëNë berberhanepastaj dalin të kërleshurHyxhym shkojnëNë mejhaneMe patriotiz… Read More
  • NJË DITË DHE ÇOHESH JERM KAP.7 DHE 8 DONKISHOTI DHE ROSTINANTINJË DITËJu të hunitE të litaritVotoni neninPër qethjen e gomaritPor sojin tuajJu mos u bezdisniGjeni një kodDhe mirë qëndisniAs sa për dy gishtaS’ keni fytyrëNe s’jemi bishtaS’jemi pa yndyrëMos votoniÇka s’doni për vetiMë mir… Read More
  • JETO SI NJERI KAP.5 DONKISHOTI DHE ROSTINANTIJETO SI NJERINa ka dalë në lagjeNjë belaPlaku matufE plaka gungaçeThua se fluturojnëNëpër havaSi kanë nisur t’i përdorinDisa ilaçeGjithë ditën e lumePo sorollatenNëpër qytet si somnambulMe të rinj kanë nisurQë të matenPa hash… Read More
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts