http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuTe një varr i harruar ... 
Disa pëllëmbë toke në Zym të Hasit e bëjnë varrin e shkrimtarit tonë Shtjefën Gjeçovi! Atje pushojnë eshtrat e tija me vite të tëra: edhe në këto ditë dïmëri mbi varr të të cilit (ndoshta) po palohet bora e parë. Mbi atë varr i cili nuk dallon prej të tjerëve për rreth. As nuk është i rrethuar e as nuk ka ndonjë rrasë mermeri mbi të cilën do të zënin vend do fjalë për te - se ishte shkrimtar, se na deshi, se e duam ... Ai varr që po shkatërrohet dita- ditës, po bëhet rrafsh me tokën e një ditë kemi druajtje se mos do të fshihet nga faqja e dheut. Ne e duam, u muar vesh, Gjeçovin. Na i la si kuj tim se ishte, shumë
fjalë të vlefshme, të cilat i mësojmë edhe në shkollë. Do shkolla e grupe letrare e mbajnë emrin e tij. Këto dihen. Kjo është një punë e mirë. Por, nuk dihet se pse mbeti ai varr i shkretë atje, në atë shpat - si për gjynah!? E sa herë kemi thënë: T’IA NGRISIM NJË VARR TË MIRË, ASI ÇFARË DUHET, SIÇ E KA MERITUAR. Thirrjet, na vijnë keq kur konstatojmë se mbetën vetëm si të tilla e asgjë tjetër. Të hulumtosh për arsyetimet, prapëseprapë del - ishim të pakujdesshëm me siguri. Dhe, me të vërtetë - sa e duam ne sot Shtjefën Gjeçovin? 2. ULPIANA, vendbanim i lashtë ilir në Prishtinën e sotme. Ka bukur do vite që patën filluar rrëmihjet dhe kërkimet shkencore e këtë monument të rrallë kulturor e të rëndësishëm historik, ta ndriçojmë. E mirë ishte e nismja e Entit krahinor për mbrojtjen e monumenteve kulturale dhe historike. Ka disa vite që ky institucion paraqet një projekt për rikonstruimin e Ulpianës. Kërkojnë afër gjysmë miliard dinarë të vjetër për një gjë të këtillë! Dhe, nuk dihet pse zhagitet kërkesa e tyre, andej- këtej e deri sot nuk u bë një hap më përpara. „Dhëmbi i kohës” po punon në atë të veten. Jo vetëm ai... Edhe kësaj po i themi pakujdesi. E çka tjetër? I ka kjo trevë edhe do të tjera monumente kulturore e historike të së kaluarës së largët e më të afërt, për të cilat pak dijmë, për të mos thënë asgjë. Do të mbesin nën tokë e diku më thellë, nëse nuk i gjen një dorë e arkeologut. Do mbesin (kemi frikën) vetëm monumente të harruara nëse nuk bisedojmë se në ç’mënyrë ta zgjerojmë ngushtinë e dinarit të kulturës sonë. Si në shumë vise të vendit, pse të mos veprojnë edhe entet tona e ndihmesë do të duhej të jepnin organizatat ekonomike - t’i shndërrojmë anët për rreth monumenteve në vende historike e turistike? Dikur latinët thonin: „Nëse do të dijësh për shkallën e zhvillimit kulturor të një populli - shikoja varret ...” Ose: Vallë, ku jemi na - sipas kësaj thënie?!
eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Popular Posts